Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 04. 2024. 00:00 >> 17:04

Ditari 17.04.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Arrestohet drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Jellena Peroviq

Zyrtarët e njësisë së policisë speciale bllokuan sot në mëngjes objektin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët janë duke i kontrolluar zyrat e kësaj Agjencie. Sipas njoftimeve, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, është arrestuar drejtoresha e kësaj Agjencie, Jellena Peroviq. Peroviq, siç njoftohet, është shoqëruar në zyrat e Njësisë Speciale të Policisë. Peroviq është arrestuar nën dyshim se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë vitit të kaluar dhe deri në prill të këtij viti, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.

Inspeksioni Buxhetor kontrolloi Agjencinë në kuadër të planit vjetor dhe gjetjet u publikuan më 22 mars, ndërsa rezultatet e inspektimit, Ministria e Financave ia ka dërguar Prokurorisë Speciale të Shtetit, e cila në bazë të dokumentacionit të dorëzuar ka formuar lëndë penale.

 

Aleksa Beçiq përshëndeti operacionin e radhës

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme dhe Punë të Jashtme Evropiane, Aleksa Beçiq përshëndeti operacionin e radhës të departamentit të Policisë Speciale të Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit. “Përgëzoj operacionin e suksesshëm. Premtuam transparencë, efikasitet dhe drejtësi në sistemin e sigurisë dhe me arrestimin e sotëm tregojmë se jemi në rrugën e duhur. Ky është një shembull tjetër i bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet sektorit të sigurisë dhe prokurorisë, për të cilin fola edhe në Europol”, tha Beçiq.

 

U formua një ekip për të luftuar trafikimin e qenieve njerëz

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq dhe prokurori suprem i shtetit Millorad Markoviq nënshkruan vendimin për formimin e Ekipit Operativ për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz. Ekipi do të përfshijë përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës së Policisë. “Me këtë vendim kompetencat e ekipit aktual për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë zgjeruar duke përfshirë edhe rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me qenie njerëzore. Përmes bashkëpunimit gjyqësor dhe policor, veçanërisht me vendet e rajonit, si dhe me institucione të tjera ndërkombëtare dhe organizatave, autoritetet kompetente shtetërore të Malit të Zi do të kontribuojnë në pengimin e këtyre veprave kriminale, rezultatet e të cilave do të reflektohen edhe në nivel evropian”, thuhet në një postim në rrjetin X.

 

Mandiq: Kuvendi i Malit të Zi do të vazhdojë të arrijë rezultate

Kuvendi i Malit të Zi do të vazhdojë të arrijë rezultate që janë të nevojshme që vendi të marrë IBAR-in pozitiv në muajin qershor të këtij viti, tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq. Ai shtoi se nuk ka dyshim se Qeveria do të veprojë në të njëjtën mënyrë. Mandiq sot u takua Gert Jan Kopman, drejtorin i përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociata e Zgjerimit. Mandiq, siç thuhet në njoftim është shprehur i kënaqur me bisedën, duke kujtuar takimin e fundit me drejtorin e përgjithshëm në Bruksel, gjatë të cilit janë diskutuar për rezultatet e Kuvendit.

 

Seanca e Kuvendit shtyhet për nesër

Seanca e Kuvendit e cila ishte paralajmëruar për sot është shtyrë për nesër për shkak të, siç u njoftua nga Parlamenti, angazhimeve partiake të disa klubeve të deputetëve. Përndryshe, kjo është seancën e pestë e rregullt. Në këtë seance, siç paralajmërohet, do të mungojë debati për projektligjin për Gjykatën Kushtetuese, i propozuar nga shumica por i cili nuk kaloi në Këshillin kuvendor ligjdhënës. Deputetët në këtë seancë do të duhej të flasin për disa ligje në fushën e shëndetësisë dhe për disa propozime për veprimtarinë e ushtrisë malazeze. Klubi i deputetëve i Lëvizjes Qytetare URA ka kërkuar që në rend të ditës të futen ndryshimet e propozuara të Ligjit për Sigurimin Ivalidorë e Pensionist, Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve. Përmes ndryshimeve të propozuara nga URA, ata kërkojnë rritjen e pensionit minimal në 450 euro për përfituesit e pensioneve proporcionale dhe rritjen e shtesës së fëmijëve 50 për qind.

 

Reforma e qeverisjes lokale duhet të bazohet në decentralizim

Reforma e qeverisjes lokale në Mal të Zi duhet të bazohet në përmirësimin e decentralizimit, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në tryezën e rrumbullakët “Decentralizimi në Mal të Zi – ku jemi dhe ku duhet të jemi?”. Siç është njoftuar nga Ministria e Administratës Publike, Dukaj vuri në dukje analizën e funksionimit të sistemit të qeverisjes lokale, e cila, siç tha ai, kohë më parë ka përfunduar dhe e cila ka treguar se Mali i Zi është shtet i centralizuar, jo vetëm në krahasim me rajonin, por edhe më gjerë. “Duhet të shohim çdo mundësi për të shkëmbyer njohuri dhe ide që do të sjellin cilësi të reja në aktivitete për reformimin e mëtejshëm të sistemit të qeverisjes lokale. Kjo reformë duhet të bazohet në përmirësimin e decentralizimit”, tha Dukaj.

 

Ivanoviq viziton Arabinë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq, sot dhe nesër do të jetë në një vizitë pune në Arabinë Saudite, me ftesë të shefit të diplomacisë së këtij vendi, Faisal bin Farhan Al Saud.Siç njofton MPJ, vizita e Ivanoviqit në Arabinë Saudite do të jetë një mundësi për të diskutuar perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet këtij vendi dhe Malit të Zi.Si dhe modalitetet e përmirësimit të bashkëpunimit, në radhë të parë në fushën e turizmit, energjisë, investimeve dhe kulturës”, thuhet në deklaratë.Nga Ministria kanë thënë se Ivanoviq do të diskutojë me homologun e tij saudit për aktivitetet e Malit të Zi në nivel shumëpalësh, si dhe për kandidaturën për anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2026-2027.

 

Mali i Zi është i hapur për shkëmbimin e përvojave në fushën e zonave të mbrojtura detare

Shkëmbimi i përvojës me Greqinë në fushën e menaxhimit të zonave të mbrojtura detare është i rëndësishëm për Malin e Zi, i cili është në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian (BE).Kështu u bë e ditur në takimin e ministrit grek të Mjedisit dhe Energjisë, Teodoros Skilakakis dhe ministrit të Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vladimir MartinoviqTakimi, siç njofton Ministria përkatëse, është mbajtur në Athinë, ku Martinoviq do të marrë pjesë në një konferencë të madhe për detin nën sloganin Oqeani ynë.

Martinoviq tha se Greqia me përvojat e saj mund të ndihmojë Malin e Zi në fushën e menaxhimit më efikas të zonave të mbrojtura në det dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit të vlefshëm.

Skilakakis foli për zhvillimin e një projekti që përfshin monitorimin elektronik të të gjitha aktiviteteve në det dhe kontrollin e peshkimit, i cili, siç theksoi, do të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e ekosistemit detar të Malit të Zi.

 

Nxënësit mbështjellën telefonat me letër alumini, me pretekstin se kishin sjellë sanduiç

Maturantët e shkollave të mesme në Mal të Zi dje i janë nënshtruar maturës, përkatësisht provimeve profesionale në gjuhë dhe letërsi malazeze, serbe, boshnjake dhe kroate. Sipas vlerësimit të drejtorit të Qendrës së Provimeve të Malit të Zi, Millosh Triviq, dita e parë e provimit ka shkuar mirë, pa parregullsi. “Përpara Qendrës së Provimeve dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, mund të them se jemi shumë krenarë për mënyrën se si e organizuam këtë provim. Ne jemi gjithashtu jashtëzakonisht të kënaqur me mënyrën se si nxënësit dhe mësimdhënësit i pranuan të gjitha. Sot të gjithë kaluam testin e pjekurisë”, tha Triviq për portalin Parents.me. Ai falënderoi të gjithë pedagogët, por edhe prindërit për mbështetjen e tyre që provimi i maturës sivjet të mos lejohet të zhvillohet me parregullsi dhe keqpërdorime. Megjithatë, as detektorët dhe as mbikëqyrja e shtuar në të gjitha shkollat ​​nuk i dekurajuan disa nxënës të shkollave të mesme, të cilët u përpoqën të sjellin celularë.

 

Në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë, autobusët e Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe

Derisa dje në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, autoritet serbe si shenje hakmarrëse duket se kanë marrë një aksion të vështirësisë së lëvizjes së lirë të kosovarëve nëpër Serbi. Sipas njoftimeve nga Prishtina, në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë, autobusët e Kosovës janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë dhe te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë, dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Ndërkohë autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

 

Kroacia mban zgjedhjet parlamentare

Kroatët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, që po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit, Andrej Pllenkoviq, dhe partisë konservatore në pushtet, HDZ, që opozita e ka akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) po shpreson që të përdorë mbështetjen, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik.

Kjo parti ka mbizotëruar skenën politike, që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991.

Analistët thanë se shumë skandale korruptive, përfshirë edhe emërimin që Pllenkoviq bëri të prokurorit të shtetit i cili njihet se ka lidhje me persona të përfshirë në afera korruptive, mund të bëjë që HDZ-ja të humb shumicën.

Pllenkoviq ka mohuar çdo keqbërtje.

Afër 3.7 milionë votues do të zgjedhin në mesin e më shumë se 2.000 kandidatëve. Sondazhet e para pritet të dalin disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndërkaq rezultatet zyrtare pritet të publikohen në ditët në vijim.

 

Konsultime në OKB lidhur me rezolutën për Srebrenicën

Konsultimet joformale për draft-rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë do të mbahen më 17 prill në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u tha në ueb-faqen zyrtare të kësaj organizate.

Takimi është thirrur nga misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe misionit të Shteteve të Bashkuara.

Kabineti i kryesuesit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, dhe anëtari i Presidencës, Zhelko Komshiq, njoftuan para mbajtjes së konsultimeve joformale në Nju Jork, se të dy do të qëndrojnë në selinë e OKB-së më 17 prill për shkak të rezolutës së propozuar për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata shtuan se rezoluta e propozuar do të futet në agjendë në fillim të majit.

 

Rriet në  33.899 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 33.899 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Bëhet e ditur se në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 56 palestinezë ndërsa janë plagosur 89 të tjerë. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 33.899 ndërsa i të plagosurve në 76.664.Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

 

Zelenski: Në sulmin rus ndaj qytetit Kernikiv humbën jetën 10 persona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmin me raketa që Rusia kreu ndaj qytetit Kernihiv, transmeton AnadolL.Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale, Zelenski theksoi se Rusia kreu sulm me raketa ndaj qytetit Kernihiv dhe se në rajonin ku u krye sulmi vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit Ukraina ka sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore. Këto nuk do të kishin ndodhur nëse do të ishte e mjaftueshme vendosmëria e botës në luftën kundër terrorit rus. Terroristët mund të shkatërrojnë jetë vetëm nëse arrijnë të frikësojnë ata që mund të ndalojnë terrorin dhe të mbrojnë jetën. Mbështetja është e rëndësishme. Vendosmëria e Ukrainës është e mjaftueshme. Ka nevojë për vendosmërinë dhe mbështetjen e mjaftueshme të partnerëve tanë", tha Zelenskyy.

 

Sekretari I jashtë, britanik :Izraeli do të veprojë kundër sulmit të Iranit

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron tha se është e "qartë" se Izraeli ka marrë vendim për të kaluar në veprim si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror të Iranit, transmeton Anadolu. Cameron i cili vizitoi Izraelin, në një deklaratë për gazetarët tha se Britania shpreson që kundërpërgjigjja e Izraelit "të përshkallëzojë sa më pak të jetë e mundur situatën aktuale". Ai theksoi se duan të shohin sanksione të koordinuara kundër Iranit. Sekretari britanik potencoi se ka nevojë për përqendrimin sërish ndaj Gazës, përfshirë Hamasin, krizën e pengjeve, dërgimin e ndihmave në rajon dhe ndërprerjen e konflikteve.- Tensionet Iran-Izrael. Irani njoftoi se sulmi i Izraelit ndaj konsullatës nënkuptonte sulm në territorin e vendit të tij dhe se ata do të hakmerreshin. Ndërsa Izraeli tha se do t'i përgjigjej sulmeve të Iranit.

 

Dita e dytë e gjyqit të Trump! Zgjidhen 7 anëtarët e jurisë që do shqyrtojnë 34 akuzat

Ka vijuar dita e dytë e gjyqit ndaj ish-presidentit Donald Trump mbi çështjen e falsifikimit të bilanceve të biznesit të tij. Shtatë anëtarë të jurisë u vendosën të martën në panelin që do të vendosë fajësinë ose pafajësinë e ish-presidentit Donald Trump një proces që ka nxjerrë në pah se sa e vështirë – dhe shpesh e diskutueshme – do të jetë zgjedhja e një jurie të plotë thotë media amerikane CNN. Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit në një skemë për të mbuluar raportet në prag të fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016 se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një yll të filmave për të rritur.

 

Nesër mot i ndryshueshëm, në jug me reshje të pakta të shiut, kurse në veri dhe viset e larta malore edhe me skllotë e borë

Sot në pjesët jugore të Malit të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare, kurse në veri me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, vende -vende me reshje të dobëta të shiut, në viset e larta malore me borë. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut dhe jug perëndimit.

Temperaturat e shënuara në orën 14: Herceg Novi 19, Podgoricë, Tivarë e Budvvë 18, Ulqin 17, Cetinë 15, Shavnik 14, Nikshiq 13, Petnjicë 8, Kollashin, Bjello Pole, Andrievicë e Rozhajë 7, Plevle 4, Plluzhinë 3 dhe në Zhablak 1 g.

Për nesër paralajmërohet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në jug edhe me reshje të pakta të shiut, kurse në veri dhe viset e larta malore edhe me skllotë e borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, në mbrëmje e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 18 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се