Žabljak
Umjereno oblačno
23.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
30.0 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
28.7 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
30.5 °C
Cetinje
Vedro
29.1 °C
Bar
Pretežno vedro
30.6 °C
Podgorica
Pretežno vedro
35.0 °C
Ulcinj
Vedro
30.7 °C
Kolašin
Pretežno vedro
29.8 °C

Lajmet

03. 07. 2018.   >>  17:16 0

Lajmet 03.07.2018

03.07.2018

Në Shkodër u mbajt mbledhja e dy Qeverive, të Malit të Zi dhe Shqipërisë

“Në takimin e sotëm kemi vërtetuar, jo vetëm përkushtimin tonë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe fqinje, por edhe orientimin me vendosmëri për të vepruar bashkarisht në realizimin e  proceseve të filluara në të mirë të qytetarëve tonë”, vlerësuan kryeministrat Dushko Markoviq dhe Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të mbajtur sot në Shkodër. Ata duke vlerësuar se takimi i sotëm ishte historik, nga vetë fakti se këto dy vende ndajnë vlera të shumta të përbashkëta, paralajmëruan se një praktikë e tillë do të vazhdohet edhe në të ardhmen, pasi mbledhja e përbashkët e rrallës do të mbahet në Mal të Zi. Ndërkaq kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq në konferencën e përbashkët për gazetarët njoftoi se sot përfaqësuesit e dy Qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje me qëllim të avancimit të marrëdhënieve të ndërsjella, në funksion të shfrytëzimit të potencialeve të shumta ekzistuese. Ai pohoi se Mali i Zi e ka obligim të përkrah Shqipërinë në rrugën drejt integrimeve evropiane, në veçanti në përgatitjet sa më të mirë për hapjen e negociatave me UE, vitin që vjen. Kreu i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke u shprehur i lumtur për takimin e sotëm, pohoi se kanë identifikuar disa piketa të rëndësishme për ti realizuar, jo vetëm në interesin nacional, por edhe atë rajonal dhe më gjerë. Ai, mes tjerash, paralajmëroi hapjen së shpejti të pikë kalimit kufitar në Zogaj, e poashtu edhe në Grabom, në Cem të Trieshit. Ndërkaq në fokus të interesimit të gazetarëve të pranishëm, ishte edhe çështja e qëndrimeve zyrtare të dy vendeve lidhur me problemin e migrantëve ilegal. Duke shprehur qasje të ngjashme, dy kryeministrat pohuan se as që bëhet fjalë për ngritjen e kampeve për strehimin e migrantëve, por siç thanë ata, ngritjen e Qendrave për pranimin e tyre e që është në vijën e veprimeve të dëshmuara më parë për tu hapur derën njerëzve në nevojë. Më pas vazhdoi takimi, respektivisht puna e Biznes Forumit në hapje të të cilit kanë folur dy kryeministrat Rama dhe Markoviq.     Gjokë Dukaj, gazetar

Nevojitet progres më madh në sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave

Mali i Zi do të mund të anëtarësohet në UE edhe para vitit 2015, vlerësoi ambasadori i Bullgarisë në Mal të Zi, Mlladen Çervenjakov, duke theksuar se si lidere në procesin e integrimeve evropiane, duhet të tregojë progres më të madh në lëminë e sundimit të ligjit dhe në liritë e mediave. Çervenjakov përkujtoi se Mali i Zi para do kohe hapi Kapitullin 17, Politika ekonomike dhe monetare, dhe vlerësoi se deri në fund të këtij viti ka mundësi të hap edhe kapitujt 27 dhe 28. Ai thotë se UE duhet të ruaj kufijtë e vet dhe të udhëheq politik proaktive dhe se kampet do të duhej të ndërtojë në Afrikën Veriore dhe Turqi, e jo në ndonjë vend evropian. Sipas fjalëve të tij, kryesimi i Bullgarisë me Këshillin e UE ishte sfidë dhe përgjegjësi, por është treguar se një vend i vogël sipas standardeve evropiane, ka mundësi që në mënyrë kualitative ta kryesoj këtë Këshill.  “Jemi të kënaqur me kryesimin tonë, ka qenë sukses yni i madh se kemi treguar se jemi të aftë që të organizojmë një ngjarje të tillë të rëndësishme”, tha Çervenjakov në konferencë për media duke prezentauar rezultatet e kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e UE. Prioritet gjatë kryesimit, siç tha ai, ka qenë perspektiva evropiane e lidhjeve të shteteve të Ballkanit perëndimorë.  Çervenjakov tha se deklarat për perspektiven evropiane të rajonit, e sjellur në muajin maj në Sofje, është shumë e rëndësishme, sepse në 15 vitet e fundit, UE nuk ka sjellë ndonjë dokument të tillë.

Shuqko Bakoviq në Kuvend, për të drejtat dhe liritë e njeriut

Në Kuvendin e Malit të Zi sot është debatuar për Raportin mbi gjendjen  e të drejtave dhe lirive të njeriut. Avokati i popullit, Shuqko Bakoviq ka paraqit përparimin e bërë, por njëkohësisht edhe problemet grumbulluara. Në PDS konsiderojnë se është arritur përparim, mirëpo tregojnë edhe grupet më të ndjeshme dhe mbrojtjen më të madhe të të drejtave të tyre. FD konsideron se janë të cenuara të drejtat e popullit serb në Mal të Zi, gjithashtu edhe shkrimi cirilik.  Bakoviq thekson se shumë herë është përpjekur që të mbrojë shkrimin Cirilik, ndërkaq nga FD konsiderojnë se janë të cenuara edhe të drejtat e punëtorëve, por rikujtojnë edhe në ndërprerjen e kompensimeve për nënat, por edhe në diskriminimin politik. Nga PSD theksojnë se ishin në shënjestër të dëbimit politik. Kuvendi vazhdon punimet.

Shehoviq në Konferencën në Berlin

Ministri i arsimit Damir Shehoviq, merr pjesë në konferencën rajonale, “Dinamika e re e arsimimit teknik dhe profesional në Ballkanin perëndimorë”, e cila po mbahet sot dhe nesër në Berlin. Nga kjo Ministri është kumtuar se këtë konferencë e organizon Ministria federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim. “Prioritet është përkrahja e zhvillimit të arsimimit profesional dhe trajnimet, si dhe mirëkuptimi i ndikimit të ndryshimeve globale dhe digjitalizimit në arsimimin profesional”, thuhet në kumtesë.  Theksohet se janë planifikuar vizitat në shkollën e mesme profesionale në Berlin, Qendrën private për trajnimin e kompanisë ABB, etj shkolla dhe Qendra për arsim dhe trajnime të ndryshme. Gjatë vizitës pjesëmarrësit do të kenë qasje se si arsimimi profesional zbatohet në Institucionet relevante të Gjermanis

Ka vrarë djalin për shkak të dhunës në familje

18 -vjeçares nga Plava me inicialet E. K., e dyshuar se ka vrarë djalin e vet 4 muajsh, i është caktuar paraburgimi 72 orësh.  Ajo, siç dyshohet, e ka hedhur fëmijën në lumin e Plavës me 29 qershor. Prokurori i lartë, Hasan Llukaç ka deklaruar se ajo ngarkohet për vrasje të rëndë. Ajo, e ka pranuar fajin dhe gjatë marrjes në pyetje ka treguar pendesë, e si arsye për këtë akt ka theksuar dhunën në familje, gjegjësisht keqtrajtimin nga bashkëshorti. E dyshuara ka edhe një fëmijë 18 muajsh. Llukaç ka kumtuar se gjatë procesit të mëtejmë do të marrë në pyetje edhe dëshmitarë. Jozyrtarisht bëhet me dije se e dyshuara E.K. është arrestuar dje pasi bashkëshorti me inicialet V.K. e ka paraqitur tek kompetentët se tash disa ditë nuk i ka parë bashkëshorten as fëmijën. Trupi i fëmijës është duke u kërkuar.

Shkaku i Krimesë, Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko. Temë diskutimi  e takimit të dy presidentëve ishte edhe çështja e Kosovës, për të cilën Ukraina tashmë i ka qëndrimet e ditura në kundërshtimin e shpalljes së pavarësisë. Vuçiq pas këtij takimi tha se shteti i tij dëshiron që të gjitha problemet në Ukrainë të zgjidhen në mënyrë paqësore, duke potencuar edhe përkrahjen e presidentit ukrainas që  Serbia të arrijë sa më shpejtë një zgjidhje me Kosovën, shkruan lajmi.net. Sipas tij, Ukraina e ka këtë pozicionim karshi Kosovës për arsye se edhe Serbia gjithmonë e ka respektuar integritetin territorial të Kievit zyrtar. Nga ana tjetër, Poroshenko tha se Ukraina megjithëse i qëndron vendimit për të mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë sa më shpejtë një kompromis.

Putin dhe Trump më 16 korrik diskutojnë për Kosovën, zgjidhja në fund të 2018-tës?!

Çështja e Kosovës mund të jetë temë diskutimi e takimit mes dy liderëve botërorë, presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Kështu të paktën shkruan gazeta serbe “Blic”, e cila duke u bazuar në burimet e veta shton takmi Trump-Putin në Helsinki mund të sjellë në tavolinë dhe çështjen e Kosovës. “Bashkimi Evropian ose nuk e ka vullnetin e duhur ose forcën që i nevojitet për të ndikuar tek shqiptarët. Kjo është ideja se pse Trump dhe Putin mund të dakordohen në këtë çështje për ne, dhe pastaj Evropa të pranojë atë si vendim final”, i kanë thënë këto burime gazetës serbe, transmeton lajmi.net. Po ashtu sipas këtyre burimeve, Trump dhe Putin do të ketë “një minut” ose më shumë kohë që të shkëmbejnë pyetje dhe mendimet e tyre lidhur me këtë çështje, dhe kjo kohë do të ishte e mjaftueshme që “gjërat të lëvizin nga një fund i vdekur, në një zgjidhje më të shpejtë”. “Trump dhe Putin, do të vendosin për Kosovën deri në fund të këtij viti, ky është shans i mirë që këësaj çështjeje t’i vije fundi”, shtohet nga këto burime.

Këto burime të “Blicit” bazohen shumë edhe në deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Beograd i cili ditë më parë tha se një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet deri në fund të këtij viti.

Dialogu mund ta ndryshojë qasjen e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dy goditjet më të mëdha që ka marrë Kosova që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ka qenë mos anëtarësimi në OKB dhe mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së. Hoxhaj këtë deklaratë e ka dhënë në një tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temë “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”. Sipas tij, pasojat e këtyre goditjeve kanë qenë dhe janë të shumta.

Hoxhaj ka deklaruar së BE-ja ka tri qasje ndaj Kosovës, sipas tij, ajo e njeh Kosovën si shtet, qasja tjetër është një lloj dykuptimësie dhe qasja e neutralitetit, raporton Ekonomia Online.

“Në 2007 sa kemi qene në negociata në Vjenë për statusin e Kosovës, kishte përpjeke që të krijohet konsensus brenda këshillit të sigurisë për të mbështetur pakon e Ahtisarit. Atje na është thënë që Kina mund të mbështesë pakon. Për një shtet si Kina historikisht Kosova është parë si kauze dhe vend pas qershorit të 99 edhe si shtet i pavarur dhe evropian”, tha Hoxhaj.

Problemet Kosovë-Serbi të bazohen sipas modelit nordik

Problemet midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen në bazë të modelit nordik, i cili fokusohet në çështje që në të ardhmen përmirësojnë jetesën e njerëzve përkatës. Kjo u deklarua sot në Beograd nga Kryeministrja e Norvegjisë, Erne Solberg, raporton ‘IBNA’. Solberg deklaroi se "Serbia dhe Kosova do të përfitonin shumë nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Presidenti serb, Vuçiç ka marrë një vendim të guximshëm dhe të mençur për nisjen e një dialogu të brendshëm mbi çështjen e Kosovës. Situata aktuale shkakton destabilizim në rajon", transmeton RTKlive.

Nuk mund të pranojmë gjuhën dhe identitetin maqedonas

Në një intervistë për gazetën evropiane prestigjioze “Politiko Europa” shefi i Demokracisë së Re greke, Kirjakos Micotakis, thotë se për grekët marrëveshja është e papranuar për shkak të pranimit të gjuhës dhe identitetit maqedonas, por që, përderisa kalon në Parlament, Demokracia e Re do ta pranojë. Për Mitsotakis problemi më i madh i marrëveshjes në Prespë është se marrëveshja pranon gjuhën dhe etninë maqedonase. “Gjithmonë kemi thënë se duam zgjidhje, por se duhet të respektohet ndjeshmëria e të dyja palëve”, thotë Mitsotakis, i cili shton se identiteti maqedonas është i pa pranueshëm për shumicën e qytetarëve grekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.“Nuk dua të paguaj çmimin e destabilizimit të shtetit tim për t’i stabilizuar fqinjët veriorë. Nuk mundemi të pranojmë gjuhën dhe etninë maqedonase”, thotë Kryetari i “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.

Sulme vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë në Pakistan

Gjashtë pjesëtarë të forcës paraushtarake të Pakistanit dhe dy oficerë të policisë u vranë në dy sulme të ndara, bënë të ditur autoritetet pakistaneze. Ushtarët pësuan kur persona të armatosur sulmuan konvojin e tyre me armë zjarri dhe granata dore në jugperëndim të provincës Baluçistan, tha administratori lokal, Hasil Khan. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.

Baluçistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, është përfshirë nga dhuna sektare, sulmet militante islamike dhe një kryengritje separatiste që ka çuar në mijëra viktima që nga viti 2004.

Në një tjetër sulm në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, dy policë u vranë, ndërsa një tjetër u plagos, tha Mohammad Ayaz Khan, administrator i qeverisë lokale.

OKB i bën thirrje Jordanisë të hapë kufijtë për refugjatët sirianë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), i ka bërë thirrje Jordanisë të hapë kufijtë për sirianët që tentojnë të largohen nga konflikti i përshkallëzuar në rajonin jugperëndimor, Deraa, transmeton Reuters. Mesatarisht 270,000 persona kanë ikur si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore në dy javët e fundit, kanë njoftuar të hënën Kombet e Bashkuara.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Jordanisë të mbajë kufijtë e hapur për shtete tjera në rajon dhe t’i pranojë civilët që kanë ikur nga vendi i tyre”, ka thënë zëdhënësja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Liz Throssell. Zëdhënësi i UNHCR-së, Andre Maheçiq, ka thënë se është vlerësuar se 40,000 sirianë janë mbledhur afër kufirit me Jordaninë, vendi i cili tashmë ka pranuar 650,000 refugjatë sirianë. 

Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit

Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim. Fluksi i migrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë. 

Sichuan Electric Power Design & Consulting Co., LTD, është e interesuar për investime në sektorin e energjisë në Ulqin 

Njëra ndër kompanitë më të njohura  për prodhimin e energjisë solare Sichuan Electric Power Design & Consulting Co., LTD, është e interesuar për investime në sektorin e energjisë në Ulqin, u tha  në takimin e sotëm të drejtuesve të kësaj komunë dhe  përfaqësuesve të kësaj kompani. Siç njofton Shërbimi për Informim i Zyrës së kryetrarit  të Komunës mysafirët nga Kina, pas takimeve në Ministrinë  e Ekonomisë dhe interesimit për pjesëmarrje në tenderin e shpallur për panelet solar,  kërkuan të dhëna shtesë nga autoritet vendore lidhur me lokalitetin e Malit të Brisë,  analizat e bëra gjeomorfologjike, shpërndarjen  e  energjisë së fituar në mënyrë solare, por dhe për obligimet e investitorit dhe atë se çfarë ofron Komuna e Ulqinit për ta.  “Investimi në fjalë është vepër që sipas studimeve ka një kosto të lartë dhe kapacitet gjenerimi prej disa qindra megavatesh. Edhe me këtë rast u theksua që Komuna e Ulqinit është tejet e interesuar për këtë investim dhe është e gatshme që t’u dalë në ndihmë kërkesave të investitorit. Pritet që shumë shpejt një grup ekspertësh të kompanisë të vizitojnë Ulqinin dhe lokalitetin ku parashihet investimi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në HD, RT e MZ edhe KE në vaterpolo

Pas kampionatit botëror në futboll, Radio Televizioni i Malit të Zi në rezolucion HD do ta transmetojë edhe kampionatin evropian në vaterpolo.  Transmetimi i kampionatit evropian në vaterpolo do të bëhet në kanalin RTCG HD, përmes të cilit transmetuesi publik emeton edhe kampionatin botëror në futboll. Të rikujtojmë se kampionati në vaterpolo do të mbahet në Spanjë, prej më 14 deri më 28 korrik. Përndryshe, reprezentacioni i Brazilit e mposhti dje Meksikën me 2:0 në ndeshjen e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror në Rusi. Brazili e konfirmoi rolin favorit në ndeshje, por edhe pas disa goditjeve serioze ndaj golit të Meksikos pjesa e parë e ndeshjes mbaroi pa gola. Në fillim të pjesës së dytë Neimar në minutën e 51. i solli epërsi Brazilit me 1:0, ndërsa Roberto Firmino me golin e shënuar në minutën  e 88, e vulosi rezultatin përfundimtar 2:0.  Ndërkaq, mbrëmë Belgjika me kthesë dhe me gol në sekondat e fundit të kohës shtesë e mundi Japoninë me rezultat 3:2. Në pjesën e parë nuk ka pasur gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Japonia e tronditi Belgjikën me dy gola. Deri në fund të ndeshjes belgët u konsoliduan, në minutën e 69-të zvogëluan diferencën në 2:1, kurse pesë minuta më vonë pas barazuan. Në sekondat e fundit të ndeshjes Naser Çadli shënoi gol për fitore dhe rezultat përfundimtar 3:2. Belgjika në çerekfinale do të luajë kundër Brazilit. Ndërkaq, sot do të mësohen dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Botërorit. Në orën 16 do të luhet ndeshja mes Suedisë dhe Zvicrës, kurse në orën 20, në “Spartak Stadium” të Moskës do të luhet sfida mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 13 shënuan  Podgoricë 33, Herceg Novi e Ulqin 30, Tivar e Plevle 29, Cetinë 27, Nikshiq 26 dhe në Zhablak 24 gradë.
   Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, gjatë ditës me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare, pas dite vende vende deri krejt i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 35 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se