Žabljak
Umjereno oblačno
10.0 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
17.4 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
17.9 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
13.3 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
15.8 °C
Bar
Vedro
21.3 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
18.8 °C
Ulcinj
Malo oblačno
22.2 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
14.2 °C

Lajmet

08. 04. 2019.   >>  17:39 0

Lajmet 08.04.2019

08.04.2019

Sigfuson në parlament duhet të dëgjohen të gjithë zërat

Kuvendi funksional në sistemin demokratik dhe shumëpartiak duhet të paraqes të gjitha elementet dalluese të shoqërisë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të dëgjohen të gjithë zërat, deklaroi për Pobjedën kryetari i Parlamentit e Islandës Stajn Grimur Sigfuson.Duke komentuar bojkotin afatgjate të Kuvendit, ai tha se është e qartë se situata nuk është ideale por është e rëndësishme që në Kuvend të dëgjohen qëndrimet e pozitës por edhe të opozitës. Kryeparlamentari i Islandës theksoi se për Malin e Zi është me rëndësi që është futur në NATO jo vetëm për shkaqe të sigurisë, por edhe për atë se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Sigfuson përkujtoi se Islanda e para ka pranuar pavarësinë e Malit të Zi sepse një gjë e tillë, siç tha,bën histori.

Dy persona humbën jetën nga zjarri i cili shpërtheu në shtëpinë që ndodhet në vendbanimin Besnik të Rozhajës

Dy persona humbën jetën sot në mëngjes nga zjarri i cili shpërtheu në shtëpinë që ndodhet në vendbanimin Besnik të Rozhajës. Viktimat janë 61-vjeçarin Sulejman Muriq dhe bashkëshortja e tij 47-vjeçarja I.S. Njoftimin për djegien e shtëpisë zjarrfikësve të Rozhajës u ka ardhur rreth orës 6 të mëngjesit, njoftoi shefi i shërbimit të zjarrfikësve Nuredin Agoviq. Zyrtarët e Drejtorisë së policisë të Rozhajës në një afat të shkurtër e kanë zbardh rastin dhe kanë arrestuar ish bashkëshorten e Muriqit me inicialet S.M. e cila jeton në Tivar. Për shkak të dyshimit, ajo u arrestua në mëngjes në Kollashin duke u kthyer nga Rozhaja për në Tivar.

Këshilli Kuvendor për siguri dhe mbrojtje rekomandoi sot miratimin e propozim-strategjisë për mbrojtje

Këshilli Kuvendor për siguri dhe mbrojtje rekomandoi sot miratimin e propozim-strategjisë për mbrojtje të cilin e ka miratuar Qeveria muajin e kaluar.NË dokument theksohet se rreziku nga kërcënimet ushtarake për Malin e Zi dukshëm janë zvogëluar, si rezultat i integrimit të vendit të NATO-s. Po ashtu thuhet se janë zvogëluar gjithashtu efektivat ushtarak në rajon, edhe pse nuk duhet të mospërfillet. Në dokument parashihet që Ushtria duhet të zhvillojë shkathtësitë për kundërpërgjigje të domosdoshme dhe të parandalojë agresionin eventual të armatosur në mënyrë individuale dhe me ndihmën e Forcave të NATO-s.

 

Ivan Brajoviq në konferencën e kryetarëve të kuvendeve të vendeve të Bashkimit Evropian në Vjenë

Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq merr pjesë në konferencën e kryetarëve të kuvendeve të vendeve të Bashkimit Evropian që mbahet në Vjenë.Siç njoftohet nga kabineti i kryeparlamentarit Brajoviq sot do të marrë pjesë në diskutimin e sesionit kushtuar Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij. Takimi në Vjenë është një rast i mirë për takime bilaterale mes kryeparlamentarit Brajoviq dhe atyre të parlamenteve të vendeve të BE-së thuhet në njoftim.

Sot do të organizohet një takim mes partive parlamentare, opozitare dhe organizatorëve të protestës

Sot do të organizohet një takim mes partive parlamentare, opozitare dhe organizatorëve të protestës. Ky takim do të organizohet nga Demokratet e Malit të Zi, ku përveç përfaqësuesve të partive opozitare, marrin pjesë edhe përfaqësuesit e organizatorëve të protestës. Siç njoftohet mbi konkluzionet e takimit, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.

8 prilli-Dita botërore e romëve

8 prilli është Dita botërore e romëve në të cilën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e tyre.
Përjashtimi i romëve nga shoqëria në mënyrë të padrejtë vazhdon tash një kohë të gjatë çka ka kontribuar në varfërinë e përgjithshme të tyre e cila nuk mund të kapërcehet pa zbatimin e masave konkrete deklaroi mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut Shuqko Bakoviq. Ai përkujtoi se romët historikisht janë pakica nacionale më e lanë pas dore jo vetëm në Mal të ZI, por edhe në tërë e Evropën. Këtë deklaratë ai e bëri në takimin në Parlament me rastin e 8 prillit Ditën botërore të Romëve.

Vuçiq priti në takimin ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq priti në takimin ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott të cilit i tha se Serbia do ta vazhdonte dialogun nëse hiqet taksa. Vuçiq po ashtu tha se Kosova e ka suspenduar dialogun duke mos e implementuar marrëveshjen e Brukselit, krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke themeluar ushtrinë e Kosovës dhe duke e vënë taksën ndaj mallrave serbe. Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur më herët të merret me problemet që kanë çuar në ndërprerjen e dialogut. Vuçiq u shpreh se edhe pse nuk është optimist, nëse Prishtina e heq taksën, Serbia është e gatshme për të biseduar”. Ambasadori Scott tha se SHBA e mbështet kthimin në dialog duke theksuar se është e domosdoshme të gjendet mënyra për këtë sepse është në interes të Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të arrihet kompromisi.

PEZULLIMI I TAKSËS HAP I RËNDËSISHËM PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe një herë ka ripërsëritur qëndrim për taksën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë javës që sapo e lamë pas është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Mirëpo, të pyetur nga lajmi.net, nëse në këtë takim mes kryeministrit Haradinajt dhe ambasadorit Kosnett, është biseduar edhe për taksën, Ambasada Amerikane ka thënë se nuk i komenton takimet private. Në një përgjigje dhënë lajmi.net, ambasada amerikane ka dhënë qëndrimin lidhur me taksën. Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pezullimi i takës është hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut. “Ne besojmë që pezullimi i tarifës është një hap i rëndësishëm për të vazhduar dialogun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë lajmi.net. Kujtojmë se pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë të cilën Kosova e ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar, po e kërkon edhe Bashkimi Evropian, pasi që për shkak të kësaj takse, Serbia edhe e ka bllokuar dialogun me Kosovën.Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë kjo taksë nuk do të hiqet dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të garantojnë për këtë.

 

Faza finale e dialogut nuk e ‘kursen’ as Dokumentin e Ahtisaarit

Dokumenti i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe i cili dokument është mishëruar në Kushtetutën e Kosovës, është dokument që përmban të gjitha koncesionet e mëdha, që i ka bërë Kosova në raport me Serbinë, në procesin e negociatave në Vjenë për statusin final të Kosovës, gjatë viteve 2006-2007. Kështu vlerësojnë zyrtarë të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të cilët kanë qenë pjesë e këtij procesi, si dhe njohësit e së Drejtës Ndërkombëtare. Megjithatë, ata kanë pikëpamje të ndryshme nëse dokumenti, të cilin e kishte ofruar Marti Ahtisaari, drejtuesi i treshes ndërkombëtare ndërmjetësuese, SHBA-së, BE-së dhe Rusisë, është “vija e kuqe” e kompromiseve, përtej të cilave Kosova nuk mund të kalojë në negociatat e ardhshme me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte pjesë e procesit negociator të Vjenës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se kompromiset që i kishte bërë Kosova në atë proces, kishin për bazë premtimet e bashkësisë ndërkombëtare se ato do të jenë kompromiset e fundit dhe se dokumenti do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara edhe me pëlqimin e anëtareve që kanë të drejtën e vetos, sikurse Rusia dhe Kina. Megjithatë, sipas tij, tashmë Kosova gjendet para dilemave për kompromise të reja dhe që shkojë përtej Dokumentit të Ahtisaarit.

 

VESELI TAKOI PËRFAQËSUES TË KOMUNITETIT ROM DHE U UROI FESTËN E TYRE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 8 prillit – Ditës së romëve në Kosovë, priti një grup përfaqësuesish të këtij komuniteti, të drejtuar nga deputeti Allbert Kinolli. Duke uruar të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë për ditën e tyre, kryeparlamentari Veseli tha se komunitetet pakicë janë një ndër pasuritë kryesore që ka shteti ynë. Ai tha se përcaktimi kushtetues dhe ligjor i të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë, e vë Kosovën në pozitë të lartë në renditjen botërore, si shtet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie e religjioni. Veseli çmoi lart orientimin shtetformues të komunitetit rom në Kosovë dhe kontributin e tij në avancimin e proceseve demokratike në vend. Kreu i Kuvendit tha se institucionet do të vazhdojnë angazhimet për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit. Përfaqësuesit e komunitetit rom, nga ana e tyre, falënderuan kryeparlamentarin Veseli për angazhimin dhe mbështetjen e tij të parazervë ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, përfshirë edhe atë rom.

HOXHAJ: AVANCIMI DHE INTEGRIMI I KOMUNITETIT ROM, PRIORITET I QEVERISË

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Rom, organizuar nga Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve. Duke e vlerësuar këtë si ditë të veçantë për Kosovën, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se historikisht kanë jetuar për shumë shekuj me komunitetin Rom në Kosovë.“Kanë qenë pjesë e procesit të lirisë, të shtetndërtimit, të zhvillimeve në vend, të nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovë dhe poashtu kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, tha Hoxhaj, duke theksuar se ky komunitet çdo herë është përfaqësuar në të gjitha institucionet, në nivelin qendror dhe lokal. Po ashtu, zëvendëskryeministri Hoxhaj, tha se Kosova është vend demokratik dhe multietnik dhe dita e këtij komuniteti është ditë po ashtu për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hoxhaj, shtoi se për këto 10 vjet ka pasur arritje konkrete për përfshirjen e komunitetit Rom në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, por edhe punësimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale dhe një banim të sigurt dhe afatgjatë.

 

Pendarovski: Më 21 prill votohet mes prosperitetit dhe izolimit

Marrëveshja e Prespës dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian, nuk kanë alternativë pasi çdo zgjidhje tjetër do të kthente vendin në izolim, pa perspektivë dhe në konfrontim si brenda shtetit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, para se gjithash me fqinjët. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Stevo Pendarovski, kandidat për president i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Social-demokratët e kryeministrit Zoran Zaev, por që ka mbështetjen edhe të BDI-së së Ali Ahmetit dhe të partive tjera që janë pjesë e koalicionit qeverisës. “Koncepti që unë përfaqësoj e që e mbështesin mbi 31 parti politike, është koncepti i vetëm produktiv për Maqedoninë e Veriut. Ky koncept na çon drejt integrimit euroatlantik të vendit ndërsa në anën tjetër ofron edhe kohezion të brendshëm, kur kemi parasysh përbërjen etnike nga e cila varet stabiliteti dhe prosperiteti i shtetit". "Në këto zgjedhje, ne nuk të votojmë vetëm për Stevo Pendarovskin, por duhet të legjitimojmë edhe një rrugë të re, apo magjistrale që na çon drejt botës përparimtare. Duhet të ecim rrugës që kemi nisur para dy viteve, pasi rrugë më të mirë besoj se nuk kemi”, thotë Pendarovski.

 

Luigji Soreca,BE-ja mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigji Soreca, deklaroi se BE-ja mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se kjo luftë kërkon vullnet politik. “Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, u shpreh Soreca.

 

Palmer për vizitë në Tiranë

Për ta zgjidhur kriza politike në Shqipëri pasditen e sotme në Tiranë vjen zënvendës-ndihmës sekretari amerikan, Matthew Palmer.Duket se pas përpjekjeve pa rezultat të evropianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane. Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje. Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvartjen e situatës. Zyrtari amerikan fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kurse nesër me presidentin Ilir Meta dhe me përfaqësues të opozitës.

 

SHBA kërkon ndaljen e dhunës në Libi

Shtetet e Bashkuara thanë se janë "thellësisht të shqetësuara" nga luftimet pranë kryeqytetit të Libisë, Tripoli, dhe bënë thirrje për "ndalimin e menjëhershëm" të ofensivës së udhëhequr nga Ushtria Kombëtare e Libisë. Ky grup udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar dhe synon të marrë kontrollin e Tripolit nga qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara. "E kemi bërë të qartë se ne kundërshtojmë ofensivën ushtarake të forcave të Khalfia Haftarit. Fushata e njëanshme ushtarake në Tripoli rrezikon civilët dhe minon perspektivat për një të ardhme më të mirë për të gjithë libianët", tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Qeveria e Libisë tha se së paku 21 njerëz u vranë dhe 27 u plagosën në luftimet që kanë nisur të enjten e kaluar, nga jugu dhe perëndimi i Tripolit. Kryeministri al-Serraj e akuzuoi gjeneralin Haftar për përpjekje për grushtshtet dhe tha se forcat e tij nuk do të lejohen të hynë në kryeqytet. Fuqitë ndërkombëtare filluan të evakuojnë personelin nga Libia, për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë. Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike prejse sunduesi Muammar Gaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011. Haftar e ndihmoi Gaddafin të merrte pushtetin në vitin 1969, përpara se të armiqësohej me të dhe të shkonte në mërgim në SHBA. Haftar u kthye në Libi në vitin 2011, pasi nisi kryengritja kundër Gaddafit dhe ai u bë komandant i rebelëve.

 

Luftimet masive në veriperëndim të Afganistanit hyjnë në ditën e pestë

Forcat afgane të sigurisë janë duke u përballur me militantët talibanë për ditën e pestë me radhë, pasi këta të fundit kanë nisur një sulm masiv në provincën veriperëndimore, Badgis. Ministria e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate më 8 prill se të paktën 12 zyrtarë qeveritarë të sigurisë janë vrarë në 48 orët e fundit, duke dërguar në 40 numrin e të vrarëve. Ministria ka thënë se 10 ushtarë tjerë dhe 24 zyrtarë policorë janë plagosur derisa “99 terroristë talibanë”, janë vrarë. Luftimet kanë nisur prej kur qindra militantë talibanë kanë pushtuar disa pika të sigurisë më 3 prill në këtë provincë. Gjatë vikendit, forcat afgane si dhe ato të NATO-s, kanë nisur sulme ajrore, në mbështetje të forcave tokësore. Vetëm muajin e kaluar, 50 ushtarë janë vrarë në disa beteja në këtë provincë.


Garë e ngushtë për pozitën e kryeministrit në Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbetur mbrapa kundërshtarit të tij kryesor në disa sondazhe, që janë mbajtur pak para zgjedhjeve në Izrael, ndonëse ai ende ka mundësi për të formuar Qeverinë që t’i mundësonte një mandat të pestë në pushtet. Netanyahu, që ka dominuar politikën e Izraelit për gjenerata të tëra është duke luftuar për mbijetesë politike kundër ish-gjeneralit, Benny Gantz. Megjithatë, rezultati përfundimtar do të dihet vetëm në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht në ditën e martë. Deri më tani, asnjë parti nuk ka fituar një shumicë në Parlamentin me 120 ulëse, që nënkupton se do të kalojnë ditë e madje javë derisa të përfundojnë negociatat për koalicion. Agjencia e lajmeve Reuters, ka përmendur se paditë penale të mund të ngriten kundër Netanyahut, i cili ka mohuar çdo keqbërje në tri raste të supozuara për ryshfet dhe mashtrime tjera, mund t’i zbehin të ardhmen e tij politike. Në sondazhin e fundit të realizuar të premten, Partia e qendrës, e Kaltër dhe Blu, në krye me Gantz, pritet të fitojë 30 ulëse në Parlament, derisa partia Likud e Netanyahut 26 ulëse, ka raportuar e përditshmja, Yedioth Ahronoth.

 

Nesër mot i vranët dhe me shi

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me shi. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Podgoricë, Tivar e Plevle 14, Ulqin e Herceg Novi 13, Nikshiq 9, Cetinë 8, dhe në Kollashin e Zhablak 7 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 20 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se