Žabljak
Pretežno oblačno
-14.7 °C
Pljevlja
Oblačno
-8.9 °C
Herceg Novi
Vedro
1.6 °C
Nikšić
Vedro
-5.9 °C
Cetinje
Vedro
-4.5 °C
Bar
Pretežno vedro
0.7 °C
Podgorica
Pretežno vedro
-0.4 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
4.9 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
-9.6 °C

Lajmet

15. 01. 2014.   >>  17:36 0

LAJMET 15.01.2014

15.01.2014

Këshilli parlamentar ftesë publike 

Këshilli parlamentar për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë ka përsëritur sot ftesën publike  për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Kolegjit gjyqësor të cilët i propozon ky trup. Këshilli në mbledhjen e mëparshme ka propozuar tre kandidat për anëtarë të Kolegjit gjyqësor nga radhët e gjykatësve eminent .

Pasi që anëtarët e Këshillit nuk e kanë propozuar edhe kandidatin e 4-të , është vendosur që ftesa publike të përsëritet. Të përkujtomë se kandidatët për anëtarë të Kolegjit gjyqësor duhet të kenë 10 vjet përvojë pune në profesion, kurse afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë. Kolegji gjyqësor ka 10 anëtarë. Nga 4 përfaqësues i zgjedhin Kuvendi i Malit të Zi dhe Konferenca e gjykatësve, kurse anëtarë janë edhe kryetari i Gjyqit suprem dhe ministri i drejtësisë.

 

Deputetët e PSP dhe të Malit të Zi pozitiv,mbledhje urgjente

Deputetët e PSP dhe të Malit të Zi pozitiv presin që kryetari i Këshillit për mbrojtje dhe siguri  brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm të caktojë mbledhjen e këtij trupi parlamentar në të cilën do të zhvillohej seancë dëgjimore kontrolluese e disa shërbimeve kompetente për shkak të sulmit kundër gazetarëve. Sindikata e mediave të Malit të Zi ka kërkuar nga kryetari i Këshillit Mevlludin Nuhoxhiq që ky trup të zhvillojë seancë kontrolluese  dëgjimore  të udhëheqësve të krye prokurorisë së shtetit , të agjencisë për sigurinë nacionale dhe ministrisë për punë të brendshme, për shkak të sulmeve kundër gazetarëve duke apeluar në klubet e deputetëve që të angazhohen në krijimin e kushteve për punë të lirë të të punësuarve në media.

 

Këshilli drejtues i shoqatës së gazetarëve ftesë kolegëve të mbajnë grevë

Këshilli drejtues i shoqatës së gazetarëve të Malit të Zi u ka bërë ftesë kolegëve të mbajnë grevë të përgjithshme në shenjë proteste, siç thuhet  për shkak të dhunës dhe pengimit të punës së gazetarëve dhe lirive të njeriut. Kryetari i Këshillit Ranko Paviqeviq ka theksuar se në prag të 23 janarit, Ditës së Gazetarëve të Malit të Zi, ky asociacion më i vjetër dhe më masiv profesional i fton Bashkësitë mediatike për solidaritet dhe në dënimin e sulmeve gjithnjë e më të shpeshta  kundër gazetarëve. Ai ka theksuar se sjedhjet e tilla organet kompetente shtetërore tash disa vjet nuk i dënojnë.

 

Në Qeverinë e Malit të Zi nuk beson 61 për qind i qytetarëve

Në Qeverinë e Malit të Zi nuk beson 61 për qind i qytetarëve, kurse shumica prej 41 për qind konsideron se shteti nuk përparon në rrugë të drejtë. Këtë e tregon sondazhi i Euro barometrit i publikuar në faqen e Komisionit Evropian.

Hulumtimi ka treguar se 48 për qind të anketuarve si problem më të madh në Mal të Zi e shohin papunësinë. Hulumtimi në nivelin e UE dhe të 5 vendeve kandidate, Malit të Zi , Maqedonisë, Serbisë , Turqisë dhe Islandës, të cilin në Mal të Zi në muajin nëntor e ka realizuar “TNS- Medium Gallup”, ka treguar se qytetarët më tepër u besojnë institucioneve evropiane, Kuvendit të Malit të Zi dhe mediave se sa pushtetit ekzekutiv.

 

Petar Ivanoviq do të  marrë pjesë nesër në samitin e 6 të Berlinit

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq do të  marrë pjesë nesër në samitin e 6 të Berlinit të ministrave të kësaj lëmi në forumin global për ushqim dhe bujqësi. Nga ministrija e bujqësisë kanë kumtuar se udhëheqësit e politikës së bujqësisë do të bisedojnë për forcimin e bujqësisë e ushqimit.

Ivanoviq ftesën për pjesëmarrje e ka marrë nga ministri federal i ushqimit të Gjermanisë Hans Peter Fridrih. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi siç njoftojnë është tejkalimi i urisë dhe gjendjes së vështirë në botë,thuhet në kumtesë.

 

Ish punëtorët e repartit të përpunimit të KAP janë të kënaqur me ofertat

Ish punëtorët e repartit të përpunimit të KAP janë të kënaqur me ofertat të cilat kanë arritur për blerjen e këtij reparti dhe të fabrikës , sepse presin se përfundimisht do të marrin mjetet e kërkuara që kapin shumën mbi 1 milion euro.

Në Kumtesën e rreth 380 punëtorëve theksohet se firma UNIPROM nga Nikshiqi me blerjen e fabrikës do të bënte hap të mirë afarist duke rrumbullakuar kështu prodhimtarinë në tërë fabrikën dhe njëkohësisht në repartin e përpunimit të Aluminit. Nëse asnjë ofertë nuk do të realizohet për blerjen e KAP, atëherë presim që Qeveria ti shlyejë borxhet ndaj nesh në bazë të aktvendimeve gjyqësore, thuhet në kumtesë.

 

Ish punëtorët dhe aksionarët e Fabrikës Radoje Dakiq kanë shënuar sot 6 vjetorin e protestave

Edhe ish punëtorët dhe aksionarët e Fabrikës Radoje Dakiq kanë shënuar sot para ndërtesës së qeverisë 6 vjetorin e protestave të qeta dhe kanë mbajtur mbi 300 protesta , duke kërkuar realizimin e akt vendimeve gjyqësore . Kryetari i Këshillit koordinues  të aksionarëve të Fabrikës Radoje Dakiq, Millan Vukçeviq ka theksuar se mosrealizimi i aktvendimeve gjyqësore është i mundshëm vetëm në shtetet në të cilat nuk është e definuar ndarja e pushtetit . Ai ka theksuar se do të inicioi që përmes avokatit ti propozohet gjyqit, që obligimet e shtetit si themelues dhe pronar i shumicës së aksioneve ndaj fabrikës të balancohen në rebalancin e buxhetit, me qëllim që të shlyhen borxhet dhe të investohet në infrastrukturë  e jo në bankat e të afërmve dhe në disa parti të caktuara, ka theksuar Vukçeviq.

 

Seanca dëgjimore e Millan Radonjiq dhe Ratko Romiq

Seanca dëgjimore e Millan Radonjiq dhe Ratko Romiq, të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit e pronarit të gazetës Telegraf Sllavko Quruvia ka përfudnuar  në ora dy, kurse sot pritet të sillet vendim propozimi për caktimin e paraburgimit të tyre. Dëgjimi ka zgjatur rreth 9 orë dhe ishte korrektë  i ka deklaruar agjencisë Tanjug mbrojtësi i dy të pandehurve Zora Dobriçanin Nikodinoviq.

Dëshmitari kyç në këto hetime është ish komandanti i njësisë për operacionet speciale Millorad Ulemek Legia i cili vuan dënimin 40 vjeçar në burgun e Pozharevcit si dhe dy individ, identiteti i të cilëve nuk është kumtuar për shkaqe të sigurisë. Ulemek për vrasjen e Quruvisë është denoncuar në javën e kaluar duke u dhënë organeve të hetuesisë të dhënat të cilat kanë ndihmuar në shndritjen e rastit. Markoviq dhe Radoniq akuzohen si urdhërues, kurse Romiq dhe Kurak si realizues të vrasjes.

 

Legija dëshmitar kyç për vrasjen e gazetarit Quruvija

Milorad Ulemek Legija, dëshmitari kyç në zgjidhjen e vrasjes së gazetarit Sllavko Quruvija, nuk ka kërkuar kurrfarë privilegjesh, ka bërë të ditur prokurori special Milko Radisavleviq dhe koordinatori i shërbimit të sigurimit zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq. Vuçiq ka deklarua se janë edhe dy dëshmitarë të tjerë që konfirmojnë dëshminë e Legisë, por identiteti i tyre po mbahen sekret, shkruan e përditshmja “Danas”. Sipas prokutorit, Legija në detaje ka përshkruar se në ç’mënyrë pjesëtarët e Sigurimit të Shtetit e kanë vrarë gazetarin dhe botuesin Sllavko Quruvija. Urdhënës i vrasjes së Quruvisë është shefi i dikurshëm i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit Rade Markoviq.

 

Hetimet e “trafikimit në Kosovë” s’kanë përfunduar

Ekipi special i EULEX-it, i ngarkuar me hetimin e trafikimit të dyshuar të organeve në Kosovë, nuk ka përfunduar ende punën e tij, ka deklaruar për agjencinë serbe Tanjug  Zhoao  Suza, zëdhënës i shefit të ekipit, Clint Williamson. Ai nuk ka pranuar të komentojë shkrimet e disa mediave në Prishtinë, sipas të cilave, hetimi ka përfunduar dhe pason ngritja e aktakuzave, që do të përfshijnë disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Thashethemet e pabaza dhe spekulimet nuk i komentojmë”, ka thënë Suza. Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.
Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.

 

BFI në Maqedoni: Mos shkoni në Siri

Fenomeni i pjesëmarrjes së shetasve të Maqedonisë në luftën në Siri nuk mund të kontrollohet, sepse udhëtimi deri atje është individual, e jo nëpërmjet ndonjë institucioni”, thotë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke komentuar vdekjen e 22 vjeçarit nga Shkupi Alim Osmani.

Ai është qytetari i katërt i Maqedonisë që ka humbur jetën në luftën në Siri. Osmani në Siri ka shkuar në korrik dhe ka luftuar kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad.“Thuhet se po solidarizohen me popullin sirian i cili do të lirohet nga një dikataturë e paparë që po zbatohet në Siri, por ka të ngjarë se ka edhe punë të dyshimta në këtë,thotë Rexhepi. Ai nuk beson se për arsye fetare qytetarët maqedonas marrin pjesë në lufte, sepse atëherë nuk do të fshehej se kanë shkuar në Siri dhe asnjë prej tyre nuk janë konsultuar me BFI.Sipas Rexhepit, lufta në Siri është problem i brendshëm, prandaj atje nuk duhet të luftojnë shtetas të huaj.Sipas informatave jooficiale, mbi 100 persona nga Maqedonia, Srbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosna marrin pjesë në luftën në Siri.

 

Shkup: Marrëveshje për kodin zgjedhor

VMRO, LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshje për kodin e ri zgjedhorë. Dy partitë më të mëdha VMRO dhe LSDM janë marrë vesh edhe për pikën më të nxehtë, ndarjen e shtetit nga partia. Në propozim tekstin e kodit të ri zgjedhorë thuhet se funksionarëve shtetërorë do t’ju ndalohet të organizojnë ngjarje publike për vendosjen e gurrëthemelit ose lëshimit në funksion të objekteve me mjete të buxhetit ose mjeteve publike të ndërmarrjeve publike ose subjekteve tjera publike të cilat posedojnë kapital shtetërorë.

Me ndalesën për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohen, veçanërisht: dhënia e deklaratave publike nga bartësi i funksionit publik ose kandidat për bartjen e funksionit publik në mitingje, intervistë për media, debate në mediume dhe përgjigje në pyetje të gazetarëve, thuhet në vazhdim të tekstit rreth së cilit pas disa ditë bisedime partitë përfundimisht arritën marrëveshje.Marrëveshja pritet sot të zyrtarizohet nga vetë partitë politike, ndërsa brenda pak ditëve propozim ligji pritet të hyjë për miratim edhe në Parlament pas çka kryeparlamentari, Trajko Veljanovski do ti caktojë edhe zgjedhjet presidenciale.

 

Aksident në Pakistan: 19 të vdekur, nga ta 17 fëmijë

Së paku 19 njerëz, në mesin e tyre 17 fëmijë, janë vrarë në një aksident rrugor në provincën Sind të Pakistanit. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një autobusi të shkollës me një kamion. Policia ka thënë se shpejtësia e pakontrolluar mund ta ketë shkaktuar aksidentin. Rrugët e këqija janë po ashtu shkaktarë të shpeshtë të aksidenteve rrugore në Pakistan.

 

Irak: 44 të vrarë nga sulmet me bomba

Një valë e sulmeve me bomba në dhe përreth Bagdadit ka lënë të vrarë sot së paku 44 njerëz. Iraku mbetet i kapluar nga dhuna, derisa militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë kontrollin e qyteteve Ramadi dhe Falluxha, në provincën Anbar.

Kryeministri Nuri al-Maliki është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër Al Kaidës dhe terrorizmit në përgjithësi.“Kjo është një betejë e shenjtë, e cila ka nisur në mbrojtje të detyrimeve të shenjta. Do të jetë e gjatë dhe do të vazhdojë. Heshtja jonë do të çonte në krijimin e shteteve të këqija dhe do të bënte kërdi në sigurinë e rajonit dhe botës”, ka thënë Maliki.

 

REL dënon keqtrajtimin e gazetarëve në Ukrainë

Radio Evropa e Lirë ka dënuar keqtrajtimin dhe frikësimin e gazetarëve të pavarur në Ukrainë, përfshirë edhe fushatën për diskreditim kundër kontribuesit të REL-it, Vitaliy Portnikov. Në muajin dhjetor, një video që përmbante imazhe intime të gazetarit  të siguruara në mënyrë të paligjshme është publikuar në internet. Javën e kaluar, apartamenti i tij në Kiev është rrethuar nga rreth 50 protestues që mbanin poster  kërcënues dhe akuzonin Portnikovin për “sjellje imorale”.

Presidenti i REL-it, Kevin Klose, ka thënë se aksionet janë përpjekje të orkestruara për të diskredituar gazetarët e pavarur dhe profesionistë, që kujtojnë taktikat më të dënueshme të kohës sovjetike. Portnikov është gazetar i njohur ukrainas, i cili kryeson kanalin TVI, i cili  për shërbimin e Ukrainës të REL-it ka nisur të punojë në fillim të viteve 1990.

 

Polonia redukton trupat në Afganistan

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë ka thënë se vendi i tij do tërheqë trupat nga Afganistani më herët sesa është planifikuar fillimisht. Tomasz  Siemoniak ka thënë se numri i trupave të kontingjentit  polak do të reduktohet në rreth 500, në maj të këtij viti. Më herët, Polonia ka thënë se do të zvogëlojë numrin e trupave të saj në Afganistan në rreth 1,000, në fund të vitit 2014.
Polonia aktualisht ka 1,600 ushtarë në Afganistan, të pozicionuar në provincën  Ghazni.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të shiut. Në pjesët veriore vende vende me reshje të dobëta të borës. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Temp: Tivar e Budvë 12, H.Novi  e Ulqin 11,Podgoricë, Tivat  e  Plevle 10, Andrievicë  9, Beranë e Rozhajë  8, Mojkovac, B.Pole  e Plavë 7, Nikshiq, Kollashin e Cetinë 6,Shavnik 5 dhe në Zhablak 2 gradë.

Për nesër metereologët paralajmërojnë mot me vransira kalimtare dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët dere mesatare nga drejtimet  e  ndryshme. Temperatura e mëngjesit  do të sillet  prej 0 deri në 10 kurse  më e larta e ditës prej 5 deri në 16 gc.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se