Žabljak
Pretežno oblačno
14.9 °C
Pljevlja
Malo oblačno
21.4 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
24.8 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
19.4 °C
Cetinje
Malo oblačno
19.7 °C
Bar
Pretežno oblačno
24.5 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
26.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
26.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
18.6 °C

Lajmet

17. 03. 2014.   >>  17:24 0

LAJMET 17.03.2014

17.03.2014

Nënshkruhen protokollet për bashkëpunim ekonomik

Ministri për punë të jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheik Abdullah Bin Zajed Al- Nahjan deklaroi sot se Mali i Zi është partner i vendit të tij dhe se është i sigurt dhe destinacion interesant për investime. Me ministrin arab bisedoi sot kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, i cili siç u kumtua nga kabineti i tij, përshëndeti marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve dhe kontributin e veçantë të sheikut Bin Zajed al-Nahjan. Me ministrin arab u takua edhe homologu i tij malazezë Igor Llukshiq, të cilët nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare. Llukshiq dhe Bin Zajed nënshkruan edhe protokollin për Bashkëpunim. Në Atlas Kapital Qendër e hapen edhe zyrën e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Mali i Zi i sigurt dhe interesant për investime

Me ministrin arab për punë të jashtme në Mal të Zi sot qëndron edhe një delegacion afaristësh, të cilët janë të interesuar për investime në Mal të Zi. Qëndrimi i delegacionit i Emirateve të Bashkuara Arabe do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike, e posaçërisht është e rëndësishme se delegacioni i afaristëve arab do të vizitojë disa kompani në veri dhe jug të Malit të Zi, deklaroi ministri malazez për punë të jashtme dhe integrimeve evropiane. Igor Llukshiq tha se marrëveshjet e nënshkruara paraqesin bazë të mirë normative për forcimin  e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe për praninë e investitorëve nga Emiratet në Mal të Zi. Investitorët nga Emirat e Bashkuara arabe janë të interesuar që të investojnë në disa projekte si në jug ashtu edhe në veri të Malit të Zi, deklaruan ministrat Abdullah  Nahijan dhe Igor Llukshiq.

 

Nuk do të ketë zgjerim në Uells, Mali i Zi kandidati më serioz

Aleanca e NATO-s nuk do të zgjerohet në samitin e ardhshëm në Uells, konsideron gazetarja Isidora Shoq, e cila vlerëson se megjithatë Mali i Zi mbetet kandidati më serioz për anëtarësim në këtë aleancë, kurse ftesën për anëtarësim do të mund ta fitojë në ndonjë takim të ardhshëm në nivelin ministror. Ajo përkujtoi se agjenda e samitit në Uells ende është e pa njohur dhe tha se para muajit maj është vështirë të priten informata më konkrete në temën e zgjerimit dhe se ka vetëm spekulime. “Unë mendoj se nuk do të ketë zgjerim. Të jem  më e qartë, nuk jam e sigurt nëse aleanca do të zgjerohet në këtë samit. Mali i Zi mbetet kandidati më serioz dhe besoj se dikush do të deklarohet se Mali i Zi është i gatshëm dhe se i realizojë të gjitha kërkesat”, deklaroi Shoq. Ajo gjithashtu tha se Malit të Zi do ti kumtohen me përpikmëri të gjitha të arriturat dhe është e mundur që të fitojë një lloj ftese me kusht.

 

Ekspertet e UE prej sot në Mal të Zi

Misioni për vëzhgimin e ekspertëve të Komisionit evropianë qëndrojnë prej sot në Mal të Zi me qellim të vlerësimit të përparimit në lëmin e reformave të gjyqësisë, pengimit të korrupsionit, luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe të drejtave të njeriut. “Prej sot deri me 21 mars si dhe në muajin prill, gjashtë ekspertë të pavarur të vendeve anëtare të UE do të qëndrojnë në Mal të Zi për vëzhgim. Ekspertët do të shoqërohen nga personeli i Komisionit Evropian me seli në Bruksel si dhe nga anëtarët e delegacionit të UE në Podgoricë”, deklaroi zëdhënësi i komisarit evropianë për zgjerim, Petar Stano. Ai tha se misioni do të vëzhgojë reformat në disa lëmi  të  legjislaturës ndërsa ata do të zhvillojnë edhe disa takime me përfaqësuesit e institucioneve relevante malazeze dhe organizata të shoqërisë civile.

 

Përqindje e lartë e përkrahjes nuk do të thotë edhe kuptimi i procesit

Niveli i lartë i përkrahjes së qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësim në UE, nuk do të thotë edhe shkallë e lartë e kuptimit të këtij procesi, për ç’gjë është e domosdoshme të njoftohen me këtë rrugë integruese, u vlerësua sot në tryezën e rrumbullakët “Projekt strategjia për informimin e opinionit për UE”. Shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Mitija Drobniç deklaroi se informimin e opinionit për UE dhe përgatitjet e Malit të Zi për anëtarësim duhet zhvilluar sa më parë, edhe pse përkrahje e qytetarëve për anëtarësim në Union është 74%, ata nuk janë mjaft të njohur me këtë proces. Këshilltarja e nënkryetarit të qeverisë për përkrahjen komunikative në proceset integruese dhe anëtare e grupit e cila e përgatiti strategjinë, Gordana Jovanoviq, deklaroi me këtë rast se qëllimi i këtij dokumenti është që të përmirësojë komunikimin në të gjitha nivelet.

 

U shty debati për propozim ligjin

Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administrat, nuk e shqyrtoi, siç ishte paralajmëruar, propozim ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve të cilën e paraqiti kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq. Ky shqyrtim u shty për shkak të, siç than nga ky këshill, nevojës për konsultime të mëtejme. Kryetari i Këshillit Rifat Rastoder sqaroi se Krivokapiq kërkoi shtyrjen e këtij propozim ligjit për shkak të nevojës për konsultime shtesë në kolegium. Rastoder tha se edhe PSP, e cila e paraqiti propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shtetësinë malazeze, kërkoi shtyrjen e shqyrtimit për këtë akt në mbledhjen e cila ka të bëjë me legjislaturën zgjedhore.

 

Hapet zyra për stimulimin e punës të OKB

Konferenca ndërkombëtare e studentëve përkushtuar stimulimit të punës të Kombeve të Bashkuara është hap sot në Podgoricë, ndërkohë që ka takim do të jetë shans i mirë për pjesëmarrësit që të njoftohen me punën e organeve të kësaj organizate. Asociacioni Studentor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Politike, organizuan sot sesionin e dytë të Konferencës “MiMUN”, e cila do të zgjas deri të premten. Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike, Sasha Knezheviq, tha se simulimi i dytë që organizohet në Mal të Zi është shans për pjesëmarrësit që të provojnë procesin e punës të OKB dhe punën ekipore mes organeve  me qellim të zgjidhjeve të problemeve ndërkombëtare.

 

Rritet prodhimtaria industriale për 6.5 %

Prodhimtaria industriale në Mal të Zi në dy muajt e parë të këtij viti është rrit 6,5 % në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat nga MONSTAT-i . Prodhimtaria industriale në muajin shkurt, në krahasim me  vitin e kaluar, është rritur 5,7%, ndërsa me muajin janar 0,4%. Çmimet e prodhimeve industriale në muajin shkurt në krahasim me muajin janar janë rrit për 0,3%. Nga MONSTAT-i thanë se çmimet e prodhuesve industrialë në muajin e kaluar në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishin më të ulëta për 1,2%, ndërsa nëse krahasohen me dy muajt e këtij viti me vitin e kaluar, shënohet një rënie  prej 1,2%.

 

Partia e Aleksandër Vuçiqit – fituese e zgjedhjeve në Serbi

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi nxorën fituese Partinë Përparimtare Serbe, që drejtohet nga Aleksandër Vuçiq. Sipas të dhënave kjo parti ka fituar 48.8 për qind të votave, përkatësisht 157 mandate, ndërsa pas saj radhitet Partia Socialiste e Serbisë me rreth 14 për qind të votave. Rreth 53 për qind e 6.7 milion votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme të së dielës të cilat u nxitën nga Partia Përparimtare e cila synon të shndërrojë në votë hapjen e negociatave për anëtarësim më Bashkimin Evropian. Sipas rezultateve paraprake Aleksandar Vuçiq, mund të bëhet kryeministër i Serbisë dhe partia e tij fituesja më e madhe e zgjedhjeve. Autoritetet serbe vendosën të mbajnë zgjedhjet e parakohshme pak ditë pasi Serbia hapi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Hapja e këtyre bisedimeve me 21 janar ishte shpërblim për përfshirjen e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë. Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur sot përkushtim për reforma në ligjin e punës, atë të falimentimit dhe të privatizimit, jo më larg se në muajin korrik, pasi partia e tij e qendrës së djathtë fitoi shumicën e pastër parlamentare në zgjedhjet e djeshme të parakohshme.

                                                                                                                                               

Kosova të jetë më e kujdesshme në dialog

Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, institucionet e vendit duhet të jenë të kujdesshme. Disa analistë konsiderojnë se ndërrimi i qeverisjes në Serbi, në parim nuk do të ndikojë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, por të tjerët mendojnë se Vuçiq do të angazhohet të fuqizojë rolin dhe statusin e serbëve brenda Kosovës. Formati i ri në qeverisjen e Serbisë, nuk pritet të ndikojë në zhvillimet e ardhshme në dialogun Kosovë- Serbi, vlerëson  analisti, Azem Vllasi. Ai tha se Bashkimi Evropian tani më do të kërkojë zbatueshmërinë e marrëveshjeve të dialogut. Ndryshe mendon politikologu, Belul Beqaj. Ai  thotë se ndonëse Vuçiq ka deklaruar se do të ndjek rrugën evropiane, ai fillimisht do të testojë Bashkësinë Evropiane, duke paraqitur një interesim maksimal ndaj Kosovës. Kur kjo nuk do të jetë e mundur, Beqaj thotë se Vuçiq do të bëjë maksimumin që të fuqizojë rolin e statusin e serbëve brenda Kosovës. Ndërkaq njohësi i  zgjedhjeve, Adnan Mervoci thotë për Vuçiq nuk mund të jetë ai i cili paraqitet në opinion. Merovci tha se pavarësisht se kush do të jetë në krye të shtetit serb, institucionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë duhet të sillen konform Kushtetutës së Kosovës.

                                                                                                                                                                                                      

Serbët e Kosovës votuan në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Serbët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, meqë kjo u garantohet me parimin e dyshtetësisë, që është i përfshirë në Kushtetutën e Kosovës. Votimet u zhvilluan nën përkujdesjen e Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë e cila drejtoi operacionin e quajtur grumbullimi i votave në të cilat morën pjesë rreth 34 për qind e votuesve të regjistruar. Votimi kishte nxitur debate ndërmjet partive në pushtet në Kosovë që thonë se Serbia nuk është duke organizuar zgjedhje në Kosovë, por OSBE-ja ka grumbulluar vota ndërsa partitë opozitare thonë se mbajtja e zgjedhjeve është shkelje mbi sovranitetin e Kosovës. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 34 përqind, ndërsa, pas mbylljes së qendrave dhe degëve për grumbullim, fletëvotimet u transportuan në Rashkë dhe në Vranjë për numërim.

                                                                                                                                           

PVD e Preshevës ka fituar dy mandate

Zgjedhjet parlamentare serbe u mbajtën edhe në luginën e Preshevës, por në to ishte përfshirë vetëm Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, ndërsa ato u bojkotuan nga partitë tjera në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Partia për Veprim Demokratik nga Lugina e Preshevës, e Riza Halimit ka fituar numër të mjaftueshëm votash për të siguruar dy vende deputetësh në Kuvendin e Serbisë. Sipas mediave serbe, në bazë të të dhënave jozyrtare PPD ka fituar 0,89 për qind të votave ose dy mandate, Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fituar 3,01 për qind, ose 9 mandate, SDA e Sanxhakut të Sulejman Uglaninit 1.09 për qind të votave ose 3 mandate.

 

Ukraina mobilizon 40 mijë rezervistë

Me qëllim të përballjes me Rusinë pas referendumit, që Krimeja t’i bashkohet federatës ruse, Ukraina ka vendosur që të shtojë forcën ushtarake. Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar sot dekretin presidencial sipas të cilit do të bëhet mobilizimi i 40 mijë rezervistëve. Sekretari në Këshillin kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Ukrainë, Andriy Parubi, u tha anëtarëve të parlamentit në Kiev se 20 mijë rezervistë do të vendosen në kuadër të forcave të armatosura dhe 20 mijë të tjerë do të jenë pjesë e Gardës kombëtare që është krijuar së fundi.

                                                                                                                                                                                                               

Gadishulli i Krimesë shpalli pavarësinë

Gadishulli Krimeja e ka shpallur pavarësinë dhe ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Federatën ruse. Me shumicën dërmuese të votave, parlamenti në Krime ka votuar pro pavarësisë. Parlamenti bëri me dije se të gjitha pronat shtetërore të Ukrainës, që gjenden në atë pjesë, Krimeja do t’i marrë si pjesë të shtetësisë. Votimi në parlament erdhi pasi që autoritetet njoftuan se 96.8 për qind e votuesve, i thanë po bashkimit me Rusinë dhe shkëputjes së gadishullit nga Ukraina. Qeveritë perëndimore e kanë vlerësuar si të paligjshëm mbajtjen e këtij referendumi derisa Rusia thotë se referendumi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 

Nuk do të njihen asnjëherë rezultatet e referendumit në Krime

Rezultatet e referendumit u deklaruan të pavlefshme nga Ukraina, BE dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se rezultatet e referendumit për shkëputjen e gadishullit Krimeja nga rajoni i Ukrainës, nuk do të njihen asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare. Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë do të përgatitin një “kosto shtesë” për Rusinë për shkak se kjo e ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës. Nga ana tjetër sipas Kremlinit zyrtar, presidenti rus i ka thënë atij amerikan se referendumi ishte legjitim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë ditës së sotme vendosen sanksione kundër Rusisë në lidhje me mbajtjen e referendumit në Krime. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar ngritje të pasurive të shtatë zyrtarëve rusë, përfshirë edhe dy ndihmës presidencialë, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë. Edhe ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel vendosen për ngrirjen e pasurive dhe vënien e sanksioneve për viza ndaj disa zyrtarëve rus, duke dënuar kështu mbajtjen e referendumit në mënyrë të paligjshme.

 

Obama sot takon presidentin palestinez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, pritet që sot në Uashington të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abaz. Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të realizohet në kuadër të bisedimeve para skadimit të afatit 29 prill, që është caktuar si një afat i fundit, për arritjen e paqes në mes të palestinezëve dhe izraelitëve. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ia ka bërë me dije dje Mahmud Abbasit se “është e nevojshme për të ndërmarrë veprime të vështira”, me qëllim të sigurimit të një marrëveshje të tillë. Kerry e ka sjellë Izraelin dhe Palestinën serish në negociata dhe atë pas një boshllëku tre vjeçar. Nuk duket ende se palët kanë arritur progres të mjaftueshëm deri më tani për zgjidhjen e çështjeve kryesore të mosmarrëveshjeve, që kanë tejkaluar më shumë se një dekadë e të cilat kanë të bëjnë me kufijtë, sigurinë, fatin e refugjatëve palestinezë si dhe statusin e Jerusalemit.

 

Malajzia kërkon mbështetje ndërkombëtare për gjetjen e avionit

Qeveria malajziane ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim për avionin e zhdukur të shoqërisë Malaysian Airlines në operacione kërkimore që shtrihen nga Deti Kaspik deri në pjesën jugore të Oqeanit Indian. Zyrtarët malajzianë thonë se numri i vendeve të përfshira në kërkime është rritur nga 14 në 25, pasi u zbulua se avioni ka vazhduar fluturimin deri në Azinë qendrore. Autoritetet vazhdojnë të analizojnë veprimet e pilotëve, pasi kontrolluan banesat e tyre në përpjekje për të kuptuar çfarë mund të ketë ndodhur. 

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të pakta. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Temperaturat  në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Bijello Pole 22 gradë, Beranë 21, Nikshiq e Budvë 20, Ulqin, Herceg Novi, Kollashin, Cetin, Plevle, Rozhaj e Mojkovac 19, Tivar, Tivat e Plavë 18 dhe në Zhablak 14 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë për këtë stinë të motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 23 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se