Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 04. 2024. 00:00 >> 16:53

Ditari 23.04.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Arrestimi i pjesëtarëve policor në vendkalimin kufitar Bozhaj

Sot paradite u zhvillua aksioni i arrestimit të disa policëve të punësuar në pikën kufitare Bozhaj. Prokuroria Themelore e Shtetit ka urdhëruar arrestimin e tetë policëve të Sektorit të Policisë Kufitare për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, tha se Zyra e kontrollit të brendshëm e drejtorisë së policisë në Podgoricë ka paraqitur kallëzim penal kundër tetë policëve nga sektori i policisë kufitare për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të shumta kriminale në periudhë të zgjatur kohore si dhe ndaj 27 shtetasve të huaj të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Turqia, të cilët në raste individuale kanë kryer po aq vepra penale të ryshfetit.  

 

Stabiliteti politik, vendimtar në rrugëtimin e vendit drejtë BE

Stabiliteti politik është vendimtar për përmbushjen e obligimeve të mbetura në momentin më të rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, njoftuan nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi. Kështu shkruan në postimin në rrjetin social X, pas takimit të ambasadores së Bashkimit Evropian në Podgoricë, Oana Kristina Popa, me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq. Delegacioni i BE-së thotë se e mirëpresin ripërtëritjen e fokusit të Malit të Zi në sundimin e ligjit.

 

DASH;Nuk është respektuar sa duhet pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit

Në vitin e kaluar nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme për sa i përket gjendjes e të drejtave të njeriut në Mal të Zi ndërsa Qeveria nuk ka respektuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, edhe pse kjo parashihet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, thuhet në Raportin më të ri nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti vjetor i Departamentit për gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën u prezantua në Uashington nga Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Bllinken. Në Raport mes tjerash gjithashtu theksohet se korrupsioni ishte problem i madh në këtë vend dhe se Qeveria nuk zbatoi në mënyrë efektive ligjin që parasheh dënimin për rastet e korrupsionit në mesin e zyrtarëve. Kurse nga Lëvizja Evropa Tani thotë se raporti negativ i Departamentit amerikan të Shtetit vërtetoi  keqpërdorimet e qeverisë së mëparshme. Deputeti i kësaj Lëvizje, Tihomir Dragash, thotë se Evropa Tani pajtohet me raportin, i cili, siç thotë Dragash, apostrofoi keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe praktikat e tjera negative të marra nga periudha e qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve.

 

Anëtarët e Qeverisë përgjigjen enë pyetjet e deputetëve në Kuvend

Vazhdon seanca e Kuvendit të Malit të Zi, gjatë të cilës zëvendëskryeministri e ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj dhe ministri i Energjetikës, Sasha Mujoviq, u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Tonqi Janoviq, pyeti ministrin Gjeloshaj nëse masat e Qeverisë në lidhje me kufizimet e marzheve kanë dhënë rezultate. Zëvendëskryeministri e ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj tha se kjo masë ka për qëllim t'i ndihmojë kategorive të rrezikuara sociale të popullsisë ndërsa thotë se kanë iniciuar edhe mbështetjen për zhvillimin e konkurrencës. Deputeti i Lëvizjes URA, Milosh Konatar bëri pyetje në lidhje me emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Elektroekonomisë, ku ministri Sasha Mujoviq tha se ka marrë pjesë në përzgjedhjen e Bordit ashtu siç ia lejon ligji, duke mbajtur si kriter nivelin e njohurive eksperte të kandidatit që e ka propozuar. Në pyetjen e deputetëve sot do të përgjigjet edhe ministri i Financave, Novica Vukoviq.

 

Të arritura të lakmueshme të Odës Ekonomike të Malit të Zi

Pas gati një shekulli, Oda Ekonomike ka arritur reputacionin e shoqatës afariste moderne të njohur në bashkësinë vendore dhe ndërkombëtare, të cilës ekonomia i beson kurse institucionet e njohin si partner, ka bërë të ditur kryetarja, Nina Drakiq. Sipas saj, ekonomia malazeze ka shënuar progres evident dhe punësime të reja kurse janë arritur rezultate të lakmueshme në turizëm, bujqësi, energji, transport, tregti dhe prodhim industrial. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se pushteti ekzekutiv është i obliguar të sigurojnë mjedis të sigurt biznesi, dhe në këtë proces është me rëndësi përfshirja e përfaqësuesve të shoqatave të biznesitt, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhjet të mira dhe të qëndrueshme.

 

Përkrahje të sinqertë për Prokurorinë speciale dhe policinë  

Nga Lëvizja qytetare URA thanë se kanë mbështetje të sinqertë për Kryeprokurorin Special të Shtetit Vlladimir Novoviq, shefin e njësisë së Policisë Speciale, Predrag Shukoviq dhe të gjithë të punësuarit në Prokurorinë Speciale të Shtetit për të vazhduar me aktivitetet e filluara që synojnë arritjen e sundimit të ligjit dhe luftës gjithëpërfshirëse kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kurse kryetari i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq tha se Malit të Zi i duhen masa radikale për t'u çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Duke komentuar arrestimet e fundit, ai tha se kjo ishte rezultat i presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Vitin e ardhshëm rikonstruktimi i hekurudhës

Në dy vitet e ardhshme do të rikonstruohen të gjitha vendkalimet hekurudhore nga Tivari deri në kufirin me Serbinë, tha ministri i Transportit dhe detarisë, Filip Raduloviq. Në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi”, ai tha se vendkalimet janë problem i madh përsa i përket sigurisë në komunikacionin hekurudhor, ndërsa shtoi se brenda dy viteve do të rikonstruktohen të gjitha vendkalimet dhe binarët në këtë aks hekurudhorë.

 

V.Osmani; Kosova është krenare me miqtë e saj

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mbledhur përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës.

“Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike”, ka shkruar ajo në X.

Osmani ka shpërndarë fotografi të mbrëmjes, në të cilën shihen përfaqësues të shteteve të ndryshme.

“Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka thënë ajo.

 

Ambasada e Britanisë; Bojkotimi i zgjedhjeve, pengesë për demokracinë

Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ndjen keqardhje për vendimin e Listës Serbe për të bojkotuar për zgjedhjet pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri.

“Na vjen keq për vendimin e Listës Serbe dhe një numri politikanësh të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votat e djeshme për tërheqjen e kryetarëve të komunave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas kësaj ambasade, bojkoti është pengesë për demokracinë.

“Bojkoti është një pengesë për demokracinë përfaqësuese. Megjithatë, votat u zhvilluan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin. Rezultatet nënkuptojnë se katër kryetarët e komunave do të vazhdojnë t'i shërbejnë mandatet e tyre dhe ne i nxisim ata të kryejnë detyrat e tyre duke pasur parasysh nevojat dhe interesat e komuniteteve të tyre”, ka thënë Ambasada e Britanisë së Madhe.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, tha se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar.

 

PE, miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.

Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.  Nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit.

 

Heshtja parazgjedhore para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar heshtja para zgjedhjeve të nesërme për president, të    shtatat me radhë në këtë vend. Sivjet për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj. Kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit. Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president, pesë burra dhe dy gra.  Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues.

 

Vazhdojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 200 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 32 palestinezë ndërsa 59 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.183 ndërsa i të plagosurve në 77.143.

 

Shqyrtohen mundësitë për më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian thanë se po shqyrtonin urgjentisht se si t`i siguronin më shumë mbrojtje ajrore Ukrainës. Megjithatë ata nuk bënë ndonjë zotim konkret për t`i dhënë sisteme të mbrojtjes ajrore `Patriot`, që së fundmi ka qenë kërkesa kryesore e Kievit. Në takimin që u mbajt në Luksemburg, ministrat thanë se miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi.

"Ne mund të entusiazmohemi për një ditë, por duhet të përgatitemi për betejën që vjen nesër. Prandaj nuk mund të ketë qetësi", u tha gazetarëve ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis ndërsa mbërriti në takim.

Ndërsa Rusia ka shtuar sulmet ajrore ndaj infrastrukturës energjetike dhe qyteteve të Ukrainës, qeveritë e BE-së janë nën trysni për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Kiev.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me të reshura të përkohshme të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura në orën 14; Budvë 18 gradë, Tivar 16,  Herceg Novi 15, Ulqin 14, Podgoricë 12, Cetinë e Shavnik 11, Nikshiq, Plevlë e Plluzhinë 10, Kollashin, Bjello Pole e Guci 8, Beranë, Andrijevicë e Rozhajë 7 dhe në Zhablak 5 gradë.

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me të reshura të përkohshme të shiut, vende -  vende me periudha me diell. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 12 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 19 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се