- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
25. 04. 2024.
00:00 >> 18:55
25.04.2024
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
Takimi ministror për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Podgoricë
Sot dhe nesër në Podgoricë mbahet takimi i ministrave të çështjeve evropiane dhe financave të vendeve të rajonit dhe Komisionit Evropian, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.
Siç thuhet në njoftim, në takimin e organizuar nga ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq dhe ai i Financave Novica Vukoviq, do të marrë pjesë edhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti.
Delegacioni i Kosovës do të përbëhet nga zëvendëskryeministri Besnik Beslimi dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transferit Avni Zogiani, ndërsa në emër të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë zëvendësministri i Financave Filip Nikollovski.
Anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Shqipërisë në takim do të jenë ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministri i Financave Ervin Mete. Në emër të Qeverisë së Serbisë, në takim do të marrë pjesë ministrja e Integrimeve Evropiane Tanja Mishceviq dhe në emër të Bosnje-Hercegovinës, ndihmësdrejtoresha e Drejtorisë për Integrime Evropiane Zara Hallilloviq.
Temat kryesore të takimit, do të jenë aksesi në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA), përmirësimi i lehtësive të tregtisë dhe transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, aplikimi i portofolit të identitetit dixhital dhe përmirësimi i furnizimi me barna kritike.
KE: Të zgjidhet kryetari i Gjykatës Supreme
Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe avancimi në hartimin e ndryshimeve të Ligjit për financimin e partive politike do t'i jepte shtysë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, thanë në Komisionin Evropian. Në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi thuhet se Komisioni inkurajon Malin e Zi që pas shpalljes së konkursit, të zgjedhet Kryetari i Gjyqit Suprem. “Përveç kësaj, Komisionin Evropian thekson nevojën avancimit në hartimin e ndryshimeve në Ligjin për financimin e partive politike”, shkruan delegacioni i BE-së në platformën X.
Këshilli Gjyqësor, dje për kryetare të Gjykatës së Apelit zgjodhi Mirjana Popoviq
Me zgjedhjen e Mirjana Popoviqit për kryetare të Gjykatës së Apelit, nuk kemi fituar gjyqtar që mund të helli poshtë pretendimet se gjyqësori malazez është nën ndikim politik dhe plotësisht i pavarur në sjelljen e vendimeve, konsideron drejtori i qendrës kërkimore- MANS, Dejan Millovac. Përndryshe, Këshilli Gjyqësor në bazë të renditjes së përcaktuar, dje për kryetare të Gjykatës së Apelit zgjodhi Mirjana Popoviq. “Sa i përket rezultateve që mund të priten nga kryetarja e sapozgjedhur e Gjykatës së Apelit, shqetëson konstatimi se ende nuk kemi sistem të kontrollit të rregullt dhe të plotë të punës së bartësve të funksioneve gjyqësore dhe ende më pak hapësirë për të forcuar kontrollin qytetarë të punës së tyre”, thotë Millovac.
Mandiq: Është e sigurt që në qershor do të ketë zgjerim të Qeverisë
Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, tha se është e sigurt se gjatë qershorit do të zgjerohet Qeveria, e cila, siç tha ai, do t'i japë një vrull të ri planeve të planifikuara të shumicës parlamentare.
Mandiq sot është takuar me Presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Siç është njoftuar nga Kuvendi, Mandiq ka theksuar se në Malin e Zi është shfaqur energji e re politike kur është fjala për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe se është detyrë e politikanëve që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve që duan vendin. për të përmbushur këtë qëllim kyç të politikës së jashtme.
Sipas raportimeve, Mandiq e informoi Musarin për rezultatet e dukshme të Kuvendit në gjashtë muajt e fundit, duke apostrofuar se kishte filluar një luftë e fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rezultatet e së cilës janë veçanërisht të dukshme këto ditë.
Pirc Musar vuri në dukje se Sllovenia do të mbështesë Malin e Zi deri sa të anëtarësohet përfundimisht në BE.
Siç thuhet në njoftim, ajo ka shtuar se rezultatet e Kuvendit të Malit të Zi janë shënuar në mbarë Evropën dhe ka theksuar se Mali i Zi është në rrugën e duhur.
Qeveria e Malit te Zi nuk diskutoji për rezolutën e KB -së për gjenocidin në Srebrenicë
Qeveria e Malit të Zi nuk do të diskutojë sot për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë. Nga Aksioni për të drejtat e njeriut theksojnë se rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë nuk është përfshirë në rend të ditës me gjithë faktin se 89 organizata joqeveritare dhe më shumë se 200 individë kërkojnë që Qeveria e Malit të Zi të bashkë-sponsorizojë Rezolutën. Nënat e Srebrenicës ditë më parë i bënë thirrje kryeministrit të Malit të Zi që publikisht të deklarohet për qëndrimin e tij për Rezolutën e OKB-së, duke theksuar se Mali i Zi ka qenë gjithmonë në anën e drejtë të historisë.
Iniciativa nuk ka marrë mbështetje, anëtarët e pushtetit votuan kundër
Këshilli për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë nuk e përfshiu në rendin e ditës së seancës së sotme nismën e deputetes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Aleksandra Vukoviq Kuç që anëtarët e këtij organi parlamentar të deklarojnë bashkësponsorizimin e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidit në Srebrenicë.
Vukoviq Kuç në një postim në rrjetin social X ka thënë se iniciativa nuk ka marrë mbështetje sepse anëtarët e pushtetit kanë votuar kundër, përveç njërit.Ajo njoftoi se do të dorëzojë një iniciativë me shkrim në Këshill.“Deputetët e PDS-së do t'i paraqesin edhe një iniciativë me shkrim Këshillit, në mënyrë që publiku malazez dhe publiku ndërkombëtar të dinë se cili është kursi i politikës së jashtme të Malit të Zi dhe qëndrimi i qeverisë ndaj gjenocidit në Srebrenicë”, tha Vukoviq Kuç.
"Përdorimi i potencialit të madh duke përmirësuar më tej bashkëpunimin ekonomik"
Kompanitë nga Sllovenia morën pjesë në ndërtimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës - tunelit të Sozinës, tha presidenti i vendit Jakov Millatoviq, duke vlerësuar se në këtë mënyrë vendosën standarde të larta dhe kontribuan dukshëm në zhvillimin e turizmit tonë. Millatoviq së bashku me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar hapi forumin e biznesit të Malit të Zi dhe Sllovenisë, i cili organizohet nga Oda Ekonomike.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Millatoviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit afarist me kompanitë sllovene, duke pasur parasysh se këto kompani, siç thotë ai, kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në vendin tonë pas pavarësisë, veçanërisht në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.
Millatoviq theksoi se takime të tilla janë një mundësi për të mësuar nga më të mirët, sepse Sllovenia është vendi i parë nga rajoni që hyn në Bashkimin Evropian, i pari që hyn në Eurozonë dhe një vend që është në krye të Evropës kur vjen në indeksin e standardit të jetesës së qytetarëve të saj.
Karastanoviq: Mali i Zi vendosi dy synime kryesore të politikës së jashtme
Proceset politike në Mal të Zi, në tre vitet e fundit kontribuan në polarizimin e peizazhit shoqëror që në masë të madhe mundëson aktivitetin e bastioneve të ndryshme ruse dhe serbe, thotë drejtoresha e përgjithshme e Aleancës Atlantike, Azra Karastanoviq. Ajo në një tekst autorial të botuar në një revistë spanjolle shkroi se që nga rivendosja e pavarësisë në vitin 2006, Mali i Zi vendosi dy synime kryesore të politikës së jashtme, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe anëtare e NATO-s.
Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi prezantuan disa nga pajisjet, armët dhe automjetet
Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi sot në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë prezantuan disa nga pajisjet, armët dhe automjetet që kanë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Qytetarët sot kishin mundësi të shoqërohen me ushtarët dhe të mësojnë për aktivitetet dhe pajisjet e tyre, armët, mjetet e blinduara dhe dronët që përdoren për kryerjen e detyrave. Ky prezantim i pajisjeve dhe armatimeve u organizua në kuadër të manifestimit “Ushtria në qytetin tuaj”.
Qeveria mori vendimi për pagesën e 1.1 milionë eurove ndihmë për Institutin “dr S.Millosheviq”
Kryetarja e Sindikatës të punëtorëve të Institutit "dr. Simo Milosheviq", Marija Obradoviq konfirmoi se Qeveria miratoi vendimin që t'u paguajë ndihmën e njëhershme dhe se këtë do ta bëjë sot gjatë ditës. Qeveria në seancën e sotme mori vendimi për pagesën e 1.1 milionë eurove ndihmë për Institutin, për të parandaluar grevën dhe ndërprerjen e punës në këtë ndërmarrje shtetërore. Poashtu sot Qeveria miratoi propozimin e opozitës dhe të partive të pakicave që në Komisionin për Regjistrim ti përfaqësojnë profesori i Fakultetit të Teknologjisë Informative, doktor Sërgja Jovanovski dhe Armin Kardoviq. Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi u mbajt prej me 3 deri më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
MSH: Imunizim i fëmijëve kundër fruthit me vaksinën MMR
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje prindërve, fëmijët e të cilëve ende nuk janë vaksinuar kundër fruthit me vaksinën MMR, që t'i imunizojnë sa më parë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive dhe të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Dje është regjistruar rasti i dytë me fruth në Mal të Zi te fëmija 12 vjeçar nga Rozhaja, i cili nuk ishte vaksinuar. Për shkak të situatës alarmante që i kanoset Malit të Zi në formën e epidemisë së fruthit, autoritetet në Institutin e Shëndetit Publik do të bisedojnë në fillim të muajit maj me deputetët për të kërkuar ndryshimet ligjore sepse, sipas tyre, të gjitha përpjekjet që kanë bërë deri tani nuk kanë rezultuar në përfshirje më të madhe të vaksinimit me MMR, tha sot epidemiologu Dragan Llausheviq.
Në Bruksel fillon takimi trepalësh
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësimin e emisarit evropian për të vazhduar diskutimet e asaj që quhet ‘çështja e dinarit”.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak do duhej të deklarohen lidhur me propozimin evropian për mënyrat si të zbatohet rregullorja e BQK-së sipas të cilës, euro është valuta e vetmja e vlefshme për pagesa me para të gatshme.
Është ky takimi i pestë e kryenegociatorëve ku trajtohet e njëjta çështja. Në takimin e fundit nuk u zhvillua takimi i përbashkët meqë pala serbe erdhi me propozim të ri, ndonëse takimi ishte organizuar për tu deklaruar palët lidhur me propozimin evropian. Këtë propozim e pranon pala Kosova, ashtu siç kishte deklaruar Besnik Bislimi.
Kësaj radhe nuk janë zhvilluar takimet e ndara mes delegacioneve dhe ndërmjetësit evropian, por është kaluar direkt në takimin trilateral.
Presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në mes kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Sillanovska dhe presidentit aktual, Stevo Pendarovskit tregojnë avantazh të Sillanovskas me mbi 60 mijë vota. Sipas rezultateve të publikuara Sillanovska ka 37.8 %, kurse kandidati i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, Stevo Pandarovski, ka marrë 18.6 % të votave. Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Së paku pesë të vrarë, përfshirë fëmijë, nga sulmet izraelite në Rafah
Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës sot , thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Në mesin e të vrarëve në sulmet e mëngjesit të së enjtes ishin edhe dy fëmijë, të identifikuar nga regjistrat spitalore si Sham Najjar, 6 vjeç, dhe Jamal Nabahan, 8 vjeç.
Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, prej 2.3 milionë, ka kërkuar strehim në Rafah, ku Izraeli po kryen sulme pothuajse ditore teksa po përgatitet për një pushtim tokësor të qytetit.
Pak ditë më parë, një foshnjë u nxor e gjallë përmes prerjes cezariane nga barku i një gruaje palestineze, e cila u vra nga një sulm izraelit në Rafah.
Ndërkohë, në Gazën qendrore u vranë katër njerëz nga granatimet izraelite me tanke. Familjarët e tyre thanë për Associated Press se ata u vranë derisa po tentonin të zhvendoseshin në veri të Gazës, ku ushtria izraelite po përpiqet të mos i lejojë njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi të mërkurën një ligj me ndihmë rreth luftës në vlerë 95 miliardë dollarë, i cili i përfshin 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën, për të cilën ekspertët thonë se është buzë urisë absolute, si dhe miliarda të tjerë ndihmë për Izraelin.
Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë
Disa civilë janë plagosur dhe është dëmtuar infrastruktura nga bombardimet ruse në disa rajone të Ukrainës mëngjesin e së enjtes, thanë zyrtarët rajonalë.
Gjashtë njerëz u plagosën në rajonin Çerkasi, tha guvernatori rajonal Ihhor Taburets, i cili shtoi se u dëmtuar edhe infrastruktura kritike, pa shpjeguar më shumë.
Në rajonin Dnipropetrovsk u dëmtua infrastruktura e rëndësishme e energjisë dhe një tubacion gazi, por nuk u shkaktuan viktima, tha kryetari rajonal Serhiy Lysak.
Katër njerëz u plagosën në Donjeck dhe tre të tjerë në Herson, thanë kryetarët e këtyre rajoneve, Vadym Filashkin dhe Oleksandr Prokudin, përkatësisht.
Për dëme u raportua edhe në rajonin Zaporizhja.
Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Megjithatë, Ukraina pritet të furnizohet shumë shpejt me armë të rëndësishme për ta mbrojtur veten nga pushtuesi rus.
Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi ndaj shtetit të tij më 2022.
Zelensky e bëri këtë thirrje më 25 prill, teksa u takua në Kiev me ministrin britanik të Financave, Jeremy Hunt, me të cilin bisedoi për situatën në Ukrainë dhe nevojën për ta bërë më të vështirë që të shmangen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
“Ne i kushtuam rëndësi të veçantë politikës së sanksioneve”, shkroi Zelensky në X.
“Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe që shmangia e sanksioneve të jetë e pamundur”, shtoi ai.
Zelensky falënderoi Britaninë për paketën e re të ndihmës ushtarake të cilën e prezantoi më herët gjatë javës kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Nesër mot i ndryshueshëm
Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare, kurse në veri, vende-vende i vranët. Frynë erë mesatare , vende-vende edhe e forte e drejtimeve jugore. Temperaturat e shënuara në orën 14:Podgoricë, Tivar , Herceg Novi , Ulqin e Budvë 18 gradë Bijello Pole 17, Beranë e Plevle 15, Shavnik 14,Cetinë ,Nikshiq , Kollashin , Plluzhinë e Andrievicë 13, Petnjicë 12, Rozhajë e Guci 10 dhe në Zhablak 8 gradë.
Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pas dite reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura maksimale e ditës do të jetë prej 9 deri në 20 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар