Žabljak
Umjereno oblačno
18.6 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
23.8 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
29.2 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
25.4 °C
Cetinje
Vedro
26.4 °C
Bar
Vedro
26.8 °C
Podgorica
Malo oblačno
31.0 °C
Ulcinj
Vedro
27.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
24.0 °C

Lajmet

05. 02. 2018.   >>  17:14 0

Lajmet 05.02.2018

05.02.2018

BE-ja për Ballkanin Perëndimor - shteti ligjor në rend të parë

Komisioni Evropian pritet të paraqesë nesër Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti, një kopje të të cilit Zëri i Amerikës e ka siguruar, ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t'i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre. Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat në Strategjinë e Komisionit Evropian do të marrin afat të qartë kalendarik për pranim të mundshëm në BE në vitin 2025, ndërsa datat e integrimit evropian të vendeve të tjera të rajonit nuk do të përmenden. Kështu thuhet në versionin përfundimtar të Strategjisë për Perspektivën e Besueshme të Ballkanit Perëndimor, teksti i së cilës u miratua të hënën në takimin e shefave të kabinetit të Komisionit Evropian.

Në dokumentin që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, Mali i Zi dhe Serbia identifikohen sërish si lidere ne rajon dhe pranimi i tyre në BE parashihet të bëhet për shtatë vjet. Që në hyrje të Strategjisë për Zgjerimin, saktësohet se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian “por jo në kushtet në të cilat ato janë aktualisht”. Dokumenti njeh përparimin e bërë ndër vite “por në mënyrë që vendet të përmbushin të gjitha kushtet e anëtarësimit dhe të forcojnë demokracitë e tyre, ende kërkohen reforma gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare” duke veçuar tre drejtimet kryesore: sundimin e ligjit, konkurrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal e pajtimin.

Zgjedhjet në Beranë dhe Ulqin do të ndikojnë edhe në zgjedhjet e ardhshme

Rezultatet e zgjedhjeve në Beranë dhe në Ulqin edhe pse nuk ishin të papritura, gjithsesi do të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, konsideron kryetari i Këshillit drejtues të Qendrës për monitorim e hulumtim- CEMI Zllatko Vujoviq. Vujoviq i ka deklaruar agjencisë Mina se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe në Beranë ishin të pritura. “Këtu mund të theksohet rezultati i mirë i socialdemokratëve në Ulqin të cilat i kanë befasuar të gjithë pjesëmarrës tjerë politik. Kur flasim për subjektet tjera mund të theksohet homogjenizimi i korpusit nacional shqiptarë gjë që nuk paraqet befasi”, ka theksuar Vujoviq. Ai ka shtuar se në Beranë çështja më e rëndësishme ka qenë nëse pozita e luhatshme e Frontit Demokratik dhe Partisë Socialiste Popullore do të ruaj rezultatin lokal, respektivisht nëse koalicioni në pushtet do ta ruaj këtë pozitë.

Numri paraprak i mandateve

Në Ulqin dje u mbajtën zgjedhjet lokale për Parlamentin lokal të këtij qyteti. Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote apo 12 499 votues. Qendra për monitoring CEMI ka dalur me rezultatet e para preliminare pas numërimit votave në  të gjitha qendrat e votimit. Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshilltarë kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit, njofton portali Ulqini- online. Në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit Forca dhe PDS do të kenë nga 9 mandate, ndërsa koalicioni “Zgjohu Ulqin” 7 mandate. Nga tre mandate kanë Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Socialdemokratët, si surpriza më të mëdha të zgjedhjeve, ndërsa URA dy mandate. „Koalicioni Zgjohu Ulqin fitoi më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara lokale dhe të njëjtin numër mandatesh, kështu që relativisht jemi të kënaqur me këto rezultate“, njoftuan nga ky koalicion të cilin e përbëjnë Partia demokratike, Lëvizja qytetare „Perspektiva“ dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të dielën, deklaroi bartësi i listës zgjedhore të kësaj parti Loro Nrekiq. Ai tha se kjo parti fitoi numrin e njëjtë të mandateve si në zgjedhjet e kaluara. “Ne fituam më së shumti vota dhe kryetari i ardhshëm i Komunës do të jetë nga radhët e partisë tonë”, theksoi Nrekiq, shkruan Ul-info.

Fitore në Beranë dhe në Ulqin

Nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) mbrëmë është kumtuar se janë fitues të zgjedhjeve lokale në Beranë dhe në Ulqin me numër bindës të votave të fituara në të dy komunat. Në Beranë koalicioni “Berana Fiton”, ka arritur të marrë 7 mijë 856 vota ose 1621 vota më tepër nga koalicioni “Berana e Shëndosh”, i cili ka fituar 6235 vota ose 6 mijë 34 vota më tepër se Mali i Zi Demokratik, i cili ka fituar gjithsejtë 1822 vota. PDS në Ulqin ka fituar 2918 vota duke realizuar kështu rezultatin e paraparë, gjegjësisht i ka ruajtur 9 mandate në parlamentin lokal. Fitorja në këto dy qytete, siç theksojnë në PDS, është edhe një vërtetim se kjo parti është struktura më e fortë politike në Mal të Zi e cila shënon rezultate të mira në zgjedhjet shtetërore dhe ato lokale përmes rritjes së përhershme të besimit të qytetarëve ndaj politikës sonë.

Berana mbetet bastion i lirisë

Fronti Demokratik (FD) i ka përgëzuar banorët e Beranës që siç theksojnë u kanë bërë ballë presioneve dhe i kanë mbetur bastion i lirisë në Mal të Zi.“Fitorja e opozitës do të ishte edhe më bindshme sikur të gjitha objektet opozitare të kishin marrë pjesë në koalicionin “Berana e Shëndoshtë”. Edhe njëherë është parë se politika e pjesëmarrjes së përbashkët të opozitës të cilën e propagandon FD është politikë fitoreje dhe se kjo është rruga të cilën duhet ta ndjekin edhe në zgjedhje tjera të ardhshme të cilat na presin”, është kumtuar nga FD. FD, siç theksohet, si konstituent më i madh në pushtetin e ri do të ketë raport përgjegjës ndaj të gjithë qytetarëve të Beranës.

Kontribut më aktiv në përmbylljen e kapitujve 23 dhe 24

Aleanca Qytetare u ka bërë ftesë të gjithë sferave të shoqërisë për kontribut më aktiv  në përmbylljen e kapitujve 23 dhe 24 dhe në krijimin e kushteve që në valën e ardhshme të zgjerimit të BE e cila paralajmërohet për vitin 2025, që Mali i Zi të bëhet anëtarë i saj. Në këtë OJQ konsiderojnë se ky vit do të jetë i ngarkuar me zgjedhje gjë që mund të paraqes rrezik që proceset kryesore të lihen pas dore nga ana e Qeverisë nga e cila priten rezultate të dukshme ashtu si edhe nga mediat të cilat do tu kushtojnë më pak rëndësi këtyre temave dhe pjesës kritike të opinionit. Nga Aleanca qytetare kanë vlerësuar se  gjatë 5 viteve e gjysmë të kaluara, procesi i asocimit të Malit të Zi me BE kryesisht ka qenë i orientuar në aspektin byrokratik, hapjen e kapitujve, por kjo nuk do të thotë se shteti njëkohësisht i ka plotësuar standardet evropiane të domosdoshme për anëtarësim. 

Qeveria të zhbllokojë kontratat me RTMZ

Një pjesë e sektorit  civil i ka bërë ftes qeverisë që ti zhbllokojë kontratat me Radio Televizionin e Malit të Zi (RTMZ) dhe anëtarët e sajë më të lartë ta publikojnë punën e vetë përmes pjesëmarrjes në shërbimin publik. Në kumtesë theksohet se Qeveria me muaj të tërë bllokon nënshkrimin e kontratës me RTMZ për ofrimin e shërbimeve publike Radio difuzive si dhe bllokimin e kontratës kolektive të shërbimit publik. Në kumtesën të cilën e ka nënshkruar  Ana Novakoviq, drejtorja ekzekutive Daliborka Ulareviq, pastaj Stevo Muk  dhe  Zllatko Vujoviq, theksohet se Qeveria e Malit të Zi ka shkaktuar probleme të rëndësishme me të cilat ballafaqohet radio dhe televizioni i Malit të Zi dhe se me bllokimin e dy kontratave, Qeveria bënë presion mbi këtë shtëpi mediatike. Përndryshe Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit ka kumtuar sot se ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë, Sreten Radonjiq, që brenda afatit sa më të shkurtër t’ia dorëzojë këtij trupi informatën për qëndrimin e Agjencisë në raport me vërtetimin e konfliktit të interesave të anëtarëve të Këshillit të Radio e Televizionit të Malit të Zi. 

Edukimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në programim

Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Oracle”, Vlladimir Knezheviq, do të nënshkruaj nesër memorandumin me të cilin parashihet edukimi i mësimdhënësve nga programimi, është kumtuar nga ky dikaster. “Me memorandum është paraparë zgjerimi i programit të Akademisë “Oracle” në Mal të Zi me qëllim që procesi mësimor të jetë më cilësorë dhe inovues”, thuhet në kumtesë. Në këto programe do të përfshihen 90 institucione edukativo arsimore, 3 mijë nxënës dhe 300 mësimdhënës. “Oracle” është njëri ndër liderët global në prodhimin e softwerëve, kurse misioni i Akademisë së sajë është që të avancojë arsimin nga fusha e shkencës kompjuterike. Në vitin e kaluar kjo akademi ka përkrah 3.5 milion nxënës dhe studentë në rreth 12 mijë institucione në 120 shtete të botës.

Hartohet lënda me rastin e vdekjes tragjike të foshnjës

Avokati i popullit Shuqko Bakoviq, ka kumtuar se në bazë të detyrës zyrtare e ka hartuar lëndën me rastin e vdekjes tragjike të një foshnje 15 muajsh. Ky fëmijë, i cili sipas shkrimit të mediave, dje është rrahur brutalisht, sot në mëngjes ka vdekur në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Nga institucioni i Avokatit të popullit kanë theksuar se do të përcjellin me vigjilencë qëndrimin e organeve kompetente lidhur me këtë rast. Drejtoria e policisë ka kumtuar se ekziston dyshimi se N.Sh 27 vjeçar nga Tuzlla tash disa kohë maltreton fizikisht  foshnjën vetëm 15 muajsh i cili është fëmija i bashkëshortes së tij i pa kurorëzuar.

Qarkullimi më i lartë i mallrave të tregtisë me pakicë

Qarkullimi i mallrave në tregti me pakicë në muajin dhjetorë të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016 ka qenë 6.8  për qind më i lartë, tregojnë të dhënat e MONSTAT-it. Statistikat theksojnë se shkalla e qarkullimit e tregtisë me pakicë në vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2016, ka qenë 5.2 për qind më e lartë në çmimet rrjedhëse dhe 3.3 për qind në çmimet e përhershme. Nga MONSTAT-i  është kumtuar se pjesëmarrja më e madhe në qarkullimin e përgjithshëm të tregtisë me pakicë në Mal të Zi   ka pasur veprimtaria ushqimore e cila në dhjetorë të vitit të kaluar ka përbërë 64.7 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të mallrave. Ndërkohë, prodhimtaria bruto e brendshme (BPB) e Malit të Zi, sipas projekteve të institutit për studimet strategjike dhe projeksionet, në bazë të modelit makroekonomik, gjatë këtij viti do të duhej të shënojë një rritje reale prej 3%.

Euro Super 98 prej sonte  në mesnatë do të jetë më i shtrenjtë 1 cent

Prej sonte në mesnatë, Eurosuper 98 do të shtrenjtohet 1 cent, kurse çmimet e karburanteve tjera nuk do të ndryshojnë, i është kumtuar agjencisë Mina Bussines nga Ministria e ekonomisë. Euro super 98 gjatë 15 ditëve të ardhshme do të kushtojë 1.35 euro për litër, kurse eurosuper 95 edhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.31 euro. Nuk kanë ndryshuar as çmimet e eurodizelit, kështu që edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme një litër do të kushtoj 1.2 euro për litër.

Mungesa e konsensusit shtyn sërish ratifikimin e Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë për një kohë të pacaktuar shqyrtimin dhe votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Kryesia e ka marrë këtë vendim për shkak të mungesës së konsensusit politik. Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare, andaj për ratifikim e saj nevojiten 80 vota, apo dy të tretat e votave të deputetëve. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të lejojë që Kuvendi të jetë skenë teatrale ku persona të caktuar synojnë të sqarojnë inatet personale, të cilat do të reflektonin pastaj në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Shtyrja e Demarkacionit është bërë me qëllim që të arrihet konsensus nacional dhe kjo do të bëhet nëse ka pjekuri në skenën politike. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot pas mbledhjes së Kryesisë ku çështja e demarkacionit nuk do të jetë në rend dite as në seancën e ardhshme që do të mbahet të enjten. Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tani për tani, praktikisht është i bllokuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të kundërshtimeve të një pjese të partive politike në pushtet, por edhe një pjese të opozitës. Në këtë situatë, kërkohet një zgjidhje kreative, thonë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të cilët konfirmojnë se janë duke punuar për një zgjidhje të tillë.

Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje deri më 2019

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) theksojnë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, është çelës për përparimin e këtyre dy vendeve drejt BE-së. Veç tjerash, Bashkimi Evropian ashpërson kriteret ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranim në BE, sidomos në çështjet e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, etj. Ndër pikat më të ndjeshme që u përmend të tekstin e “Strategjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, u përmend edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, si çështje kyçe që duhet gjetur zgjidhje, njoftojnë mediet serbe. Sipas kësaj “Strategjie…”, çështja e Kosovës dhe Serbisë duhet zgjidhur brenda viti 2019. Strategjia për Ballkanin Perëndimor tërheq vërejtjen në çështjen e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, që ndikon në gjithë rajonin e që duhet zgjidhur para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton RTK. Nuk mund të ketë stabilitet të përhershëm në rajon pa normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, përmes dialogut, nën mbikëqyrjen e BE-së. Kjo marrëveshje është çelës për përparimin e këtyre dy vendeve drejt BE-së, thuhet në tekstin e “Strategjisë..”, në të cilën parashihet arritje e marrëveshjes deri në fund të 2019-ës.

Specialja, vendim për të ruajtur partneritetin me ndërkombëtarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale edhe pse e padrejtë, Kosova ka marrë detyrimet e veta dhe do t’i kryej me përpikëri me marrëveshjet që janë arritur. “Edhe ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha presidenti Thaçi. Duke folur para kabinetit qeveritar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë Thaçi u ndal edhe te dialogu me Serbinë. Ai tha se tashmë janë futur në fazën  përmbyllëse të këtij procesi dhe janë duke punuar që të arrihet një marrëveshje përfundimtare që nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Presidenti Thaçi tha se është momenti i duhur që Bashkimi Evropian të konfirmojë se tërë Evropa juglindore i përket Bashkimin Evropian dhe jo ideologjive tjera që cenojnë vlerat dhe parimet perëndimore. Sipas tij, nënshkrimi i MSA-së për ne ka qenë mirënjohje për reformat që kemi bërë në ekonomi dhe sektorët tjerë por është edhe udhërrëfyes për integrimin në BE.

Papa Françesku mirëpret Erdoganin në Vatikan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me Papa Françeskun nën masa të rrepta të sigurisë dhe me mijëra zyrtarë policorë në detyrë. Po ashtu janë ndaluar edhe protestat në pjesën më të madhe në qendër të Romës. Të dy pritet të diskutojnë për Jerusalemin, dhe implikimet e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta njohur qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit. Zyra e Erdoganit ka thënë përmes një deklarate, se ata do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet Turqi-Vatikan, Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë. Vatikani mbështet një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito- palestinez. Papa dhe Erdogan janë takuar për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi. Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Vatikanit kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e kishte cilësuar “gjenocid”, vrasjen e armenëve nga dora e trupave otomane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ankaraja kundërshton përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe ka reaguar duke akuzuar papën për shpërndarje të “gënjeshtrave”.

Forcat amerikane kanë filluar reduktimin e numrit të trupave në Irak

Forcat amerikane kanë nisur uljen e numrit të trupave në Irak, pasi autoritetet e këtij vendi kanë shpallur “fitore” në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) ka thënë zëdhënësi i qeverisë irakiane, Saad al-Hadithi. Ai ka thënë se beteja kundër IS-it ka përfunduar andaj “niveli i prezencës amerikane do të reduktohet”. Hadithi ka thënë se zvogëlimi është ende në fazat e hershme dhe tani nuk shënon fillimin e tërheqjes komplete të forcave amerikane. Deklarata e Hadithit ka ardhur si konfirmim i raporteve të kontraktorëve Perëndimor në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, të cilët kanë thënë se trupat amerikane kanë filluar tërheqjen nga shteti. Sipas raporteve ushtarët amerikanë, armët dhe pajisjet e tjera janë duke u transportuar jashtë Irakut për në Afganistan. Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet e para ajrore kundër IS-it në gusht të vitit 2014 dhe në vitet në vijim kanë përkrahur ushtrinë irakiane, duke përfshirë rimarrjen e Mosulit, qytetit të dytë më të madh në Irak.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i  thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar, Ulqin e Budvë 13 gradë, Podgoricë e Herceg Novi 12, Nikshiq, Bijello Pole e Beranë 8, Cetinë, Plevle e Kollashin 7, Plavë 6,  Rozhaj 5 dhe në Zhablak 2 gradë.

Për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se