Žabljak
Pretežno oblačno
-13.9 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
-8.9 °C
Herceg Novi
Vedro
2.9 °C
Nikšić
Vedro
-5.3 °C
Cetinje
Vedro
-2.9 °C
Bar
Pretežno vedro
1.9 °C
Podgorica
Pretežno vedro
0.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
4.9 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
-9.4 °C

Lajmet

07. 01. 2014.   >>  17:27 0

LAJMET 07.11.2014

07.11.2014

Besimtaret ortodoks  kremtojnë sot Krishtlindjen

Festën më të hareshme të krishterë , Dita e lindjes së Krishtit sot festohet nga besimtarët dhe kisha ortodokse të cilat e respektojnë kalendarin julian . Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi së bashku me klerin ka shërbyer sot në mëngjes në Tempullin e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë liturgjinë e Krishtlindjes .

Në liturgji mitropoliti Amfillohije ka theksuar se dashuria e Jezusit është viktimizimi , kështu që , siç ka theksuar vetëm një dashuri e tillë është e denjë për njeriun. Dashuria e drejtë dhe e vërtetë është ajo dashuri e lindur në shpellën e Betlehemit , ka theksuar mitropoliti Amfillohije.

 

Urimet e kreut të shtetit me rastin e Krishtlindjes

Presidenti i malit të Zi Filip Vujanoviq, me rastin e Kërshëndellave  të gjithë besimtarëve të konfesionit ortodoks u ka drejtuar urimet më të përzemërta me dëshirë të sinqertë për paqe , mirësi, shëndet dhe fat . Vujanoviq ka rekomanduar që duhet ti respektojmë dhe ti duam llojllojshmëritë tona. Edhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq i ka përgëzuar qytetarët e Malit të Zi të cilët Krishtlindjen e festojnë sot sipas kalendarit julian. Telegram urimi Krivokapiq u ka dërguar edhe mitropolitit të Cetinës Mihajllo si dhe mitropolitit të kishës ortodokse të Malit të Zi Amfillohije. Besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të konfesionit ortodoks në Mal të Zi festën më të gëzueshme të krishterë , Krishtlindjen  ua ka uruar edhe kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai ka theksuar se Krishtlindja duhet të sjell lumturi në të gjitha shtëpitë dhe të nxisë në harmoni dhe dashuri mes të afërme ndërmjet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë , ndërmjet të gjitha feve dhe kombeve.

 

Pa subvencione vështirë se mund të gjendet partneri

Për Kombinatin e Aluminit në Podgoricë do të jetë shumë e vështirë të gjejë partner serioz strategjikë me përjashtim nëse i ofrohen subvencione të rëndësishme , ka vlerësuar zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi ,Nikolla Fabris. Banka Qendrore konsideron se opsioni më i mirë që për KAP-i të gjendet partneri strategjik ,  por nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet seriozisht të shqyrtohet mbyllja e fabrikës.

Oferta për blerjen e KAP-it  me çmim prej 52,47 milion euro mund të dorëzohen edhe nesër, kurse hapja e ofertave është caktuar për me 10. janar. Duke komentuar ekonomin e Malit të Zi në vitin e kaluar Fabris ka theksuar se përparimi ka qenë evident dhe sipas të gjitha gjasave shkalla e rritjes së bruto prodhimtarisë së brendshme në këtë vit do të jetë rreth 3 për qind. Sipas fjalëve të tij investimet e jashtme të drejtë për drejta ishin diçka më të ulëta krahasuar me vitin 2012 , mirëpo ekzistojnë gjasa reale ato gjatë këtij viti do të jenë përsëri më të larta. Ai buxhetin e Malit të Zi për këtë vit të miratuar në shumë prej 1.5 miliardë euro e ka vlerësuara si racional.

 

PB mund ti bashkohet edhe opozitës

Partia Boshnjake është e gatshme , varësisht nga rezultatet në zgjedhjet lokale, për bashkëpunim edhe me disa parti opozitare , nëse arrihet marrëveshja lidhur me disa qëllime të caktuara të cilat së bashku mund të arrihen , ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Rafet Husoviq. Ai ka shtuar se nuk pret se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen gjatë këtij viti ,duke shtuar se ky vit do të kalojë në stabilitetit politikë dhe ekonomik.

Sondazhet relevante të opinionit publikë tregojnë se në rast të zgjedhjeve parlamentare radhitja e forcave në skenën politike të Malit të Zi për afërsisht do të ishte e njëjtë si edhe deri tani dhe mbajta e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte shpenzim kot i mjeteve dhe energjisë, ka theksuar Husoviq për agjencinë MINA. Ai ka shtuar se një pasqyrë më e qartë lidhur me këtë çështje do të shihet pas zgjedhjeve lokale në pranverë.

       

Në letër kërkohet pengimi i sulmeve kundër gazetarëve

Federata ndërkombëtare dhe evropiane e gazetarëve ka theksuar në letrën drejtuar zyrtarëve malazezë se janë të shqetësuar thellë me rastin e sulmit të fundit bombastik në redaksinë e gazetës së përditshme VJESTI dhe rrahjen e gazetares të gazetës DAN Lidija Nikçeviq dhe kanë kërkuar ndërprerjen e sulmeve kundër gazetarëve në Mal të Zi . Letra u është dërguar presidentit Filip Vujanoviq, kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Në letër , siç shkruan VJESTI , shprehet shqetësim i thellë për shkak të sulmeve të fundit kundër gazetarëve të Malit të Zi ,jeta e të cilëve ishte sjell në rrezik . Në letër theksohet se shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve do të ndikojnë në bisedimet për kapitujt 23 dhe 24 që në to përfshihen kërkesat për vërtetimin e përgjegjësin për sigurinë e gazetarëve dhe të mediave dhe të ndërpritet praktika e mos dënimit të sulmeve kundër gazetarëve.

 

Vucic: S’do të heqim dorë kurrë nga serbët e Kosovës

Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse në Kosovë, sot në Graçanicë ka arritur zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic. Aleksander Vucic ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte misterik duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bëjnë kësi lloj veprimesh për të ndaluar vizitat serbe në kishat e tyre, raporton “Zëri”.

Ndërkohë, Vucic tha se Serbia nuk do të hekë dorë kurrë prej qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë. Ai tha se nuk do të ndalen së vizituari serbët e Kosovës. Po ashtu, ai foli edhe për projektet të ndryshme që do të ndërtohen në komunat serbe në Kosovës sic i quajti ai. Ai ka arritur pa ndonjë problem në Kosovë dhe do të merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Manastirin e Graçanicës, e cila udhëhiqet nga peshkopi Teodosije. Rruga prej Merdarit deri në Graçanicë ka qenë me shumë policë të Kosovës, të cilët e kanë siguruar udhëtimin e tij. Në Graçanicë, pos Vucicit, në kremten e Krishtlindjeve po merr pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes Nebojsa Rodic.

 

Më 10 janar, takimi i radhës në Bruksel

Ndonëse nesër hyn në fuqi vendimi për pagesën e polisave të sigurimit në dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës Jarinje dhe Brnjak, ende nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi në praktikë i këtij vendimi. Me datën 10 janar në Bruksel zhvillohet takimi i radhës së Grupeve punuese për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty do të caktohet data për zbatimin e këtij vendimi, ka thënë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri për RTK.

 

Dyshohet për lokacione të tjera për varreza masive në Serbi

Viti 2014 mund të rezultojë me gjetjen e mbetjeve të tjera mortore në territorin e Serbisë. Kjo pritet të ndodhë pasi autoritet kosovare do të insistojnë në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta për varreza masive. Sipas KTV-së, prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet të bëhet në Beograd, me praninë e ekspertëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it. Komisioni qeveritar për persona të pagjetur konfirmon se gjatë vitit mund të kërkohet rishqyrtimi i Batajnicës. Takimi i grupit punues për të zhdukurit do të mbahet në fillim të shkurtit në Prishtinë. Ndërkohë, nga lufta e fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1.700 personave.

 

Turqi: 350 policë pushohen nga puna

Rreth 350 policë turq janë larguar nga postet e tyre, gjatë natës në Ankara, në lidhje me një operacion anti-korrupsion. Agjencia turke e lajmeve Dogan thotë se oficerët janë shkarkuar me një dekret të policisë, të bërë publik në mesnatë, dhe se ata përfshijnë shefa të njësisë për krimin financiar, krimin kibernetik dhe krimin e organizuar.

Qindra policë janë pushuar në gjithë Turqinë prejse kanë nisur hetimet për një rast korrupsioni më 17 dhjetor, i cili ka çuar edhe në dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit.

 

Ish-kryeministri rumun dënohet me 4 vjet burgim

Gjykata Supreme e Rumanisë ka dënuar ish-kryeministrin Adrian Nastase me katër vjet burgim për marrje ryshfeti. Nastase po ashtu është dënuar edhe me tre vjet për shantazh, që do t’i kryejë njëkohësisht. Gjykata ka konstatuar se dy zyrtarë rumunë kanë ndihmuar Nastasen që të marrë mallra kineze për pronat private më 2001-2004. Adian Nastase i ka shpëtuar një tentative për vetëvrasje më 2012, pasi është dënuar me dy vjet burgim në një rast të ndarë. Ai mohon çdo akuzë, duke thënë se gjithçka është e motivuar politikisht.

 

Kryengritësit sirian vrasin 34 mercenarë të huaj

Të paktën 34 mercenarë që luftojnë në krah të grupeve të ndërlidhura me Al-Kaidan në Siri, janë vrarë nga kryengritësit sirian gjatë tri ditëve të fundit, bëri të ditur sot Observatoriumu Sirian për të Drejtat e Njeriut. Vrasjet thuhet se janë bërë gjatë luftimeve në rajonin Jabal al-Zaëiya, i cili ishte arenë e konfrontimeve të përgjakshme ndërmjet të aleancës së kryengritësve kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL). Rami Abdulrahman, drejtori i Observatoriumit me seli në Londër, tha se shumica e të vrarëve ishin pjesëtarë të ISIL, kurse pjesa tjetër e grupit Jund al-Aqsa. Më se 100 mijë njerëz vlerësohet se kanë vdekur gjatë tri vjetëve sa po zgjat lufta në Siri, që u nis pas kryengritjes së popullit për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad.

 

Vriten 6 pakistanez pse vizituan një vend të shenjtë Sufi

Trupat e pajetë të gjashtë personave janë hedhur në një vend të shenjtë Sufi në qytetit jugor Karachi të Pakistanit të martën, njoftojnë forcat e rendit. Pranë trupave, sipas policisë, u gjet një porosi, ku thuhet se viktimat nuk janë më gjallë veç pse vizituan këtë vend. Forcat policore në Karachi thonë se grupi Tehreek-e-Taliban Fazlullah ka marr përsipër këto vrasje. Shumica e pakistanezëve janë mysliman Sufi, që është një formë e besimit kjo që thekson një raport personal mes individit dhe Allahut. Sipas forcave të rendit, dy viktimave iu ishin prerë kokat para se trupi i tyre të hidhej në këtë vend të shenjtë sufist.

 

SHBA-ja me temperaturat më të ulta në 20 vjet

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara ka dhënë paralajmërim për një front atmosferik me temperaturat më të ulëta në 20 vjet që pritet të mbërthejë vendin këtë javë. Shërbimi meteorologjik thotë se moti i acartë, që përbën rrezik për popullsinë, është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore. Fronti atmosferik polar do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug. Moti i keq dhe bora, në disa zona deri në 30 centimetra, ka vështirësuar kushtet e udhëtimit, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e mijëra fluturimeve. Sipas zyrtarëve temperaturat në rajonet lindore, duke llogaritur edhe ndikimin e erës, pritet të jenë -20 deri -30 gradë celsius. Ndërsa në disa shtete në veri të rajoneve qendrore, si Montana dhe Dakota e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në -50 gradë celsius. Moti i ftohtë nuk pritet të zgjasë shumë, të enjten dhe të premten, temperaturat pritet të kthehen në gati nivele mesatare, në 5 deri 10 gradë celsius mbi zero.

 

Rusia nis operacionin e sigurisë për Olimpiadën

Rusia ka nisur njërin nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e Lojërave Olimpike, në prag të Olimpiadës Dimërore që do të nisë muajin e ardhshëm në Soçi. Ministri i Situatave Emergjente, Vladimir Puchkov, ka thënë se nisur nga e enjtja “të gjitha divizionet përgjegjëse për sigurinë e mysafirëve do të vihen në gatishmëri”.Mbi 30,000 policë dhe trupa, të mbështetura nga automjete të blinduara, do të mbikëqyrin Lojërat Olimpike.

Automjetet e paregjistruara në nivel lokal dhe ato që nuk kanë akreditim special do të ndalohen nga hyrja në Soçi. Qasja në zonat përreth lokacioneve të Olimpiadës do të jetë e kufizuar për njerëzit me bileta dhe prova të identitetit. Frika për sigurinë është rritur pas vdekjes së 34 personave në dy sulme vetëvrasëse, muajin e kaluar në Volgograd.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë stinë të vitit. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat:  Në Budvë 18,  Ulqin 17, Podgoricë, Tivar e H. Novi 16, B . Pole 14, Cetinë e Nikshiq 13, Zhablak e Rozhaje 12, Plavë 11, Beranë 10, Plevle, Kollashin e Mojkovac 6 dhe në Zhablak 3 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura maksimale e ditës deri në 19 g. C. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se