Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 04. 2024. 00:00 >> 19:09

Ditari 26.04.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Prokuroria ka formuar lëndën lidhur me intervistën e ish presidentit Gjukanoviq

Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë ka formuar lëndën lidhur me intervistën e ish-presidentit të Malit të Zi dhe PDS, Millo Gjukanoviq. Pas një analize të hollësishme të intervistës, Prokuroria e Lartë e Shtetit, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrë masa dhe veprime tjera me qëllim të marrjes së vendimit eventualisht për kryerjen e veprës penale, është njoftuar portali i RTMZ nga Prokuroria e Lartë në Podgoricë. “Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka formuar lëndë lidhur me publikimin e intervistës në portale, të cilën “Antena M” ia ka dhënë M. Gj. dhe e cila është dorëzuar nga Drejtoria e  policisë për vlerësim në këtë prokurori për të shqyrtuar ekzistimin e mundshëm të elementeve të veprës penale e cila ndjeket sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Lartë të Podgoricës. Prokuroria i ka dhënë urdhër Drejtorisë së Policisë që të marrë dhe dorëzojë në Prokurori intervistën në formë elektronike nga “Antena M”, dhe siç thonë ata, pas një analize të detajuar të intervistës, sipas nevojës do të merren masa dhe veprime, për të marrë një vendim. Në një intervistë për Antena M, ish-presidenti i vendit tha se jetojmë në një atmosferë të helmatisur dhe se “shantazhet në  Malit të Zi do të vazhdojnë”. Ai po ashtu thotë se për këtë është i detyruar të paralajmërojë, sepse “shoqëria malazeze është shoqëri hakmarrëse ”.

M.Spajiq; Nuk do të lejojmë nmdërtimin e hidrocentraleve në lumin Tara

Nuk do të lejojmë që të ndërtohen hidrocentrale në  lumin Tara dhe në asnjë lumë tjetër të mbrojtur, tha kryeministri Millojko Spajiq, në një takim në Berlin me përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e BE-së të Bundestagut. Një nga pyetjet e takimit ka qenë edhe për ruajtjen e mjedisit në Mal të Zi në kuadër të tranzicionit energjetik dhe Spajiq ka thënë se Kushtetuta, sipas së cilës Mali i Zi është shtet ekologjik, do të respektohet deri në fund. “Të gjitha projektet për të cilat po punojmë janë të pranueshme për mjedisin”, tha ai.

Anëtarët e Bundestagut u interesuan gjithashtu për statusin e një numri të madh të ukrainasve të cilët qendrojnë në Mal të Zi.

„Ne u kemi mundësuar ukrainasve që të kenë një status special dhe ata do ta kenë atë status për aq kohë sa u nevojitet. Mendoj se ne i trajtojmë njësoj si BE-ja, përpiqemi t'i bëjmë të ndihen si në shtëpinë e tyre, kanë kujdes shëndetësor, janë të përfshirë përmes sistemit parashkollor dhe shkollor”, u përgjigj Spajiq.

Në bisedë me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje të BE-së të Bundestagut, është folur edhe për integrimin në BE, si dhe për reformat e planifikuara.

Spajiq theksoi se Mali i Zi dëshiron të përvetësojë vlerat e Bashkimit Evropian përmes procesit të negociatave, ndër të cilat sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm, por edhe të bëhet pjesë e tregut të përbashkët.

Deputetët vazhduan pyetjet anëtarëve të Qeverisë

Në rendin e ditës të mbledhjes së Kuvendit të Malit të Zi, edhe sot vazhduan pyetjet deputetëve  drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq. Ai thotë se do të bëjë gjithçka për t'i rikthyer integritetin profesionit të policisë dhe uniformave. “Një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve më të lartë të policisë ishin në ato pozita për të luftuar krimin e organizuar. Nëse ndonjëri prej tyre do të akuzohej se ka ndihmuar grupin e organizuar kriminal, do të ishte një skandal, kurse ne kemi dhjetëra policë që ose kanë organizuar ose kanë qenë anëtarë të grupeve të organizuara kriminale dhe kjo është sagë tragjike. Pikërisht, këta zyrtarë policie dëmtuan reputacionin e policëve të ndershëm dhe uniformave të policisë”, thotë Sharanović. Duke folur për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës të Drejtorisë së Policisë, Sharanoviq thotë se ka sugjeruar poligrafin, por që nuk ka qenë kusht eliminues. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit demokrat Boris Bogdanoviq se a do të sundojnë sërish klanet e ndryshme, Sharanoviq pohoi se ato nuk do të qeverisin."Ju garantoj se nuk do të ndodhë. Ky është detyrimi ynë," vuri në dukje Sharanoviq. Deputeti i Partisë Boshnjake, Admir Adroviq e pyeti ministrin Sharanoviq, se kur do të ketë Gucia një stacion policie. Sharanoviq tha se çështja e stacionit policor ishte neglizhuar plotësisht nga Ministria e punëve të brendshme.

Krapoviq: Prania e BE-së dhe NATO-s është e rëndësishme për përparimin e rajonit 

Prania e fuqishme e BE-së dhe NATO-s është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e vazhdueshëm të rajonit, tha ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

Krapović mori pjesë në konferencën "Dialogu i Sigurisë së Budapestit" si pjesë e panelit "Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në arkitekturën e re Evropiane të sigurisë".

Krapoviq theksoi nevojën për përfundimin me sukses të procesit të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit, duke theksuar se rruga evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.

"Mbështetja hungareze në lidhje me themelimin e Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi është shumë domethënëse. Jam i kënaqur me synimin e ministrit të Mbrojtjes së Hungarisë që së bashku me ministren e Mbrojtjes të Austrisë të dorëzojnë një non-paper,  lidhur me ngritjen e këtij projekti autoriteteve të Bashkimit Evropian, në fund të muajit maj”, përfundoi ai.

URA; Qeveria me qëndrim të qartë për Srebrenicën

Një qeveri që duhet të bindet se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë nuk duhet të ekzistojë, kanë deklaruar nga Lëvizja Qytetare URA. Siç thanë ata, URA është e orientuar nga e ardhmja, por në rastet kur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara diskutohet Projekt-Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës dhe kur Mali i Zi duhet të votojë, duhet mbajtur një qëndrim i qartë të vendosur.

“URA dënon të gjitha gjenocidet dhe krimet, pavarësisht se ndaj kujt janë kryer, qoftë në rajon apo në botë”, thuhet në deklaratën e lëvizjes URA. Ata, përkujtuan se përfaqësuesit e qeverisë së Abazoviqit morën pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Potoçari, me çrats, siç thanë ata, u bënë homazhe nderi viktimave.

Sezoni ka nisur, disa hotele janë mbushur deri në 80 për qind

Sezoni turistik në Mal të Zi ka nisur seriozisht dhe disa hotele janë mbushur deri në 80 për qind, ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Drejtorinë për Zhvillimin e Turizmit, Svetllana Shljivançanin. E ftuar në emisionin “Link” në Radion e Malit të i Zi, Shljivançanin tha se në Mal të Zi, ka mysafirë dhe se rezervimet e hoteleve janë të shkëlqyera. “Agjencitë tashmë kanë lidhur kontrata me agjencitë e huaja, kështu që aranzhimet turistike kanë filluar seriozisht”, theksoi ajo.

Sipas saj, drejtoria kompetente edhe këtë vit është përballur me probleme të shumta, disa prej të cilave përsëriten vit pas viti. “Së pari po punohet në infrastrukturën e trafikut, këto punime janë ende në vazhdim dhe nuk do të mund të shmangim ppengesat e trafikut. Drejtoria e transportit duhet të sigurojë që punimet të kryhen në kohë, që mysafirët tanë të jenë të kënaqur dhe kështu të mos kenë vonesa  në rrugë. Disa nga problemet evidente nuk aritëm t'i zgjedhim, por me përpjekje të përbashkëta do të arrijmë që të paktën t'i reduktojmë në minimum dhe të ofrojmë më shumë cilësi.

Në kërkim të zgjidhjes së prodhimeve tepricë 

Përfaqësuesit e qumështoreve dhe fermerëve u pajtuan në një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë për të zgjidhur problemin e eksporteve të tepërta të qumështit në Bosnjë Hercegovinë.

 Në të njëjtën kohë u dakorduan të formohet grupi punues, detyra e të cilit do të jetë të gjendet një zgjidhje sistematike që do të mundësojë rritjen afatgjatë të shitjes së produkteve vendase.

Ish punëtorët e „Koshutës“, bllokuan rrugën Podgoricë-Cetinjë

Ish-punëtorët e “Koshutës” nga Cetina, kanë bllokuar sot rrugën Podgoricë-Cetinë, dhe me këtë rast, përfaqësuesja e punëtorëve Dijana Vujoviq, tha për Radion e Malit të Zi, se do të bllokojnë sot qarkullimin në kohë zgjatje prej tri orësh, dhe paralajmëroi të njëjtën gjë të hënën e ardhëshme dhe ka shtuar se policia nuk ka të drejtë t'i kufizojë bllokadat duke shtuar se ata kërkojnë atë që kanë fituar.

“Të hënën do të mblidhemi sërish, pastaj do të shohim, nuk kemi marrë ende njoftim nga policia, sa do të zgjasë, por të hënën do të jemi sërish këtu“, tha ajo. Ajo ka kujtuar se pas protestës para Qeverisë të premten kanë pritur që ti pranojë kryeministri Millojko Spajiq, por kjo nuk ka ndodhur, andaj ish-punonjësit e “Košuta” kanë mbetur të zhgënjyer, ka sqaruar Vujoviq.

Imunizimi kundër fruthit, më ulët në komunat bregdetare

Përqindja e të imunizuarve me vaksinën  MMR në Mal të Zi, është vetëm 65 përqind, dhe për imunitetin kolektiv duhet të tejkalojë 95 përqind. Epidemiologia, Milena Popoviq-Samarxhiq, thotë se imunizimi kundër fruthit është më i ulëti në komunat bregdetare.

Kohët e fundit, rasti i dytë i fruthit në vend është regjistruar tek një fëmijë dymbëdhjetë vjeç nga Rozhaja, i cili nuk ishte i vaksinuar.

 

Në Prishtinë u shfaq premiera e filmit dokumentar të autorit Haxhi Shabani , prodhim i shoqatës së Art Klubit. Këtë veprimtari që u zhvillua në Ditën ndërkombëtare të librit e organizuan Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe Art Klubi.

Shtyhet votimi i rezolutës për Srebrenicën, në OKB

Votimi për Rezolutë për Srebrenicën është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet më 2 maj, njoftoi ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija. “Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin. Asambleja e Përgjithshme mesiguri do të mblidhet pas 6 majit, varësisht nga orari i seancave, por këtë do ta dimë vetëm javën që vjen”, tha ai.

A.Kurti; Kosova punon për tu anëtarësuar në NATOdhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar  për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës. Bëhet e ditur se në fjalën e tij, kryeministri Kurti rikujtoi se 75 vjet më parë, në prill të vitit 1949, u krijuan dy institucione që kanë transformuar historinë evropiane.

Duke nënvizuar se Kosova aspiron dhe punon për anëtarësimin në NATO e Bashkimin Evropian, kryeministri kosovar tha se hapi i parë për bashkimin me demokracitë evropiane është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Protesta para Bashkisë në Tiranë

Protestuesit në Tiranë kanë vijuar edhe sot me të njëjtin skenar, duke hedhur bomba molotov para derës së Bashkisë së Tiranës dhe duke tentuar shembjen e kordonit te sigurisë së policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Qëllimi i protestuesve, edhe sot, sipas tyre,  është dorëheqja e Kryebashkiakut Erion Veliaj, kërkesë kjo ardhur fill pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Protestës së demokratëve iu bashkua edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

BE paralajmëron ndihmën financiare për Gazën

Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palestinezët në Gazë.

Ky territor është shkatërruar nga lufta që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – teksa Izraeli po sulmon territorin nga toka dhe ajri në kundërpërgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Si pasojë e luftës, popullsia civile prej mbi 2 milionë banorësh e Gazës ka nevojë për ndihmë humanitare.

“Kjo mbështetje bën që totali i ndihmës humanitare që BE-ja ka ofruar për palestinezët brenda Gazës dhe në mbarë rajonin më 2024 të arrijë në 193 milionë euro”.

Spanja paralajmëron ndihma në armë për Ukrainën

Spanja do t’ia dërgojë Ukrainës një numër të vogël të raketave kundërajrore të sistemit Patriot, pas trysnisë nga aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO për t’i dhënë Kievit më shumë ndihmë ushtarake, u raportua të premten.

Duke qenë se Rusia i ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore në Ukrainë, qeverive të BE-së u është kërkuar ta ndihmojnë Kievin me më shumë kundërajrorë për ta mbrojtur veten.

Në veçanti kjo vendeve si Greqia dhe Spanja, të cilat kanë armë të tilla në arsenalin e tyre.

Duke i cituar burimet qeveritare, gazeta El Pais raportoi se Spanja e ka hedhur poshtë mundësinë t’i dërgojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot, por ka thënë se do ta furnizojë atë me raketa që përdorën nga ky sistem kundërajror.

Nesër, mot i kthjellët, pasdite i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende - vende me të reshura të përkohshme të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore. Temperatura në orën 14; Ulqin 20 gradë, Tivar 18, Podgoricë e Bjello Pole 16, Budvë e Beranë 15, Herceg Novi e Plevle 14, Petnjicë 13, Plluzhinë, Shavnmik, Andrijevicë e Guci 12, Rozhajë 11, Nikshiq, Cetinë e Kollashin 10 dhe në Zhablak 7 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në veri pasdite pritet vransim gradual dhe me reshje kalimtare të shiut.

 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -1 deri në 11, më e larta e ditës prej 13 deri në 23 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се