Žabljak
Umjereno oblačno
7.6 °C
Pljevlja
Vedro
10.9 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
16.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
12.9 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
23.2 °C
Bar
Vedro
17.8 °C
Podgorica
Pretežno vedro
18.5 °C
Ulcinj
Malo oblačno
15.7 °C
Kolašin
Vedro
8.0 °C

Lajmet

09. 04. 2018.   >>  18:04 0

Lajmet 09.04.2018

09.04.2018

Vujanoviq në Mostar

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, qëndron për vizitë dyditore në Mostar, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Panairit të 21-të ndërkombëtarë të afarizmit. Vujanoviq, siç është kumtuar nga kabineti i tij, në ceremoni merr pjesë me ftesën e anëtarit të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Dragan Tomiq. “Vujanoviq gjatë qëndrimit dyditorë në Mostar do të ketë edhe disa takime bilaterale”, thuhet në kumtesë.

Medencia në Vjenë

Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna Medenica merr pjesë në takimin fillestar të iniciativës, “Rrjeti global për integritet në gjyqësorë”, të cilin në Vjenë e organizon zyra e OKB-së për drogë dhe kriminalitet. Iniciativa, siç është kumtuar nga Gjyqi suprem, është pjesë e programit global për implementim të deklaratës “Doha”, e cila është e koncipuar me qëllim që të jetë platformë për përkrahjen e pushtetit gjyqësorë në parandalimin e korrupsionit, forcimit të integritetit gjyqësorë, besueshmërisë dhe profesionalizmit përmes ndihmës, shkëmbimit të përvojave dhe formave të tjera të ndihmave.

Këshilli për punën e ASN me 12 prill

Këshilli për siguri dhe mbrojtje do të shqyrtojë të enjten, me 12 prill Raportin për punën Agjencisë për Sigurinë Nacionale (ASN), për vitin e kaluar. Siç u kumtua nga Parlamenti, mbledhja do të mbahet në hapësirat për shqyrtimin e materialit të shënuara me shkallën e lartë të fshehtësisë. Mbledhja, siç paralajmërohet do të mbahet në ora 11.

Mali i Zi drejt zgjedhjeve presidenciale

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen të dielën e ardhshme, cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e vendit. Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por gara pritet të zhvillohet mes kandidatit të opozitës Mlladen Bojaniq dhe kandidatit të partisë në pushtet, Millo Gjukanoviq. Sondazhet e zhvilluara për këtë rast, fitues nxjerrin ish-kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, që në rundin e parë të zgjedhjeve.

Mali i Zi ka nevojë për unitet

Mali i Zi ka nevojë për president i cili do ti pajtojë mosmarrëveshjet dhe ti tejkalojë ndasitë, ka deklaruar kandidati për president, Mlladen Bojaniq në tubimin parazgjedhorë në Nikshiq. Ai ka thënë se si presidenti i shtetit pas 15 prillit, së pari do ti ftojë të gjithë akterët politik,  sektorin civil dhe publik që së bashku të kërkojnë zgjidhje nga dalja prej krizës në të cilën gjendet Mali i Zi. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë Malin e Zi të sigurt për jetën e të gjithë qytetarëve, pa dallim konfesioni dhe kombi. Mali i Zi duhet të jetë shtet modern dhe i të gjithëve, i gjerë për sa i përket të gjitha çështjeve, ka thënë Bojaniq, duke shtuar se donë shtetin pa nepotizëm, korrupsion dhe libreza partiake.

Marrëveshje për daljen e përbashkët në zgjedhje

Përfaqësuesit e Malit të Zi demokratik dhe Lëvizjes qytetare URA, do të duhej që sot ta nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për paraqitjen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Podgoricë me 27 maj. Siç shkruan gazeta “Vijesti”, dy partitë janë dakorduar për paraqitje të përbashkët në zgjedhje në Podgoricë, Bijello Pole, Tivar dhe Danillovgrad. Demokratët në këto komuna do të dalin me slloganin, “për shekullin XXI”. Bartësi i listave në të gjitha qytetet do të jetë nga Mali i Zi demokratik, derisa raporti në listat zgjedhore do të jetë 70% të përfaqësuesve të demokratëve, ndaj  30 % të përfaqësuesve të Lëvizjes URA. Liderët Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kah fundi i muajit të kaluar kanë nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim, duke shtuar se me këtë do ta promovojnë gjeneratën e re të politikanëve dhe do ta formojnë “ekipin për të ardhmen”. Ata kishin vlerësuar se këto dy parti kanë burime të pastra financiare, reputacion të respektueshëm dhe  respekt të lartë nga Bashkësia ndërkombëtare.

Stjepoviq punëson “ushtarët” e PDS

Këshilltarja e Lëvizjes për Ndryshime në kryeqytet, Branka Boshnjak, e ka akuzuar kryebashkiakun Sllavolub Stjepoviq, për nepotizëm dhe punësim partiak në kryeqytet. Ajo e ka ftura Agejncinë për pengimin e korrupsionit që detajisht ta hetojnë rastin e Mishella Manojlloviq, sekretares për qeverisje lokale. Ajo thotë se përveç mospërputhjes së funksioneve, në këtë rast ka qenë i dukshëm edhe konflikti i interesit. Boshnjak pyetet se sa ka punëtorë të dëmtuar në kryeqytet, të cilëve Manojlloviq u ka gjykuar partiakisht, sipas ankesave të paraqitura.

Duhet të vazhdohet zbatimi i Ligjit

Ligji për marrëveshjen e restrukturimit financiar të borxhit ndaj institucioneve financiare, në mënyrë kualitative definon mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi, dhe për këtë do të jetë e arsyeshme për zgjatjen e afatit të zbatimit të këtij Ligji deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, vlerësoi ombdusmani bankar, Halil Kallaç. Ai tha se Ligji në mënyrë kualitative definon mënyrën e zgjidhjes së problemit të kredive jokualitative hipotekare tek institucionet financiare, qytetarëve dhe ndërmarrjeve, që tregon në efektet e realizuara të zbatimit të këtij Ligji.

Më shumë azilant, Mali i Zi me 25

Këtë vit në Mal të Zi kanë kërkuar azil më shumë se 450 persona, e vetëm në vitin e kaluar ka pasur 76 aplikime, deklaroi përfaqësuesi i UNHCR-së për mbrojte juridike, Aleksandër Çagjenoviq. Ai tha se në vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i atyre që kanë kërkuar azil janë më shumë se 800 persona. “Megjithatë vetëm 25 prej tyre kanë fituar statusin e refugjatit në Mal të Zi, respektivisht kanë vendosur që të mbeten në Mal të Zi, kurse të tjerët vetëm të kalojnë nëpër vendin tonë”, tha Çagjenoviq, duke shtuar se numri më i madh i atyre që kërkojnë azil, vinë nga Algjeria, Maroku, Siria, Afganistani.

Beogradi do të tentojë ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin. Gjatë një interviste, Daçiq ka theksuar se Serbia e ka kryer punën e saj dhe tani marrëveshjet dhe afatet kohore duhet respektuar. “Themelimi i Asociacionit është një provë e madhe për BE, këtu do të kuptohet autoriteti i tyre”, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për ndarjen e Kosovës. “Kur biseduam hapur për ndarjen e Kosovës, Prishtina do të dilte nga interesat e veta dhe do të pranonte propozimin”, tha Daçiq. Ai shpjegon se fuqitë e mëdha, kur përcaktojnë ndarjen konsiderohet si zhvendosje masive e popullsisë sepse nuk marrin parasysh se gjendja etnike në terren tashmë është në përputhje me vetë propozimin e ndarjes. Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta lejojë këtë gjë.

Thaçi nga Kosharja iu përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit. Sipas tij, fal dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian. Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”. Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares. Kurse Thaçi, në 10 vjetorin e Kushtetutës ka thënë se asnjëherë nuk do ndalen së punuari për të forcuar shtetin, duke shtuar se Kushtetuta pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme.

Nuk mund të pengohet pjesëmarrja e Kosovës në Sofje

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se askush nuk mund ta vë në dyshim apo ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes. Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës do te jetë e barabartë me vendet tjera në këtë ngjarje. Ky samit pritet që të nisë me 17 maj në kryeqytetin e Bullgarisë. “Historia ka dëshmuar se nga bashkëpunimi dhe integrimi në Evropë është ruajtur paqja, është rritur siguria, janë zhvilluar ekonomitë dhe ngritur mirëqenia e qytetarëve. Ky model mbetet i pazëvendësueshëm”. 

Të mërkurën Kuvendi diskuton për votëbesimin e qeverisë Zaev

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar mocionin për votë mosbesimin e Qeverisë. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi i ka njoftuar deputetët se nesër do ta caktojë seancën për votëbesimin e Qeverisë për ditën e mërkurë. Debati për mocion të mosbesimit duhet të zgjasë deri në mesnatë, pas çka duhet të votohet të njëjtën ditë kur edhe ka filluar. Për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhen 61 vota deputetësh. VMRO-ja ka 49 mandate deputetësh, nga gjithsej 51 që i siguroi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Dy deputet, Çedomir Sezdovski dhe Amdi Bajram lëshuan grupin e VMRO-DPMNE-së për të përkrahur vendimet e shumicës Parlamentare.

Viktor Orban fitues i zgjedhjeve në Hungari

Në bazë të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, fituese është partia kundër imigracionit e kryeministri aktual Viktor Orban. Duke shpallur fitoren në një fjalim në Budapest, ai tha se fitorja e partisë së tij Fidesz, është "një mundësi për të mbrojtur Hungarinë". Gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës ai ishte përqendruar në qasjen kundër imigrantëve dhe përsëriti teoritë konspirative se Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në "vend të imigrantëve". Sipas rezultateve paraprake Fidesz do të ketë 133 deputetë në parlamentin 199 vendesh. Kjo është fitorja e katërt e tij. Ai kishte drejtuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga parit Fidesz gjatë viteve 1998- 2002, para se të rikthehej në pushtet në vitin2010. Fjalimet e tij para zgjedhjeve të së dielës kanë alarmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe kanë shtuar shqetësimet e grupeve për të drejtat civile për sulme ndaj medias dhe gjyqësorit. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Hungarisë të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të bllokut, pasi kryeministri i krahut të djathtë, Viktor Orban ka shpallur siç është shprehur fitoren historike në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar të drejtën për mandatin e tretë rradhazi.

Papa dënon sulmin e dyshuar kimik në Siri

Papa Françesku e dënoi fuqishëm sulmin e dyshuar kimik në Douma të Sirisë, duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të "instrumenteve të shfarosjes". "Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë", tha Papa. Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes. Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore, së paku 40 veta janë vrarë në sulmin e dyshuar me gaz klori, që ka ndodhur të shtunën në qytetin e kontrolluar nga rebelët sirianë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Sirinë.

Trump dhe Macron do t'i përgjigjen "fuqishëm" sulmit në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thanë se do të koordinojnë "një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme" për sulmin e raportuar kimik në Douma të Sirisë. Gjatë një bisede telefonike, dy liderët e dënuan sulmin "e tmerrshëm" dhe u pajtuan se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, "duhet të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut". Zyra e Macronit tha se dy vendet do t'i koordinojnë përpjekjet e tyre në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Trump dje e dënoi Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin, së bashku me Iranin, për shkak të mbështetjes që i japin Assadit. Trump e quajti "kafshë" Assadin dhe tha se ka një "çmim të madh për të paguar" për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Phenjani "i gatshëm" të diskutojë programin bërthamor me SHBA-në

Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë. Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump, raporton BBC. Samiti pritet të zhvillohet në maj. Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut. Phenjani tashmë i ka thënë Koresë së Jugut se është i gatshëm të adresojë denuklearizimin, por kjo është hera e parë që i jepen garanci direkte Uashingtonit.

Besimtarët ortodoksë edhe sot kremtojnë Pashkët

Edhe sot besimtarët e konfesionit ortodoks festojnë ditën e dytë të Pashkëve. Në të gjitha kishat ortodokse dje qytetarë të shumtë morën pjesë në meshat e shenjta me rastin e Pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë. Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashkët janë kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Përderisa besimtarët kremtojnë festën e Pashkëve, shfrytëzojmë këtë rast për t’i përcjellë urimet më të përzemërta me lutjen që në familjet e tyre të mbretërojë harmonia, dashuria, respekti dhe begatia.

Gëzuar për shumë vjet Pashkët!

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët, ne veri dhe viset e larta malore me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta lokale të shiut. fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperaturat e shënuara në orën 14 ishin: në Podgoricë e Beranë 24 gradë, Ulqin, Budvë e Tivar 23, Herceg Novi 22, Nikshiq, Plavë e Cetinë 20, në Plevle 19, Kollashin 17 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, vende vende edhe me reshje të mundshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ne veri deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 22 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se