Žabljak
Malo oblačno
4.2 °C
Pljevlja
Vedro
8.0 °C
Herceg Novi
Vedro
13.1 °C
Nikšić
Vedro
12.7 °C
Cetinje
Malo oblačno
17.8 °C
Bar
Vedro
12.7 °C
Podgorica
Vedro
19.1 °C
Ulcinj
Vedro
15.7 °C
Kolašin
Vedro
10.6 °C

Lajmet

11. 03. 2014.   >>  20:26 0

LAJMET 11.03.2014

11.03.2014

Parlamenti- mbledhjen e parë të rregullt në Cetinë

Parlamenti i Malit të Zi e mbajti sot mbledhjen e parë të rregullt në Cetinë,kurse deputetët verifikuan disa konventa ndërkombëtare. Deputetët në Cetinë miratuan ligjin për të drejtën ndërkombëtare private, kurse në rend dite ishte edhe vërtetimi i marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Kroacisë mbi programin social. Në mbledhjen e dytë të seancë pranverore, që fillon nesër në Podgoricë, deputetët do të shqyrtojnë propozim ligjet mbi qëndrueshmërinë e të dhënave, pastaj mbi mbikëqyrjen inspektuese, ndalimin e diskriminimit, buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale, vendskijimet dhe taksën e qëndrimit. Deputetët do të deklarohen edhe mbi raportin e punës së Këshillit për mbrojtje dhe siguri për vitin e kaluar.

 

Krivokapiq ka demantuar shkrimet e medieve

Kabineti i kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka demantuar shkrimet e medieve se arsye e dorëheqjes së këshilltarit të tij, Andrej Nikollaidis, është pritja kohë më parë e themeluesve dhe të drejtorëve të të përjavshmes Monitor dhe gazetës së përditshme Vijesti. Gazeta Dnevne novine ka publikuar sot informacionin se këshilltari për kulturë dhe opinion të lirë i kryetarit të Kuvendit Krivokapiq, Nikollaidis ka dhënë dorëheqje nga ky funksion pasi që Krivokapiq ka pritur themeluesin e të përjavshme Monitor dhe të gazetës ditore Vijesti,

Miodrag Peroviq, drejtoren ekzekutive të Monitorit, Millka Tadiq – Mijoviq, dhe drejtorin e gazetës Vijesti, Zhelko Ivanoviq. Nga kabineti i Krivokapiqit kanë paraqitur përmbajtjen integrale të dorëheqjes së Nikollaidisit, të cilën ia ka dorëzuar kryetarit të Parlamentit.U lajmëroj se jap dorëheqje nga posti i Këshilltarit të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi për kulturë dhe opinion të lirë. Kam për qëllim që më në fund t’i përkushtohem shkrimit, për ç’gjë angazhimi im publik në pozitën e këshilltarit një kohë të gjatë ka paraqitur pengesë, është përmbajtje e arsyetimit të dorëheqjes së Nikollaidisit, dërguar Krivokapiqit.

 

Kompania e Aluminit inicon procedurë arbitrazhi

Kompania e Aluminit të Evropës Qendrore, CEAC, aksionare kryesore e Kombinatit të Aluminit të Podgoricës, ka iniciuar procedurë arbitrazhi kundër Malit të Zi për shkak të, siç theksohet, shkeljes së marrëveshjes mbi nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, që është arritur midis Qipros dhe Serbisë e Malit të Zi. Kontesti, siç thonë nga CEAC-i, ka lindur për shkak të përzierjes së paligjshme të Qeverisë së Malit të Zi në investimet e kompanisë, që është në pronë të Oleg Deripaskës, në industrinë e Aluminit në Mal të Zi. CEAC konsideron se me veprimet e Malit të Zi shkelet marrëveshja dhe kërkohet kompensim për këtë dëmet që ka pasur kjo kompani për shkak të, siç kanë thënë, veprimit të padrejtë të Malit të Zi. CEAC pret që shuma e kërkimeve do t’i kalojë 600 mijë euro.CEAC ka iniciuar procedurën e zgjidhjes së kontestit kundër Malit të Zi në gusht të vitit, mirëpo Qeveria nuk i është përgjigjur njoftimeve për arritjen e marrëveshjes në afat prej 6 muajsh, siç ishte paraparë me marrëveshje, kështu që kjo kompani nuk ka pasur mundësi të tjera veçse të iniciojë procedurë arbitrazhi, thuhet në kumtesë.

 

Nimanbegu - Ligji i propozuar mbi simbolet më i mirë se ai ekzistues

Ligji i propozuar mbi përdorimin e simboleve nacionale është më i mirë se ai ekzistues, por nuk janë respektuar sugjerimet e këshillave nacionale, ka thënë deputetit i Forcës, Genci Nimanbegu. Propozimligji mbi përdorimin e simboleve nacionale, që e ka përgatitur Ministria për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, gjendet në procedurë kuvendore. Është paraparë përdorimi i lirshëm i simboleve nacionale në hapësirat zyrtare të Qeverisjes lokale në të cilat përfaqësuesit e pakicave përbëjnë shumicën dhe atje ku përbëjnë më tepër se 15 për qind të popullatës. Nimanbegu ka thënë se nuk është mirë që të caktohet kufizimi 15 për qind i përfaqësimit të pakicave për përdorimin e simboleve nacionale në njësitë e Qeverisjeve lokale. Gjithashtu vërejtje kryesore e jona ishte që të obligohen institucionet në nivel lokal, gjykatat dhe shkollat, për vendosjen e simboleve nacionale të pakicave që jetojnë në atë zonë, gjë që nuk është futur në propozim ligj, ka theksuar Nimanbegu.

 

Kosovë: Hague e përgëzon Jahjagën

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, e ka përgëzuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ka njoftuar ambasada britanike në Prishtinë.Duke e cilësuar punën e këtij Këshilli në këtë rrafsh si thelbësore në mbështetje të të mbijetuerëve dhe adresimin e mungesës së llogaridhënies, Hague e ka vlerësuar këtë nismë të zonjës Jahjaga si një përparim të rëndësishëm.  “Është një përparim i rëndësishëm, që prej vizitës sime në Kosovë vitin e kaluar, kur ju shpjeguat se vendi juaj vazhdon të përballet me një numër sfidash në adresimin e çështjes së dhunës seksuale gjatë konfliktit”, ka shkruar  Hague, duke shtuar se “Mbijetuesit ende duhej të njihen si kategori në kuadër të Ligjit për Dëshmorët, Veteranët dhe Viktimat Civile të Luftës”. Më tutje ai ka shkruar se “niveli i hetimeve dhe ndjekjes penale mbi dhunën seksuale gjatë luftës mbetet i ulët dhe stigma sociale që rrethon krimet e tilla kanë penguar rehabilitimin, qasjen në drejtësi dhe reintegrimin socio-ekonomik të mbijetuesve”, ka përfunduar Hejg, duke uruar që Këshilli të ketë mundësinë t’i trajtojë këto çështje.

 

EULEX e dënon Arben Veselin me dhjetë vite burgim

Gjyqtarë të misionit EULEX në një kolegj të përbërë edhe nga gjykatës vendës,  e kanë dënuar sot Arben Veselin me dhjetë vite burgim dhe 20 mijë euro dënim me gjobë. Veseli është gjetur fajtor se po merrej me trafikimin e heroinës, nga Kosova për në Gjermani. Misioni EULEX përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se, Veseli  është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e pa autorizuar  të drogave të rrezikshme. “Ndërmjet janarit dhe qershorit  2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë”, ka njoftuar misioni EULEX. Rasti sipas EULEX, është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

 

EULEX: U konfirmua transferimi i Ivanoviqit në Mitrovicë

Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me transferimin e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, ka njoftuar misioni EULEX. Ky trup shqyrtues, ka theksuar se vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa janë duke u bërë planet për transferim. Në vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të procedurës paraprake ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për ta mbrojtur Oliver Ivanoviqin, i paraburgosur në Prishtinë. Gjatë procesit të ankimit, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e Oliver Ivanoviqit në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, thuhet në fund të njoftimit të misionit EULEX. Oliver Ivanoviq mbahet në paraburgim i dyshuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë.

 

Sanader është dënuar sot me dënim prej 9 vjetësh heqje lirie

për shkak të tërheqjes së parave nga institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, përmes agjencisë së marketingut Filmi Media, që është quajtur një nga aferat më të mëdha korruptive në politikën kroate.Nëse do të bëhet i plotfuqishëm vendimi shkallës së parë,

Sanader përveç dënimit me burg do të duhet të kthejë edhe rreth 2 milionë euro për të cilat gjykata e Zagrebit ka vërtetuar se i ka fituar në mënyrë të paligjshme. Përveç Sanaderit, me vendim të shkallës së parë, janë shpallë fajtorë edhe ish sekretari i Bashkësisë Demokratike Kroate, Mlladen Barishiq, arkëtarja e kësaj partie, Barnka Pallosheviq, pronarja e ndërmarrjes Filmi Media, Nevenka Jurak, si dhe ish zëdhënësi i Sanaderit, Ratko Maçek.

 

Krime: Ligjvënësit miratojnë deklaratën e pavarësisë

Ligjvënësit pro-rus në Krime e cila aktualisht është e okupuar nga forcat ruse, e kanë miratuar një deklaratë mbi pavarësinë e republikës, si një shenjë paralajmëruese për referendumin i cili do të zhvillohet të dielën.
Ligjvënësit në Krime bënë me dije se miratimi i deklaratës që është bërë sot, është një hap teknik para mbajtjes së referendumit të dielën ku qytetarët do të votojnë për bashkimin e këtij gadishulli me Krimenë.
Deklarata e cila e ka marrë bekimin e ligjvënësve thotë se “Nëse banorët e Krimesë votojnë për përfshirjen e Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit në Rusi, si entitet kushtetues, Krimeja do të shpallë republikë të pavarur pas referendumit”.Shtatëdhjetë e tetë nga gjithsej 81 ligjvënës të pranishëm  në seancën e mbajtur, kanë votuar në favor të kësaj deklarate. Parlamenti në Ukrainë në anën tjetër, e ka paralajmëruar parlamentin në Krime, se do ta shpërbëjnë në qoftë se nuk e anulojnë mbajtjen e këtij referendumi.
Vendet perëndimore dhe qeveria në Kiev kanë dhënë se nuk do të njohin rezultatet e referendumit.

 

Yanukovich: Jam ende president i Ukrainës

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, tha sot se është ende president dhe mbetet komandant i forcave të armatosura të këtij vendi.


Gjatë një konference të sotme për shtyp  në qytetin rus, Rostov-mbi-Don, Yanukovich theksoi se synon të kthehet në Kiev, kur të përmirësohet situata e sigurisë. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale të caktuara për muajin maj janë absolutisht  jo legjitime dhe se qeveria aktuale është “juntë jokushtetuese”.

 

Përfaqësuesi i të drejtave të njeriut në OKB, nis takimet në Ukrainë

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Ivan Simonoviq, gjatë vizitës së tij në Ukrainë sot në qytetin lindor Kharkiv, është takuar me autoritetet lokale. OKB-ja përmes një njoftimi ka bërë me dije se Simonoviq po diskuton atje për respektimin e të drejtave të njeriut pas situatës së krijuar në Ukrainë. Është planifikuar që Simonoviq  gjatë vizitës së tij të takoj përfaqësuesit pro-rus dhe ata pro ukrainas të organizatave të shoqërisë civile. OKB-ja në deklaratë, ka njoftuar se gjatë  ditës së neserme, Simonoviq do të shkoj në Krime derisa të enjten në qytetin Lviv. Të premten në Kiev, ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp.

 

SHBA: Obama bisedoi me Nazarbaevin për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar mbrëmë vonë me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, lidhur me zhvillimet në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama e ka inkurajuar Nzarbaevin për të luajtur rol aktiv në gjetjen e zgjidhjes paqësore për krizën, derisa forcat ruse e kanë okupuar Krimenë.
Të dy presidentët i kanë paraqitur interesat e përbashkëta për një zgjidhje paqësore të krizës dhe janë pajtuar për rëndësinë e respektimit të parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial. Presidenti Nursultan Nazarbaev, dje, poashtu, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me krizën në Ukrainë, ndërsa ai sot pritet të udhëtoj për në Moskë për të diskutuar për “çështjet ndërkombëtare” aktuale.

 

Malajzi: Asnjë gjurmë e aeroplanit të zhdukur

Afro 100 anije dhe aeroplanë nga 10 shtete në Azi dhe Paqësor, janë në kërkim për aeroplanin e udhëtarëve nga Malajzia, i cili është zhdukur në Detin Kinez Jugor, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin, para tri ditësh. Autoritetet i kanë intensifikuar kërkimet meqë ende nuk ka asnjë gjurmë të konfirmuar të aeroplanit prej ditës së shtunë, kur ai me 239 njerëz në të, u zhduk nga radarët. Autoritetet e Kinës thonë se do t’i përdorin 10 satelitë të pajisur me teknikë të përsosur për gjetjen eventuale të aeroplanit, në të cilin ishin 153 shtetas kinezë. Hetuesit thonë se janë të fokusuar në dy njerëz që kishin hyrë në aeroplan me pasaporta të vjedhura, nga Italia dhe Austria. Zhdukja e aeroplanit i ka ngritur shqetësimet për sulm me bombë kundër tij ose për rrëmbim.

 

Sot mban mot kryesisht i kthjellët, vende-vende me vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat në orën 13: Herceg Novi 17, Podgoricë 16, Tivar 15, Ulqin 14, Nikshiq e Cetinë 10, Plevle 8, KOllashin 7 dhe në Zhablak 3 gradë.

         Për nesër parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e paradites në veri vende-vende me të reshura të dobëta. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. Temperatura më e lartë e ditës prej 3 deri në 18 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se