Žabljak
Oblačno
-4.2 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.9 °C
Herceg Novi
Oblačno
10.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
3.8 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Umjereno oblačno
12.2 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
10.0 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
9.5 °C
Kolašin
Oblačno
-0.8 °C

Lajmet

09. 07. 2018.   >>  18:52 0

Lajmet 09.07.2018

09.07.2018

Darmanoviq dhe Nuhoxhiq në Londër, në Samit

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Shtetet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të kaluar kanë përparuar në rrugën drejtë Bashkimit Evropian (BE),  por ka mbetur të bëhet shumë më tepër”. Këtë e ka kumtuar Komisari evropian Johanes Han në prag të fillimit të Samitit të liderëve të rajonit në kuadër të procesit të Berlinit në Londër. Tubimi do të fillojë me konferencën e shefave të diplomacive. Ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq ka theksuar se pret përgjigje rreth investimeve të mëtejme në infrastrukturën në projektet infrastrukturore të Malit të Zi. Për përparimin e ekonomisë dhe të bashkëpunimit politik, stabilitetit dhe sigurisë do të bisedojnë nesër liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Malit të Zi të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës. Britania do të pres edhe shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogerini si dhe kancelaren gjermane Angella Merkel, e cila është edhe inicuese e procesit të Berlinit. Në këtë samit do të marrin pjesë edhe partnerët tjerë evropian, Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia, Bullgaria dhe Polonia. Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste.

Edhe Markoviq nesër në Samitin e Londrës

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq do të marr pjesë nesër në Londër në samitin e V-të të shefave të qeverive të gjastë vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit. Siç është kumtuar nga Qeveria, Markoviq në këtë samit do të marr pjesë me ftesën e kryeministres britanike Tereza Mej. Temë e samitit të V-të janë përmirësimi i sigurisë në Ballkanin Perëndimorë dhe bashkëpunimi në sfidat të cilat paraqesin kërcënim për rajonin dhe Evropën dhe nxitja e ekonomisë rajonale dhe e bashkëpunimit të mirë fqinjësore, thuhet në kumtesë. Në prag të samitit, sot me ftesën e kolegut britanik Boris Xhonson ka qëndruar ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq. Po ashtu sot në Londër ka  qëndruar edhe ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq i cili ka marr pjesë në takimin e ministrave për punë të brendshme të gjashtëshesh Ballkan perëndimore.

Brajoviq në seancën vjetore të AP të OSBE-së

Kryetarii Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq do ta kryesojë delegacionin parlamentar në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare OSBE-së, e cila prej nesër do të mbahet në Berlin. Temë e seancës së sivjetme është “Implementimi i obligimeve të OSBE-  roli i Parlamenteve”, dhe do to tubojë përfaqësuesit e 56 shteteve pjesëmarrëse të kësaj Organizate evropiane, është kumtuar nga Parlamenti. Siç është paralajmëruar, Brajoviq do të ketë disa takime me zyrtarët ndërkombëtarë të OSBE-së, të Italisë si vend kryesues i kësaj organizate dhe të Gjermanisë si vend mikpritës. Përveç Brajoviq, në delegacionin e Kuvendit të Malit të Zi janë edhe deputetët Aleksandar Vukoviq dhe Nikolla Rakoçeviq.

Akademia diplomatike e rëndësishme për zhvillimin e diplomacisë

“Akademia diplomatike “Gavro Vukoviq” ka pasur rol të rëndësishëm në zhvillimin e diplomacisë bashkëkohore malazeze, sidomos pas rivendosjes së pavarësisë”, ka vlerësuar Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq. Ai me rastin e shendimit të 15-të vjetorit të themelimit të Akademisë diplomatike dhe mbylljes së shkollës verore për diplomatët e rinj, ka theksuar programet e shumta të detyrueshme të cilat  realizohen në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Drejtori ekzekutiv për Evropën dh Azinë Qendrore në shërbimin Evropianë për punë të jashtme, Thomas Mayyr Harting ka theksuar se për diplomatët e rinj programet e tilla janë të rëndësishme dhe janë përvojë unike e arritur përmes kurseve diplomatike dhe përvojë e rëndësishme për punën e ardhshme. Theksohet se Darmanoviq vijuesve së shkollës 11 verore të cilën e ka organizuar Ministria e punëve të jashtme me përkrahjen e programit të OKB-së për zhvillim në Mal të Zi ua ka dorëzuar diplomat. Në këtë shkollë gjatë këtij viti kanë marr pjesë diplomatët e rinj nga 32 vende të botës dhe nga Mali i Zi.

Përsëri shtyhet seanca e KK të Budvës

Kryetari i parlamentit të Budvës Gjorgje Vujoviq e ka shtyrë mbajtjen e mbledhjes të Kuvendit komunal e cila është dashtë të mbahet sot, duke theksuar se është i bindur se do të arrihet marrëveshja për sigurimin e kuorumit. Ai ka sqaruar se seancën e ka shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Vujoviq ka theksuar se nga Qeveria nuk ka marr kurrfarë vërejtjeje për futjen e administratës së dhunshme. Kryebashkiaku i Budvës Dragan Krapoviq ka paralajmëruar se sot do të dorëzojë propozimin partnerëve të koalicionit për shkurtimin e mandatit përbërjes aktuale të parlamentit lokal. Ai ka përsëritur se nuk do ta lejojë Qeverinë që të fus administratën e dhunshme sepse përndryshe, me shkurtimin e mandatit hapet rruga për zgjedhjet e reja në këtë komunë. Të theksojmë se Qeveria e Malit të Zi të premten e kaluar ia ka tërhequr vërejtjen Kuvendit komunal të Budvës që brenda afatit 15 ditor të mbajë seancën me qëllim të realizimit të funksioneve të veta gjegjësisht të kryerjes së obligimeve të parapara me ligj.

Shkarkimi i Qalloviq- Markoviq nuk është revanshizëm

Drejtori i Agjencisë për pengimin e korrupsionit, Sreten Radonjiq, ka kumtuar se kategorikisht refuzon çdo akuzë të Vanja Qarlloviq- Markoviq se vendimi për shkeljen e ligjit për pengimin e korrupsionit, për ç’gjë edhe është shkarkuar nga Këshilli i këtij institucioni, është rezultat i revanshizmit.“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se me ushtrimin e funksionit publik kemi edhe obligime të caktuara, përgjegjësinë dhe përkufizime dhe se prioriteti i shtruarjes së autorizimeve publike duhet të jetë dukshëm para interesave tona private”, ka deklaruar Radonjiq për “Pobjeda”. Ai ka theksuar se Qalloviq- Markoviq disa herë i është tërhequr vërejtja edhe para sjelljes së vendimit gjë që ajo nuk i ka pranuar por gjithnjë ka vazhduar të shkel ligjin për pengimin e korrupsionit.

Vazhdon niveli i ligjit akcizave edhe gjatë këtij viti

Me kalendarin e propozuar të akcizave për pijet e gazuara parashihen ruajtja e nivelit të akcizave edhe gjatë këtij viti të cilat janë 20 cent për litër, është kumtuar nga Ministria e financave. Me ndryshimet e propozuara të ligjit për akcizat në vitin e ardhshëm parashihet zbritja nga 30 në 25 cent për litër, kurse në vitin 2020, nga 40 cent në 30 cent për litër. Me ndryshimet e këtij ligji është paraparë që prej me 1 shtator të lirohen vetëm prodhimet nga duhani. Çmimet e cigareve  prej me 1 shtator do të jenë më të ulëta mesatarisht prej 20 deri në 30 cent. Të theksojmë këtu se çmimet e karburanteve në Mal të Zi nuk do të ndryshojnë as gjatë dy javëve të ardhshme, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë për agjencinë Mina Bussines.

Së shpejti protokoll për dhunën kundër fëmijëve dhe adoleshentëve

Ministria e shëndetësisë do të përpilojë protokollin për dhunë kundër fëmijëve dhe adoleshentëve me qëllim të mbrojtjes më të mirë dhe më efikase të kësaj popullate, ka kumtuar Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për shëndetin publik dhe mbrojtjen shëndetësore programore, Miro Knezheviq. Shefja e zyrës të organizatës shëndetësore botërore në Mal të Zi, Milena Brajoviq, ka theksuar se në vazhdim është hartimi  i udhëzimeve nacionale për përgjigjen e sistemit shëndetësor ndaj dhunës kundër fëmijëve.

Dërgimi i oficere në Kosovë nuk është akt armiqësor

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq ka vlerësuar se dërgimi i oficerëve malazez në Kosovë paraqet plotësimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe se fjala nuk është për akt armiqësor ndaj Serbisë. Darmanoviq këtë e ka kumtuar në prag të samitit në Londër duke i komentuar vlerësimet e zyrtarëve të Serbisë se dërgimi i oficerëve malazez në Kosovë nuk është akt miqësor. “Mali i Zi është i vendosur në plotësimin e obligimeve të veta ndërkombëtare dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Ky është i vetmi qëllim i angazhimit tonë në Kosovë”, ka sqaruar Darmanoviq, “dhe këtu nuk ka asgjë armiqësore”.

Dërgimi i oficerëve malazezë në Kosovë nuk është akt miqësor

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se dërgimi i dy ushtarëve malazez në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë ka të bëjë me mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo me mbrojtjen e serbëve. Ai tha se vendimi i tillë i Podgoricës, pa u konsultuar me Serbinë, "nuk është akt miqësor". "Ka qenë e udhës që Mali i Zi të konsultohet me Serbinë për këtë çështje, të tregojë repsekt për shtetin e Serbisë me të cilin duhet të jetojë. Kur jeni fqinj, është e logjikshme të tregoni kujdes për interesat e atij që jeton pranë jush", tha Vulin, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Ditë më parë, Parlamenti i Malit të Zi vendosi të dërgojë dy oficerë në kuadër të KFOR-it - mision paqeruajtës i NATO-s. Autoritetet malazeze thanë se prania e tyre në KFOR do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Vendimi i Malit të Zi u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Largimi i serbëve nga FSK është i organizuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se po zhvillohen bisedime me disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kthimin e tyre në këtë Forcë, duke nënvizuar se askush nuk do të mund të pengojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Deklaratat e tij pasojnë largimin e disa pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pasojë e presioneve të Beogradit. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se Kosova insiston në paqe dhe raporte të mira fqinjësore. “Është koha për dorështrëngim dhe jo për t’u shikuar përmes tytave”, u shpreh Thaçi. Ai ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugën e transformimit në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.  Një numri i pjesëtarëve serbë të FSK-së nga rajoni i Gjilanit, javën e kaluar ka paraqitur kërkesën për largim nga kjo Forcë, për shkak të, siç është thënë, kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.  Presidenti i Kosovës ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë konsultime, biseda të brendshme me pjesëtarët serbë të FSK-së rreth këtyre zhvillimeve, duke potencuar se askush nuk do të mund të ndalë transformimin e kësaj force në ushtrinë e Kosovës. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të dielën se qëndrimi i tij është se serbët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në Forcat e Armatosura të Kosovës.  Duke potencuar se një ushtri e Kosovës mund të shihet vetëm kundër serbëve dhe Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se nuk mund të shihet si presion kundërshtimi i Beogradit që serbët të janë pjesë e FSK-së.

Haradinaj e Pacolli, takime në samitin e Ballkanit perëndimor në Londër

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. Kryeministri Haradinaj pritet ta takojë sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Williamson, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë drejtim. Gjate ditës Haradinaj do të ketë takim me deputetë të parlamentit britanik të Grupit të Miqësisë. Ndërsa zv/kryeministri Pacolli në cilësinë e ministrit të Jashtëm do të marrë pjesë në forumin e hapur në kuadër të Forumit Ekonomik, krahas homologëve të tij nga vendet e Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn. Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste.

Vuçiq e Merkel biseduan për dialogun e për autostradën Nish- Prishtinë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vigjilje të Samitit të procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, ka biseduar me kancelaren Merkel, të cilën e luti që të ndikojë në përshpejtimin e realizimit të projektit të Zonës ekonomike regjionale dhe autostradën Nish-Prishtinë. Vuçiq, përmes bisedës telefonike që zhvilloi me Merkelin, theksoi se Zona ekonomike regjionale dhe ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë do të kenë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë mediet serbe. Vuçiq vlerësoi si të një rëndësie të veçantë për Serbinë dhe rajonin, krijimin e Zonës ekonomike rajonale, ngase kështu do të rriteshin investimet dhe të përshpejtohej rrjedha e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, transmeton RTK. Vuçiq dhe Merkel diskutuan gjithashtu për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ranë dakord që dialogu është i nevojshëm për ruajtjen e paqes, si dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi është vendimtare për të dyja palët.

Këtë javë samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë

Gjatë javës në Bruksel do të duhet të mbahet Samiti i NATO-s ku Republika e Maqedonisë pret të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski do të mbajnë brifing me gazetarë para mbajtjes së Samitit. Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zëvendëskryeministrja Shekerinska në intervistën e djeshme për REL tha se nuk pret të paraqiten probleme shtesë gjatë vijimit të procesit. Ajo nuk ka precizuar nëse planifikohen masa konkrete kundër presidentit i cili refuzon të nënshkruajë dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, që është një nga kushtet për anëtarësim në NATO, por ka thënë se ekzistojnë disa opsione. Por, tani për tani janë të koncentruar në referendumin. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin që e kishte me kryeministrin Zoran Zaev nga fundi i qershorit, deklaroi se pret liderët e shteteve anëtarе të Aleancës në Samitin që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të miratojnë vendim për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO. Stoltenberg, mes tjerash ka thënë se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë Maqedonia të marrë ftesë për në NATO.

Të paktën 24 persona kanë vdekur pas një aksidenti me tren në Turqi

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur në një aksident treni në Turqi, kanë njoftuar zyrtarët. Autoritetet turke kanë thënë se treni ka qenë duke bartur rreth 360 pasagjerë kur ka humbur drejtimin në provincën veriperëndimore, Tekirdag. “Ka një numër të madh të të plagosurve dhe kemi të vdekur”, ka thënë gurvernatori i provincës, Tekirdag, Mehmet Ceylan. Ministria e Transportit ka kumtuar se incidenti ka ndodhur si pasojë e një shiu të rrëmbyshëm andaj disa vagonë të trenit janë larguar nga shinat. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka njoftuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është informuar për incidentin dhe se ai ka shprehur ngushëllimet e tij”.

Edhe katër djem u nxorën të gjallë nga shpella në Tajlandë

Në veri të Tajlandës po vazhdon operacioni për shpëtimin e disa fëmijëve të bllokuar në një shpellë. Zhytësit nxorën sot edhe katër djem, duke çuar në tetë numrin e të shpëtuarve deri më tani. Katër djem të tjerë dhe trajneri i tyre i futbollit vazhdojnë të mbeten në shpellë. Grupi është bllokuar qysh më 23 qershor, gjatë një ekskurzioni në shpellën Tham Luang, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat. Fëmijët, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre janë zbuluar se janë gjallë javën e kaluar. Një ekip prej 90 zhytësish - 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë - po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur prej dje.

Boris Johnson jep dorëheqje

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, dha dorëheqje nga posti. Ai është ministri i dytë i kabinetit që tërhiqet, për shkak të strategjisë për Brexit-in, apo procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Përmes një deklarate, Qeveria britanike e falënderoi Johnsonin për punën e tij dhe tha se zëvendësimi do të shpallet shpejt.

Dominic Raab do t'i udhëheqë negociatat për Brexit-in

Dominic Raab u emërua sekretar i Brexit-it nga kryeministrja britanike, Theresa May. Raab do të pasojë David Davis, i cili dha dorëheqje nga posti. Raab, i cili ka qenë avokat përpara se të bëhej deputet në vitin 2010, do të udhëheqë negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, së bashku me kryenegociatorin e BE-së, Michel Barnier. Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, i cilu u mbështet nga kabineti britanik, të premten. Komisioni Evropian refuzoi të komentojë ndërrimin e ministrit britanik, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me "vullnet të mirë" për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme.

Kryeministri kinez diskuton me kancelaren Merkel për tregti, pas tarifave amerikane

Vizita e kryeministrit kinez, Li Keqiang në Gjermani ka për qëllim sinjalizimin e asaj se dy fuqitë eksportuese qëndrojnë së bashku kundër unilateralizmit dhe proteksionizmit, ka thënë ambasadori i Pekinit në Bashkimin Evropian, Zhang Ming, transmeton Reuters. Konflikti tregtar në mes të Evropës, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara gjendet në krye të agjendës për konsultime në mes të Li dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, sot në Berlin. Kina dhe Evropa janë të përgatitura për të bërë gjithçka në shenjë hakmarrjeje për Shtetet e Bashkuara dhe t’iu tregojnë këtyre të fundit se politika e përshkallëzimit të konfliktit tregtar mund të jetë e dëmshme, tha Ming. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nisur tarifa kundër importeve të njëra-tjetrës në vlerë të 34 miliardë dollarëve, duke nxitur atë që është cilësuar luftë tregtare. “Kinezët janë njerëz paqësorë dhe mendoj se edhe evropianët janë të tillë, mirëpo neve na duhet të demonstrojmë para inciatorit të luftës tregtare se këta hapa janë të gabuar”, ka thënë ai.

Pompeo arrin në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Kabul, për një vizitë të paparalajmëruar më herët. Një zyrtar i Qeverisë afgane e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë. Kjo është vizita e parë Pompeos në Afganistan prejse ka marrë pozitën. Ai do të takojë presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, ndërsa do të mbajë edhe një konferencë për media. Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Afganistan, në kuadër të një misioni që udhëhiqet nga NATO-ja. Ata kryesisht janë të angazhuar në operacione antiterroriste, që kanë në shënjestër militantët e grupit Shteti Islamik dhe të Al Kaidës. Ndryshe, kryediplomati amerikan vizitoi të dielën Vietnamin, pas dy ditë bisedimesh me udhëheqës koreanoveriorë për çarmatosjen bërthamore të Phenianit.  Pompeo i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndjekë shembullin e Vietnamit, duek krijuar një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara, sikurse bëri Hanoi pesë dekada më parë, pas përfundimit të Luftës së Vietnamit.

Simoviq nesër në Ulqin

Nënkryetari i Qeverisë të Malit të Zi e Ministër i bujqësisë dhe i zhvillimit rural, Millutin Simoviq, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Komunë të Ulqinit, njofton portali Ul-info. Zëvendëskryeministrin fillimisht në kabinetin e tij do ta pranojë kryetari i Komunës Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë. Ata do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës magjistrale Ulqin – Krythë, si dhe investimet e kompanisë “Voli” në ekonominë e dikurshme të Shasit. Gjatë kësaj vizitë do të nënshkruhet edhe kontrata për qiradhënien afatgjate të tokës shtetërore në Mal të Brisë.

Ulqini mirëpret “Muzat e Alpeve 2018”

Manifestimi letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018” i Shoqatës Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” realizuar në bashkëpunim me Teatrin Shqiptar në Amerikë si dhe me Shoqatën e Artistëve dhe Shkrimtarëve “Art Club”të Ulqinit, sivjet filloi në Gjakovë, vazhdoi në Ulqin dhe do të përmbyllet në Krujë me ndarjen e  Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”.  Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili e hapi këtë manifestim, tha se “Muzat e Alpeve” kanë kapërcyer kufijtë rajonal duke dëshmuar fjalët e shkrimtarit të mirënjohur malazez Jevrem Berkoviq, i cili me rastin e pranimit të Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” pat thënë se ”miqësia e popujve fillon nga shkrimtarët dhe se manifestimet si “Muzat e Alpeve”udhëheqin drejt jetës së përbashkët”.  Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi tha se takime dhe komunikime të artit, të kulturës dhe të shkencës na duhen më shumë se ç’do gjë tjetër sepse, është mungesa e komunikimit mes njerëzve ajo që prodhon negativitet, mosnjohje, mospranim dhe gjëra të tilla të cilat I mbajnë distancat gjithmonë aktive.  Dita e dytë e manifestimit Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018” u përmbyll me mirënjohje për “Art Club”-in dhe për kryetarin e komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, si dhe me një darkë të përbashkët shtruar nga komuna e Ulqinit. Përderisa, dita e tretë e manifestimit vazhdon në qytetin e Krujës, ku edhe do të ndahet Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, shkrimtarit të mirënjohur nga Kosova, Nazmi Rrahmanit. 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Budvë 29 gradë, Tivar e Ulqin 28, Herceg Novi 26, Cetinë 25, Beranë e Plavë 22, Shavnik 21, Bijello Pole 20, Kollashin 18, Plevle 17, Rozhaj 16 dhe në Zhablak 14 gradë.

Për nesër në jug dhe bregdete parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 21 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se