Žabljak
Umjereno oblačno
7.6 °C
Pljevlja
Vedro
10.9 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
16.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
12.9 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
23.2 °C
Bar
Vedro
17.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
18.5 °C
Ulcinj
Malo oblačno
15.7 °C
Kolašin
Vedro
8.0 °C

Lajmet

13. 04. 2018.   >>  17:35 0

Lajmet 13.04.2018

13.04.2018

Sonte në mesnatë, fillon heshtja zgjedhore

Në Mal të Zi në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën. Në zgjedhjet presidenciale marrin pjesë 7 kandidatë. I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq, i dyti, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA. Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës qytetare dhe Partisë së pensionistëve, kurse i pesti është, Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb. Në vendin e gjashtë të listës zgjedhore është kandidatja e Partisë Socialdemokratike Draginja Vuksanoviq, kurse i shtati kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq. Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë. Qytetarët do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime, që do të jenë të hapura prej orës 7 deri në orën 20. Zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën, janë të shtatat me radhë prej futjes së pluralizmit në Mal të Zi. Presidentë të Malit të Zi kanë qenë; Momir Bullatoviq në dy mandate, Millo Gjukanoviq në një, dhe Filip Vujanoviq në 3 mandate.

 

AME, apelon në respektimin e heshtjes zgjedhore

Agjencia për media elektronike ka apeluar tek të gjitha mediet që ta respektojnë heshtjen zgjedhore në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën e tolerancës dhe në suksesin e zhvillimit të procesit zgjedhor në Mal të Zi. Në kohën e heshtjes parazgjedhore, nuk është e lejuar të emetohen prezantime të kandidatëve për president, shpallje politike, publikime të vlerësimeve të rezultateve të zgjedhjeve, sloganeve ose simboleve të kandidatëve. Theksohet se nuk është e lejuar as publikimi i rezultateve të hulumtimit të opinionit ose hulumtimet dhe analizat e tjera në lidhje me orientimin e zgjedhësve nga pikpamja e vlerësimit të rezultateve të zgjedhjeve. Duke pasur parasysh qasjen e programeve televizive nga rajoni, përmes platformave të ndryshme kabllovike, agjencia do të përcjellë nëse në përmbajtje e këtyre transmetuesve shkelet heshtja zgjedhore, thuhet në kumtesë.

Sonte, përballja e fundit televizive e kandidatëve presidencial

Kandidatët për president të vendit, sonte në debatin përfundimtar në Televizionin e Malit të Zi do të kenë rast që qytetarëve edhe një herë t’ua paraqesin programet e veta dhe të ballafaqojnë mendimet dhe argumentet.

Në fushatën parazgjedhore, të gjithë kandidatët, si prioritet kanë paraqitur krijimin e kushteve më të mira të jetës për qytetarët, si dhe mbi sigurinë. Dallimet më të mëdha në programe të kandidatëve janë të pranishme kur bëhet fjalë mbi politikën e jashtme.

Grupi i OJQ, iniciojnë shkarkimin e anëtarit të Këshillit të RTMZ

Grupi i OJQ-ve, i ka dorzuar Kuvendit inicijativën për të inicuar procedurën për shkarkimin e anëtarit të RTMZ, Mimo Drashkoviq, për shkak të veprimtarisë së hapur politike .

Nga rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar, kanë theksuar se Drashkoviq, publikisht e ka përkrahur kandidatin presidencial të PDS, Millo Gjuaknoviq, në tubimin parazgjedhor në Bjello Pole.

“Shpallja publike e fakteve flet se, Drashkoviq, ka shkelur dispozitat e ligjit për pengimin e korrupsionit të cilat kanë të bëjnë me pengimin e interesave përmes kufizimeve në kryerjen e funksioneve publike”, theksohet në iniciativën, të cilën e kanë dërguar 22 OJQ.

Ata rikujtojnë se me ligjin për pengimin e korrupsionit është paraparë që funksionari publik është i obliguar që funksionin ta kryej në mënyrë që interesin publik të mos ia nënshtroj interesave private.

Arrin njëri nga tre helikopterët Bell 312

Helikopteri i parë, nga tre të tipit Bell 412, që i ka blerë ushtria e Malit të Zi, ka arritur sot në aeroportin ushtarak në Podgoricë.

Ky helikopter ka arritur në përcjellje të dy helikopterëve të tjerë të tipit Gazella. Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se fjala është për helikopter shumëfunksional, nga i cili, sipas fjalëve të tij, dobi do të kenë të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
Të rikujtojmë se helikopteri Bell 412, do të përdoret, midis tjerash për sigurim të kufirit shtetëror, vëzhgim, përkrahje policisë në luftën kundër terrorizmit, transport, evakuim mjekësor, ndjekje dhe shpëtim, si dhe për shuarje të zjarreve. Dy helikopterët e tjerë pritet t’i dorëzohen Malit të Zi gjatë këtij viti. Ky investim ka vlerë rreth 30 milionë euro.

M.Gjukanoviq; serbia e ka humbur luftën në Kosovës me politika të gabuara

Lideri i Partisë Demokratike tëSocialistëve, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën dhe me luftën me aleancën e NATO-s, në vitin 1999.

Gjatë një interviste dhënë për “Vecernje novosti”, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t’i kontribuoj stabilitetit në rajon, transmeton Telegrafi. “Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët”, ka shtuar Gjukanoviq. Sipas tij, pikëpamja e Malit të Zi është se realiteti në lidhje me Kosovën është i pandryshueshëm.

R.Haradinaj; Nuk do të shkarkoj ministrat para vendimeve të Gjykatës

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin, Ministër të Punëve të Brendshme.

Ai ka njoftuar përmes Facebookut për emërimin e Gashit që sipas tij do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.

Ministri i ri u emërua në pozitën që mbeti vakante pas dorëheqjes së Minsitrit Flamur Sefaj.

"Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë", ka shkruar Haradinaj në facebook.

Kuvendi, ende pa raport lidhur me deportimin e shtetasve turq nga Kosova

Deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ngjarje kjo e datës 29 mars, vazhdon të mbetet një zhvillim me shumë të panjohura, jo vetëm për opinionin publik, por edhe për krerët e shtetit dhe institucionet më të larta të Kosovës.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ende nuk ua ka dorëzuar raportin rreth këtij rasti institucioneve më të larta vendore.

Përveç një raporti informues, të cilin deri më tani e ka prezantuar vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, institucionet tjera vazhdojnë të pohojnë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar rreth asaj se si ndodhi që Kosova deportoi gjashtë shtetasit turq, të cilët deri në ditën e dëbimit, kishin leje valide qëndrimi në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se po bëhet e pamundur të ketë një kontroll ligjor demokratik mbi Agjencinë e Inteligjencës.

Vuçiq, bisedon sot me kancelaren Merkel, në Berlin

Kryetari i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq, deklaroi në Berlin se Serbia është e përcaktuar për paqe dhe stabilitet dhe që në çfarëdo lloj konflikti në rajon, do të na kthente 100 vjet prapa.

“Do të bëjmë çmos që të mos ketë tensione që çojnë deri te konflikti, sepse destabilizon rajoni”, deklaroi Vuçiq në konferencën e përbashkët me Merkelin për medie.

Tutje, ai theksoi se "për Serbinë rruga drejt BE-së është e një rëndësie të veçantë dhe që për të arritur kjo, vendi duhet marrë një varg vendimesh tejet të rënda, nëse duam të jemi pjesë e BE-së”,njoftojnë mediet serbe

“Se dita e anëtarësimit të Serbisë në BE a do të jetë më 2025 apo jo kjo varet nga ne, nëse mund të zbatojmë reformat e duhura, si dhe çështje tjera në të mirë të rajonit”, transmeton RTK..

Ndërkohë bëhet e ditur se për Kosovën do të bisedohet në një drekë pune me kancelaren Merkel.

 

Ende ka mbetur edhe pjesa më delikate për zgjidhjen e kontestit të emrit

Përkundër hapave pozitiv drejt tejkalimit të dallimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, ende ka mbetur edhe pjesa më delikate për zgjidhjen e këtij kontesti, është thënë pas takimit të ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, të zhvilluar në Ohër.

Shefi i diplomacisë greke tha se janë zgjidhur pjesa më e madhe e problemeve, por ka shtuar se pjesa e mbetur për t’u negociuar është ajo më e vështira.

Ai ka konfirmuar me këtë rast se do të pasojnë takime intensive mes dy shteteve në fillim të muajit maj.

Ndërkaq shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov tha se grupet e punës mes dy vendeve fqinje tanimë i kanë vënë kornizat e qarta sa i përket harmonizimit të tekstit për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Greqisë në të ardhmen.

KS OKB, mban sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë pritet të takohet më 13 prill për të diskutuar për “këcërnimet e paqes ndërkombëtare”, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. “Prioriteti i menjëhershëm është që të shmanget rreziku i luftës”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya.

Por, ai ka shtuar se “ne nuk mund ta përjashtojmë” mundësinë e sulmeve ajrore të Perëndimit, që mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë, pas atyre që ai i quajti mesazhe të “luftës” nga Uashingtoni drejtuar Rusisë këtë javë.

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme në OKB vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump duket se ndryshoi komentet e tij për sulme ajrore në Siri, duke thënë se “kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt”.

Trump është zotuar se do t’i përgjigjet Sirisë dhe aleatëve të saj për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona.

 

M.Pompeo, favorizon qasje më të ashpër ndaj Moskës

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, i nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti, tha se favorizon qasje më të ashpër ndaj Moskës.

"Rusia vazhdon të veprojë në mënyrë agresive, si pasojë e viteve të politikës së butë ndaj këtij agresioni", tha Pompeo, duke folur në seancën e konfirmimit para Senatit amerikan.

Ai tha se administrata Trump, me të drejtë, e ka identifikuar Rusinë si rrezik për SHBA-në.

Pompeo po ashtu bëri të ditur se është intervistuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërveprimet midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. Trump e ka nominuar Pompeon për sekretar shteti, pasi ka shkarkuar Rex Tillersonin.

Puna e Tillersonit në Departamentin e Shtetit është përcjellë me përplasje me Trumpin rreth prioriteteve të politikës së jashtme.

 

Vriten disa zyrtar afgan të sigurisë në provincën Herat

Të paktën 13 zyrtarë afganë të sigurisë janë vrarë, në një nga sulmet që dyshohet se është kryer nga talibanët në provincën Herat, kanë thënë zyrtarët.

Dhjetë policë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qarkun Shindad, teksa kanë luftuar me orë të tëra me militantët, ka thënë guvernatori i këtij qarku, Shukrullah Shaker dhe ka shtuar se po ashtu, janë vrarë edhe një numër i militantëve

Shaker ka fajësuar talibanët për sulmin, ndonëse grupi militant, deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë.

Gjithashtu, gjatë natës, militantët e dyshuar talibanë kanë sulmuar një sërë post-blloqesh të policisë në provincën Paktia, duke vrarë të paktën tre policë, ka njoftuar shefi i kësaj province.

Dhuna në Afganistan vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 700 civilë janë vrarë dhe rreth 1,500 të tjerë janë plagosur, në vetëm tre muajt e parë të vitit 2018.

 

U mbajt “Turneu i miqësisë”

Klubi i Futbollit ,, Olti,, nga Peja dhe ,, Anderba,, nga Nikshiqi, janë fituesit e Turneut te Miqesise i cili u mbajt ne Ulqin. Pejanet triumfuan ne ketgorite e lojtareve te lindur ne vitin 2007/2008, kurse nikshiqanet ne kategorine e lojtareve te lindur ne vitin 2005/2006. Nga radhet e klubit pejan lojtaret me te mire u shpallen Eliot Gruda dhe Unis Krasniqi, kurse nga radhet e klubit nga Nikshiqi lojtari me i mire ishte Matija Milickoviq. Golashënuesi me i mire i turneut ishte Olti Qerimaj nga Peja , kurse portieret me te mire u shpallen Medun Magjuni, Erbi Prenka dhe Diar Kuci.

Kete turne, ne te cilin moren pjese 220 femije, e organizuan Klubi Belvi dhe Klubi Futbollistik Causheviq. Misho Causheviq njeri nder organizatoret e ketij turneu paralajmeroi se me 20 qershor te ketij viti ne Ulqin do te organizohet Trofeu Milan Milaniq, te cilin do ta promovoje lojtari i njohur nga Kosova Fadil Vokri.

 

Nxjerret shorti i gjysmëfinalistëve

Bajern-Real dhe Liverpul-Roma janë çiftet gjysmëfinaliste që përcaktuan goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Ndeshjet e para do të luhen të martën e 24 prillit dhe të mërkurën e 25 prillit, ndërsa ato të kthimit më 1 dhe 2 maj. Rrugëtimi drejt finales së Kievit, edhe në Kampionit ka mbërritur në distancën më të shkurtër, aty ku nuk lejohet asnjë gabim për ata që duan të rrëzojnë nga froni madrilenët e Realit, apo edhe për këta të fundit nëse duan të fitojnë titullin e tretë radhazi. Finalja e madhe, mes fituesit të çiftit të parë dhe fituesit të çiftit të dytë, do të luhet të shtunën e 26 majit, në stadiumin olimpik të Kievit, në Ukrainë.

 

Nesër, mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë

Sot mban mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 14:

Podgoricë 23 gradë, Tivar, Herceg Novi, Plevle e Ulqin 22, Cetinë e Nikshiq 19, Kollashin 17 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 30 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se