Žabljak
Umjereno oblačno
7.6 °C
Pljevlja
Vedro
10.9 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
16.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
12.9 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
23.2 °C
Bar
Vedro
17.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
18.5 °C
Ulcinj
Malo oblačno
15.7 °C
Kolašin
Vedro
8.0 °C

Lajmet

11. 04. 2018.   >>  17:40 0

Lajmet 11.04.2018

11.04.2018

Nesër për Raportin e punës së ASN

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të shqyrtojë nesër raportin për punën e Agjencisë  për sigurinë nacionale për vitin e kaluar. Siç është kumtuar nga parlamenti, mbledhja do të mbahet në zyrën për shqyrtimin e materialeve të shënuar me shkallë sekreti. Ajo do të fillojë në ora 11.

Mali i Zi demokraci e gjysmëkonsoliduar

Shkalla e demokracisë në Mal të ZI në vitin e kaluar ka rënë për shkak të vazhdimit të bojkotimit të parlamentit nga opozita, thuhet në raportin e fundit të Fridom Haus me titull “Vendet në tranzicion”. Sipas këtij raporti, Mali i Zi është demokraci gjysmë e konsoliduar me notën 3.93 në shkallën vlerësuese prej 1 deri në 7, me ç rast njëshi paraqet shkallën më të lartë, kurse 7 shkallën më të ulët të progresit demokratik. Vlerësimi nacional i sundimit demokratik ka rënë nga 4.25 në 4.50 për shkak të vazhdimit të bojkotimit opozitarë të parlamentit gjë që ka sjell në pyetje legjitimitetin dhe funksionimin e pushtetit thuhet në raportin e publikuar sot. Si rezultat i kësaj demokracia në Mal të Zi ka rënë nga 3.89 në 3.93. Në raport theksohet se Mali i Zi në vitin e kaluar është bërë anëtarë i NATO-s dhe ka përparua dukshëm drejtë anëtarësimit në UE. Me gjithë atë, siç theksohet kriza politike në vend ka vazhduar kurse opozita vazhdon bojkotimin e pjesshëm  të parlamentit.

Ish kazerma “Masline” përsëri për qëllime speciale të Ushtrisë

Ministria e mbrojtjes planifikon që në lokalet e  ish kazermës “Maslina”, të vendos Shtabin e përgjithshëm, Ministrinë e Qendrës ushtarako mjekësore, ka paralajmëruar sot ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Ai ka theksuar se Qeveria ka sjell vendimin që kazerma “Masline”, përsëri të kthehet për qëllime speciale, për nevojat e forcave të sigurisë. Sipas fjalëve të tij, ministria aktuale ku është i vendosur edhe shtabi i përgjithshëm, nuk i plotëson kushtet as hapësirat  dhe as të sigurisë të cilat janë më se të domosdoshme.


Gjukanoviq president në rrethin e parë

Në PDS janë të mendimit se lideri i kësaj partie Millo Gjukanoviq do të fitojë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar kryebashkiaku i Podgoricës Sllavolub Stjepoviq. Ai ka theksuar se të gjitha strukturat e PDS janë përkushtuar kandidaturës presidenciale të Gjukanoviqit. Presim që Gjukanoviq të fitojë në rrethin e parë zgjedhor dhe që me 15 prill do të jetë president i shtetit , ka theksuar Stjepoviq për gazetarët me rastin e vizitës të ish kazermës ushtarake në Maslina. Ai ka shtuar se më pas , në pajtim me procedurën partiake do të zgjidhen çështjet rreth aktivitetive zgjedhore në administratën lokale.

Bojaniq pa konkurrencë për president

Konventa në të cilën demokratet dhe URA kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Podgoricë në një masë të mirë është hartuar dhe realizuar si njëri ndër aktivitetet me qëllim të përkrahjes për kandidatin presidencial Mlladen Bojaniq, është kumtuar nga Mali i Zi demokratik. Siç theksohet të gjithë folësit kanë përkrahur kandidatin Bojaniq. Kryetari i demokratëve Aleksa Beçiq ka theksuar se Bojaniq nuk ka konkurrues në zgjedhjet presidenciale. Lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka theksuar se me 15 prill Bojaniq do të jetë president i ri i Malit të Zi. 

Në Mal të Zi prej fillimit të vitit janë regjistruar 75 individ të sëmurë nga fruthi

Në Mal të Zi prej fillimit të vitit janë regjistruar 75 individ të sëmurë nga fruthi , kanë kumtuar përfaqësuesit e institutit për shëndetin publikë duke shtuar se akoma nuk është arritur kulmi i sëmundjes dhe nuk ekzistojnë shkaqe për shkallën e epidemisë. Numri i të infektuarave të rinj ka vazhduar të rritet me intensitet  më të ulët se sa gjatë muajve të kaluar. Trend i ngjashëm shënohet edhe në rajon si dhe në shumë shtete të Evropës gjë që është pasojë ekskluzivisht e vaksinimit jo adekuat të fëmijëve, kanë theksuar nga Insituti për shëndetin publikë.

LDK-ja e LVV-ja, të gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Dy paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje”, tashmë janë shprehur të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Të dyja kanë paralajmëruar se gjatë javës do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinajt, shkruan sot Gazeta "Zëri".  Lidhja Demokratike e Kosovës këtë javë mund të nisë zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e LDK-së për “Zërin”, të cilët kanë thënë se brenda kësaj jave do të kristalizohen shumë gjëra sa i përket nismës për rrëzimin e Qeverisë. Tashmë pro mocionit dhe rrëzimit të Qeverisë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti.  “LVV-ja është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e Qeverisë”, ka deklaruar Kurti. Përfaqësues të LDK-së kanë bërë të ditur se ende janë duke i pritur partitë politike që të deklarohen nëse janë për ta caktuar një datë të përbashkët për zgjedhje të parakohshme. Në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të LDK-së, ky subjekt do të veprojë njëanshëm. 

Çfarë ka ndodhur deri më tani me hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

U bë më shumë se një muaj që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Oliver Ivanoviq, mirëpo ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu tha për Telegrafin se deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave në cilësinë e dëshmitarëve. “Deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm, të gjithë këta në cilësi të dëshmitarëve. Jemi në fazën e grumbullimit të provave, ende nuk kemi asnjë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, theksoi Lutfiu. Ndryshe, Oliver Ivanoviq u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital. 

Mediat greke: Kosova hap zyrën diplomatike në Athinë

Në prag të vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias në Beograd, disa media greke njoftuan, duke cituar burime të mirë-informuara, se qeveria greke është e gatshme të lejojë hapjen e zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë, shkruan "Politika", transmeton "Zëri.info".  Gazeta në fjalë shkruan se mediat greke spekulojnë se Kocias, paralelisht me qëllim që të ndërmjetësojë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, po i konsideron edhe përfitimet diplomatike për hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në Athinë. Athina, siç theksohet, është e pakënaqur me disa veprime të qeverisë së Kosovës, në veçanti për arrestimin e Marko Gjuriqit dhe "lehtësimin" që i lejoi Turqisë të ekstradojë nga Kosova gjashtë shtetas turq, anëtarë të lëvizjes Fetulah Gulen. Ministri i jashtëm grek do të udhëtojë për në Beograd, si dhe pritet që mundësia e hapjes së zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë të jetë një nga temat e bisedimeve të tij me zyrtarët serbë. 

Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka thënë sot në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike."Qysh në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë", tha Kotzias për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq. Ky i fundit, siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, e falënderoi ministrin grek për, siç tha, mbështetjen që i jep vendi i tij integritetit territorial të Serbisë. Greqia, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj. 

Sheshel dënohet me 10 vjet burg

Mekanizmi për  gjyqet penale ndërkombëtare i cili ka trashëguar procedurat e Tribunalit të Hagës e ka dënuar sot liderin e Partisë radikale serbe Voisllav Sheshel me 10 vjet burg për shkak të dëbimit të kroatëve në Hrtkovci në Vojvodinë në vitin 1992. Siç transmeton B 92, Sheshel nuk do të shkojë në burg sepse në burgun e Tribunalit të Hagës gjatë procesit gjyqësor i ka kaluar 11.5 vjet. Kolegjit gjyqësor ka sjell vendimin se Sheshel është fajtor për krime kundër njerëzimit në bazë të pikave 1, 10 dhe 11 të aktakuzës të cilat përfshijnë dëbimet dhe zhvendosjen me dhunë të banorëve.

Rusia i bën thirrje SHBA-së që të mos e sulmojë Sirinë

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos kryejnë sulme ushtarake ndaj Sirisë, pasi Këshilli i Sigurimit nuk arriti të marrë vendim mbi propozimet për përgjigjen ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma.Kërkesa e ambasadorit rus Vasily Nebenzya erdhi pasi agjencia pan-evropiane e trafikut ajror, po paralajmëron avionët të jenë të kujdesshëm kur fluturojnë në lindje të Mesdheut “për shkak të mundësisë së sulmeve tokë-ajër në Siri apo sulmeve me raketa në 72 orët e ardhshme”. Ushtria siriane ka paralajmëruar forcat e saj që të qëndrojnë në gatishmëri, përderisa një avionmbajtës amerikan i tipit USS Donald Cook, është parë në Mesdhe në një distancë prej ku raketat mund të godasin Sirinë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se përgjegjësit e sulmit të dyshuar kimik në Duma “do të paguajnë çmim të lartë”. “Edhe njëherë do t’ju kërkojë, që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni për Sirinë”, i ka thënë Nebenzya homologes së tij amerikane, Nikki Haley, pasi Këshilli i Sigurimit ka dështuar që të pajtohet për një hetim të udhëhequr nga OKB-ja, ku do të përcaktohej se kush është përgjegjës për sulmin. Më herët, Rusia ka përdorur veton për të bllokuar një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, përmes së cilës do të krijohej një trup i pavarur hetues për të gjetur se kush qëndron prapa sulmit në Siri. Kina, që është aleat i Rusisë, ka abstenuar në votim. 

Trump, Rusisë: Bëhu gati për sulme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që "të bëhet gati". Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. "Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe 'të mençura'. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë", shkroi Trump në Twitter. Kjo është referencë e qartë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, të cilin Trump e fajëson për sulmin e dyshuar kimik në qytetin Duma, më 6 prill. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga ky sulm. 

Mbi 250 njerëz të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri

Së paku 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri, raportojnë mediat. Incidenti ka ndodhur pak kohë pas nisjes së tij nga aeroporti Boufarik, pranë kryeqytetit algjer. Shkaqet e rrëzimit janë të paqarta, ndërsa shifra zyrtare për viktimat nuk ka ende. Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes. Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë, është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 77 personave.

Nesër mot me diell, në mbrëmje reshje të mundshme të shiut

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat: në Ulqin 22, Podgoricë 21, Tivar, H. Novi, Budvë, Plevle e Beranë 20, Shavnik 19, Kollashin 18, Cetinë, Nikshiq, Plluzhinë, Plavë e Rozhajë 17 dhe në Zhablak 15 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë orëve të vona të pas ditës dhe gjatë natës pritet vransim gradual dhe me të reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 28 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se