Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 04. 2024. 00:00 >> 16:41

Ditari 24.04.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Spajiq - Tenderi parakualifikues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sot ose nesër

Tenderi parakualifikues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për pjesën e rrugës Andrijevicë - Mateshevë duhet të fillojë sot ose nesër, tha kryeministri Millojko Spajiq.

Tenderi, sipas fjalëve të tij, do të zgjasë dy muaj ndërsa realizimi do të fillojë në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm, i cili, siç tha kryeministri, është më shpejtë për një vit e gjysmë se sa ishte planifikuar. Duke komentuar deklaratën e ish-presidentit, Millo Gjukanoviq, i cili vlerësoi se në Mal të Zi aktualisht në skenë është revanshizmi politik si faqe e re e traditës së hakmarrjes malazeze, kryeministri Spajiq tha se hakmarrja më e mirë janë rezultatet në infrastrukturë. Ai poashtu tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për pensionet e tyre. “Ato do të paguhen rregullisht por sistemi pensionist duhet të reformohet”, tha Spajiq.

 

Vanja Qalloviq - Markoviq - deklarata e ish-presidentit Gjukanoviq është një formë frikësimi

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritar, MANS Vanja Qalloviq- Markoviq beson se deklarata e ish-presidentit Millo Gjukanoviq, në të cilën ai përmend edhe hakmarrjen, është një formë frikësimi dhe mesazh drejtuar kryeprokurorit special Vladimir Novoviq. Qalloviq- Markoviq rekomandoi se modeli italian në projektligjin për konfiskimin e pasurisë është zgjidhja më e mirë për Malin e Zi kurse zgjidhjet që po propozohen shkojnë në favor të kriminelëve. Ajo tha se dje i ka njoftuar përfaqësuesit e komisionit të Venecias për mangësitë në ligjin e propozuar. Deklaratën e Gjukanoviqit e kanë komentuar edhe bashkëbiseduesit e emisionit LINK. Analisti Novak Svrkota beson se ish-presidenti foli për pasoja nëse dikush do të niste ndonjë procedurë ligjore kundër tij, ndërsa avokatja Nina Radulloviq beson se nuk duhet të gjykohet si hakmarrje arrestimi apo paraburgimi i dikujt.

 

Millatoviq - Evropa,Bashkimi Evropian por edhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për më shumë burrështetas dhe më pak politikanë

Evropa, Bashkimi Evropian por edhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për më shumë burrështetas dhe më pak politikanë, u tha në panelin e parë të Samitit të Adrias, “E ardhmja e Rajonit”, në të cilin folën presidenti i Malit të Zi Jakov  Millatoviq dhe presidentja sllovene Natasha Pirc Musar. Presidentja e Sllovenisë tha se viti 2030 është termini i fundit për anëtarësimin e vendeve në Bashkimin Evropian.

 

D.Shukoviq, S.Mirkoviq dhe M.Tomoviq të intervistohen si kandidatë potencial

Komisioni për përcaktimin e listës së kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme vendosi që Dragana Shukoviq, Sllavica Mirkoviq dhe Mlladen Tomoviq të intervistohen si kandidatë potencial. Sipas konstatimeve të komisionit, vetëm tre kandidatë kanë dorëzuar dokumentacion e kompletuar. Këshilli i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka pesë anëtarë. Në ndërkohë është arrestuar, e pastaj liruar, drejtoresha e Agjencisë, Jellena Peroviq.

 

Sot Parlamenti Evropian miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Sot Parlamenti Evropian miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument me vlerë gjashtë miliardë euro. Siç ka njoftuar në rrjetin “X” ministrja për punët evropiane Maida Gorçeviq, në këtë mënyrë do të kemi qasje në më shumë se 400 milionë euro kredi të favorshme dhe mjete të pakthyeshme për realizimin e reformave. “Me këtë instrument do të ndihmojmë rritjen e ekonomisë malazeze, do të përmbushim qëllimet e agjendës së reformave dhe do t'i afrohemi anëtarësimit në familjen e demokracive evropiane”, tha Gorçeviq. Gjatë debatit, bashkë-raportuesi Tonino Piculla theksoi se harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së është një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij mekanizmi, i cili sjell dy miliardë euro në formën e granteve dhe katër në formë kredie. “Vendi kandidat duhet të vlerësohet sipas meritave të veta, kurse vlerat tona themelore si sundimi i ligjit dhe standardet demokratike duhet të jenë shtylla e vlerësimit tonë nëse vendi është gati për t'u anëtarësuar në BE”, tha Piculla.

 

Shumica e shteteve të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel. I vetmi dallim në qëndrime, siç pohojnë burimet e RTK-së, ka të bëjë me mënyrën si të shkohet drejt heqjes së sanksioneve, të cilat Brukseli ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas eskalimit të dhunës në veri, si rezultat i marrjes së detyrës së kryetarëve shqiptar në katër komunat. Të martën më 22 prill, është mbajtur takimi i ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, ku për herë të parë është diskutuar mundësia e heqjes së masave në dritë të mbajtjes së zgjedhjeve më 21 prill në veri të Kosovës. Në këtë takim të ambasadorëve ka marrë pjesë edhe Miroslav Lajçak, emisari evropian për dialog si dhe Tomas Szoyong, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë. Siç merret vesh nga burimet mirë të informuara nga ky takim, shtetet anëtare të BE-së janë të ndara në dy grupe: ato që konsiderojnë së masat duhet të hiqen menjëherë, dhe grupi tjetër i shteteve të cilat janë të mendimit se masat duhet të hiqen gradualisht, nëse Kosova vazhdon të tregojë përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën. Në grupin e dytë, sipas burimeve të RTK-së, bëjnë pjesë shtetet më të fuqishme të BE-së, siç janë Gjermania Franca e Italia të cilat gjithashtu janë anëtare të QUINT-it.

 

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë dje se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Macron ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e votimeve të 21 prillit në veri të Kosovës, për largim ose jo të kryetarëve, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të komunitetit serb. Sipas Presidencës franceze, ai i ka bërë këto deklarata në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të zhvilluar më 23 prill. “Presidenti e ka mirëpritur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”, është thënë në një komunikatë për media të Presidencës franceze. Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës – organizatës lidere në fushën e të drejtave të njeriut. Kryeministri Kurti ka thënë se beson që Franca do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa ndonjë parakusht tjetër. Ai i ka bërë këto komente në një postim në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

 

Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi. Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në zgjedhjet presidenciale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në zgjedhjet për presidentin e vendit. Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj në vitin 2019, në të cilat fitoi Stevo Pendarovski. Janë 7 kandidatë që garojnë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë. Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski kërkon një mandat të ri që vendi të vijojë rrugëtimin evropian, ndërsa kandidatët shqiptarë janë Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” dhe Bujar Osmani i përkrahur nga Fronti Evropian.  Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë mbi 1 milion e 800 mijë votues.

 

 

Është rritur në 34.262 numri i palestinezëve të vrarë

Është rritur në 34.262 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 201 ditësh në Rripin e Gazës, transmeton Anadoll.Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 201 ditësh ndaj Rripit të Gazës.Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 79 palestinezë, ndërsa 86 të tjerë janë plagosur.Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.262 ndërsa i të plagosurve në 77.229.Më tej theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

 

Senati amerikan e miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se do ta nënshkruajë një paketë të shumëpritur me ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi ajo kaloi në Senatin amerikan të martën vonë, duke i hapur rrugën dërgimit të ndihmës jetike ushtarake Kievit.“Do ta nënshkruaj projektligjin dhe do t’i drejtohem popullit amerikan, sapo ai të mbërrijë në tavolinën time nesër, në mënyrë që ne të mund të fillojmë t’i dërgojmë armë dhe pajisje Ukrainës këtë javë”, tha Biden në një komunikatë. Senati amerikan e kaloi një paketë me projektligje me 79 vota për dhe 18 kundër, në mesin e të cilëve dhe ai për Ukrainën në vlerë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Projektligjet e tjera që kaluan në Senat janë edhe ai me 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe një tjetër me 8.12 miliardë dollarë për “luftimin e komunizmit në Kinë”.Projektligji i katërt ka të bëjë me ndalimin e mundshëm të rrjetit social TikTok, me masat për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë dhe me sanksionet e reja ndaj Iranit. Gjatë debatit, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku, u bëri thirrje kolegëve në Senat ta kalojnë legjislacionin, pasi Kievi ka hasur në vështirësi të mëdha për ta mbrojtur territorin, si pasojë e mungesës së armëve dhe municioneve të shkaktuar kryesisht nga vonesa e ndihmës amerikane. Schumer tha pasi projektligji u miratua se “kjo është një ndër masat më të rëndësishme që kanë kaluan në Senat në një kohë të gjatë, për ta mbrojtur sigurinë amerikane dhe sigurinë e demokracisë perëndimore”.

 

Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë

Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës, thanë sot zyrtarët e lartë gjermanë.Ky vendim vjen pas një hetimi nga ish-ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, për të mësuar nëse disa punëtorë të UNRWA ishin përfshirë në sulmin kundër Izraelit më 7 tetor nga Hamasi. Hetimi i udhëhequr nga Colonna për neutralitetin e kësaj agjencie ka gjetur se Izraeli ende nuk ka qenë në gjendje të ofrojë prova për akuzat që i bëri se qindra punëtorë të UNRWA ishin operativë të Hamasit në Gazë. Dy ministra gjermanë, i Punëve të Jashtme dhe i Zhvillimit, i bënë thirrje UNRWA-së t’i zbatojë shpejt rekomandimet e raportit, përfshirë forcimin e auditorit të brendshëm dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së jashtme të menaxhmentit të projektit.

 

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno -Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte në vitin 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve. Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera. Hikmet Hajiyev, shefi i administratës presidenciale të Azerbajxhanit për politikë të jashtme, e konfirmoi tërheqjen e trupave ruse gjithashtu, duke thënë se u bë me pajtim dypalësh të të dyja vendeve. Hajiyev nuk tregoi pse po tërhiqeshin forcat ruse, por prania e tyre ka qenë e panevojshme duke qenë se Azerbajxhani e mori nën kontroll të plotë këtë rajon vitin e kaluar.

 

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, vende vende edhe me reshje të dobëta të shiut, sidomos paradite në pjesët kontinentale. Në veri dhe viset e larta malore edhe me reshje të dobëta të skllotës dhe borës. Do të fryjë erë e  dobët deri mesatare, në veri deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 11 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë celsius.

 

 

Në Kuvendin e komunës së Tuzit u zhvillua debati publik tema e të cilit ishte çështja e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të çimentos. Banorët e e Mileshit shprehen se kjo fabrikë do të ndikojë negativisht në shëndetin e banorëve prandaj edhe nuk janë dakord qe e njëjta të ndërtohet në vendin e paraparë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се