Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 04. 2024. 00:00 >> 17:15

Ditari 18.04.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Jellena Peroviq iu caktua sot masa e ndalimit për 72 orë

Drejtoreshës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Jellena Peroviq, iu caktua sot masa e ndalimit për 72 orë, e cila më parë ishte shoqëruar në Prokurorinë Speciale të Shtetit. Ajo u arrestua dje, kurse sot u muar në pyetje pasi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për një periudhë të gjatë kohore. Peroviq akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe nënshkrim të paautorizuar të pagave, përfitimeve dhe orëve shtesë të punës. Përndryshe Ministria e Financave e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e drejtoreshës së Agjencisë Jellena Peroviq. Sipas gjetjeve të inspekcionit buxhetor kërkohej që Peroviq të ndërpresë variabilat dhe kompensimet jashtë orarit për veten, sepse nuk kishte autorizim për këtë. Kështu thuhet në vendimin e nënshkruar nga ministri i Financave, Novica Vukoviq.

 

Kuvendi nuk e miratoi propozimin e klubit të deputetëve të Lëvizjes Qytetare URA

Sot vazhdoi seanca e Kuvendit që paraqet edhe seancën e pestë e rregullt. Në këtë seancë deputetët do të duhej të flasin për disa ligje në fushën e shëndetësisë dhe për disa propozime për veprimtarinë e ushtrisë malazeze.

Kuvendi nuk e miratoi propozimin e klubit të deputetëve të Lëvizjes Qytetare URA që në rend të ditës të futen ndryshimet e propozuara të Ligjit për Sigurimin Invalidor e Pensionist dhe Ligjit për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve. Përmes ndryshimeve të propozuara nga URA, ata kërkojnë rritjen e pensionit minimal në 450 euro për përfituesit e pensioneve proporcionale dhe rritjen e shtesës së fëmijëve 50 për qind.

 

Tërhiqet propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

Partia Boshnjake u bëri thirrje nënshkruesve të propozimit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, gjegjësisht shefave të klubeve të deputetëve të shumicës parlamentare, që ta tërheqin nga procedura propozimin, i cili sipas tyre, synon të vendosë një nënkryetar të Kuvendit nga radhët e partive të pakicave. Siç njoftuan ata, propozimi synon t'u heq të drejtën për të përcaktuar vetë se kush do të jetë nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi në emër të tyre, dhe paraqet shkelje të rëndë të parimet kryesore të Ligjeve dhe Kornizave evropiane të pakicave, por edhe të praktikave të mira demokratike të vendosura në Parlamentin e Malit të Zi.

 

Eskobar: Të gjitha dyert janë të hapura për partneritet mes Malit të Zi dhe SHBA-ve 

Të gjitha dyert janë të hapura për partneritet mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa Qeveria e 44-të ka arritur të ndërtojë reputacionin e Malit të Zi si partner i besueshëm, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, pas takimi me ministrin e financave, Novica Vukoviq. Vukoviq dhe Eskobar diskutuan për potencialin e dialogut strategjik dypalësh i cili do të rriste interesin në sektorët e zhvillimit. Gjatë takimit Eskobar theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përkushtimin e Malit të Zi për integrime evropiane, njoftoi Ministria e Financave.

 

Të gatshëm për fazën tjetër të negociatave, ne mund të llogarisim në mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së

Kryenegociatori i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq dhe ambasadori Petar Markoviq, kreu i Misionit të Malit të Zi në BE, u takuan sot në Bruksel me anëtarët e Grupit të Punës për Zgjerimin e Këshillit të BE-së (COELA), për t'i informuar ata për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian dhe sfidat gjatë rrugës, me fokus të veçantë në rezultatet në kapitujt 23 dhe 24, në dritën e Raportit të pritshëm mbi Përmbushjen e Standardeve të Përkohshme (IBAR). Në fjalën e tij hapëse, ambasadori Markoviq theksoi rëndësinë e këtij takimi si takimi i parë zyrtar i COELA-s i organizuar nga një vend kandidat dhe theksoi se një ngjarje e këtij lloji tregon se sa seriozisht BE-ja e merr përparimin e Malit të Zi në rrugën e saj drejt BE-së. Me ton pozitiv, ai shprehu besimin se detyrimet e mbetura do të realizohen në përputhje me afatet e përcaktuara dhe shprehu besimin se si rezultat, IBAR dhe Konferenca Ndërqeveritare do të vijojnë në qershor.

 

25 vjet nga krimi në Husaj të Rozhajës 

Kanë kaluar 25 vjet që kur pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë vranë 22 dhe plagosën 7 civilë të kombësisë shqiptare në zonën e fshatit Husaj të Rozhajës, të cilët u larguan në territorin e Malit të Zi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, gra dhe të moshuar. Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se ky krim paraqet një kapitull të errët të historisë sonë i shënuar me humbjen e jetëve të pafajshme, të atyre që kërkuan strehim në vendin tonë. Ai u bëri thirrje organeve kompetente që të mos heqin dorë nga zbardhja e së vërtetës së plotë dhe përgjegjësisë së autorëve.

 

Vazhdimi i përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Greqisë në fushën e turizmit

Në takimin e ministrit të Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vlladimir Martinoviq, dhe Ministres greke të Turizmit, Olga Kefalojani, u shpreh përkushtimi i ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e përmirësimit të turizmit. Takimi u mbajt në Athinë si pjesë e konferencës nën sloganin Oqeani ynë. Martinoviq është mirënjohës për interesimin e Greqisë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi që do të përmirësojë më tej lidhjen mes dy vendeve në fushën e turizmit. Në këtë kontekst, ministrja Kefalojani tha se shpreson që memorandumi të nënshkruhet deri në fund të vitit. Ata pajtohen që Mali i Zi dhe Greqia duhet të jenë partnerë duke pasur parasysh se ndajnë të njëjtat sfida në turizëm, i cili më së shumti mbështetet te dielli dhe deti. Martinoviq theksoi se Ministria është duke inicuar zhvillimin e rajonit verior, i cili karakterizohet me pasuri të jashtëzakonshme natyrore. Ministri Kefalojani e informoi ministrin Martinoviq se në përputhje me Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit, Greqia planifikon të intensifikojë aktivitetet për zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit, si turizmi Wellness, Spa, kulturor, fetar, të cilat janë gjithashtu një mundësi për bashkëpunim.

 

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi e quan “takim të kotë”

Ka përfunduar edhe një raund negociatash në Bruksel për BQK-në në nivel kryenegociatorësh, por pa asnjë rezultat. Në këtë raund nuk ka pasur takim të përbashkët, ndërsa kryenegociatori i Kosovës, Besniuk Bislimi e ka quajtur “takim koti”.

Bislimi, tha pas takimit tha se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. “Ata kanë paraqitur propozimin e tyre", tha Bislimi.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje. “Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve", tha ai.

Javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe një takim tjetër. 

 

Kurti: Katër zyrtarë policorë të Kosovës, janë liruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë. Dje, autoritetet në Kosovë bënë të ditur se dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, shqiptarë dhe serbë, ishin ndaluar nga autoritetet serbe, ndërkohë që pesë prej tyre u liruan po atë ditë.

 

Kroaci, partia konservatore fiton shumicën në zgjedhje

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej Pllenkoviq fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës. Bashkimi Demokratik Kroat mbështet kursin pro-perëndimor, por atij do t’i duhet mbështetja e grupeve të ekstremit të djathtë për të ruajtur pushtetin, në bazë të përllogaritjeve zyrtare të votave.

Zgjedhjet pasuan një fushatë të ashpër midis presidentit dhe kryeministrit të vendit, e cila krijoi një krizë politike në vendin ballkanik prej 3.9 milionë banorësh, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Bashkimi Demokratik Kroat, i kryesuar nga Andrej Pllenkoviq ishte në garë me një aleancë të partive të qendrës dhe të krahut të majtë, të kryesuar nga presidenti populist Zoran Milanoviq dhe Partia e tij Social Demokratike, ose SDP.

Me mbi 90% të votave të numëruara, komisioni shtetëror zgjedhor tha se HDZ fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende. SDP siguroi 42 vende.

Partia e së djathtës së skajshme, Lëvizja për Shtetësinë u radhit e treta, me 14 vende, gjë që i jep asaj një rol vendimtar në negociatat për qeverinë e ardhshme.

"Nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë," tha zoti Pllenkoviq në fjalimin e tij të fitores.

Votuesit nuk presin që gjërat të ndryshojnë shumë pas zgjedhjeve.

 

Ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite goditi zonat në jug të Rripit të Gazës me zjarr të fortë artilerik në orët e para të mëngjesit, transmeton Anadoll. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet lokale, shumë palestinezë u plagosën në sulmin intensiv të artilerisë të kryer nga ushtria izraelite në lagjet Shejh Ajlin, Tel el-Heva dhe ez-Zeiton në jug, jugperëndim dhe në lindje të Rripit të Gazës.11 trupa të pajetë u gjetën në rrënojat në Khan Younis. Ekipet e Mbrojtjes Civile nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të 11 personave të tjerë në pjesë të ndryshme të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në qytetin nga i cili u tërhoqën forcat izraelite pas sulmeve të tyre.

 

Zelenskyy: Mbështetja e mbrojtjes ajrore për Izraelin është urgjencë për vendin e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u përcolli liderëve të Bashkimit Evropian mesazhin se mbështetja e mbrojtjes ajrore për Izraelin është urgjencë për vendin e tij. Përmes video-konferencës, Zelenskyy u lidh në pjesën për Ukrainën të Samitit të BE-së që u mbajt në Bruksel. Duke rikujtuar se 14 persona humbën jetën në sulmin me raketa që Rusia kreu dje ndaj qytetit Kernihiv, Zelenski tha: "Fatkeqësisht në Ukrainë nuk kemi nivelin e mbrojtjes ajrore që pamë në Lindjen e Mesme pak ditë më parë. Falë fuqisë që përbashkët të aleatëve, ata arritën të rrëzojnë pothuajse të gjitha raketat dhe mjetet ajrore pa pilot të drejtuara ndaj Izraelit. Liderët nënvizuan urgjencën Pas temës për Ukrainën që u diskutua në seancën e marrëdhënieve me jashtë të Samitit të BE-së, u miratua deklarata përfundimtare e pjesës përkatëse.

 

Kazakistan: Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Kazakistan, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për 2 të zhdukur, transmeton Anadoll. Duke folur për gazetarët pas një seance të Senatit, zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme Marat Kocajev tha se 4 persona kanë humbur jetën në rajonin Atrau për shkak të përmbytjeve në vend, kurse një fëmijë ka vdekur pasi është rrëmbyer nga rrjedha në rajonin e Turkestanit. Sipas të dhënave aktuale të Ministrisë së Emergjencave, gjendja e jashtëzakonshme vijon "në shkallë lokale" në 38 vendbanime në 8 rajone për shkak të përmbytjeve. Ndërsa numri i të shpëtuarve nga zonat e përmbytjeve deri më tani ka shkuar në 117.694, 18.651 prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre.

 

Nesër mot i ndryshueshëm 

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare , vende-vende me reshje te dobëta të shiut dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Budvë 18 gradë, Tivar e Ulqin 17, Podgoricë 16, Herceg Novi e Nikshiq 13, Bijello Pole e Shavnik 12, Beran e Andrivicë 11, Petnjicë 10, Cetinë , Plevle , Kollashin , Plluzhinë , Rozhajë e Guci 9 dhe në Zhablak 3 gradë. 

Për nesër paradite në jug dhe bregdet parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të mundshme të shiut, pas dite me intervale më të gjata me diell. Në veri i vranët, por kryesisht i thatë, pas dite kthjellim gradual. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura maksimale e ditës do të jetë prej 2 deri në 19 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се