Žabljak
Malo oblačno
4.4 °C
Pljevlja
Vedro
9.8 °C
Herceg Novi
Vedro
13.6 °C
Nikšić
Vedro
10.4 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.4 °C
Bar
Umjereno oblačno
13.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
14.4 °C
Ulcinj
Oblačno
12.4 °C
Kolašin
Vedro
6.8 °C

Lajmet

08. 02. 2019.   >>  16:36 0

Lajmet 08.02.2019

08.02.2019

Malin e Zi nuk e trondit asnjë aferë

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka theksuar se Malin e Zi nuk e trondit asnjë aferë dhe ka shtuar se nuk dëshiron të merret me punën e degëve tjera të pushtetit. Duke komentuar rastet "Atllas" dhe "Koverta", Brajoviq për Zërin e Amerikës ka theksuar se këto tema janë mjaft të pranishme në media. Megjithatë, ka shtuar se nuk dëshiron të merret me punët e organeve tjera shtetërore dhe përkujton se në rastin konkret ka filluar procedura. Të përkujtojmë se seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Malit të Zi në të cilën do të debatohet për propozim konkluzionet lidhur me aferën "Koverta" është caktuar për me 21 të këtij muaji. Brajoviq ka theksuar se SHBA duhet të jenë të pranishme në rajon jo për ti zgjidhur problemet tona, por të tregojnë se janë të interesuara për të ardhmen e rajonit në BE dhe në NATO ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë pjesë, ka theksuar Brajoviq në Uashington. Ai ka marr pjesë në panelin me titull "Ballkani Perëndimor: "Si të tejkalohen pengesat në rrugën drejtë BE", nën organizimin e rrjetit të liderëve transantlantik.

Punë për 622 nëpunës shtetëror

Qeveria e Malit të Zi ka për qellim të punojë në forcimin e kapaciteteve administrative gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm me angazhimin e 622 nëpunësve shtetëror. Kjo parashihet në programin e asocimit të Malit të Zi në BE, 2010-2020, të cilin e ka publikuar qeveria, shkruan Pobjeda. Plani i forcimit të kapaciteteve administrative përfshin të dhënat e ndarjes së detyrave angazhimet brenda organeve të administratës publike si dhe punësimet e reja. Kur është fjala për kornizën strategjike gjithsejtë janë paraparë dhe miratuar 112 dokumente strategjike prej të cilave 74 janë paraparë për vitin 2019. Në vitin 2020 është paraparë miratimi i 38 dokumenteve strategjike prej të cilave janë 9 strategji të paraparë, thuhet në dokument. Kur është fjala për kapitullin VIII, i vetmi të cilin Mali i Zi akoma nuk e ka hapur në bisedimet me BE, theksohet se në Agjencinë për mbrojtjen e konkurrencës janë të punësuar 20 nëpunës, së bashku me drejtorin dhe Këshillin.

Standardet për forcimin e efikasitetit të kontrollit kufitar

Mali i Zi do të vendos standarde të cilat kontrollin kufitar duhet ti plotësojë në momentin e anëtarësimit në BE. Kjo është theksuar në mbledhjen e Këshillit për siguri dhe mbrojtje i cili ka përkrah sot ndryshimet e ligjit për kontrollin kufitarë. Gjatë debatit është theksuar rëndësia e vendosjes së standardeve adekuate me qëllim të forcimit të efikasitetit të kontrollit kufitarë. "Është konstatuar se miratimi i kësaj dispozite ka për qëllim vendosjen e standardeve të cilat kontrolli kufitarë, duhet ti plotësojë në momentin e anëtarësimit të Malit të Zi BE dhe të standardeve të cilat në momentin aktual mund të vendosen në pajtim me mundësitë dhe nevojat e policisë kufitare", thuhet në kumtesën nga mbledhja e Këshillit. Në arsyetim theksohet se qëllimi i ndryshimeve ligjore nevojitet për harmonizimin e kryerjes së kontrollimeve kufitare me trashëgiminë juridike të legjislaturës evropiane, duke pasur para sysh se Mali i Zi është njëri ndër kandidatët për anëtarësim në BE, kështu që pas anëtarësimit në Union, do të jetë pjesë e e zonës së Shengenit.

Sistemi bankar është stabil dhe nuk ka shkaqe për shqetsime

Problemi i Atllas Bankës nuk mund ta sjellë në pyetje stabilitetin e sistemit bankar në vend, ka deklaruar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Ai ka shtuar se në këtë kontekst nuk ekzistojnë shkaqe për shqetësim kur është fjala për realizimin e disa iniciativave dhe për afarizmin e sektorit bankar. Ai këtë e ka vlerësuar gjatë takimit me kryetarin e Këshillit për punë të jashtme të Kuvendit popullor të Hungarisë Zolltan Nemet. Ai, siç është kumtuar nga shërbimi për informim i presidentit, Gjukanoviq dhe Nemet një pjesë të bisedimeve ia kanë kushtuar edhe ngjarjeve aktuale në Mal të Zi lidhur me afarizmin Atllas Bankës dhe ndikimit potencial në sistemin bankar përfshirë këtu edhe kontekstin më të gjerë të ngjarjeve. Gjukanoviq është shprehur i kënaqur me dialogun e vazhdueshëm dhe mjaftë cilësor politikë si dhe me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve pjesë shumë e rëndësishme e të cilës është bashkëpunimi ndërparlamentarë si faktor i rëndësishëm i procesit të integrimeve evropiane të Malit të Zi. Gjukanoviq është falënderuar dhe për përkrahjen e Hungarisë ndaj politikës së zgjerimit dhe për përkrahjen dhënë Malit të Zi në realizimin e qëllimeve të politikës së jashtme duke theksuar në veçanti rëndësinë e vëmendjes të cilën Hungaria si fqinjë i përgjegjshëm ia kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria është për pavaresin e institucioneve dhe respektimin e ligjeve

Qeveria e Malit të Zi përkrah pavarësinë e institucioneve dhe punën e tyre të pavarur, është kumtuar nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin i Qeverisë së Malit të Zi. Të përkujtojmë se dje kryetari i "Atllas Grupit", Dushko Knezheviq, i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Dushko Markoviq në të cilën kërkon nga kryeministri që siç thotë ai, të ndalojë ndjekjet dhe maltretimin e të punësuarve në "Atllas Grup". "Me rastin e drejtimit të pronarit të "Atllas Grupit", kryeministrit Markoviq, duhet theksuar fakti se Mali i Zi është shtet ligjor me ndarje të qartë të kompetencave të organeve dhe institucioneve. Qeveria nuk është arbitrare në kompetenca por fuqishëm përkrah pavarësinë e institucioneve dhe punën e tyre të pavarur", kanë theksuar nga Qeveria. Siç shtohet, prokuroria, gjyqet , rregullatori i sistemit financiar dhe organet për zbatimin e ligjit, duhet të punojnë pa ndonjë ndikim dhe presion. "Qeveria mbetet besnike respektimit të ligjeve, forcimit të institucioneve, ruajtjes së stabilitetit financiarë dhe ekonomik dhe në garantimin e zhvillimit të vendit", thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Malit të Zi .

Seancë dëgjimor lidhur me funksionimin e FMD- së

Këshilli parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet do të mbajë të martën seancën dëgjimore lidhur me funksionimin e Fondit për Mbrojtjen e Depozitave (FMD), pas futjes së falimentimit në "Invest Bankën Montengro". Përfaqësuesit e FMD-së janë ftuar të marrin pjesë në mbledhje. Këshilli i Bankës qendrore ka sjell kah fillimi i muajit janar aktvendimin për marrjen e lejes për punë të të "Invest Bankës" dhe futjen e falimentimit në të. Fondi për Mbrojtjen e Depozitave është i detyruar të paguaj 22.58 milion euro për 2.73 mijë klientë të kësaj Banke, prej të cilëve 2.34 mijë janë qytetarë. Pagesa e mjeteve të deponuara përmes filialeve të " Societe Generale Banka Montengro", "Bankës Hipotekare" dhe "NLB Bankës" ka filluar me 28 janar dhe deri të mërkurën e kaluar janë paguar 12.02 milion euro të depozitimeve të garantuara për 508 qytetarë. "IBM Banka" menjëherë pas futjes së falimentimit nuk është më anëtare e "Montenegro Bursës".

Sistem stabil bankar

Sistemin bankar të Malit të Zi e karakterizojnë stabiliteti, siguria dhe likuiditeti i lartë gjë që e vërtetojnë treguesit e afarizmit të bankave, është konkluduar pas takimit të përfaqësuesit të Bankës Qendrore të Malit të Zi me drejtorët dhe përfaqësuesit bankave tjera, shoqatës së Bankave të Malit të Zi dhe të Fondit për mbrojtjen e depozitave. "Në periudhën pas futjes së administratë së përkohshme në "Atllas" dhe "IMB Bankën", me 7 dhjetor të vitit të kaluar, të gjitha pozicionet kryesore të bilancit, në nivelin e sistemit, shënojnë rritje", thuhet në kumtesë. Parametrat e tillë vërtetojnë se sistemi bankarë është stabil dhe përpjekjet e rrënimit të tij përmes spekulimeve dhe pleqësimeve të informatave jo të sakta në opinion nuk kanë pasur sukses, thuhet në kumtesë. Parametrat më të rëndësishëm të afarizmit të bankave i përcjellin në nivelin ditorë dhe çdo bankë është e detyruar që për rrethanat eventuale të pa parashikueshme ta njoftojë Bankën Qendrore të Malit të Zi, ka theksuar guvernatori Radoje Zhugiq. Gjatë takimit është biseduar edhe për rrjedhën e pagesave të depozitave të garantuara dhe është konkluduar se ky proces zhvillohet në mënyrë efikase dhe se një pjesë e mirë e depozitave të paguara ka mbetur brenda sistemit.

Për partitë 4.5 milion në vit

Ministria e financave ka publikuar vendimin mbi shumën e mjeteve buxhetore për financimin e punës së rregullt të subjekteve politike në Kuvendin e Malit të Zi për vitin 2019 të cilat në nivelin mujor kapin shumën e 379 mijë e 437 euro, kurse kjo shumë në nivelin vjetor është 4.5 milion euro. Në vendimin e Ministrisë së financave theksohet se shuma e mjeteve buxhetor të cilat do tu ndahen partive në nivelin mujor për financimin e punës së tyre të rregullt është definuar me këtë ligj. Të përkujtojmë se për financimin e punës së rregullt të partive politike në vitin e kaluar, në nivelin mujor nga buxheti i shtetit janë ndarë 354 mijë e 160 euro, gjegjësisht 4.24 milion euro në vit.

Fillon promovimi i ftesës për shërbimin ushtarak në shkollat e mesme

Përfaqësuesit e Ministrisë së mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Malit të Zi e kanë filluar sot vizitën në shkollat e mesme me qëllim të promovimit të profesionit ushtarak. Nga Ministria kanë theksuar se vëmendje e veçantë do tu kushtohet mundësive për studime në Akademitë e jashtme ushtarake. Do të bëhet fjalë edhe për Kampin e ardhshëm ushtarak veror, për të cilin mund të paraqiten nxënësit e viteve përfundimtare të shkollave të mesme, thuhet në kumtesë. Siç është paralajmëruar deri me 15 mars është paraparë vizita në 38 shkolla të mesme në Podgoricë, Danillovgrad, Tuz, Cetinë, Tivarë, Budvë, Herceg Novi, Tivar, Kotorr, Ulqin dhe Nikshiq. Përfaqësuesit e Ministrisë dhe të Ushtrisë së Malit të Zi do ti vizitojnë edhe shkollat e mesme në komunat e tjera të Malit të Zi.

Në institucionet parashkollore janë regjistruar 21 mijë e 663 vogëlush

Në Mal të Zi në vitin shkollorë 2018/2019 në institucionet parashkollore janë regjistruar 21 mijë e 663 fëmijë ose 4.3 më tepër krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të MONSTAT-it, në Mal të Zi ka 47 institucione parashkollore prej të cilave 21 private dhe 26 publike. Po ashtu theksohet se ka edhe 166 njësi edukative në kuadër të cilave janë të organizuara 756 grupe edukative. Në institucionet parashkollore janë regjistruar 10.17 mijë vajza gjegjësisht 46.9 për qind dhe 11.5 mijë djem ose 53.1 për qind Sipas të dhënave të MONSTAT-it, nga numri i përgjithshëm në institucionet publike janë regjistruar 95.5 për qind të fëmijëve. Të dhënat kanë të bëjnë me të gjitha institucionet parashkollore në territorin e Malit të Zi, privat dhe publike të cilat nga ministria kompetente e kanë fituar licencën për punë.

Dialogu nuk vazhdon pa u hequr taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vënë mbi prodhimet e importuara nga Serbia. Vuçiq tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do ta kuptojnë se pa bisedime nuk mund të ketë zgjidhje. Ai shtoi se Serbia, edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Kosovën, do të jetë mjaft e fortë që të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë. Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Heqja e tarifave, e domosdoshme

Kosova vazhdon të jetë e ngërthyer nga debati lidhur me pezullimin ose jo të tarifave për mallrat që vijnë nga Serbia. Bashkësia ndërkombëtare është shprehur hapur për pezullim të saj si një masë e domosdoshme që do t’i hapte rrugën rifillimit të bisedimeve mes dy vendeve. Lidhur me këtë çështje “Zëri i Amerikës” bisedoi me Arben Gashi deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara me rastin e ceremonisë së përvitshme të “Mëngjesit kombëtar të lutjeve” që zhvillohet në Washington dhe që mbledh së bashku udhëheqës botërorë politikë e fetarë, personalitete të jetës sociale e fushës së biznesit, për të nderuar besimin dhe miqësinë. Gashi foli edhe rreth idesë së hedhur nga presidenti i Kosovës për korrigjim të kufirit me Serbisë. Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i shumicës së njerëzve që mendojnë dhe veprojnë politikisht në Kosovë është se taksa e vendosur ndaj Serbisë është një masë administrative që ka patur për qëllim edukimin e shtetit serb lidhur me raportet dhe veprimet ndaj shtetit të Kosovës.Ai shtoi se vazhdimi i taksës dhe i këmbënguljes së kryemnistrit Haradinaj tani po dëmton raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe sidomos me SHBA-në.

Në Uashington të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Ai e ka cilësuar inkurajues faktin se si në Uashington të gjithë “flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”. “Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook. Lutjet e Mëngjesit organizohen çdo vit në SHBA, dhe në to marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe mysafirë të huaj. Përveç presidentit Thaçi, në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova.

Zotohem se do ta ruaj sovranitetin territorial të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se nuk i njeh kufijtë e Kosovës në Jarinjë e Bërnjak. Haradinaj i ka quajtur kërcënuese këto deklarata, e të cilat sipas tij cenojnë integritetin territorial të Kosovës. Haradinaj është zotuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese me qëllim të ruajtjes së sovranitetit territorial të Kosovës. “Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, u shpreh kryemnistri i Kosovës.

2019-a do të duhej të jetë viti për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott i bëjnë thirrje Kosovës të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Ata po ashtu kërkojnë që Serbia të jetë konstruktive si dhe të dyja palët të ndalin provokimet. “Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive, që të marrin fund provokimet nga të dy anët, që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë, jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim në 2019-ën”, thuhet në një editorial të përbashkët të dy ambasadorëve të botuar të premten në gazetën “Politika” të Beogradit dhe “Zëri” të Prishtinës. Ambasadorët Scott dhe Kosnett theksojnë se Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke. Ambasadorët amerikanë kanë paralajmëruar se “status quo-ja” po pengon përparimin politik dhe ekonomik të dyja vendeve përderisa “ në vend të tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementet tjera ekstremiste po bëhen më të gjera dhe po kthehen në kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane”.

Greqia pritet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Parlamenti i Greqisë pritet të votojë sot protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike, duke i dhënë kështu fund kontestit mbi 27 vjeçar për emrin. Ky votim vjen pasi Maqedonia ka arritur marrëveshje me Greqinë për të ndyshuar emrin në Maqedoni e Veriut, si dhe pas ratifikimit të këtij pakti në parlamentet e të dyja shteteve. Votimi i 8 shkurtit në parlament pritet të ndodhë pasdite. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, prej kur kjo e fundit ka fituar pavarësinë më 1991 duke deklaruar se ky emër shpërfaq pretendime për një territor në Greqi me po këtë emër. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov ka nënshkruar më 6 shkurt marrëveshjen për anëtarësim në NATO, një hap kyç që i mundëson Shkupit të kthehet në anëtarin e 30-të të aleancës.

Pompeo do të vizitojë disa vende të Evropës

Kreu i diplomacisë amerikane do të vizitojë Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, Belgjikën dhe Islandën. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mes datave 11-15 shkurt do të vizitojë Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, Belgjikën dhe Islandën. Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vizitën e kreut të diplomacisë amerikane në Evropë. Sipas deklaratës, Pompeo më 11 shkurt do të vizitojë kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe kryeministrin e vendit. Ai më pas më 12 shkurt do të kalojë në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe presidentin. Të njëjtën ditë Pompeo do të kalojë në Varshavë dhe do të takohet me homologun polonez. Më pas sekretari amerikan i Shtetit do të shkojë në Bruksel, ku do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, për të biseduar tema të ndryshme përfshirë Venezuelën. Vizita e fundit gjatë turneut është kryeqyteti i Islandës, Reykjavik, me të cilën më 15 shkurt do ta përfundoj vizitën në vendet evropian dhe do të kthehet në SHBA.

SHBA planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

Pentagoni planifikon të realizojë tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Siria deri në fund të muajit prill, ka raportuar The Wall Street Journal. Në raportin e publikuar më 7 shkurt, është thënë se tërheqja do të ndodhë ndonëse administrata amerikane duhet ende të krijojë plane për mbrojtje të luftëtarëve kurdë, të cilët mund të sulmohen pas largimit të prezencës amerikane. Raporti është bazuar në disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, si përgjigjje ndaj raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë afat të caktuar për tërheqje të forcave” nga Siria. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë për këtë çështje. Presidenti amerikan, Donald Trump ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në muajin dhjetor, duke njoftuar se planifikon të tërheqë 2,000 trupa amerikane nga Siria, vend në të cilin ata përmes ndihmës së kurdëve, kanë luftuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në viset jugore dhe qendrore sot ka mbajtur mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë, Tivar e Ulqin 15 gradë, Budvë 13, Heceg Novi 12, Cetinë 10, Nikshiq 9, Bijello Pole e Plavë 4, Beranë 3, Plevle, Kollashin e Rozhajë 2 dhe në Zhablak -3 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se