Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

05. 06. 2018.   >>  17:51 0

Lajmet 05.06.2018

05.06.2018

Tusk- Vizita e presidentit Gjukanoviq në Brukesl  tregon synimin e qartë të Malit të Zi në rrugën evropiane

Vizita e presidentit Millo Gjukanoviq në Brukesl e para pas inaugurimit tregon synimin e qartë të Malit të Zi në rrugën evropiane , ka theksuar kryetari i  Këshillit evropianë Donalld Tusk gjatë takimit me presidentin Gjukanoviq. Tusk ka theksuar se tani kërkohen aksione konkrete . Nevojitet vullneti i fortë që të shënohet progres esencial në fushën e sundimit të ligjit , në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe lirisë së shprehjes dhe të bëhen përpjekje për mbylljen e disa kapitujve negociues. Vizita e Gjukanoviqit në Bruksel e para pas marrjes së detyrës është vërtetim se Mali i Zi mbetet lideri kryesor në rrugën drejtë BE ka theksuar Tusk dhe transmeton TVMZ. Gjukanoviq ka theksuar se e ka informuar mikpritësin Tusk me mbajtjen para do kohe të zgjedhjeve presidenciale dhe të zgjedhjeve lokale. Presidenti Gjukanoviq ka theksuar se stabiliteti i rajonit do të jetë i garantuar nëse ruhet ritmi i mirë i integrimeve evropiane. E kam potencuar se kjo është çështje e rëndësishme për Ballkanin por sipas mendimit tonë kjo është çështje më e rëndësishme edhe për vetë  Evropën. Ai ka theksuar se çdo ngecje ose zvarritje e raporteve në Ballkan shfrytëzohet si mundësi që një palë e tretë ti implementojë  interesat e veta atje. Këto për fat të keq nuk janë interesa në favor të shteteve të Ballkanit dhe as për stabilitetin evropianë ka theksuar Gjukanoviq.

Mali i Zi, pas zgjedhjeve presidenciale atyre lokale ka hyrë në fazën e re të zhvillimit demokratik 

Mali i Zi, pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale ka hyrë në fazën e re të zhvillimit demokratik dhe shoqërorë të cilën do ta karakterizoj  stabiliteti më i madh dhe përpjekjet për unifikimin e të gjitha potencialeve shoqërore , ka theksuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Ai sot në Bruksel është takuar me kryetarin e këshillit evropianë Donalld Tusk. Gjukanoviq ka theksuar se takimi me Tusk ka qenë rast i mirë që ta informojë për situatën në rajon por edhe ti paraqes informatat për situatën e zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Malit të Zi. Besojmë se stabiliteti i rajonit definitivisht do të jetë i garantuar nëse ruhet trendi i mirë i integrimeve evropiane dhe euro atlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor , ka theksuar Gjukanoviq.

Stontellberg- Anëtarësimi në Nato Malion e Zi e ka bërë shtet më të sigurt 

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e ka bërë këtë shtet më të sigurt , kurse aleancën më të fortë ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm Jens Stolltenberg pas takimit të  mbrëmshëm me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai në konferencën e përbashkët me gazetarët ka theksuar se NATO është rritur me një anëtarë të ri , Malin e Zi. Ai ka përkujtuar se sot shënohet një vjetori i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Shteti i pavarur në një aleancë të fortë me vendin e vetë pranë tryezës dhe me votë të njëjtë në hartimin dhe miratimin e vendimeve tona ka theksuar Stolltenberg. Kjo është ditë e rëndësishme për Malin e Zi por edhe për vetë aleancën . Pranimi i Malit të Zi ka ndihmuar që të promovohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor sepse siguria promovon stabilitet dhe kjo i kontribuon stabilitetit evropianë në trësi , ka theksuar Stolltenbert.

Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO nuk janë realizuar pohimet e ithtarëve 

Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO nuk janë realizuar pohimet e ithtarëve të anëtarësimit në aleancë se një gjë e tillë do të sjell stabilitet politikë në shtet dhe do të forcojë luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit , konsideron funksionari i PSP  Vasilije Llallosheviq. Pasi që e shohim se çka është realizuar , duhet të përkujtojmë se Mali i Zi e ka pas obligim që të realizojë reformat , përfshirë këtu disa fusha të caktuara siç janë ato politike , mbrojtëse , financiare dhe reformën juridike dhe të sigurisë , ka theksuar Llallosheviq për agjencinë MINA.

Darmanoviq  qëndron sot për vizitë zyrtare në Rumani 

Ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq  qëndron sot për vizitë zyrtare në Rumani me ftesën e kolegut rumun Teodor Maleshkanu. Siç është kumtuar nga ministria, përveç takimit me mirëpritësin, është paraparë që shefi i diplomacisë malazeze të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Rumanisë. Theksohet se vizita e ministrit Darmanoviq në Rumani paraqet vazhdimësinë e dialogut politikë të nivelit më të lartë. Njëherë ky është rast për identifikimin e përparimit të mundshme të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe prezantimin e aktiviteteve të Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane, thuhet në kumtesë.

Gjatë fushatës presidenciale dhe të zgjedhjeve lokale nuk ka pasur keqpërdorime të resurseve publike 

Gjatë fushatës presidenciale dhe të zgjedhjeve lokale nuk ka pasur keqpërdorime të resurseve publike , ka vlerësuar agjencia për pengimin e korrupsionit. Shefi i departamentit për zbatimin e masave të kontrollit të financimit të subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore Dushan Drakiq ka theksuar se këto fushata i ka karakterizuar sjellje e përgjegjshme e organeve të pushtetit kur është fjala për raportimin për shpenzimet buxhetore , ndihmat sociale , punësimet dhe rezervat buxhetore. Kemi situatën kur gjatë 5 muajve të parë të këtij viti në mënyrë absolutisht  transparente është paraqitur përdorimi i resurseve publike në fushatën zgjedhore , në pajtim me ligjin për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore, ka theksuar Drakiq  në konferencën për gazetarët.

Aeroplanët luftarak të forcave ajrore të Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi sot kam filluar patrullimin 

Aeroplanët luftarak të forcave ajrore të Italisë dhe të Greqisë në bashkëpunim me aviacionin e ushtrisë së Malit të Zi kanë filluar sot patrullimin e rregullt të hapësirës ajrore mbi Malin e Zi dhe mbrojtjen e saj. Me rastin e fillimit të mbrojtjes të hapësirës ajrore të Malit të Zi në ditën e një vjetorit të anëtarësimit të shtetit në NATO, në aeroportin ushtarak në Gollubovci është organizuar stërvitja dhe aterrimi i fluturakes së infiltruar në hapësirën ajrore të Malit të Zi. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se ajo që është parë sot është vetëm një pjesë e vogël të cilën Mali i Zi e përfiton nga anëtarësimi në NATO. Ai ka shtuar se sot mund të thuhet se Mali i Zi është më i sigurt dhe se kufijtë qielli dhe deti i Malit të Zi janë të mbrojtur qofshin keqpërdorime të qëllimta ose të pa qëllimta të kësaj hapësire , ka theksuar Boshkoviq.

Komisioni i Venecias do të mbajë me 22 qershor seancën plenare 

Komisioni i Venecias do të mbajë me 22 qershor seancën plenare në të cilën do të shqyrtohet propozimi i plotësimeve të ligjit për Këshillin gjyqësor dhe për gjykatësit , ka kumtuar njëri nga zëdhënësit e Këshillit të Evropës Panos Kakaviatos  duke shtuar se kjo zgjidhje ligjore do të miratohet . Ai ka deklaruar për gazetën Pobjeda se kërkesa e qeverisë malazeze për dhënien e mendimit në këtë zgjidhje ligjore ka arritur të hënën në adresën e komisionit të Venecias. Qeveria në mbledhjen e javës së kaluar ka miratuar propozimin e plotësimeve të ligjit për Këshillin gjyqësor dhe gjykatësit me të cilat është definuar se mandati i Këshillit gjyqësor në të ardhmen do të vazhdohet derisa të zgjedhën anëtarët e ri. Me këto dispozita duhet të pengohet bllokimi i punës së Këshillit gjyqësor mandati i të cilit skadon me dy korrik. Nënkryetari i qeverisë e ministër i drejtësisë Zoran Pazhin ka deklaruar më parë se pret raport të përgjegjshëm të gjithë protagonistëve të skenës politike ndaj situatës aktuale dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën parlamentare.

Bakoviq - Mbrojtja e mjedisit është njëra ndër sfidat më të mëdha 

Mbrojtja e mjedisit është njëra ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë bashkëkohore dhe për këtë arsye  përmirësimi i gjendjes  në këtë fushë duhet të jetë prioritet i çdo shoqërie, ka vlerësuar avokati i popullit Shuqko Bakoviq  . Në kumtesën e tij me rastin e 5 qershorit ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit përkujtohet se të gjitha organet kompetente por edhe individët duhet ti plotësojë me përgjegjësi obligimet e veta në mënyrë që masat dhe veprimet e marra të japin rezultate të duhur. Theksohet se Mali i Zi e ka përparuar suazën normative në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ka shënuar progres në harmonizimin e legjislaturës me trashëgiminë  juridike evropiane.

BE kërkon përfshirje në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit 

Vendet anëtare të BE-së kërkojnë që ato të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Siç konfirmojnë burimet evropiane, shtetet anëtare kanë filluar të tregojnë mosmiratimin e tyre për mungesën e transparencës në lidhje me dialogun politik, veçanërisht në lidhje me kapitullin që merret me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo u theksua qartë të premten e kaluar, në një takim ku përfaqësuesit e EEAS (Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së), njoftuan përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për procesin e dialogut. Siç bëjnë të ditur burimet nga REL, shtetet anëtare nuk janë të kënaqur që janë plotësisht të përjashtuar nga ky proces. Siç shpjegojnë burimet diplomatike, ekipi në Bruksel nuk konsultohet me asnjë shtet anëtar asnjëherë, madje edhe ato që konsiderohen si të mëdha apo më të rëndësishme.

Deputetët miratojnë rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë. Përfaqësuesit e këtij subjekti politik kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve. Kuvendi i Kosovës, ka miratuar dhe një tjetër rezolutë për heqjen e tarifave të roming-ut në telekomunikim ndërmjet këtyre dy vendeve.

Deputetët sot miratuan edhe rezolutë në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe votuan pro rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër.

Zaev, kërkon nga presidenti Ivanov, të nënshkruaj Ligjin për gjuhët 

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i kërkoi sërish sot presidentit George Ivanov nënshkrimin  e ligjit për gjuhët dhe mundësimin e funksionimit pa pengesa të demokracisë në shoqërinë maqedonase. ”Në disa takime me Ivanovin jam përpjekur ta motivoj dhe ta nxis për të firmosur këtë ligj, pasi parlamenti është bllokuar në funksionin e vet”, theksoi Zaev. “Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është shumë e madhe”, shtoi ai. Ai theksoi se duhet të ftohen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese, por edhe Komisioni i Venecias. “Gjykata Kushtetuese tregon çka është kushtetuese dhe çka nuk është. Dhe nëse ka diçka problematike mund të ndryshohet”, tha Zaev.

N.Koxias; Afër momenti vendimtar për zgjidhjen e çështjes së emrit 

Mendoj se po vjen momenti për të thënë “po” ose “jo” dhe ju i kuptoni vështirësitë që janë para jush, thotë Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT lidhur me zhvillimet e fundit në negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë. Kam një ndjenjë se udhëheqësia e fqinjit tonë, udhëheqja në Shkup tani kur duhet të përfundojmë me këtë, i kuptoi vështirësitë e mëdha që ekzistojnë për implementimin e marrëveshjes dhe kjo luajti një rol sikur dëshiron të ri-shqyrtojë marrëveshjen, për të diskutuar disa qartësi të caktuara të marrëveshjes, por unë jam shumë i sigurt dhe shpresoj se kjo së shpejti, për disa ditë do të tejkalohet, tha Koxijas. Ai tha se kjo ishte ndjenja e tij, se do të mbyllet çështja, por theksoi se “kurrë nuk duhet thënë kurrë, derisa nuk firmoset marrëveshja duke shfaqur shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti. Ai tha se 5-10 ditë më herët ose më vonë, nuk do të bëjë një ndryshim të madh.

SHBA, injoron konferencën për çarmatim për shkak të Sirisë 

SHBA-ja ka injoruar seancën e trupit kryesor të OKB-së për çarmatim, në shenjë proteste ndaj kryesimit të Sirisë me këtë trup.

Ky hap i iniciuar nga ambasadori amerikan në konferencën për çarmatim në OKB Robert Wood, ndodh një javë pasi që doli nga seanca në të cilin nisi kryesimi nga ana e Sirisë.

Rritet numri i të vdekurve nga vullkani në Guatemalë 

Ushtria po i ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Guatemalë.

Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën.

Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, thanë autoritetet.

Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme.

Vullkanologët raportuan se shpërthimi, i cili dërgoi hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar.

Caktohet ora e takimit të presidentit Tramp me Kim Jong Un 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se takimi në mes të presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të realizohet më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor. Sanders në brifingun e saj ditor në Shtëpinë e Bardhë dha deklarata në lidhje me samitin Trump-Kim. Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë. “Presidenti çdo ditë informohet në brifingun ditor në lidhje me Korenë e Veriut nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Në kuadër të kësaj mund të them se takimi i parë (Trump-Kim) do të fillojë më 12 qershor në orën 09:00, sipas orës lokale në Singapor”, tha Sanders. Lidhur me pyetjen se “SHBA-të do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli Korean të pastrohet nga armët bërthamore.

Putin, nënshkruan ligjin për kundër sanksione 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që mbështet masa kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kanë vënë sanksione kundër Rusisë.

Legjislacioni i jep qeverisë autoritetin për të ndaluar tregtinë e shumicës së mallrave dhe shërbimeve me vendet që, siç thuhet, "bëjnë lëvizje jomiqësore ndaj Rusisë". Legjislacioni është përpjekje nga Moska për t'iu përgjigjur ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve financiare ndaj zyrtarëve rusë, manjatëve dhe kompanive që lidhen me Putinin - masa këto që i ka ndërmarrë Qeveria amerikane në muajin prill. Këto sanksione synojnë të ndëshkojnë Moskën për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe për "aktivitete tjera malinje në gjithë globin".

Nesër mot i ndryshueshëm 

Në viset jugore dhe qendrore sot mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell , kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

           Temperaturat: Podgoricë 31, Tivar e Ulqin 30, Budvë e H. Novi 29, Plevle 27, Shavnik e rozhaj 26, Cetinë, Kollashin, B. Pole e Plavë 25, Nikshiq e Beranë 24, Plluzhinë 19 dhe në Zhablak 13 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale me diell dhe vende vende me te reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 31 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se