Žabljak
Pretežno oblačno
15.4 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
20.6 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
25.6 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
19.2 °C
Cetinje
Oblačno
18.6 °C
Bar
Pretežno oblačno
26.5 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
24.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
19.5 °C
Kolašin
Oblačno
14.5 °C

Lajmet

06. 04. 2018.   >>  17:32 0

Lajmet 06.04.2018

06.04.2018

Nesër, fillon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet presidenciale 

Nesër do të fillojë shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën Obod, në Cetinë, për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Siç është planifikuar, shtypja e tyre do të fillojë në orën shtatë të mëngjesit, kanë kumtuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, procesin e shtypjes së fletëvotimeve mund ta përcjellin nga një përfaqësues i organizatave  joqeveritare, vendase dhe ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e autorizuar nga vendet e jashtme, të cilëve Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka dhënë autorizime zyrtare për të vëzhguar zgjedhjet.

Të rikujtojmë se zgjedhjet presidenciale, në të cilat do të marrin pjesë shtatë kandidat do të mbahen më 15 prill. 

PDS; Rama, në përkrahje të  M.Gjukanoviq, në zgjedhjet presidenciale  

Kryetari i Partisë socialiste të Shqipërisë  e kryeministër i këtij vendi, Edi Rama, ka përkrahur kandidaturën e liderit të PDS, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Rama, ka vlerësuar se fjala është për zgjedhje të qartë proevropiane  e që garanton përparim dhe stabilitet të mëtejmë të rajonit.

Nga PDS, kanë kumtuar se kryetari i Komisionit për marrëdhëniet ndërkombëtare , integrimet evropiane dhe euro atlantike të Këshillit kryesor të PDS, Aleksandar Andrija Pejoviq, ka marr pjesë në konferencën ballkanike të partive socialiste evropiane , nikoqir i të cilës ishte Partia socialiste e Shqipërisë.

Pejoviq ka theksuar se edhe në takimin e mbajtur në Tiranë është vlerësuar rëndësia që të ruhet dinamika e paraparë e procesit të integrimeve në rajon dhe ka falënderuar socialistët evropianë në mbështetjen e vazhdueshme  dhe kujdesin ndaj Ballkanit Perëndimor , qoftë përmes bashkëpunimit të drejt për drejtë politikë me partitë simotra ose edhe përmes iniciativave rajonale . Ndërkohë , Rama ka theksuar se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Malin e Zi dhe ka shtuar se, pikërisht, edhe konferenca e mbajtur në Tiranë e dëshmon këtë.

V.Miliçkoviq; Do të marr rrogën mesatare në vend si kryetar i shtetit  

Kandidati presidencial, Vasilije Miliçkoviq, pohon se , do të marrë rrogë mesatare mujore në Mal të Zi si president i shtetit,  dhe një gjë të tillë do të kërkojë ta bëjnë edhe deputetët dhe anëtarët e qeverisë .

Ai, për portalin e RTMZ, pohon se është kandidati i vetëm  presidencial  i cili e ka programin ekonomik. Lidhur me rrethin e dytë eventual të zgjedhjeve, Miliçkoviq, paralajmëron se nuk do të përkrahin askënd.

Ai thekson se liderët e opozitës janë tradhtia më e madhe dhe fajtorët kryesor për, pothuaj se, pushtetin 30 vjeçar të Millo Gjukanoviq dhe , siç thotë ai, shtetin privat të tij.

Në mesazhin e vetë drejtuar zgjedhësve, Miliçkoviq, pohon se duke e votuar atë, me 15 prill, zgjedhësit  do të votojnë për veten dhe familjen e vetë , për Malin e Zi të ri , sundimin e ligjit , shtetin e të drejtës sociale dhe për shtetin në të cilin të gjithë qytetarët e tij do të jenë të angazhuar në punë.

D.Vuksanoviq; Prodhimet vendase duhet të gjenden në ofertën turistike 

Kandidatja presidenciale Draginja Vuksanoviq , në kuadër të fushatës së vet , ka vizituar sot Petnjicën , Beranën dhe Gucinë, ku është takuar dhe ka biseduar me qytetarët duke u njohur me problemet e tyre. Siç njoftojnë nga PSD, ajo ka theksuar se turizmi ynë as për së afërmi nuk ndikon në ekonominë siç do të mund të ishte sikur të shiteshin prodhimet vendase bujqësore në vend të ushqimit nga importi, të pijeve dhe prodhimeve tjera.

Në këtë mënyrë , ka thënë Vuksanoviq, në radhë të parë, do të përforcohej prodhimtaria duke dyfishuar të ardhurat e buxhetit sepse do të zvogëlohej deficiti tregtar  ka thënë ajo, duke shtuar se në këtë mënyrë do të punësohej numër i madh i prodhuesve bujqësor në veri, kurse turistët do të shfrytëzonin prodhimet e shëndosha vendase e  që me siguri do të përmirësonte  kualitetin e ofertës sonë.

M.Millaçiq; Çështja e NATO-s, nuk ka përfunduar 

Çështja e NATO-s nuk është e përfunduar sepse Mali i Zi është shtyrë në këtë aleancë ushtarake kundër vullnetit të shumicës për shkak të Tivarit dhe portit të Tivarit, ka vlerësuar kandidati presidencial, Marko Millaçiq.

Ai, në tubimin e mbajtur në Tivar ka pohuar se nuk i mbështet qëndrimet e disa politikanëve opozitarë të cilët kanë hequr dorë nga kjo temë e madhe nacionale.

Millaçiq , siç kanë njoftuar nga Partia Mali i Zi i vërtetë. ka thënë se është i pa pranueshëm qëndrimi i kandidatit presidencial, Mlladen Bojaniq, i cili ka thënë se e respekton faktin se Mali i Zi është pjesë e aleancës së NATO-s.

Arrihet marrëveshja për formimin e pushtetit në Beranë 

Në komunën e Beranës, është arritur marrëveshje për formimin e pushtetit vendor .

Siç është njoftuar Televizioni i Malit të Zi, mbledhja konstituive do të mbahet të martën e ardhshme.

Me marrëveshjen e arritur është paraparë që kryetari i Komunës të jetë nga koalicioni “Berana e Shëndosh”,  kurse kuvendin lokal, do ta kryesojë përfaqësuesi i Malit të Zi Demokratik.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 4 shkurt, koalicioni “Berana e Shendosh”, ka fituar 14 mandate kurse Mali i Zi Demokratik 4, e që u ka mundësuar  shumicën  e nevojshme  për të formuar pushtetin në këtë qytet.

Besimtarët ortodoks, shënojnë sot të Premten e Madhe 

Besimtarët ortodoks shënojnë sot të premten e madhe, ditën e mundimeve të Jezu Krishtit, në kryq.

Besimtarët, pikërisht këtë ditë, përkujtojnë vuajtjet dhe viktimizimin e Jezusit për shpëtimin e botës dhe, sipas traditës, kjo ditë shënohet me ngjyrosjen e vezëve të cilat janë simbol i jetës , respektivisht ringjalljes së Jezusit.

 Ndërkaq besimtarët të dielën kremtojnë festën e Pashkëve njërën ndër festat më të mëdha të krishterë me të cilën shënohet ringjallja e Jezusit.

Mihaillo; Festës nuk mund ti gëzohen zemrat e zbrazëta 

Kisha ortodokse serbe me të gjitha forcat dëshiron ta mbisundojë Malin e Zi, dhe bënë keqpërdorimin në vazhdimësi të tolerancës shtetërore, ka vlerësuar mitropoliti i Kishës ortodokse malazeze Mihaillo , në mesazhin e tij me rastin e festës së Pashkëve ortodokse. Ai po ashtu ka pohuar se festës më të madhe të krishterë, Ringjalljes, nuk mund ti gëzohen ata zemra e të cilëve është e zbrazët, në të cilën nuk ka dashuri, besim dhe shpresë, ka thënë mes tjerash, mitropoliti Mihaillo.

Amfillohije; fitorja ndaj vdekjes, e vetmja fitore e vërtet e njeriut 

Fitorja ndaj vdekjes , është fitorja e vetme e vërtet e njeriut , ka thënë mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije, dhe ka shtuar se jeta tokësore e fiton kuptimin e plotë vetëm përmes fjalës së Zotit.

Vetëm fitorja ndaj vdekjes i jep kuptimin e plotë jetës dhe veprimtarisë njerëzore , lindjes dhe ekzistencës së njeriut, ka thënë Amfillohije, në mesazhin me rastin e festës më të madhe të krishterë, Pashkëve.

Shtëpitë e shëndetit kujdestare gjatë ditëve festive  

Shtëpitë e shëndetit në Bllok 5 , Nova Varosh, Konik, Tuz dhe në Zet, do të punojnë gjatë festave të Pashkëve. Nga shtëpia e shëndetit në Podgoricë kanë kumtuar se mjekët e zgjedhur për të rriturit do të punojnë nga ora 7 deri në orën 21 ditëve të festës në Bllok 5, Nova Varosh dhe në Konikë.

Ndërkaq mjeku i zgjedhur për fëmijët do të punojë në objektin shëndetësor, Nova Varosh 24 pa ndërprerë.

Shtëpia e shëndetit në Tuz dhe në Zet, do të punojnë nga ora 7 deri në orën 15.

Zjarri përfshin ish shtëpinë e pleqve në Zogaj, Ulqin, por pa viktima në njerëz 

Mbrëmë rreth orës 22,30 minuta  shpërtheu zjarri në konstruksionin e  çatisë së ish  - shtëpisë së pleqve  në fshatin Zogaj në Ulqin.

Kryeshefi i zjarrëfikësve të Ulqinit Flamur Sellaj thotë se  ky objekt , i cili është mbyllur para një jave,  është djegë plotësisht , por nuk ka pasur të lënduar për shkak se në momentin e shpërthimit të zjarrit   në objekt nuk ka qenë askush. 

Sipas fjalëve të Sellës zjarrinn e kanë shuar kah ora tre e gjysmë pas mesnate me katër automjete dhe 13 zjarrëfikës. “ Nga objekti kanë nxjerrë vetëm disa shtretër,  televizorë dhe bombola gazi,” pohon Sella.   

Arsyeja e shpërthimit të zjarrit  për momentin nuk dihet.

Presidenti Vuçiq paralajmëron ofensivë diplomatike për zgjidhjen e raporteve me Kosovën 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nis një ofensivë diplomatike, siç shkruajnë mediat serbe, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosovën.

Vuçiq këto takime, pa treguar se cilat shtete do t’i vizitojë, i ka paralajmëruar në një konferencë për media gjatë javës që shkoi duke thënë se megjithatë nuk pret shumë lajme të mira.

Një bashkëbisedues i gazetës së Beogradit “Blic” ka thënë se takimet ne Perëndim janë duke u aranzhuar. “Vuçiq në takimet 10 ditëshe me partnerët perëndimor do të provojë të gjejë një mënyrë të re për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Bisedat nuk do të jenë të lehta, por janë shumë të rëndësishme për Serbinë dhe do të përpiqemi që pas tyre të jemi së paku një hap më afër zgjidhjes.

Vuçiq që do të jetë i armatosur me dokumentacion të shumtë. Në këto dokumente do të jetë edhe dokumentacioni për keqpërdorimet me uzurpimet e pronës së serbëve dhe Kishës Ortodkose” ka thënë një zyrtar i informuar rreth planeve të Vuçiq. Ndërkohë dje në Prishtinë është biseduar rreth skenarëve për "finalen e madhe" Kosovë-Serbi, por nuk janë përmendur shumë skenarë nga Presidenti, Kryeministri dhe panelistë tjerë.

LDK;Të caktohet data e zgjedhjeve ose do të çojnë para mocionin për rrëzimin e qeverisë     

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që ta rrëzojë veten ose siç tha ai, shpejt do të nisin mocionin e mosbesimit.

Ai tha se kjo Qeveri është pakicë si në Kuvend ashtu edhe në secilin prej Komisioneve.

“Unë po çuditna kur e thonë se qeveria është stabile, në kushte normale ata duhet menjëherë të dalin para kuvendit dhe të japin dorëheqje.

Qëndrimi i kryesisë së LDK’së nga mbledhja e para disa ditësh është vendim që vendi nuk duhet të qeverisët nga kjo qeveri e pakicës dhe as temat e mëdha nuk mund të adresohen nga kjo qeverie, njëjtë siç është dialogu me Serbinë”, është shprehur Hoti.

Ai tha se është e rëndësishme që të dakordohen për datën e zgjedhjeve. "Nëse kjo nuk ndodh në jemi të obliguar të çojmë para mocionin për rrëzimin e Qeverisë", deklaroi Hoti.

Gjuriq, nesër në Kosovës me rastin e festës së Pashkëve 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq do të vije nesër në Kosovë, por kësaj radhe me leje të institucioneve të vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, këshilltari i zëvendëskryeministrit Pacolli, Jetlir Zymberaj.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse.  Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, ka thënë Zymberaj.

Sipas tij, Gjuriq do të respektoj rregullat kësaj radhe, duke iu referuar rastit që kishte herën e kaluar kur hyri ilegalisht në Kosovë.

Kujtojmë se Gjuriq erdhi në Kosovë më 26 mars, por MPJ i kishte refuzuar kërkesën për të vizituar vendin.

Si pasojë, ai është arrestuar në veri të Mitrovicës, për t’u lënë i lirë përsëri në mbrëmje.

Opozita greke; Shkupi të bëhet vëzhgues në NATO, edhe nëse mungon marrëveshja 

Nëse palët negociouse nuk arrijnë marrëveshje të plotë për zgjidhjen e kontestit bilateral për emrin, Shkupi do të bëhet vëzhgues në NATO. Këto janë parashikimet e deputetitë të partisë opozitare greke Demokracia e Re, Nikitas Kaklamanis.

Në një intervistë për radion 247, Kaklamanis, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Greqisë, ka thënë se vështirë mund të arrihet marrëveshje e plotë deri në korrik.

“Parashikimi im është se në Samitin e NATO-s, pasi që mendoj se deri atëherë nuk do të arrihet marrëveshje,  mund të bjerë propozimi në tavolinë, siç ka kërkuar Greqia, posaçërisht për ndryshimet në Kushtetutë, mund të bjerë propozim në tavolinë dhe qeveria e Ciprasit dhe Kamenosit të pranoj atë, se në rregull, nuk është arritur marrëveshje e tërësishme por ta vendosim Shkupin në NATO si vëzhgues”, ka deklaruar ai.

 

Në shtatë ditët e kaluara, në përleshjet në Nigeri janë vrarë së paku  54 persona 

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e përleshjeve mes ushtrisë dhe grupeve të armatosura në veripërëndim të Nigerisë.

Një zëdhënës  i forcave të armatosura të Nigerisë,  konfirmoi përleshjet të cilat sipas tij kishin shpërthyer pas mbërritjes së ushtrisë në rajonin Zamfara, për të qetësuar tensionet mes barinjve dhe blegtorëve.

Ai,  tha se gjatë përleshjeve ishin vrarë 23 persona, në mesin e të cilëve dy pjesëtarë të forcave të rendit.

Koordinatori i agjencisë Kombëtare për Situata të Krizës (NEMA), Suleyman Mohammed, tha se gjatë përleshjve mes barinjve dhe blegtorëve në shtatë ditët e kaluara, jetën e kanë humbur 54 persona, ndërsa 71 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga shkaku i përleshjeve, zonën e kanë braktisur 7.000 banorë. 

Moska i tërheq vërejtjen Londrës se është duke luajtur me zjarrin 

Rusia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për shpikje të një "historie të rreme" rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në qytetin Sallsbëri.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se "Britania po luan me zjarr".

Ai tha se qëllimi kryesor i Britanisë ka qenë "të diskreditojë" Rusinë me "akuza të pabaza".

Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor, por Moska e mohon përgjegjësinë.

Përfaqësuesja britanike në OKB, Karen Pierce, tha se veprimet e Britanisë "qëndrojnë përballë çdo vështrimi hetues".

Ajo i krahasoi kërkesat e Moskës për të marrë pjesë në hetime me një zjarrvënës që heton zjarrin e tij.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjent nervor, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.

Shëndeti i Yulias po përmirësohet, ndërsa babai i saj mbetet në gjendje të rëndë, por stabile.

 

Kancelarja, Merkel, do të  udhëtojë në Washington për të takuar presidentin D.Trump  

Kancelarja  gjermane, Angela Merkel, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të takuar presidentin, Donald Trump, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëvendësi i sekretarit për media, Hogan Gidley, e konfirmoi vizitën e Merkelit në javët e ardhshme, por nuk dha datë të saktë.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë Reuters se vizita pritet të realizohet më 27 prill.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të takojë Trumpin në Uashington tri ditë para vizitës së Merkelit.

   Takimet do të zhvillohen pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar Trump për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të nënshkruar nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore.

Gjermania, Franca dhe nënshkrueset e tjera i kanë bërë thirrje SHBA-së që të mbetet në marrëveshje.

Ish presidentja e Koresë së Jugut u dënua me 24 vjet burgim  

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.

Vendimi i transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.

Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion.

Ajo nuk ka qenë në gjykatë të premten, kur është shpallur vendimi.

Park i ka bojkotuar edhe seancat dëgjimore dhe ka akuzuar gjykatat për njëanshmëri.

Ajo po ashtu ka mohuar çdo keqbërje.

Vendimi i autoriteteve për ta transmetuar verdiktin drejtpërdrejt në televizion është i pashembullt, por ato janë thirrur në interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë rast.

Kryengritja e Malësisë 1911, ndër datat më të shënuara në historinë kombëtare  

Sot është 6 prilli, njëra ndër datat më të shënuara në historinë e gjatë dhe të lavdishme,  jo vetëm në trevën e Malësisë por edhe më gjerë, pasi, pikërisht këtë ditë, në vitin 1911, u ngrit flamuri kombëtar në malin Bratilë, në Deçiq.

Pas luftës shekullore kundër perandorisë otomane, trimat malësor të udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjo Luli, u ngritën në luftë për të çliruar  këto treva nga robëria shekullore, e njohur si Kryengritja e Malësisë në vitin 1911.

Ngritja e flamurit kombëtar i parapriu shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar një vit më vonë, pas çlirimit definitiv të trojeve shqiptare nga perandoria otomane. Andaj, kjo ngjarje është vlerësuar nga studiues dhe njerëz të letrave  si njëra nga ngjarjet më të shënuara në kuadër të Lëvizjes mbarë kombëtare për liri e pavarësi.

Nesër, mot kryesisht me diell 

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, në viset veriore me të reshura të përkohshme të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14: H. Novi 22 gradë , Tivar e Ulqin 20, Podgoricë 19, Budvë 18 , Cetinë 15, Nikshiq 11, Bjello Pole e Beranë 10, Plevle , Plluzhinë, Shavnik e Plavë 9, Kollashin 8, Rozhaj 7 dhe në Zhablak 3 g.

 Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 12, kure më e larta e ditës prej 9 deri në 24 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se