Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

06. 06. 2018.   >>  18:30 0

Lajmet 06.06.2018

06.06.2018

Mali i Zi, vendi më i avancuar në procesin e Integrimeve

Vendi i Ballkanit perëndimor është në BE kurse, Mali i Zi, është kandidati më i avancuar  në këtë proces, ka theksuar kryetari i Komisionit evropianë, Zhan Kllod Junker, gjatë bisedimeve me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Bruksel.

Junker, e ka përgëzuar Gjukanoviqin për funksionin e presidentit të shtetit dhe është shprehur i kënaqur se vizita e tij e tij në Bruksel është vizita e parë pas inaugurimit.

 

Mali i Zi është i gatshëm të jetë partner i mirë dhe i përgjegjshëm i BE i cili promovon fuqishëm vlerat evropiane në rajon, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai ka apostrofuar dy prioritetet më të rëndësishme të politikës shtetërore në periudhën e ardhshme; zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve shtetërore, me qëllim të përparimit të vlerave demokratike dhe të sundimit të ligjit.

Bashkëbiseduesit, janë pajtuar se liria e mediave dhe e shprehjes paraqesin bazë të rëndësishme  për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi, duke apostrofuar në këtë kontekst shembullin konkretë në vendin tonë, përfshirë këtu sulmin kundër gazetares Llakiq, për ç gjë është shprehur vendosmëria që përgjegjësit të sillen para gjyqit , thuhet në kumtesë.

Theksohet se në bisedime ka marr pjesë edhe komisari evropianë për zgjerim dhe politikën fqinjësore Johans Han.

 

D.Markoviq; Me hyrjen në NATO, Mali i Zi ka hyrë në epokën e re Euroatltantike

Mali i Zi, para një viti, me anëtarësimin në NATO ka hyr në epokën e re Euroatlantike dhe, falë kësaj, është stabil dhe shtet i sigurt, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq. Markoviq ka theksuar se në Cetinë , ku shtetësia malazeze , identiteti dhe kultura, janë krijuar dhe ruajtur me shekuj, parlamenti me 28 prill të vitit të kaluar e ka ratifikuar marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai ka përkujtuar se pasi që për diçka më tepër se një vit vendet anëtare e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi, në Uashington është organizuar ceremonia e dorëzimit të dokumenteve ratifikues .

Markoviq, ka shtuar se ky moment ka shënuar hyrjen e Malit të Zi në bashkësinë e vendeve më të zhvilluara dhe fillimin e epokës së re për Malin e Zi. Ai ka shtuar se Mali i Zi, sot së bashku me 28 vende tjera anëtare , partner dhe miq, ndanë përgjegjësinë për sigurinë e vetë dhe sigurinë globale dhe për ruajtjen dhe forcimin e vlerave të përbashkëta demokratike.

Ai, ka theksuar se edhe ekonomia malazez gjatë një viti ka shënuar progres impresiv pothuaj se në të gjithë sektorët me një shkallë rritjeje e cila është ndër më të mëdhat, jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

 

Bashkëpunimi parlamentar i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare 

Bashkëpunimi parlamentarë është me rëndësi të madhe në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe në zbutjen e konflikteve të shumta në mbarë botën , vlerësohet në deklaratën e miratuar në forumin ndërkombëtarë kushtuar zhvillimit të parlamentarizmit, e mbajtur në Moskë.

Në forum , i cili është mbajtur gjatë dy ditëve të kaluara, kanë marrë pjesë mbi 500 parlamentarë , përfaqësues të sektorit civil dhe ekspertë nga rreth 100 vende , kurse Kuvendin e Malit të Zi, e ka përfaqësuar deputeti i pavarur ,Aleksandar Damjanoviq. Pjesëmarrësit e forumit kanë debatuar për tema të rëndësishme, siç janë bashkëpunimi i parlamenteve shtetërore në zgjidhjen e problemeve të terrorizmit ndërkombëtarë , emigracionit, shkeljen e të drejtave ndërkombëtare si dhe përforcimin e parlamenteve si institucione kontrolluese të pushtetit ekzekutiv.

Në fund të punës, Forumi ka miratuar deklaratën e përbashkët, në të cilën mes tjerash është theksuar rëndësia e bashkëpunimit parlamentarë ndërkombëtarë, në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtarë, respektivisht, puna e përbashkët në uljen dhe zbutjen e konflikteve të shumta në mbarë botën , thuhet në kumtesë.

 

Në procesin gjyqësor, u dëgjua dëshmia e B.Skot

Në gjyqin e lartë në Podgoricë ka vazhduar procesi gjyqësor për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhje parlamentare. Në pyetjet e prokurorëve dhe mbrojtjes është përgjigjur dëshmitari Brajan Skot. Në procesin e djeshëm ish operuesi i CIA-s e njëri ndër pronarët e kompanisë së sigurisë, Brajan Skot, nga zyra e prokurorit shtetëror në SHBA në praninë e përfaqësues së ministrisë së drejtësisë, ka dhënë dëshminë përmes video linkut. Ai, mes tjerash, ka sqaruar pse kompania e tij nuk ka dëshiruar të marr pjesë në punën e ofruar në Mal të Zi.

 

Prokurori kryesor special, Milivoje Katniq, ka theksuar se Skot, në deklaratën dhënë FBI, se Asadi i ka thënë që  FD, përmes producentit filmik, dëshiron që tu kryej shërbime të sigurisë, e ka pyetur dëshmitarin nëse kjo është e vërtetë.

Skot ka theksuar se ky dokument i FBI-së, është jo preciz nga disa aspekte. “Kjo deklaratë është joprecize. Asadi nuk ka thënë se e ka kontaktuar FD. Dokumenti i FBI-së, nuk është deklaratë e imja por shënim i agjentit nga disa takime dhe nga disa biseda telefonike”, ka theksuar Skot.

 

Kontrolli i brendshëm policor e liron, Radusinoviq, nga përgjegjësia

Kontrolli i brendshëm i drejtorisë së policisë, nuk e ka vërtetuar përgjegjësinë e shefit të shkarkuar të njësisë intervenuese, Millan Radusinoviq, në rastin kurë pjesëtarët e njësisë së tij në muajin shkurt  i kanë rrahur tre  të ri në qendër të Podgoricës.

Në pajtim me këtë, menaxhmenti i drejtorisë së policisë, ka vendosur që ta emërojë atë në vendin e ndihmës komandantit të repartit për rendin dhe qetësin publike, i ka deklaruar servisit nacional  publikë, ushtruesi i detyrës të drejtorit të drejtorisë së policisë, Vesko Damjanoviq.

Pas intervenimit të pjesëtarëve të njësisë intervenuese, me 17 shkurt të këtij viti, drejtori i atëhershëm i drejtorisë së policisë, Sllavko Stojanoviq, i ka urdhëruar ish shefit të Qendrës së sigurisë në Podgoricë, që për shkak të përgjegjësisë objektive të shkarkohet shefi i njësisë intervenuese të Qendrës së sigurisë në Podgoricë, Millan Radusinoviq, gjë që është bërë.

Ndërkaq, kundër 5 pjesëtarëve të njësisë  intervenuese  është duke u zhvilluar procedura për shkak të dyshimit se me 17 shkurt i kanë rrahur tre të rinj në qendër të Podgoricës.

 

Takohen në Sarajevë, ish presidentët e vendeve të rajonit

Në Sarajevë, janë takuar ish kryetarët e shteteve të rajonit, me çrast, kryesuesi i presidencës së BH, Bakir Izetbegoviq, ka pritur në presidencë, ish presidentët; të Malit të Zi , Filip Vujanoviq, të Serbisë, Boris Tadiq, të Kroacisë, Ivo Josipoviq,  dhe drejtorin e fondacionit të shoqatave të vlerave të përbashkëta, Zllatko Llagunxhia.

 

Me këtë rast, është shprehur respekt për organizimin e takimit të nivelit të lartë nga fondacioni i sipërpërmendur  dhe qendra për promovim  dhe zhvillimin e iniciativës “Brezi dhe udha”, e cila duhet të afirmojë vlerat e përbashkëta dhe projektet bilaterale në hapësirën e shteteve ballkanike nga kjo iniciativë e rëndësishme globale, thuhet në kumtesë.

 

Këshilli i RTMZ, nesër debaton iniciativën për shkarkimin e drejtores Kadija

Këshilli i RTMZ, do të deklarohet nesër për iniciativën për shkarkimin e drejtores së përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike, Andriana Kadija , të cilën e ka paraqitur anëtari i Këshillit, Mimo Drashkoviq.

 

Drashkoviq, në arsyetim ka theksuar se kontrata ndërmjet RTMZ  dhe Qendrës për arsimimin qytetarë,  është  koncipuar në kundërshtim me dispozitat ndërkombëtare për pavarësinë e servisit publikë dhe me ligjin për RTMZ.

Drejtorja e përgjithshme, Kadija, në mbledhjen e fundit të Këshillit, me 31 maj, ka theksuar se do të jap dorëheqje nëse i imponohet se duhet ta informojë Këshillin për çdo kontratë ose të dorëzojë raport ditorë për punën e vetë.

 

I.Soltes; Shpresoj se deri në fund të vitit do miratohet liberalizimi i vizave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, i cili po viziton Kosovën ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Ai ka thënë se kjo çështje është dashur të përfundoj vite më parë, por që fatkeqësisht është stërzgjatur, raporton Indeksonline.

"Liberalizimi i Kosovës është dashur të bëhej para dy viteve bashkë me Gjeorgjinë e Ukrainën. Unë jam duke e bërë më të mirën time për liberalizimin e vizave për Kosovën, e kjo do të shprehet qartë në raportin e progresit në Parlamentin Evropian”, ka thënë Soltes.

Sipas tij, Parlamenti Evropian është gjithmonë pro liberalizimit të vizave, por se gjithçka varet nga Komisioni Evropian.

 “Parlamenti i Kosovës duhet t’i miratoj dhe diskutoj edhe aspektet e transparencës në të gjithë sektorët publik, si dhe duhet të diskutoj për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Soltes.

 

Të zbatohet Marrëveshja për Stabilizim - Asocim

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë  se procesi i integrimit evropian është kompleks dhe prek gjithë shoqërinë.

Hoxha në një konferencë ku është prezantuar “Mekanizmi i ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, kërkoi nga institucionet seriozitet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

“Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit në përgjithësi në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat e ardhshme të integrimit. Gjithashtu, synohet edhe forcimi i komunikimit duke mbështetur zbatimin e strategjisë tonë për komunikim dhe informim të procesit të integrimit”, theksoi ajo.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane për Kosovën.

Marrëveshja është nënshkruar më 27 tetor 2015.

 

Zyrtarë beogradas, mendojnë ndarjen e Kosovës, perëndimi e kundërshton

Qeveritarët serbë ende mendojnë se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë e nyjës së Kosovës, por që Perëndimi kategorikisht e kundërshton këtë opsion.

Mesazhi i djeshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ”fuqitë e mëdha, nuk kanë ndërmend ta njohin Rezolutën 1244, që do të thotë se kemi shumë pak mundësi të veprojmë diçka”, me këtë  është menduar për publikun e brendshëm dhe për Perëndimin, përpara fazës së ardhshme të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njofton Danas.

"Vuçiq ka përgatitur kohët e fundit publikun në Serbi se një katastrofë e plotë me Kosovën është e mundur, ku në këtë rast është e mundur të arrihet një pozicionim i ri gjeostrategjik i Serbisë, në kuptimin e një përqendrimi më të madh ndaj Rusisë", thonë analistët serbë për Danas, transmeton RTK.

Vuçiq ende shpreson për një koncesion të caktuar nga Perëndimi, se Perëndimi, duke përfshirë SHBA dhe BE, do të vlerësojë se është më mirë që, për ta për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Serbia të mos futet në një përqafim edhe më të fortë me Rusinë.

 

Trump dhe Kim Jong- un, takohen në ishullin Sentosa

Takimi i shumëpritur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, mirëpo detajet tjera mbesin ende të pakonfirmuara.

Ky njëherësh do të jetë takimi i parë i ndonjë lideri verikorean me një president amerikan në detyrë.

Trump ka thënë të martën se planet “janë duke shkuar shumë mirë”.

“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, se samiti do të zhvillohet në Hotelin luksoz, Capella.

Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.

 

Afro 200 persona të zhdukur nga shpërthimi i vullkanit në Guatemalë 

Të paktën 192 persona janë zhdukur derisa 77 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.

Fshatërat në zona më të larta të malit janë djegur nga hiri vullkanik dhe llava.

Ekipeve të shpëtimit u është ndalur procesi i punës, pasi të martën vullkani ka shpërthyer sërish duke nxjerr gaz të nxehtë.

Më shumë se 1.7 milion persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit që ka nisur ditën e diel, derisa më shumë se 3,000 persona janë evakuuar.

Shpërthimi i së martës ka qenë i befasishëm pasi ekspertë për vullkane, kanë thënë se Fuego është në përfundim e sipër të aktivitetit të tij.

 

Stoltenberg, përshëndet marrëveshjen SHBA-Turqi për Munbixhin e Sirisë

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, sot tha se e mirëpret marrëveshjen SHBA-Turqi për udhërrëfyesin për Munbixhin e Sirisë.

Komenti i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg erdhi gjatë një konference për media përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Udhërrëfyesi për Munbixhin u shpalos të hënën në Washington pas takimit mes ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Marrëveshja përqendrohet në tërheqjen e grupit terrorist të YPG-PKK-së nga qyteti verior i Sirisë dhe stabilitetin në rajon.

 

E.Macron: Paralajmërimi i Iranit për rritjen e prodhimit të uraniumit, konflikt potencial

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar “konflikt” potencial, pasi Irani ka njoftuar për planet rreth rritjes së kapaciteteve të uranimut, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka me fuqitë botërore.

Në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Paris më 5 qershor, lideri francez ka bërë thirrje që “secili të ndihmojë në stabilizim të situatës dhe jo në përshkallëzim që mund të drejtojë vetëm në konflikt”.

Pavarësisht premtimeve të liderëve evropianë për të ruajtur paktin, njoftimi i Iranit se do të rifillojë aktivitetet e pasurimit të iraniumit ndonëse ka premtuar se do të jetë pjesë e marrëveshjes, ka treguar sa jemi afër prishjes së marrëveshjes, ka thënë Macron.

 

Rikthehet çmimi i naftës së papërpunuar në vlerën prej 65.11 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar u rikthye në vlerën prej 65.11 dollarë për fuçi, por rritja e prodhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqetësimet që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) mund të rrisin prodhimin.

OPEC-u me 22 qershor do të mblidhet në Vjenë për të vendosur nëse anëtarët e grupit dhe jashtë saj, duke përfshirë Rusinë, do të rrisin prodhimin për të lehtësuar shqetësimet lidhur me mungesat e mundshme të furnizimit nga Irani dhe Venezuela.

Gjithashtu ofrimi i një mbështetjeje për naftën e papërpunuar ishte lajmi se bankat ngritën parashikimet e tyre për çmimet e naftës për muajin e tetë me radhë në maj, mes rritjes së rreziqeve gjeopolitike për furnizim në Iran dhe Venezuelë. Këto shqetësime e shtynë çmimin e naftës Brent me mbi 80 dollarë që ishte më i lartë për herë të parë që nga nëntori i 2014-së.

 

Nesër, mot i kthjellët, në viset veriore i ndryshueshëm 

 

Për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Në orët e vona të pas ditës kryesisht në viset veriore, pritet vranësim gradual dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatar nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 33 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se