Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 04. 2024. 00:00 >> 19:17

Ditari 19.04.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e mbrojtësve të të pandehurit Petar Llazoviq

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e mbrojtësve të të pandehurit Petar Llazoviq, të paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, që refuzoi si të pabazë propozimin për heqjen e paraburgimit me kusht. Ndërsa policia sot paradite ka kontrolluar disa objekte në Zhablak, të cilat, sipas informatave jozyrtare, dyshohet se janë të lidhura me familjarët e ish zyrtarit policor Zoran Llazoviq. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq, Prokuroria dhe Policia speciale po ndërmarrin veprime për të identifikuar pasurinë e Llazoviq e Katniq, si dhe ato të regjistruara në anëtarët e familjes së tyre apo persona të tjerë juridik e fizik. Ndërkohë Gjykata e Apelit pranoi ankesat e mbrojtësve të Millosh Medenica dhe anuloi vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë dhe lëndën e ktheu në shkallë të parë për vendim të ri, u kumtua nga kjo gjykatë.

Edhe sot vazhdoi seanca e Kuvendit

Edhe sot vazhdoi seanca e Kuvendit me pyetjet e deputetëve dhe dhe përgjigjet e ministrave. “Presidenti Jakov Millatoviq do të duhet t'i përgjigjet thirrjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pse nuk është përgjigjur, kjo është pyetje për të”, ka bërë të ditur ministrja për punët evropiane, Maida Gorçeviq. Kështu u përgjigj sot Gorçeviq në seancën e Kuvendit në pyetjen e deputetes Aleksandra Vukoviq - Kuç, duke komentuar fyerjet që i janë drejtuar asaj nga presidenti i Serbisë. Ajo poashtu tha se raporti i Komisionit Evropian paraqet gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot Mali i Zi.

Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike janë plotësisht të përkushtuara për zhvillimin e sistemit të qeverisjes lokale

Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike janë plotësisht të përkushtuara për zhvillimin e sistemit të qeverisjes lokale në Mal të Zi, tha ministri Marash Dukaj. Ai në asamblenë e përgjithshme të rrjetit të Asociacioneve të pushteteve lokale të Evropës juglindore tha se decentralizimi në Mal të Zi në mbetet ende synimi dhe prioriteti i tyre. Dukaj, siç njofton Ministria e Administratës Publike, ka theksuar se qeverisja lokale paraqet esencën e demokracisë sepse u mundëson qytetarëve të ndikojnë drejtpërdrejtë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre dhe bashkësitë në të cilat jetojnë.

Vukoviq - Prioritet i Qeverisë është përmirësimi i politikave ekonomike

Prioritet i Qeverisë është përmirësimi i politikave ekonomike që synojnë përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të Malit të Zi përmes zhvillimit dinamik të infrastrukturës dhe zbatimin e një game të gjerë masash dhe ligjesh reformuese, tha ministri i Financave, Novica Vukoviq. Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga Vukoviq dhe guvernatorja e Bankës Qendrore, Irena Radoviq, po merr pjesë në Takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat mbahen në Uashington.

Ish-punëtorët e ish-fabrikës së këpucëve “Koshuta” nga Cetina kanë protestua sot para ndërtesës së Qeverisë

Ish-punëtorët e ish-fabrikës së këpucëve “Koshuta” nga Cetina protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë duke kërkuar pagesën e pagave të prapambetura dhe lidhjen e stazhit të punës. Avokati i tyre Petar Martinoviq tha se ata janë detyruar në një hap të tillë sepse deri më tani askush nga autoritetet nuk u është drejtuar ndaj kërkesës së tyre. “Presim të tregojnë empati ndaj qytetarëve të Cetinës dhe të na ftojnë në një takim për të filluar negociatat”, ka theksuar Martinoviq.

Komisioni Evropian (KE) ka konstatua progresin e Malit të Zi në fushën e ripranimit

Komisioni Evropian (KE) ka konstatua progresin e Malit të Zi në fushën e ripranimit dhe i ka vlerësua procedurat e kthimit të cilat i aplikojnë autoritetet malazeze, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).Delegacioni malazez,i përfshinte nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Misionit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), mori pjesë në takimin e Komitetit të Përbashkët për Ripranimin Mali i Zi me BE, me përfaqësues të Komisionit Evropian. DG HOME, DG NEAR, shteteve anëtare dhe FRONTEX. MPB-ja njoftoi se takimi është mbajtur me qëllim të monitorimit të zbatimit të Marrëveshjes për Ripranim dhe se është vërejtur progresi i Malit të Zi në këtë fushë. “Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se Mali i Zi ka arritur përparimin më të madh në drejtim të zvogëlimit të numrit të shtetasve malazezë të cilët janë urdhëruar të largohen nga territori i BE-së dhe se është zvogëluar numri i peticioneve për ripranimin e shtetasve malazezë dhe numri i kërkesave për azil, thuhet në kumtesë.

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar  ditën e martë për vizitë në Mal të Zi

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, me ftesë të kolegut të saj malazez Jakov Millatoviq nga e marta deri të enjten, do të qëndrojë në vizitën e saj të parë zyrtare në Mal të Zi. Millatoviq, siç njofton kabineti i tij, do ta presë Pirc Musar në rezidencën e tij në Cetinë, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Pas takimit të delegacioneve do të organizohet një konferencë për media”, thuhet në njoftim. Shtohet se në fund të ditës Millatoviq do të shtrojë një darkë festive për nder të Pirc Musar. Siç është paralajmëruar, Millatoviq do të hapë konferencën rajonale ESG Adria Summit kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së përgjegjshme të korporatave, ku do të marrë pjesë në një panel diskutimi me Pirc Musar. Kabineti i Millatoviqit tha se vizita e Pirc Musarit paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit intensiv dhe miqësor dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovenisë,sidomos kur bëhet fjalë për mbështetjen politike dhe eksperte për integrimin tonë evropian, por edhe për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me Slloveninë”, thuhet në njoftim.

Kurti- ushtrimet e ushtrisë serbe, kryhen vetëm 30 kilometra larg Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe, ka thënë se vendi ku do të behën këto ushtrime me dron luftarak kamikaz është vetëm 30 kilometra larg Kosovës dhe vetën 3 kilometra larg kufirit më Malin e Zi. “Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është faktori e aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcenim për Kosovën, të cilën ata nuk e njohin”, ka thënë Kurti.

Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit,,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit - Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me këtë rast ai ka shprehur kënaqësinë që ishte bashkë me të pranishmit në Ditën e Ulqinit, për të rikonfirmuar lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Ulqinit. “Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar”, u shpreh kryeministri. Duke e përkujtuar historinë e përbashkët, Kurti tha se nuk mund të shpërfillim rolin e jashtëzakonshëm që Ulqini ka luajtur për qytetarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e ka miratuar dje një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në vitin 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha para ligjvënësve se “nuk ka ndodhur gjenocid, prandaj një cilësim i tillë duket të hidhet poshtë”. “Serbët nuk kanë kryer gjenocid”, shtoi ai. Ky vendim u mor në një kohë kur Serbia dhe Republika Sërpska janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë. Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë. Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha sot kryeministri finlandez, Petteri Orpo. Vitin e kaluar, Finlanda mbylli kufirin e saj të gjatë me Rusinë pas rritjes së numrit të personave që hynin në shtet, përfshirë shtetas të Sirisë dhe Somalisë. Helsinki akuzoi Moskën se po i përdorë si armë emigrantët kundër tij dhe BE-së. Por, kjo akuzë është hedhur poshtë nga Kremlini. “Ne po përgatisim një legjislacion, por ne na duhen edhe masa nga BE-ja”, tha Orpo, pa dhënë më shumë detaje. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës që zhvilloi së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kufirin që Finlanda ndan me Rusinë. Von der Leyen deklaroi se KE-ja po punon ngushtë me shtetet e origjinës së emigrantëve dhe shtoi se pajtohet me qëndrimin e Finlandës. Duke ndjekur shembullin e Polonisë dhe Lituanisë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, Qeveria finlandeze po harton një legjislacion që do t’iu lejonte rojeve kufitare të ndalojnë që azilkërkuesit nga Rusia të hyjnë në Finlandë.

Ukraina thotë se ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Ukraina  për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, forcat e saj kanë rrëzuar një bombardues me rreze të gjatë veprimi. Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë shtetin, i cili po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022. “Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, tha ushtria përmes një postimi në rrjete sociale. Njoftimi për rrëzimin e bombarduesit strategjik u bë në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky, u kërkoi aleatëve perëndimorë të shtetit të tij që në mënyrë urgjente të furnizojnë shtetin e tij me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa më 19 prill ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike të energjisë. “Çdo shtet që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon në bindjen e partnerëve tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhen të ruhen në hangar, por të dislokohen në qytete dhe komunitete që përballen me terror, dhe çdokush që mbështet mbrojtjen tonë, është shpëtimtar”, tha Zelensky përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Ministrja gjermane thotë se G7 duhet t’i “përgjigjet” sulmit të Iranit

Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Baerbock theksoi se ajo dhe homologët e saj janë duke biseduar për masat e mundshme kundër Iranit gjatë një takimi në Itali. “Ne po bisedojmë për masa shtesë këtu në G7, sepse, natyrisht se duhet patjetër të ketë përgjigje ndaj këtij incidenti të paparë”, tha Baerbock. Megjithatë, ajo shtoi se “nuk duhet assesi të ketë përshkallëzim të mëtejmë në rajon; i cili do të ishte fatal për popullsinë e tij”. G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve si pasojë e luftës në Rripin e Gazës dhe sulmit të Iranit kundër Izraelit, mund të çojnë drejt një “konflikti të përgjithshëm rajonal”. Guterres tha se lufta e Izraelit në Gazë e ka krijuar një “skenë ferri humanitar” për njerëzit e ngecur atje. Ai tha se llogaritjet e gabuara apo moskomunikimi i duhur “mund të çojnë drejt të konflikti të plotë dhe të papërfytyrueshëm rajonal”. Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”.

SHBA-ja vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara kanë njoftu se kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Cak i sanksioneve është prodhuesi iranian i dronëve, pas sulmit të Iranit kundër Izraelit në fundjavë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një komunikatë për media se sanksionet e reja janë vendosur kundër 16 individëve dhe dy subjekteve, të lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit, përfshirë prodhimin e motorëve të dronit Shahed të Iranit, i cili u përdor për ta sulmuar Izraelin më 13 prill. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha në një komunikatë se i kishte kërkuar vetë Thesarit amerikan "të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve të cilat do t'ia dobësojnë edhe më shumë Iranit industritë ushtarake". "Ta kenë të qartë të gjithë ata që i mundësojnë apo mbështesin sulmet e Iranit, ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të nevojshme për t'i mbajtur ata përgjegjës", tha Biden.

Për nesër paradite parashihen periudha më të gjata me diell

Për nesër paradite parashihen periudha më të gjata me diell, kurse pasdite përsëri vranësim gradual; gjatë natës edhe reshje të mundshme të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura maksimale e ditës do të jetë prej 6 deri në 20 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се