Žabljak
Vedro
10.8 °C
Pljevlja
Vedro
16.1 °C
Herceg Novi
Vedro
25.0 °C
Nikšić
Vedro
18.1 °C
Cetinje
Vedro
19.3 °C
Bar
Vedro
20.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
24.5 °C
Ulcinj
Vedro
20.3 °C
Kolašin
Vedro
16.0 °C

Lajmet

13. 03. 2014.   >>  17:23 0

LAJMET 13.03.2014

13.03.2014

Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar debati lidhur me qasjen në të dhënat sekrete  të shteteve anëtare të Aleancës së NATO

Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar debati për propozimin e ndryshimeve të ligjit  me të cilat është definuar se qasje në të dhënat sekrete  të shteteve anëtare të Aleancës së NATO-s pa lejen paraprake e kanë presidenti i Malit të Zi, kryetari i Kuvendit dhe i qeverisë. Këtë propozim e kanë përkrah koalicioni në pushtet dhe Mali i Zi pozitiv. Qasja në të dhënat sekrete do të harmonizohet me standardet në fuqi në vendet anëtare të NATO-s. Këtë ligj e mbështeten edhe deputetët e Malit të Zi pozitiv.

Deputeti Dritan Abazoviq përshëndet çdo gjë që kontribuon në plotësimin e NATO standardeve dhe çdo gjë që do të kontribuojë në reformimin e shërbimeve të sigurisë . Në Kuvend sot është debatuar edhe për punën e Këshillit për mbrojtje dhe siguri në vitin 2012. Po ashtu deputetët diskutuan edhe për propozim ligjin për mbikëqyrjen inspektuese . Në emër të propozuesit ministri gjegjës Rashko Konjeviq ka kërkuar mbështetjen e parlamentit për shtyrjen e afatit për përfundimin e bashkimit të shërbimeve inspektive deri në fund të këtij viti. Për propozimet e diskutuara sot të ligjeve do të votohet më vonë.

 

Qeveria- pas rezultateve të mira në realizimin e të ardhurave , fokusim  në anën shpenzuese të buxhetit

Aktivitetet e ministrisë së financave në këtë vit , pas rezultateve të mira në realizimin e të ardhurave , do të jetë e fokusuar në anën shpenzuese të buxhetit, me qellim të racionalizimit të shpenzimeve në ç gjë revidimi interno do të ketë rol të rëndësishëm, ka kumtuar ministri i financave Radoje Zhugiq. Ai ka biseduar me përfaqësuesit e drejtorisë për buxhet të Komisionit evropianë , respektivisht me shefin e zyrës për kontrollin e mjeteve vetiake Robert Hillis dhe me nëpunësin  për Malin e Zi Rajomond Hill.

Gjatë bisedimeve, siç është kumtuar nga ministria është bërë fjalë për gjendjen në kontrollin e brendshëm financiarë dhe menaxhimin financiarë në sektorin publikë në Mal të Zi në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim në UE.

 

Konjeviq  - në rastin Koshljun nuk duhet sjellë gjykime para se organet kompetente të kryejnë punën e vetë

Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq  ka deklaruar se në rastin Koshljun nuk duhet sjellë gjykime para se organet kompetente të kryejnë punën e vetë, duke potencuar se secili duhet të përgjigjet për punën e vetë. Ai sot në qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e kryetarit të Komunës së Budvës Llazr Ragjenoviq dhe këshilltarit qeveritarë për investime të jashtme Aleksandër Tiçiq, ka deklaruar se organet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin, pa marr para sysh se për kënd bëhet fjalë.

I pyetur se nëse mund të jap detaje më të shumta lidhur me këtë rast, ai ka deklaruar se pyetjet e llojeve të tilla më mirë duhet ti bëhen prokurorit special për luftën kundër kriminalitetit të organizuara dhe korrupsionit. Ministria e punëve të brendshme respektivisht drejtoria e policisë, ka vepruar sipas të dhënave të  prokurorit spec8ial dhe në të gjitha obligimet e llojit të tij dhe të ndryshme  ministria do të veprojë njësoj sepse ky është edhe obligim ligjor. Lidhur me detajet e mëtejme duhet pritur  raportin e prokurorit special ka deklaruar ministri Konjeviq.

 

Mali i Zi pozitiv nuk mund të përkrah amendamentin e Partisë boshnjake

Mali i Zi pozitiv nuk mund të përkrah amendamentin e Partisë boshnjake për aksionin afirmativ në nivelin lokal edhe me kusht që të jetë valid deri me një nëntor, sepse ai siç është vlerësuar nga kjo parti, kërcnon konceptin qytetar të shtetit. Nga fronti demokratik më parë është kumtuar se mund të jetë i pranueshëm amendamenti i partisë boshnjake në ligjin përë zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve për aksionin afirmativ, në nivelin lokal , në kusht që ai të jetë valid prej me 1 nëntor. Shefi i klubit të deputetëve të poitivës Mlladen Bojaniq, ka deklaruar se ka njësoj se si amendamenti do të zbatohet nga fakti se në formë të tillë rrezikon konceptin qytetarë dhe kushtetutes të shtetit. Nuk është problem në datën por në vetë konceptin ka deklaruar Bojaniq për agjencinë Mina. Ai gjithashtu ka deklaruar se partia e tij në tërësi përpiqet që të gjitha pakicat duhet të kenë të drejtat e plota dhe se në tërësi e kanë të njoftur se çka do të thotë sjellja e ligjeve zgjedhore. Ai gjithashtu theksoi se ekziston frika që një amanament i till i propozuar çonë  nga kërcënimi i konceptit qytetarë të Malit të Zi dhe ndarjeve të reja të cilat absolutikisht janë të pa nevojshme  dhe për këtë nuk mund ta përkrahin ka deklarur Bojaniq.

 

Lekiq  ka apeluar te kryeministri Gjukanoviq që të ftojë prokurorin shtetërorë që të shqyrtojë detajet lidhur me zgjedhjet në Beranë

Lideri i  Frontit Demokratik Miodrag Lekiq, ka apeluar te kryeministri Gjukanoviq që të ftojë prokurorin shtetërorë që të shqyrtojë detajet siç ka theksuar të aferës më të re të korrupsionit politik zgjedhore i cili vendit i ka sjellur kokëçarje të re ndërkombëtare.

Lekiq ka ftuar Gjukanoviqin të bëjë një gjë të tillë, nëse ai drejtë për drejtë nuk është autor i skandalit të blerjes së votave në Beranë dhe në vend të sjelljeve jo të shëmbullt të propagandave partiake në mënyrë serioze të merret me opinin vendas dhe ndërkombëtare ndaj ngjarjeve tejet serioze në skenën politike . Ftoi gjukanoviqin gjithashtu që Partia e tij të nënshkruaj ligjin për zgjedhjen e këshilltarve dhe deputetëve në mënyrë që ky dokument i rëndësishëm zgjedhor ,  miratimin e të cilit me kujdes e përcjell Unioni Evropianë më në fund të miratohet ka deklaruar Lekiq, pasi që mori pjesë në Info Qendrën për integrimet euro-atlantike.

 

PDS do të insistojë te kompetentët që të vërtetojë përputhshmërinë e regjistrave zgjedhore

PDS do të insistojë te kompetentët që të vërtetojë përputhshmërinë e regjistrave zgjedhore të cilët janë dëshmi për blerjen e votave në Beranë , sepse dyshojmë se janë falsifikuar , nga fakti se opozita, siç kanë potencuar deri tek të njëjta ka ardhur përmes plaçkitjes dhe sulmeve fizike.

Drejtori politik i PDS Tarzan Millosheviq në letrën derguar shefit të delegacionit të UE në Podgoricë Mitja Drobniç ka theksuar se është e pa vërtetë notare se PDS ka blerë votat edhe se ka bërë presion ndaj qytetarëve. Millosheviq ka deklaruar gjithashtu se PDS ka buxhetin e vetë , i cili përveç tjerash bazohet në donacione të anëtarëve të vetë dhe , këto të holla , siç ka theksuar mund të shpenzohen në pajtim me ligjin dhe në ne është që të vendosim nëse do ti shpenzojmë për marketing politikë  organizim të tubimeve promovuese , për shpenzime të  udhëtimit  për diçka krejt tjetër , por që është e lejuar me ligjë për financimin e partive politike. ka deklaruar Millosheviq.

 

Vendimi për pranimin e ofertës nuk do të thotë se shitja është realizuar

Vendimi për pranimin e ofertës së UNIPROM në tenderin për  pasurin e Kombinatit të Aluminit, sepse kjo është vetëm një fazë nga të më pashmet në procesin e falimentimit , ka deklarua drejtori në falimentim Veselin  Perishiq. Oferta e UNIPROM-it është  kushtëzuar kështu që kushtet e tilla nuk varen nga vetëqeverisja në falimentim dhe se drejtori në falimentim ende nuk disponon me të gjitha informatat për plotësimin e këtyre kushteve prej të cilave varet qëndrimi përfundimtarë i blerësit dhe nëse ai do të mbetet pas ofertës së vetë , ka deklaruar Perishiq . Veprimet dhe aktivitetet e deritashme kanë qenë në pajtim me rregullat e zbatimit të procedurës së falimentimit të vërtetuara me ligj . Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka deklaruar ditën e merkur në Parlament se prokuroria do të duhej të shqyrtojë qëllimet e Perishiqit për shitjen e fabrikës, sepse ekziston rreziku për dëmë të mëdha për shtetin .

 

10 ndërmarrje kanë treguar interesim të madh që të investojnë në Mal të Zi

Në panairin që është duke u mbajtur në Kanë bëhet medie se 10 ndërmarrje kanë treguar interesim të madh që të investojnë në Mal të Zi është kumtuar nga agjencia për promovimin e investimeve të jashtme. Ushtruesi i detyrës së drejtorit Millosh Jovanoviq, ka deklaruar se disa ndërmarrje tjera të cilat kanë vizituar stenden e Malit të Zi kanë paralajmëruar ardhjen e tyre që në mënyrë më detaje të shqyrtojnë lokacionet dhe projektet . Besojmë se ardhja e tyre dhe zgjidhja eventuale për Malin e Zi si vend që mund të investojmë kapitalin e vetë do të pasurojë ofertën turistike të Malit të Zi ka deklaruar Jovanoviq i cili edhe ka udhëheq stendin dhe ka realizuar kontakte me investuesit e jashtëm. Deri me tani siç bëhet medie delegacioni i Malit të Zi me suksesë është prezantuar dhe siç është kumtuar është shpërblyer nga kompetentet si stendi më i vizituar. Ne jemi të kënaqur me prezantimet tona nga fakti se kemi tërhequr shumë investues të cilët pa tjetër janë të interesuar që kapitalin e vetë ta investojnë në Mal të Zi. Ka deklaruar Jovanoviq.

 

Mans i ka dorëzuar sot kryeprokurorit të shtetit  një kallëzimin penal

Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë ia ka dorëzuar sot kryeprokurorit të shtetit kallëzimin penal kundër drejtorit në falimentim të Kombinatit të Aluminit Veselin Perishiq, kryeministrit  Millo Gjukanoviq dhe ministrit të ekonomisë Vlladimir Kavariq për shkak të , siç vërtetojnë , shitjes jo ligjore  të pronës së fabrikës firmës UNIPOM . Në këtë organizatë theksojnë se ata , si individë përgjegjës dyshohen për shpërdorimin e pozitës zyrtare dhe tejkalimin e autorizimeve në procedurën e shitjes të pronës së KAP .

 

Kosovë: Të ndriçohen faktet për rastin e varrezës në Rashkë

Sot në Prishtinë është mbajtur  një takim i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur dhe partnerëve ndërkombëtarë, në të cilin është diskutuar për përgatitjet dhe hapat e mëtejshëm në rastin e varrezës masive në Rashkë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, që e kryesoi këtë takim, tha se autoritetet janë thellësisht të shqetësuara për çështjen e personave të pagjetur dhe mungesën e një zgjidhjeje të plotë për të. Tahiri e ka akuzuar qeverinë e Serbisë për vonim të informacioneve dhe për ndërtimin e një ndërtese mbi varrezë, për t’i mbuluar gjurmët e gjenocidit të bërë ndaj popullit të Kosovës, njofton faqja në Internet e Qeverisë së Kosovës. Ajo e ka vlerësuar pozitivisht rolin lehtësues të Kryqit  të Kuq Ndërkombëtar, angazhimet e misionit EULEX dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe ambasadave të jashtme në Kosovë. Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty  Lang, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur me donacione dhe ka theksuar se projekti i tillë duhet të jetë i dakorduar mes palëve, për të qenë e mundur përkrahja.  

 

Ukrainë: Formohet Garda e Re Kombëtare me 60 mijë vullnetarë

Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot për formimin e Gardës së re Kombëtare me 60 mijë vullnetarë, derisa forcat e Rusisë e kanë okupuar Krimenë. Presidenti i përkohshëm, Oleksander Turchynov, ka kërkuar që Parlamenti ta formoj Gardën Kombëtare për ta mbrojtur Ukrainën “kundër agresionit të jashtëm dhe të brendshëm”. Votimi i sotëm në parlamentin e Ukrainës u bë pak ditë para referendumit të kontestuar të paralajmëruar për të dielën në Krime, i cili mund të çoj në aneksimin nga ana e Rusisë.

 

Putin: Rusia nuk e ka inicuar krizën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska nuk është fajtore për krizën në Krime. Gjatë një takimi në Soçi me delegacionet e sportistëve invalidë, që marrin pjesë në Olimpiadën Paraolimpike, Putin i ka falënderuar udhëheqësit e delegacioneve që e kanë lënë politikën anash. Olimpiada paraolimpike mbahet në Soçi dhe zgjatë deri më 16 mars. Putini nuk e emëroi Ukrainën, por tha se “dëshiron të shprehet  se Rusia nuk ishte inicuese e rrethanave me të cilat po ballafaqohet Ukraina”.

 

Nju Jork: Gjashtë të vrarë nga eksplodimi i gazit

Zyrtarët e Qytetit të Nju Jorkut thonë se së paku 7 vetë janë vrarë nga eksplodimi i gazit në një ndërtesë në Harlemin Lindor. Këta zyrtarë kanë thënë sot se ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ende po punojnë në gërmadhat e ndërtesës, meqë nëntë vetë konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit të djeshëm të fuqishëm të shkaktuar nga rrjedhja e gazit.
Në vendin e shpërthimit është sjellur makineri e rëndë për largimin e gërmadhave nga hapësira. Banorët në këtë pjesë të Nju Jorkut thanë se prej të martës e kishin ndjerë erën e gazit dhe e kishin alarmuar kompaninë lokale të shërbimeve lidhur me problemin e mundshëm. Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se incidenti ishte “një tragjedi e llojit më të keq”.

 

Merkel: Situata në Ukrainë nuk mund të krahasohet me Kosovën

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha sot se në vend që të veproj si partner për stabilitet në krizën e Ukrainës, Rusia synon për ta shfrytëzuar dobësinë e fqinjit të vet.

“Integriteti territorial i Ukrainës nuk mund të vihet në pikëpyetje”, tha Angela Merkel, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Gjermanisë, dhe e ka bërë të qartë se situata në rajonin Krime të Ukrainës nuk mund të krahasohet me rastin e Kosovës në Ballkan, raporton Reuters.

 

SHBA - në anën e Ukrainës në konfliktin me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është radhitur fuqishëm në anën e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë. Mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti Obama është takuar me kryeminsitrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, me ç’rast ka theksuar kundërshtimin ndaj referendumit të planifikuar për të dielën në Krime, që mund të çoj në aneksimin e këtij rajoni të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Obama tha se Moska do të ballafaqohet me “çmime” të paspecifikuara nëse nuk e respekton sovranitetin e Ukrainës. Ai tha se beson se komuniteti ndërkombëtar do të qëndroj fuqishëm me qeverinë e Ukrainës.
Yatsenyuk tha se qeveria  e tij është e gatshme të bisedoj me Moskën, por “kurrë nuk do të dorëzohet” në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës.

 

El Salvador: Majtisti Ceren fitues i zgjedhjeve presidenciale

Gjykata zgjedhore në El Salvador e ka shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale kandiatin e partisë së majtë, Salvador Sanchez Ceren.
Shpallja është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi janë numëruar 100% të fletëvotimeve. Ceren ka fituar 50.1% të votave, ndërsa rivali i tij konservator, Norman Quijano, fitoi 49.9%. Gjykata zgjedhore ka njoftuar se Ceren ka pasur afro 7 mijë vota më tepër. Salvador Sanchez Ceren është ish-komandanti i parë kryengritës në El Salvador, që fitoi në zgjedhjet për president në këtë vend. Rivali Quijano ka kërkuar anulimin e rezultatit të zgjedhjeve për shkak të mashtrimeve. El Salvador është shtet me afro 6 milionë banorë dhe gjendet në Amerikën Qendrore.

 

Ban: Dënohen sulmet me raketa nga Gaza në Izrael

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar sulmet me raketa nga Rripi i Gazës në Izrael. Ban, poashtu, ka kërkuar nga të gjitha palët, që të përmbahen maksimalisht për t’i parandaluar incidentet e mëtejshme dhe përshkallëzimin e konfliktit. Lideri palestinez, Mahmud  Abbas, nga ana tjetër, ka kërkuar që Izraeli “ta ndalë përshkallëzimin ushtarak në Rripin e Gazës së rrethuar”. Ushtria e Izraelit ka njoftuar se i ka bombarduar 29 caqe në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinezë në këtë territor bregdetar i kanë hedhur 60 raketa brenda në Izrael, që paraqet sulmin më intensiv prej vitit 2012. Përgjegjësinë për këto sulme me raketa e ka marrë grupi Xhihadi  Islamik. Sulmet me raketa ndodhën një ditë pasi Izraeli i vrau tre pjesëtarë të këtij grupi gjatë një sulmi ajror. Policia izraelite ka njoftuar se nga sulmet me raketa brenda Izraelit nuk ka pasur viktima në njerëz.

 

Malajzi: Nuk janë gjetur shenja të aeroplanit të zhdukur

Zyrtarët e aviacionit civil të Malajzisë dhe Vietnamit thonë se nuk janë gjetur shenja të aeroplanit të udhëtarëve të zhdukur, në lokacionin ku fotografitë e satelitëve kinezë kishin sugjeruar se mund të jenë mbetje të aeroplanit. Këto deklarata u bënë pasi aeroplanët e Malajzisë dhe të Vietnamit  sot kanë zhvilluar kërkime në lokacionin në Detin Kinez Jugor, ku pamjet nga satelitët kinezë i paraqisnin tri objekte të mëdha në ujë.

Këto objekte ishin parë në rajonin ku aeroplani me 239 njerëz ishte zhdukur nga radarët, para gjashtë ditësh, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Pamjet e fundit nga satelitët i kanë intensifikuar kërkimet e forcave ajrore të disa vendeve në një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë.

 

Vatikan: Shënohet njëvjetori i Papës Françesk

Papa Françesk e ka shënuar një vjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike duke u dërguar mesazh mbështetësve të tij në rrjetin Twitter. “Ju lutem të faleni për mua”, ka kërkuar Papa. Nuk janë planifikuar festime të veçanta për këtë përvjetor, por Papa i ka anuluar të gjitha angazhimet publike, për të marrë pjesë në “ceremonitë shpirtërore” me dyer të mbyllura para Pashkëve me zyrtarë të lartë të Vatikanit, në një pushimore  jashtë  Romës.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell . Ka fryrë  erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet e veriut.

       Temperaturat në orën 13: H. Novi, Ulqin, Budvë e Petrovac 20 g. Podgoricë 19, Tivar e Tivat 18, Nikshiq 17, Cetinë e Beran, Shavnikë e B. Pole 16, Plavë e Rozhaj 15, Plevle , Kollashin, Andrevicë 13, Plluzhinë 12 dhe në Zhablak 11 g.

       Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe të nxeht. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

   Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -3 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 g. C.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se