Žabljak
Oblačno
-4.3 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.8 °C
Herceg Novi
Oblačno
10.3 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
3.6 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Pretežno oblačno
11.9 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
10.3 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
9.4 °C
Kolašin
Oblačno
-0.9 °C

Lajmet

12. 07. 2018.   >>  19:27 0

Lajmet 12.07.2018

12.07.2018

NATO në takim të paplanifikuar pas kritikave të Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përsëriti kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, në një samit të aleancës në Bruksel, gjë që çoi në një takim të paplanifikuar vetëm të aleatëve.

Reuters citon dy burime të kenë thënë se Trump i kritikoi aleatët e NATO-s në lidhje me shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe praktikat tregtare evropiane. Raportohet se ai i bëri komentet në një sesion me dyer të mbyllura, i cili ka qenë e paraparë të përqendrohet në sigurinë në rajonin e Detit të Zi. Sipas agjencisë Reuters, pas kritikave të Trumpit, liderët e NATO-s u kërkuan presidentëve të vendeve joanëtare, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të largohen nga dhoma, në mënyrë që të mund të zhvillojnë bisedime vetëm me aleatët. "SHBA paguan dhjetëra miliarda dollarë për të subvencionuar Evropën dhe humb shumë në tregti", shkroi Trump po ashtu në Twitter. Ai i befasoi homologët evropianë dje, duke iu bërë thirrje që të ndajnë 4% të bruto-prodhimit vendor për shpenzimet ushtarake.

 

Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunimin shumë nacional

Ministri i mbrojtjes ,Predrag Boshkoviq e ka nënshkruar sot së bashku me kolegët nga 15 vende anëtare të NATO-s dhe me Republikën e Maqedonisë, Memorandumin për mirëkuptim i cili ka të bëjë me bashkëpunimin shume nacional lidhur me blerjen e municionit për këmbësorin. Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s , Rouz Gotemeler , ka theksuar se memorandumi do të rris aftësitë e shfrytëzimit të përbashkët të municionit  dhe funksionimin efikas në terren me kohë kjo iniciativë do tu ndihmojë forcave të NATO-s që ta rrisin efikasitetin e vetë atje ku nevojitet më së tepërmi , ka theksuar Gotemeler. Ky projekt po ashtu do të kontribuojë në uljen e shpenzimeve dhe do tu mundësojë buxheteve nacionale që të përparojnë dukshëm trendin e rritjes.

 

Të gatshëm për mbylljen e kapitujve

Mali i Zi është lider në  plotësimin e obligimeve nga procesi i anëtarësimit në BE dhe njëri ndër vendet  i cili kryeson në realizimin e qëllimeve nga agjenda e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030, është vlerësuar në takimin e kryenegociaorit të Malit të Zi Aleksandar Drleviq me koordinuesen e përhershme të sistemit të OKB në Mal të Zi, Fiona Mekluni. Drleviq është falënderuar për përkrahjen të cilën sistemi i OKB ia ofron Malit të Zi në forcimin e kapaciteteve për bashkëngjitje në BE duke e vlerësuar atë si shumë të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë malazeze. Drleviq ka prezantuar formatin e ri organizativ të strukturës për  bisedime të pasqyruar në formimin e zyrës për integrimet evropiane, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë me sistemin e OKB do të vazhdojë edhe përmes këtij formati. Ai e ka njoftuar Meklunin me situatën aktuale në bisedime duke përkujtuar se janë hapur 31 kapitull ndërkohë që tre janë mbyllur përkohësisht.

 

Udhëtimi i Malit të Zi është varur nga vizioni i liderëve politik

“Rruga dhe forma e Malit të Zi gjithmonë kanë qenë të varur nga vizionet e liderëve të tij, si nga sfera politike ashtu edhe nga të gjitha sferat e jetës shoqërore”, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai me rastin e dorëzimit  të çmimit 13 korriku ka theksuar se është koha që Mali i Zi të mendojë për vete dhe të identifikojë vlerat tradicionale, të shfrytëzojmë potencialet tona dhe mbi themelet dhe muret e vjetra të ndërtojmë çatinë nën qiellin evropian.

“Mali i Zi gjithmonë ka qenë hekur i skuqur në kullën e të kaluarës e cila është kalitur nën rrahjet e të ardhmes”. Ai ka theksuar se 13 korriku ngritët lartë  mbi datat tjera si personifikim i guximit të Malit të Zi dhe  te  përpjekjeve për liri, para së gjithash për shtetin e vetë. Duke vlerësuar se asnjë rrugë nuk është e lehtë dhe pa pengesa, Brajoviq ka përkujtuar se secila rrugë më herët apo më vonë ka qenë e tejkaluar. Të përkujtojmë se çmimin e karrierës  e ka fituar Vukiq Puleviq, kurse çmimet e 13 korrikut për këtë vit u kanë takuar Krsto Andriasheviqit, Aleksa Asanoviqit dhe Adnan Çirgiq.

 

Gjukanoviq organizon pritje me rastin e Ditës së shtetësisë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të organizojë sonte pritje solemne me rastin e 13 korrikut - Ditës së shtetësisë së Malit të Zi, në Cetinë. Në pritje janë të ftuar përfaqësuesit e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, përfaqësues të jetës politike, shkencore, kulturore, afariste dhe sportive, si dhe përfaqësuesit e korit diplomatik. Të theksojmë se Dita e shtetësisë shënohet në kujtim të 13 korrikut të vitit 1878 kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit është njohur si shtet i pavarur, si dhe në shenjë kujtimi në 13 korrikun e vitit 1941 kur populli i Malit të Zi ka filluar kryengritjen e armatosur kundër fashizmit.

 

Sot konkursi për afatin e dytë të regjistrimeve

Universiteti i Malit të Zi ka shpallur sot konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bazike në afatin e dytë regjistrues. Paraqitjet në konkurs dorëzohen të hënën dhe vende të lira ka edhe për 773 student të cilët do të shkollohen falas. Siç është kumtuar Universiteti i Malit të Zi, numri i përgjithshëm i vendeve në çdo program studimor është rritur 1 për qind sipas principit të aksionit afirmativ. Se bashku me fletëparaqitjen për regjistrim, kandidatët duhet të dorëzojnë origjinalin e diplomës për provimin ekstern, gjegjësisht provimin profesional, vërtetimet origjinale për të gjitha vitet e shkollës së mesme,kopjen e letërnjoftimit biometrik, kush disponon diplomën” Lluça “, ose ndonjë të ngjashme.

 

Haradinaj pas kthimit nga Londra: Javën e ardhshme pritet rekomandimi për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas kthimit nga samiti i mbajtur në Londër.

Ai ka thënë se ditën e parë ka takuar ministrin e forcave të armatosura të Britanisë, ku kanë diskutuar për transformimin e FSK-së. Haradinaj ka thënë se në këtë aspekt me Londrën janë mirë, raporton lajmi.net. Ai ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në samit kanë treguar respekt për Kosovën. Për vizat ka thënë se nuk është betejë e humbur, por siç ka thënë ai jemi rrugës.

Tutje Haradinaj deklaroi se liberalizimi i vizave do të ndodh por ka thënë janë procedurat që duhet të merren dhe shpresa është që gjatë javëve të ardhshme të jepet rekomandimi në mënyrë që mos të vonohet liberalizimi.

 

Thaçi e Vuçiq takohen më 18 korrik në Bruksel

18 Korriku pritet të jetë dita kur do të ketë një takim tjetër midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit. Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18 korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intensifikuar”, thuhet në komunikatë.

 

Sekretari amerikan i mbrojtjes për herë të parë viziton Kosovën

Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA. Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit. Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

 

Zaev fton maqedonasit që të votojnë pro referendumit për emrin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar maqedonasit që të votojnë për të ardhmen e tyre dhe në këtë drejtim pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë të arritur pas dekadash me Greqinë, për çka ata pritet të japin votën në një referendum. Zaev gjatë konferencës për media të cilën e ka mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Londër, ku ka njoftuar për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, është pyetur edhe rreth kundërshtimeve të marrëveshjes për emrin e ”Maqedonisë Veriore”, dhe referendumit për këtë. Në përgjigjen dhënë para gazetarëve kryeministri maqedonas ka thënë se vota për referendumin është vota për të ardhmen e Maqedonisë dhe maqedonasve. Ai ka thënë se liderët botëror si presidenti amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e kanë përshëndetur marrëveshjen si dhe kanë shprehur përkrahje për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

 

Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO

Partneri i koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos, nuk lëkundet nga qëndrimet e tij, se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa marrëveshja nga Prespa nuk do të zbatohet. Sipas gazetës greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve në Bruksel, ministri i mbrojtjes, i cili së bashku me shefin e diplomacisë e shoqërojnë kryeministrin grek në samitin e NATO-s, tha se marrëveshja nga Prespa asnjëherë nuk do të zbatohet sepse ai personalisht mendon se nuk do të kaloj në Kuvend, as në referendum. Në pyetjen e gazetarëve se kur do të mbahen zgjedhjet në Greqi, ai u përgjigj se nuk pret të ketë zgjedhje në Greqi, sepse “përderisa çështja e Shkupit nuk vjen në Kuvend, zgjedhjet do të mbahen në fund të mandatit katërvjeçar”.

 

Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan

Rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë dhjetë njerëz në verilindje të Afganistanit dhe shkatërruan rreth 300 shtëpi. Helikopterë dhe ekipe shpëtimi shkuan në provincën Panjshir, ku ndodhi katastrofa.

Omar Mohammadi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar njerëz të bllokuar nën rrënoja, në qarkun Khinj. Panjshiri, i cili ndodhet rreth 140 kilometra në veri të Kabulit, është zonë turistike dhe njihet për majat me borë.

Afganistani verior vuan rregullisht nga rrëshqitjet e tokës kur bora shkrihet në pranverë, por shpyllëzimi në disa zona ka rritur frekuencën e tyre. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili ndodhet në Bruksel për samitin e NATO-s, urdhëroi autoritetet që t'iu ofrojnë viktimave ndihmën e nevojshme.

 

Kritikat e verikoreanëve për SHBA-në, pjesë e "strategjisë"

Presidenti jugkorean, Moon Jae-in ka thënë të enjten se kritikat e Koresë Veriore për Shtetet e Bashkuara, pas negociatave për denuklearizim, kanë qenë pjesë e strategjisë dhe negociatat në mes këtyre dy vendeve janë kthyer sërish, transmeton Reuters. Koreja Veriore ka akuzuar të shtunën Shtetet e Bashkuara për kërkesa të tipit të “gangsterëve”, duke kundërshtuar deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka thënë se armiqtë e vjetër kanë shënuar përparim. Duke folur në Singapor, Moon ka thënë se bisedimet për denuklearizim mes SHBA-së dhe Koresë Veriore mund të përballen me vështirësi dhe mund të marrin kohë, ka njoftuar zyra e tij.

 

Nesër dhe pasnesër ditë pushimi

Me rastin e 13 korrikut, Ditës së shtetësisë së Malit të Zi, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë pushimi , është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesje sociale. Në bazë të ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjer,a Dita e shtetësisë kremtohet me 13 dhe 14 korrik. Organet shtetërore dhe organet e administratës lokale institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publik janë të detyruar që në ditët e festës të sigurojnë kryerjen e punëve me ndërprerjen e të cilave mund të pasojë dëme për qytetarët ose shtetin, thuhet në kumtesë.

 

Kujdestari në 5 shtëpi të shëndetit

Objektet e shtëpive të shëndetit në Bllokun 5, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe në Zetë do të jenë kujdestar gjatë ditëve të festës dhe gjatë vikendit. Nga Shtëpia e shëndetit në Podgoricë kanë kumtuar se mjekët e zgjedhur për të rritur do të punojnë në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konik prej orës 7 deri në ora 21, kurse mjekët e zgjedhur për fëmijë do të punojnë në objektin Nova Varosh 24 orë në ditë. Gjatë ditëve të festës në shtëpitë e shëndetit në Tuz dhe në Zetë, mbrojtja shëndetësore do të ofrohet prej orës 7 deri në ora 15, thuhet në kumtesë. Qendra për diagnostifikimin laboratorik në Bllokun 5 do të punojë prej orës 7 deri në ora 21.

 

Afati për dorëzimin e  kërkesave, përfundon më 16 korrik

Çështja e legalizimit të objekteve të paligjshme të ndërtuara për një periudhë të gjatë, është aktualizuar shumë, sidomos, ditëve të fundit pasi, siç ishte paralajmëruar, afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të duhur, është 15 korriku. Mirëpo, procesi i deritashëm i kryerjes së këtij obligimi nga pronarët e objekteve të tilla, e ka dëshmuar mospërgatitjen e nevojshme të organeve përkatëse, në dhënien e  dokumentacionit të domosdoshëm për paraqitjen e kërkesave të qytetarëve. Duke parë përvojën e këtillë, ministria gjegjëse ka vazhduar afatin edhe për tre muaj të tjerë, për dorëzimin e dokumentacionit shtesë, për ata që do të dorëzojnë kërkesën brenda afatit të paraparë , deri më 15 korrik. Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Tuzit në të cilën zyrtarët përkatës janë angazhuar maksimalisht për të pranuar kërkesat e qytetarëve të kësaj komune e të cilët duhet të legalizojnë objektet e veta. Por, siç ndodh rëndom, shumica e qytetarëve janë angazhuar ditëve të fundit ashtu që numri i kërkesave është shumëfishuar këtyre ditëve. Në kuadër të kësaj do të ishte e arsyeshme përforcimi i stafit për pranimin e fletëparaqitjeve për të shmangur në këtë mënyrë radhët e gjata të qytetarëve të interesuar. Të rikujtojmë, se siç është paralajmëruar, kërkesat do të pranohen edhe të hënën, më 16 korrik.

Përgatiti, Gjokë Dukaj, gazetar i RMZ.

 

Kroacia, në finalen e madhe të kampionatit botëror në futboll

Pas fitores së mbrëmshme të reprezentacionit të Kroacisë ndaj ekipit anglez në finalen e madhe të kampionatit botërore do të luajnë reprezentacioni i Kroacisë përball reprezentacionit të Francës. Të përkujtojmë se në ndeshjen e mbrëmshme edhe pse ekipi anglez udhëhoqi 1-0 , ekipi kroatë arriti të shënojë fitore me golat e shënuara nga  futbollisti i Interit, Perishiq  dhe  futbollisti tjetër i cili  poashtu  luan në ligën italiane Manxhukiq  i cili luan për ekipin e Juventusit. Ndeshja finale luhet ditën e diel në ora 17. Të përkujtojmë gjithashtu se ditën e shtunë në orën 16 për vendin e tretë do të luajnë reprezentacioni  i Belgjikës me reprezentacionin e Anglisë. Nga sporti gjithashtu ju përkujtojmë se kampioni i Malit të Zi  ekipi i Sutjeskës ka humbur mbrëmë ndeshjen 1-0 nga ekipi Astana i Kazakistanit, kurse tri ekipet e tjera nga Mali i Zi ndeshjet i luajnë sot në kuadër të kupës së Evropës. Dy ndeshjet e para i luajnë ekipi i Rudarit përball Partizanit të Beogradit, kurse ekipi i OFK Titogradit luan kundër  ekipit  Torshavën. Ekipi i tretë nga Mali i Zi Buduqnosti i Podgoricës  luan ndeshjen e parë në Podgoricë përball ekipit Trençin të Sllovakisë, ndeshje kjo që fillon në ora 20 e 30. Të përkujtojmë gjithashtu se ndeshjet e kthimit  janë  me 19 të këtij muaji.

 

Nesër mor me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme

         Temperaturat: Podgoricë 33, Tivar, Ulqin e Budvë 29, Beranë, H. Novi, Plevle, Cetinë , Kollashin e B. Pole 28, Nikshiq , Plavë, Rozhajë e Shavnik 27, Plluzhinë 35 dhe në Zhablak 21 g.

            Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Në orët e pasdites në viset kontinentale pritet vrasim gradual dhe vende vende me reshje të dobëta dhe bubullimë. do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se