Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 04. 2024. 00:00 >> 17:51

Ditari 16.04.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Paraburgim deri në 30 ditë për Katniq dhe Llazoviq

Milivoje Katniq dhe Zoran Llazoviq u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të mundshëm tek dëshmitarët, tha këshilltarja për marrëdhënie me opinion në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, Marija Rakoviq. Ish-ndihmës drejtori i drejtorisë së Policisë dhe ish-kryeprokurori special janë arrestuar të dielën, ndërsa Prokuroria Speciale e Shtetit i akuzon për krijimin e organizatës kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i Llazoviq dhe Katniq është hap i madh përpara, sepse ata janë njerëz që janë në krye të piramidës kriminale, tha në emisionin Link lideri i URA-s, Dritan Abazoviq. Ai thotë se ka ende sfida përpara Malit të Zi dhe se disa njerëz nuk do të mund t'i shmangen drejtësisë.

Kryeministri M. Spajiq, në Këshillin për politik të jashtme të PE

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq do të flasë sot në Bruksel para Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Gjatë takimit të kryeministrit Spajiq me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Hert Jan Kompan, u vlerësua se Mali i Zi mund të jetë një histori e suksesshme evropiane. Spajiq tha se janë të vendosur që të gjitha proceset t'i çojnë deri në fund dhe të përmbushin obligimet e mbetura me afate të përcaktuara qartë për ato standarde të përkohshme ku ka sfida të caktuara.

Oana Kristina Popa; Qeveria e përkushtuar agjendës Evropiane

Problemet politike që janë shfaqur në Mal të Zi javët e fundit mund të ndikojnë potencialisht në stabilitetin e Qeverisë, tha ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa, dhe tha se marrja e Raportit për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR), nuk është fundi i rrugës.

Popa, në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, tha se mbajtja e  këtij takimit vjen në një moment vendimtar për Malin e Zi. “Siç jeni të gjithë në dijeni, Qeveria e re me opozitë konstruktive punoi fort për të nisur procesin e anëtarësimit, bazuar në mbështetjen e fuqishme që ekziston nga institucionet e BE-së”, tha Popa. Ajo theksoi se më shumë se 78 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin në BE dhe shtoi se Mali i Zi është unike në rajon. Sipas saj, Qeveria ka punuar shumë për përmbushjen e prioriteteve të agjendës së BE-së, veçanërisht në lidhje me zbatimin e standardeve të përkohshme në fushën e sundimit të ligjit. Popa tha se emërimet në drejtësi janë arritja më e rëndësishme e deritanishme dhe shtoi se është e nevojshme të plotësohen kriteret e përkohshme. Ajo tha se zbatimi është mirëpritur në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel dhe se tani pritet plotësimi i mëtejshëm i kritereve nga kapitujt 23 dhe 24.

Kuvendi vazhdoi mbledhjen me pyetjet e deputetëve anëtarëve të Qeverisë

Vitin e ardhshëm shkollor, të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe çerdhet, duhet të fillojnë me inventar të ri nëpër klasa, paralajmëroi ministrja e Arsimit Angjela Jakshiq-Stojanoviq. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi, ajo paralajmëroi projekte të shumta infrastrukturore dhe tha se ky është viti i investimeve më të mëdha në infrastrukturën arsimore.

Ndër investimet e shumta, ajo përmendi 6.3 milionë për pajisje kompjuterike dhe përkujtoi se në shkurt të vitit 2025 do të përfundojë ndërtimi i shkollës fillore “Vlladimir Nazor” në Podgoricë, si dhe tenderi për rindërtimin e nëntë shkollave të mesme me vlerë të përgjithshme prej 5.95 milionë euro. Pritet që, siç thotë ajo, deri në fund të kësaj jave të shpallet tender për blerjen e mobiljeve për shkolla dhe kopshte.Në pyetjen e deputetit të PDS, Abaz Dizdareviq, se sa aktgjykime ka pasur në të cilat ministria ka humbur rastin për shkak të shkarkimeve të paligjshme të drejtorëve gjatë mandatit të ish-ministres Vesna Bratiq dhe sa u ka kushtuar qytetarëve deri më tani, ministrja Jakshiq Stojanoviq, tha se deri më tani janë nxjerrë 130 aktgjykime dhe ka shtuar se “në ato procedura, ministria është e obliguar që paditësve t'u paguajë shumën prej 102.924 euro. Pasi aktgjykimet janë bërë ligjërisht të detyrueshme, 97 prej tyre kanë iniciuar procedura për kompensim dëmi kundër ministrisë dhe ato procedura janë në vazhdim e sipër”, tha Jakshiq Stojanoviq.

Markoviq; Plagë të dukshme edhe sot nga krimet e luftës

Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor, është vendimtar për zgjidhjen e rasteve të mbetura të krimeve të luftës dhe përparimin e të gjithë rajonit, u potencua nga takimi rajonal i prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve. Një takim dyditor me temën ,,Pranueshmëria dhe transferimi i provave”, në Budva, u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi, dhe në kuadër të projektit rajonal "Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE), dhe zbatuar nga UNDP. Siç njoftoi Prokuroria e Lartë e Shtetit, në mesin e pjesëmarrësve ishin më shumë se 40 prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë nga Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe përfaqësues të këshillave gjyqësore të Mekanizmit Rezidual Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (IRCM) nga Haga. Prokurori suprem i shtetit të Malit të Zi, Millorad Markoviq, tha se krimet e luftës të kryera në territorin e Ballkanit Perëndimor lanë plagë të dukshme edhe sot. Prandaj, siç tha ai, është përgjegjësi e autoriteteve gjyqësore të rajonit që të sigurojnë që drejtësia të jetë në dispozicion për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe që autorët e këtyre krimeve të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.

Të mos vonohet me plotësimin e Gjyqit Kushtetues

Procesi i emërimit të gjyqtarit të ri në Gjykatën Kushtetuese, duhet të përfundojë në kohë në mënyrë që vendi vakant të plotësohet menjëherë në pajtim me rregullat në fuqi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez. Përndryshe mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Milorad Gogiq, skadon në fund të muajit maj kur ai fiton të drejtën për pension ndërsa Këshilli Kushtetues Parlamentar, përcaktoi listën e kandidatëve për zëvendësimin e tij në fillim të marsit, mirëpo intervistat me kandidatët ende nuk janë caktuar.

Asambleja Parlamentare e KE-së pritet të votojë pro Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë sot raportin e deputetes Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që ky institucion të miratojë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Debati dhe votimi përfundimtar do të mbahet sot pasdite. Në prag të debatit dhe votimit të raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, disa delegacione kanë dorëzuar në momentin e fundit amendamente me qëllim të ndryshimit të tekstit përfundimtar. Janë gjithsej 15 amendamente të propozuara rreth të cilave duhet debatuar dhe votuar para votimit të raportit në tërësi. Më së shumti amendamente ka dorëzuar delegacioni i Serbisë, më datën 15 prill, një ditë para votimit. Amendamentet e delegacionit serb kryesisht fokusohen në refuzimin e miratimit të opinionit të Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës,  të miratojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Për raportin e Dora Bakojanis duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Vota e sotme nuk është detyruese por ajo gjithsesi hapë rrugët për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinent.

Osmani: Vrasja e sotme e gruas në Pejë është femicid

Sot është vrarë një grua në Pejë, ku dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vrasjen e sotme në Pejë e ka quajtur femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Osmani nga Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, bëri thirrje që të gjithë bashkë të angazhohen për ndaljen e vrasjeve te vajzave dhe grave në Kosovë.

Presidentja u ka bërë thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë, që të bashkohen kundër dhunës mbi bazën gjinore.

Konjufca: Koha të ndodhë konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë

Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë. “Konsolidimi i të gjithë mekanizmave të drejtësisë dhe gjyqësisë është koha e fundit të ndodhë, sepse gra e vajza po vriten vazhdimisht”,  tha kryekuvendari, Glauk Konjufca, në hapje të ditës së dytë të këtij forumi. “Dhuna e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe Sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë jave në Kosovë”, tha Konjufca.

Izraeli i vendosur në përgjigje ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi. Ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej, megjithatë.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

Teherani, paralajmëron sulme të reja nëse Izraeli sulon Iranin  

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Parlamentit Iranian, Abullfazill Amouei, tha se nëse Izraeli sulmon do të përdorin armët që nuk i kanë përdorur më parë, transmeton Anadolu.Sipas faqes së lajmeve , në një deklaratë për televizionin, Amouei vlerësoi mundësinë e kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj Iranit.Amouei tha se sulmi që vendi i tij kreu ndaj Izraelit më 13 prill është i ligjshëm dhe ata do të japin kundërpërgjigje ndaj çdo sulmi të Izraelit. Tensionet Iran-Izrael Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask.

Izraelitët paralajmërojnë palestinezët të mos kthehen në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë pesë persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre.Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Zelenski, thirrje aleatëve në “unitet” ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri të hënën thirrje aleatëve që të shfaqin të njëjtin “unitet” ndaj Ukrainës siç bënë ndaj Izraelit kur penguan sulmet ajrore iraniane ndaj Izraelit gjatë fundjavës.Në një postim në rrjetin Telegram, Presidenti Zelensky falenderoi aleatët që kishin dërguar më shumë ndihmë për mbrojtjen ajrore ukrainase , por tha se “intensiteti i sulmeve ruse kërkon unitet më të madh“, të njëjtë si ajo që treguan për mbrojtjen e Izraelit.Presidenti Zelensky lëshoi thirrjen e tij të fundit për ndihmën e aleatëve, duke thënë se Rusia po shkakton “dëme të konsiderueshme” çdo ditë.

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore .

    Temperaturat në orën 14: Bjello Pole 24 gradë, Podgoricë, Tivarë e Budvë 23, Ulqin e Herceg Novci 22, Shavnik 21, Plevle e Andrievicë 20, Rozhaj 19, Kollashin e Plluzhinë  18, Nikshiq, Cetinë e Petnicë 17, Guci 16, dhe në Zhablak 15 g.

Nesër do të mbaj mot me vranësira mesatare deri  plotësisht i vranët, me reshje të përkohshme të shiut, sidomos paradite.

Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në veri dhe viset e larta malore edhe me reshje të mundshme të borës. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut, ndërsa pas dite me intensitet me të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 6 deri në 17 kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се