Žabljak
Malo oblačno
4.4 °C
Pljevlja
Vedro
9.8 °C
Herceg Novi
Vedro
13.6 °C
Nikšić
Vedro
10.4 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
16.4 °C
Bar
Umjereno oblačno
13.4 °C
Podgorica
Pretežno vedro
14.4 °C
Ulcinj
Oblačno
12.4 °C
Kolašin
Vedro
6.8 °C

Lajmet

05. 03. 2014.   >>  17:57 0

LAJMET 05.03.2014

05.03.2014

Nënshkruhet  memorandumi për bashkëpunim

Projekti në Kumbor është vërtetim i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Azerbajxhanit dhe sinjal pozitiv afaristë edhe për investime në sferat tjera, është kumtuar pas mbledhjes të Komisionit të përzier për bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve. Ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq ka kumtuar se përveç ndihmës konkrete të Azerbajxhanit në Sferën e arsimit dhe bashkëpunimit të zhvilluar kulturorë, forcë zhvillimore për projektet tjera jep investimi i kompanisë SOCAR në Kumbor.

Ai ka përkujtuar se projekti i madh zhvillimor i cili tani është në fazën preliminare ka të bëjë me ndërtimin e gazë sjellësit i cili paraqet përfundimin e gazsjellësit  Trans Adriatik Kavariq këtë e ka deklaruar pas nënshkrimit të protokollit nga mbledhja e parë e Komisionit të përzier për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve me ministrin e  Azerbajxhanit për ekonomi dhe industri Shahin  Mustafajev. Pas mbledhjes së komisionit , është zhvilluar edhe forumi afarist në Oden ekonomike të Malit të Zi. Të theksojmë këtu se para një ore e gjysmë kryeministri Gjukanoviq dhe ministri i Industrisë dhe ekonomisë të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mustafajev zyrtarisht i hapen punët në Kumbor ku kompania azerbajxhanase Sokar do të investojë rreth gjysmë miliardë euro në një rizort  luksoz turistik.

 

E mundshme ftesa për samitin në Uells

Kryetari i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Çekisë Jan Hamaçek është i mendimit se Mali i Zi mund të ftohet në samitin e NATO-s i cili do të mbahet në Uells , ka theksuar Hamaçek gjatë bisedimeve me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi e kryetar i Asambles parlamentare të OSBE-s Ranko Krivokpaiq. Ai konsideron se Mali i Zi shënon rezultate të mira duke shtuar se do të gëzojë edhe mbështetjen e Çekisë në këtë drejtim.

Për Çekinë po ashtu është qëllim kryesor i politikës së jashtme edhe anëtarësimi në UE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet i Çekisë dhe Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen tonë ka theksuar Hamaçek. Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq , duke folur në Pragë para anëtarëve të dy dhomave të Parlamentit Çekë ka bërë një paralele ndërmjet dy vendeve. Revolucioni Çek i vitit 1989 dhe referendumi i Malit të Zi për pavarësi në vitin 2006 janë sukseset më të mëdha për çdo popull. Në këtë mënyrë është vërtetuar se pavarësia mund të arrihet edhe në mënyrë paqësore, ka theksuar Krivokapiq. Krivokapiq , në rolin e kryetarit të Asamblesë parlamentar të OSBE-s ka fol edhe për krizën në Ukrainë. Ai ka konstatuar se zgjidhja afatgjatë e krizës duhet bazuar në sovranitetin e plotë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

 

Antarësimin e Malit të Zi në UE e përkrahin 73 për qind të qytetarëve

Antarësimin e Malit të Zi në UE e përkrahin 73 për qind të qytetarëve, kurse 25 për qind ka qëndrim të kundërt, ka treguar sondazhi më i ri i agjencisë Ipsos , i publikuar në Portalin e Qendrës për tranzicionin demokratik. Anketimi është bërë prej 5 deri me 12 shkurt me 1 mijë e 34 qytetarë të moshës madhore të Malit të Zi.

Hulumtimi ka treguar se në referendumin për këtë çështje i organizuar në pjesën e parë të shkurtit 70 për qind të banorëve do të votonin pozitivisht , kurse 17 do të ishin kundër. Nëntë për qind të qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të votonin në referendum për këtë çështje. Kur është fjala për partitë politike dhe trupin e tyre zgjedhor , 92 për qind të zgjedhësve të PDS do të votonin për antarësimin e Malit të Zi në UE. Anëtarësimi në UE e përkrahin edhe 85 për qind të votuesve të Malit të Zi pozitivë. Edhe 82 për qind të zgjedhësve të Partisë social demokratike do të votonin për anëtarësimin e Malit të Zi në UE.

 

Memorandumi u nënshkrua nga Rashko Konjeviq dhe Indumati Mahmandas

Memorandumi për bashkëpunim i ministrisë për punë të brendshme dhe përkujdesjes sociale dhe Komesarjatit të lartë të OKB për refugjatët , me të cilin vërtetohen aktivitetet për zgjidhjen e statusit juridik të personave të zhvendosur në Mal të Zi do të nënshkruhet nesër në Podgoricë. Siç është kumtuar memorandumin do ta nënshkruajnë ministri Rashko Konjeviq dhe përfaqësuesja e Komesarjatit  të lartë të OKB për refugjatët Indumati Mahmandas .

 

Aksioni Afirmativ për pakicat nesër ne Kolegjium

Kolegjiumi i kryetarit të parlamentit do të duhej që nesër, me kërkesat e Partisë boshnjake të debatojë për aksionin afirmativ për pakicat nacionale në nivelin lokal. Nënkryetari i Kuvendit e deputet i partisë boshnjake Sulo Mustafiq ka theksuar se pret që në mbledhje të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve të deputetëve dhe të bisedohet vetëm për këtë temë. Sipas fjalëve të tij amendamentet nuk kanë interes politikë por ekskluzivisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e të gjitha pakicave e jo të ndonjë pakice të caktuar.

Përfaqësuesit e Frontit demokratik të cilët e bojkotojnë punën e parlamentit, kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në mbledhje vetëm nëse PDS do të deklarohet se e përkrah ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve . Parlamenti i Malit të Zi për ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve duhet të debatojë në seancën e parë pranverore me 11 mars në Cetinë.

 

Fletëpadi për shkak të plaçkitjes së lokaleve

Këshilli komunal i PDS në Beranë  i ka dorëzuar fletpadi  prokurorit themelor shtetërorë për shkak të plaçkitjes së lokaleve të kësaj partie, ka deklaruar zëdhënësi i Partisë Çasllav Veshoviq. Ai ka theksuar se lokalet e PDS në Beranë janë plaçkitur mbrëmë me nënshkrimin PSP deri në fitore. Sipas fjalëve të Veshoviq , ky nuk është vetëm sulm kundër një partie politike , por siç ka theksuar ai sulm kundër  zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Siç ka shtuar PDS garanton rezultate më të   mira të kësaj partie duke shtuar se kriminelet dhe inspiruesit e tyre për këtë akt duhet të përgjigjen.

 

Thyerja e lokaleve në Beranë, manipulim parazgjedhor i PDS

Partia socialiste popullore ka mohuar sot se ka lidhje me plaçkitjen e lokaleve të Partisë në pusht në Beranë , duke shtuar se fjala është për manipulim parazgjedhor të PDS. Sipas fjalëve të tyre, PDS humbëse, e vetëdijshme e për disfatën politike të s dielës shfrytëzon manipulime të ndryshme dhe metoda të presionit  me qëllim të gjetjes së mënyrës të arsyetimit para zgjedhësve për disfatën që do të pësojnë. Kjo parti thekson se dënon  çdo formë të dhunës dhe agresionit dhe u bënë ftesë organeve kompetente që sa më parë ti bëjnë hetimet dhe ta njoftojnë opinionin me rezultatet e tyre.

 

Dorëzohen certifikatat për vijuesit e edukimit inicial

Kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica ua ka dorëzuar sot çrtifikatat vijuesve të programit të edukimit inicial për vitin e kaluar, duke shtuar se gjyqësori malazezë kërkon kandidatë të stërvitur , profesionist dhe me kurajo  të cilët mund ta kryejnë procesin reformistë të gjyqësorit.

Me ligjin për edukimin në organet gjyqësore, i cili ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2007, edukimi inicial futet për herë të parë në Mal të Zi, kurse crtifikati për këtë program përfundimtar merret si një prej kritereve me rastin e aplikimit për funksionin e gjykatësit ose të prokurorit. Provimin përfundimtarë e kanë dhënë me 20 dhjetor 21 kandidatë të cilët Medenica i përgëzojë për kryerjen me sukses t edukimit.

 

Presidenti i Italisë në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Giorgio Napolitano nis axhenden e takimeve te tij ne Tirane me nje takim me homologun shqiptar, Bujar Nishani.
Napolitano eshte takuar edhe  me kryeministrin Edi Rama, pak para ceremonise se dekorimit në Pallatin e Brigadave, ku Presidentit Napolitano iu akordua medalja e “Urdhërit të Flamurit”. Presidenti Napoletano zhvillojë një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta dhe rreth nje ore me vone Kuvendi mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ne te cilen Napolitano foli  para deputeteve shqiptare. Axhenda e takimeve u përmbyll me një takim te presidentit Napolitano me komunitetin italian në Shqipëri.

 

Lavrov: Bazë për paqe – marrëveshja e shkurtit

Ndërsa kriza në Ukrainë vazhdon lidhur me dislokimin e forcave ruse në Krime, diplomatët rusë kanë përsëritur se Kina mbështet veprimet e Rusisë atje. Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar se ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, këtë qëndrim ia ka kumtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, në takimin e mbrëmshëm në Madrid të Spanjës.

Lavrov i ka thënë zonjës Ashton se me marrëveshjen e 21 shkurtit parashihet reformë kushtetuese, e cila do të t’i ketë parasysh interesat e të gjitha rajoneve në Ukrainë, formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, dhe “çarmatosjen e njësive ilegale dhe largimin e tyre nga rrugët”. Zonja Ashton sot do të udhëtoj në Kiev për takime me zyrtarët e qeverisë së përkohshme të Ukrainës. Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot në Paris, për uljen e tensioneve lidhur me Ukrainën.

 

NATO dhe Rusia takohen sot për të diskutuar krizën në Ukrainë

NATO dhe Rusia kanë rënë dakord që të takohen sot për bisedime lidhur me krizën në Ukrainë. Ky takim në Bruksel do të jetë kontakti i parë publik ndërmjet aleancës Perëndimore të mbrojtjes dhe të dërguarve rusë qëkur forcat ruse u futën në gadishullin ukrainas të Krimesë javën e kaluar. Aleanca nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Vendet anëtare të NATO-s u takuan herët të martën me kërkesë të Polonisë, e cila ka vijë ndarëse kufitare me Ukrainën. Pas takimit NATO tha se prezenca ushtarake ruse në Ukrainë përbën “ ndërlikime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e zonës Euro-Atlantike.” Ndërkohë, presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri thirrje dje Rusisë që të hapë bisedimet me qeverinë e përkohshme në Ukrainë dhe të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë për të përcaktuar nëse rusët etnikë në Ukrainë janë nën kërcënim, sikurse pretendon Moska. Komentet e zotit Obama erdhën pas një konference shtypi në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Udhëheqësi rus mbrojti ndërhyrjen ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë javën e kaluar, duke thënë se ai rezervon të drejtën për të mbrojtur rusët në Ukrainë.

 

Qëndrimi kinez për Ukrainën

Ndërsa kriza në Ukrainë vazhdon lidhur me dislokimin e forcave ruse në Krime, diplomatët rusë kanë përsëritur se Kina mbështet veprimet e Rusisë atje. Gjatë gjithë kësaj jave komentet e Kinës për situatën kanë qenë të pakta. Qin Gang, zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, tha se Kina beson në mosndërhyrje në punët e brendshme dhe po studion faktet historike si dhe kompleksitetin e situatës. Kjo deklaratë bie në kontrast me një tjetër të bërë këtë javë nga Ministria e Jashtme ruse pasi ministrat e jashtëm të të dy vendeve biseduan në telefon. Rusia tha se Moska dhe Pekini kishin pikëpamje të njëjta për situatën në Ukrainë duke lënë të kuptohej se Rusia kishte mbështetjen e Kinës për veprimet ushtarake atje. Por Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe se të gjitha palët duhet të përdorin dialogun dhe negociatat për të ruajtur paqen.

 

Katër satelitët ish-sovjetikë të “shokuar” me lëvizjen e Rusisë

Zyrtarët e lartë të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, thonë se janë të “shokuar” nga aksionet e Rusisë në Ukrainë. Kryeministrat e këtyre katër vende, që e përbëjnë të ashtuquajturin “Grup i Vishegradit”, pas një takimi mbrëmë vonë në Varshavë, e publikuan një deklaratë ku thuhet se intervenimi ushtarak i Rusisë “është i ngjashëm me përvojat e tyre nga vitet 1956, 1968 dhe 1981”. Të katër kryeminsitrat kanë kërkuar që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i ndihmojnë Ukrainës dhe të qëndrojnë të bashkuar “në ballafaqim me këtë zhvillim të rrezikshëm, që e kërcënon paqen dhe sigurinë evropiane”. Të gjitha këto vende ishin pjesë e bllokut të dikurshëm sovjetik.

 

Turqia forcon agjencinë e zbulimit

Parlamenti turk po shqyrton një ligj të ri, i cili zgjeron në mënyrë dramatike pushtetin e Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, që njihet me inicialet, MIT. Ligji i propozuar fuqizon agjencinë e zbulimit, për t'i dhënë asaj qasje ndaj të dhënave, përfshirë ato bankare, të kompanive dhe individëve. MIT po ashtu do të ishte e aftë të kryente operacione kundër çdokujt që konsiderohet se përbën "rrezik për sigurinë kombëtare". Ligji i propozuar është bërë objekt kritikash të forta nga grupe të të drejtave të njeriut dhe mbrojtës të ligjit. Istar Gozaydin, profesor i juridikut në Universitetin Dogus të Stambollit, thotë se ky ligj në fakt do ta vendoste agjencinë mbi drejtësinë. Përballë kritikave të forta, qeveria ka bërë disa lëshime, duke hequr kontrollin e drejtpërdrejtë të agjencisë nga kryeministri.

 

Nga sulmet me bomba në Irak, së paku 10 të vrarë

Së paku 10 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga disa sulme me bomba në hapësirat me popullatë shumicë shiite, në kryeqytetin Bagdad në Irak. Bombat eksploduan në një treg të hapur në lagjen veriore Shab dhe në pjesën komerciale Karrada. Shpeshherë xhihadistët sunitë i kanë marrë në shënjestër pjesëtarët e shumicës shiite irakiane, të cilët i konsiderojnë të pafe. Agjencia AFP raporton se së paku 1800 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak gjatë këtij viti.

 

Nga sulmi me bombë në Pakistan  3 ushtarë të vrarë

Së paku tre ushtarë pakistanezë janë vrarë sot nga eksplodimi i një bombe në pjesën e trazuar veriperëndimore të këtij vendi. Nga ky sulm 11 vetë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë. Shpërthimi ndodhi në rajonin Kurram, përgjatë kufirit me Afganistanin. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ky ishte sulmi i fundit në Pakistan, në kohën e armëpushimit ndërmjet kryengritësve talibanë dhe qeverisë. Aktualisht, po bëhen përpjekje për vazhdimin e bisedimeve për arritjen e paqes.

 

Mbrëmë në Tuz përfunduan Karnevalet e 19 me radhë

Manifestimi të mbrëmshëm të karnavaleve i parapriu ekipi i Hotit, për ndryshe fitues i vitit të kaluar. Pastaj nëpër qendër të Tuzit marshuan edhe ekipet nga Budva, dy nga Tuzi, Kavaja, Nënhelmi, Vulajt , Vuksanlekajt dhe ekipi i Sukruqit. Ekipi Fitues u shpall ai i Vulajve ndërsa vendi i dytë i takoi Ekipit  të Tuzit , Vendi i tret i takoi ekipit 41-43 , po ashtu  ekip ky nga Tuzi. Maska kolektive u shpall nga ekipi i Budvës, kurse ajo individuale nga ekipi i Vulajve. Përveç ekipeve vendase kësaj radhe në Tuz si mysafir  ishin ekipet nga Budva dhe nga qyteti i Shqipërisë Kavaja. Të dyja këto ekipe me programin e vetë dhe interpretimin që patën në skenë si  dhe veshjen fantastike kënaqen publikun e shumtë. Të cekim në fund se si çdo vjet me radhë edhe kësaj here nga ekipi fitues i vitit të kaluar atij të Hotit u ndezë Korja, duke lanë porosinë se viteve të ardhshme do të jetë më mirë e posaçërisht  vitin që vjen i cili edhe është viti jubilar njëzet vjet          Karnaval – Kore.

 

Për nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe në viset jugore dhe qendrore me reshje të dobëta të shiut  kurse në veri me borë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: Ulqin e Budvë 16, Tivar e H. Novi 15, Tivat 14, Podgoricë 13,  Cetinë 9,  Shavnik 7 Nikshiq, B. Pole e Plluzhin 6 , Plevle , Mojkovac, Beranë e Plavë 4, Kollashin e Rozhaj 3 dhe nëZhablak 1 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , në jug dhe Bregdet kryesisht i thatë , kurse në veri me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë  veriore dhe veri-lindore.

    Temperatura e mëngjesit prej – 3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 18 g. C. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se