Žabljak
Pretežno oblačno
3.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
11.4 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
18.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
13.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
15.5 °C
Bar
Umjereno oblačno
19.4 °C
Podgorica
Malo oblačno
21.4 °C
Ulcinj
Malo oblačno
21.5 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
12.1 °C

Lajmet

07. 03. 2014.   >>  18:06 0

LAJMET 07.03.2014

07.03.2014

Në Beranë sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Në Beranë sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e diel me 9 mars, në të cilat do të marrin pjesë 10 parti politike dhe një koalicion. Veçmas do të prezantohet PDS , Partia Demokratike serbe , Partia radikale serbe, Partia popullore , Partia boshnjake , Partia komuniste Jugosllave e Malit të Zi , Partia social demokratike , partia e pensionistëve , invalidëve dhe të drejtës sociale , lista serbe  dhe Mali i Zi pozitivë. PSE dhe Fronti Demokratikë do të marrin pjesë në koalicion.

Kuvendi i Beranës do të numërojë 35 këshilltarë. Të përkujtojmë se të drejtë vote kanë 23 mijë e 553 qytetarë t  cilët do të votojnë në 55 votime. Në zgjedhjet e mëparshme pra në ato të vitit 2010 më së shumti mandate ka  pas fitua koalicioni PDS –PSE e cili ka pasur edhe pushtetin në këtë komunë, ndërsa opozita e bashkuar ka pasur 16 këshilltar.

 

Gjukanoviq ,kur kemi dalë veçmas, çdo herë kemi shënuar rritje të votave

Lideri i PDS Millo Gjukanoviq ka rikujtuar se  prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012,në 7 zgjedhje lokale të kësaj partie e cila ka dalur veçmas në zgjedhje ka shënuar rritje të votave. Ai gjithashtu  është shpreh se nuk e frikojnë zërat e shumtë të cilët kohë pas kohe janë kundër PDS. Nga ana tjetër nënkryetari i PDS Svetozra Maroviq  ka deklarua se  deklaratat e përfaqësuesëve të koalicionit të PSP dhe Frontit Demokratikë se do të fitojnë 24 mandate prej 35 të mundshme është shpreh se nuk e ka të njohur se cili liderë e ka deklaruar këtë Nebojsha Medojeviq apo ndokush tjetër por nuk është mirë as e ndershme që të jepen deklarata të tilla.

Unë ftojë Medojeviqin apo ndokën tjetër i  cili ka deklaruar këtë se ka mashtruar vetë veten  dhe se me siguri këto deklarata nuk janë bazë dhe nuk do të jenë të sakta çka do të dëshmohet ditën e dielë ka deklaruar Maroviq në konventën përfundimtare të PDS në Beranë. Ai njëheri ka përkujtuar se populli në Beranë do të shoh se kush flet dhe kush është në të drejtë dhe kush mashtron popullin. Me gjithë këtë unë mendoj se ne si parti do të kemi  18 mandate të sigurta po ndoshta edhe 19 është shpreh Maroviq.

 

Lëvizja  ,,Neutraliteti,, vendimin për hyrje në Nato u takon qytetarëvet

Dekleratat e shpeshta të përfaqësuesve të qeverisë, duke përfshir këtu edhe të ministrave Igor Llukshiq dhe Dushko Markoviq se referendumi për hyrje në NATO nuk është i nevojshëm , paraqesin pranimin jo të drejtë për drejtë se në trupin votues në mal të Zi nuk ekziston shumica e cila do të përkrahte këtë ide, konsideron Lëvizja  ,,Neutraliteti,,.

Kjo njëherë është edhe sinjal i qartë se sa është kapaciteti demokratik i Llukshiqit dhe Markoviqit dhe sa ata janë të gatshëm që vendimet e rëndësishme për ardhmërinë e Malit të Zi t’ua dorëzojnë atyre të cilët me Kushtetutë kanë qenë si bartës të sovranitetit , këta janë qytetarët e Malit të Zi , ka deklaruar kryetari i këshillit drejtues të kësaj organizate joqeveritare Filip Kovaçeviq. Ai njëherë përkujtoi deklaratën e Llukshiqit në vitin 2011 me rastin e vizitës në SHBA i cili ka deklaruar se disa vendime të cilat janë të mira për vend mund të sillen edhe nëse qytetarët një gjë të tillë nuk e kuptojnë tërësisht, ka deklaruar Kovaçeviq për agjencinë MINA.

 

Punëtorët e Kompanisë Metallac Montallar të Niskhiqit do të bllokojnë të hënën tunelin Budosh

Punëtorët e Kompanisë Metallac Montallar të Niskhiqit , të cilët bëjnë grevë qysh me 18 dhjetor në Fabrikë do të bllokojnë të hënën tunelin Budosh të pa kënaqur me raportin e kompetentëve ndaj problemit të tyre. Kryetari i sindikatës Radisav Jaukoviq , ka theksuar se punëtorët vendimin e tillë e kanë sjellë në tubimin e mëngjesit të sotëm. Punëtorët në javën e kaluar kanë organizuar edhe tubime të qeta para ministrisë së ekonomisë duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura, lidhjen e stazhit të punës dhe fillimin e prodhimtarisë. Të përkujtomë se kompaninë Metallac në falimentim e kishte blerë në vitin 2004 Goran Mlladenoviq nga Sllovenia për 450 mijë euro  por më vonë ka iniciuar likuidimin vullnetarë duke pohuar se nuk mund të afarojë për shkak të borxhit prej rreth 3 milion euro.

 

Unioni evropianë ka ndarë  73.8 milion euro për projekte strategjike të IPA programit ndërkufitarë adriatik

Unioni evropianë ka ndarë  73.8 milion euro për projekte strategjike të IPA programit ndërkufitarë adriatik prej të cilave institucionet dhe organizatat malazeze të cilat do të marrin pjesë në 11 projekte do të marrin 4.2 milion euro.

Sekretari shtetëror për integrimet evropiane Aleksandar Andria Pejoviq në tryezën e rrumbullakët me rastin e fillimit të realizimit të këtyre projekteve strategjike ka përkujtuar se ky program përfshin 4 shtete anëtare të UE , Italinë, Greqinë, Slloveninë dhe Kroacinë dhe katër shtete të cilat gjenden në procesin e zgjerimit, Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

 

Drobnjak -  është bërë mjaft por ende pa botëkuptime të plota

Në Mal të Zi është bërë mjaft në rrumbullakimin e suazave ligjore të cilat garantojnë shansa dhe mundësi të barabarta për të dy gjinitë, mirëpo në praktikë ekzistojnë botëkuptime tradicionale të pozitës dhe rolit të gruas në familje dhe në shoqëri , është theksuar në seancën e Parlamentit të gruas.

Kryetarja e Këshillit për barazinë gjinore Nada Drobnjak ka theksuar se barazia e gruas dhe e meshkujve është pjesë e pa ndarë e korpusit të drejtave të njeriut dhe paraqet element kyç në proceset reformiste dhe njëherë nënkupton avancimin e pozitës së gruas në të gjitha sferat e jetës private dhe publike. Sipas fjalëve të saj gjatë viteve të kaluara janë zhvilluar aktivitete të renëdishme në sferën e pengimit të dhunës kundër gruas dhe në rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe politike dhe në mekanizmat e nivelit lokal.

 

Organizata turistike nacionale prezanton ofertën e Malit të Zi në burzen në Berlin

Organizata turistike nacionale në bashkëpunim me ekonominë prezanton ofertën e Malit të Zi në burzen më të vizituar të Industrisë turistike botërore ITB 2014 në Berlin. Drejtori i Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi Sasha Radoviq  dhe drejtorja e përgjithshme në ministrinë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Zhelka Radak Kukaviçiq, kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e agjencive, institucioneve dhe mediave ndërkombëtare. Radoviq siç është kumtuar është takuar edhe me drejtorin e shoqatës për udhëtimet aventuriste  Kristofer Doilli .  Ky është asociacioni më i rëndësishëm në këtë segment dhe tubon disa qindra turoperator të specializuar të cilët merren me pushime aktive. Radoviq, është takuar edhe me përfaqësuesin e organizatës turistike botërore në OKB Isabell Garan me të cilin është biseduar për modelet e bashkëpunimit të ardhshëm .

 

Obama e Putin bisedojnë rreth krizës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti Barak Obama, ka zhvilluar bisedën e dytë telefonike në gjashtë ditët e fundit, me presidentin rus Vladimir  Putin në lidhje me krizën në Ukrainë.
Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama ia ka bërë me dije presidentit ruse se veprimet e Rusisë në Ukrainë, kanë shkelur sovranitetin e Ukrainës. Kjo, siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, ka bërë që Uashingtoni të vendos sanksionet e para ndaj zyrtarëve rus.

Obama,  siç bëhet me dije, ka kërkuar nga Putin që të largoj trupat nga Krimeja, të lejojë atje prezencën e monitoruesve ndërkombëtar të cilët do të siguronin se po respektohen të drejtat e popullatës së atjeshme, si dhe të nisë  negociatat  me Ukrainën për zgjidhjen e Krizës.
Putin mësohet se i ka thënë presidentit  Obama  se autoritetet e reja në Ukrainë  kishin “imponuar vendime  tërësisht  të  paligjshme në rajonet lindore dhe juglindore të Krimesë”, andaj edhe Rusia ka vepruar në këtë mënyrë.

 

Duma ruse mbështet referendumin në Krime

Kryetari i Dhomës së ulët ruse thotë se Duma shtetërore do ti respektoj “zgjedhjet historike” që do të zhvillohen në Krime, ku banorët e këtij gadishulli do të votojnë për bashkimin me Rusinë. Sergei Naryshkin, duke folur gjatë një takimi me ligjvënësit e Krimesë, tha se e mbështesin votimin demokratik të popullësisë së Krimesë. Takimi i mbajtur u drejtua nga kryetari i legjislativit të Krimesë, Volodimir Konstantinov. Teksa tubimi po mbahej, qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës. Parlamenti i Krimesë  dje ka votuar  që me datën 16 mars në Krime të mbahet referendumi  ku qytetarët do të pyeten për bashkimin e Krimesë me Rusinë.

 

OKB dërgon në Ukrainë ekip të të drejtave të njeriut

Një zyrtarë i lartë i OKB-së qëndron sot në Ukrainë, për të parë nga afër dhe për ta bërë një vlerësim në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë, që nga nëntori.

Ndihmës sekretari i përgjithshëm për të drejtat e njeriut  Ivan Simonoviq dhe dy anëtarëve të tjerë të stafit, do t’iu bashkohen edhe një ekip prej pesë punonjësve të tjerë që merren me të drejtat e njeriut në Gjenevë. Gjatë vizitës së tij tetë ditore, Simonoviq është paraparë që të takohet me zyrtarët në Kiev, Laviv, Kharkiv dhe Simferpol.
Ai, mes të tjerash do të takohet me avokatin e popullit dhe me pjesëtarët  e shoqërisë civile.

 

Kryeministri ukrainas thotë se nuk do të njihet rezultati i referendumit

Kryeministri i Ukrainës Arseni Yatsenjuk ka bërë me dije se askush në botën e qytetëruar, nuk do të njoh rezultatin e një të siç e ka quajtur ai, “të ashtuquajturin  referendum” në Krime, që ky gadishull të bashkohet me Rusinë.

Duke folur sot në Kiev, Yastenjuk tha se Rusia duhet të largoj trupat e saja nga Krimea si dhe të ndaloj mbështetjen e saj për seperatistët. Referendumit në fjalë  i kanë dhënë mbështetje të fortë krerët e dy dhomave parlamentare në Moskë.

 

Opozita ukrainase kërkon ndihmë më të madhe nga Evropa

Udhëheqësit e opozitës ukrainase Julia Tomoshenko dhe Vitali Klitschko, kanë bërë thirrje në drejtim të Evropës që kjo e fundit më ndërmarrë veprime më të ashpëra  pas ndërhyrjes ruse në Krime. Duke folur disa orë pasi që parlamenti i Krimesë vendosi të mbaj referendum më 16 Mars,  Timoshenko paralajmëroi se presidenti rus Vlladimir Putin do të përfitojë nga çdo dobësi e perëndimit. Teksa ka folur në Dublin, Timoshenko ka thënë se Ukraina është e dobët  për të qëndruar ndaj Rusisë, andaj, nuk e ka përjashtuar se duhet të ketë përdorim të forcës ushtarake ndaj Rusisë.
Timoshenko e ka drejtuar thirrjen sidomos tek Shtetet e Bashkuara dhe Anglia si nënshkruese të memorandumit të Budapestit të vitit 1994, memorandum i cili garanton integritet territorial për Ukrainën.  Vitali Klitchko tha ndërkaq se ukrainasit  janë evropianë, që presin mbështetjen e pjesës tjetër të Evropës. Që të dy, këto komente i kanë bërë teksa kanë qenë të ftuar në një takim të Partisë Popullore Evropiane.

 

Siria bombardon lokacionin ku po mbaheshin rebelët

Avionët luftarak të qeverisë siriane, kanë bombarduar  sot një zonë ku po mbaheshin rebelët në afërsi të kufirit libanez në qytetin Jabrud.

Ky sulm ndodhë një ditë pas raportimeve se të paktën 17 xhihadistë, janë vrarë në luftën e atjeshme. Një zyrtarë për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se luftëtarët islamik u vranë gjatë një ofensive nga ana e forcave qeveritare dhe nga një lëvizje që është aleate me presidentin Bashar  al-Asad.
Në provincën qendrore të Sirisë në Hama, janë vrarë ndërkaq të paktën 14 pjesëtar  të forcave të sigurimit. Nëntë rebelë ndërkaq janë vrarë gjatë luftës së tyre për marrjen e qytetit Morek, i cili është marrë një muaj më parë nga forcat rebele.

 

John Kery në Jordani për paqen në Lindjen e mesme

Sekretari Amerikan i shtetit John Kery, ka arritur në qytetin jordanez Aqaba për të diskutuar me mbretin e Jordanisë Abdullah, paqen në lindjen e mesme. Ndonëse vizita nuk ishte paralajmëruar,

Kery  shfaq shpresën që do të arrihet një marrëveshje paqësore kah fundi i prillit në mes  Izraelit dhe palestinezëve. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, tha gjatë javës në Uashington se shteti i tij është i gatshëm për marrëveshje me palestinezët, por këta të fundit sipas tij, duhet së pari të njohin Izraelin si shtet hebre dhe të heqin dorë nga kërkesat për kthimin e refugjatëve palestinezë.

 

Pakistani paralajmëron ofenzivë kundër talibanëve

Ministri i mbrojtjes së Pakistanit, ka thënë se ushtria është e gatshme që të ndërmarrë ofensivë për të sulmuar talibanët  pakistanez, në qoftë se militantët shkelin marrëveshjen për paqen dhe armëpushimin. Në një intervistë të dhënë për Reuters, Khavaja Asif ka paralajmëruar se një operacion në zonat veriperëndimore të Pakistanit që është në afërsi me Afganistanin, do të mund të nis në fillim të këtij muaji. Ai tha se bisedimet me militantët janë të pamundura pa një armëpushim të plotë. Negociatat janë hapur kohë më parë në mes të qeverisë dhe talebanëve pakistanez dhe kanë për qëllim dhënjen fund të disa viteve luftim me ç’rast mijëra njerëz kanë mbetur të vdekur.

 

Më shumë se 30 viktima të reja në Irak

Të paktën 30 persona, janë vrarë në shpërthimet dhe luftimet në Irak gjatë natës së mbrëmshme. Tri makina bombë shpërthyen në një lagje shiite në Bagdat, duke lënë të vrarë të paktën 11 persona dhe rreth 35 të tjerë të plagosur. Një bombë tjetër në një lagje të Bagdatit, la të vdekur një polic ndërsa më shumë se tetë të tjerë mbetën të plagosur.
Në qytetin Hilla, që gjendet 95 kilometra në jug të Bagdatit, dy makina bombë kanë eksploduar ndërsa kanë lënë të vdekur nëntë persona, e 28 të tjerë u plagosën. Në qytetin Mishada që gjendet rreth 30 kilometra në veri të Bagdatit, një makinë bombë la të vrarë pesë civil. Të paktën katër persona të tjerë ndërkaq,  u vranë si rezultat i granatimeve në qytetin e Falluxhas, ku ushtria irakiane vazhdon të luftoj militantët nga shteti islamik i Irakut dhe nga Levanti. Siç vlerëson OKB-ja, që nga fillimi i këtij viti, në Irak janë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 persona.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Jug dhe Bregdet sot mbajti mot me diell, kurse në Veri i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare vende vende e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: H. Novi e Budvë 19, Podgoricë 18, Tivar e Ulqin 17, Tivat 15, Cetinë 13, Nikshiq 12, B. Pole 10, Plavë e Shavnik 9, Beranë 8, Kollashin e plluzhinë 7, Plevle, Mojkovac e Rozhaj 6 dhe në Zhablak 2 g.

Edhe për nesër në jug dhe Bregdetë parashihet të mbajë mot me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej  3 deri në 19 g.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se