Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

11. 09. 2017. 15:20   >>  15:34 0

Lajmet 11.09.2017

11.09.2017.

Parlamenti është vend i dialogut dhe i rëndësishëm për vendime

Parlamenti është vendi i dialogut dhe vendi më i rëndësishëm për sjelljen e vendimeve ku të gjithë duhet të bashkëpunojnë, sepse vetëm kjo mundëson legjitimitet më të lartë, ka theksuar kryetari i Parlamentit të Sllovakisë Millan Brglez, i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi. Ai ka biseduar sot me kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq. “Parlamenti i Sllovenisë është mikë i vërtet i Malit të Zi dhe jemi duke shikuar se ku mund të përshpejtohet bashkëpunimi.

Na vjen mirë që Mali i Zi tani është partner edhe si anëtarë i NATO-s dhe shpresojmë se ndihmën tonë do tu ndihmojmë interesave të Malit të Zi dhe se  bashkëpunimi do të jetë në interes të përbashkët”, është theksuar në konferencën për gazetarët. Brajoviq ka theksuar se Sllovenia është partner i besueshëm dhe ofron ndihmë kur është fjala për integrimet në UE dhe në NATO. Ai ka përkujtuar se Sllovenia ka qenë për një kohë të gjatë pika referuese për NATO-n. Brajoviq ka theksuar se për Malin e Zi janë shumë të rëndësishme përvojat e Sllovenisë në rrugën drejtë UE.

 

Misioni i ekspertëve për liritë e mediave në Mal të Zi

Misioni i ekspertëve të UE dhe të Këshillit të Evropës për lirinë e shprehjes dhe të mediave prej sot qëndron për vizitë në Mal të Zi. Mbledhjen  hyrëse të misionit të ekspertëve e cila do të mbahet nesër, do ta hapin Ministri i punëve evropiane Aleksandar Andria Pejoviq, Shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Aivo Orav dhe Shefja e zyrës për bashkëpunim në departamentin për mediet dhe internet në drejtorinë e përgjithshme për të drejtat njerëzore dhe sundimin e ligjit të Këshillit të Evropës Lejla Dervishagiq. Vetërregullimi i fortë koherent është gjëja më e mirë për mbrojtjen e lirisë së mediave, ka vlerësuar shefi i UE Aivo Orav, duke theksuar se në Mal të Zi, trupat vetërregullues duhet të përforcohen edhe më tepër me qëllim të sigurimit se Kodeksi etik është implementuar në vepër.  Misioni i ekspertëve është organizuar në kuadër të projektit të përbashkët të UE dhe Këshillit të Evropës, “Forcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e të shprehurit dhe të mediave në Evropën Jug Lindore”, në kuadër të të cilit është paraparë hartimi i analizës të sektorit mediatik.

 

Dragan Gjuroviq, drejtor i Agjencisë për komunikacionin ajror civil

Dragan Gjuroviq është zgjedhur sot drejtor i Agjencisë për komunikacionin ajror civil. Atë e ka zgjedhur Këshilli i Agjencisë, me vendimin unik të anëtarëve të pranishëm. Sipas mendimit të anëtarëve, Agjencia për komunikacionin ajror civil, në periudhën e kaluar është bërë pushtet ajror respektues, kurse rezultatet janë vërtetuar edhe nga ana e Institucioneve ajrore evropiane. Ndryshe, sipas fjalëve të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, Aeroportet e Malit të Zi duhet të mbeten pronë e shtetit dhe mënyra më e mirë për këtë është valorizimi dhe kreditimi i tyre.

 

Dy kandidatë për gjasa më të mira të opozitës

Interesat e ngushta partiake janë shkak i cili do ti zvogëlojë shanset e opozitës për sukses në zgjedhjet presidenciale dhe lokale, ka vlerësuar drejtori i përgjithshëm i Aleancës qytetare Boris Raoniq, duke shtuar se pas idesë që një femër të jetë kandidat për president fshihen qëllime dhe strategji të tjera. Ai ka sqaruar se opozita nënkupton numër të madhe të subjekteve me ideologji të ndryshme, me vlera dhe stile të ndryshme të sundimit, kështu që siç ka theksuar, ndoshta është momenti  që të mos përdoret më termini opozitë i cili nënkupton kundërshtarët e pushtetit. Ai ka vlerësuar se Malit të Zi i duhen kandidatë me programe serioze, personalitete të cilat gjatë fushatës nuk do të premtojnë gjëra të cilat nuk janë në kompetencën e presidentit por edhe personalitete të cilët nuk do të kenë ambicie që të jenë në pozitë më shumë mandate se sa është precizuar me kushtetutë.

 

Refuzohet kërkesa për lirim nga paraburgimi

Procesi gjyqësor të akuzuarve për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare me 16 tetor të vitit të kaluar ka vazhduar në Gjyqin e lartë. Të përkujtojmë se procesi është shtyrë të premten e kaluar, pasi që njëri nga të akuzuarit, Bratisllav Dikiq nuk është paraqit në proces për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore. Njëri nga të akuzuarit Millosh Jovanoviq sot është përgjigjur në pyetjet e gjykatëses Suzana Mugosha. Ai ka theksuar se në prokurori ka theksuar se Aleksandar Singjeliq ka përmendur se ish kryeministri Millo Gjukanoviq do të arrestohet ose eventualisht të vritet. I është shkurtuar përgjigja edhe në pyetjen që i akuzuari të rikonstruktoi shkuarjen nga Podgorica në Serbi, sepse Jovanoviq disa herë ka përgjigjur se si dhe çfarë mjeti për komunikacion kishte udhëtuar. Gjykatësja i ka sugjeruar mbrojtësit që ta lexojë proces verbalin dhe se ai nuk akuzohet për terrorizëm në tentativë por vetëm për themelimin e organizatës kriminale sepse është e drejtë e prokurorit që të vendos se cila vepër do ti ngarkohet. Gjyqi sot e refuzoi kërkesën për ndërprerja e paraburgimit për të akuzuarit, Mihaillo Çagjenoviq, Branko Milliq, Dragan Maksiq dhe Sërbolub Gjorgjeviq, për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve. Këshilli gjyqësorë konsideroi se ende mbeten arsyet për të cilët të akuzuarit janë në paraburgim, dhe i cili u është vazhduar. Ndërprerjen e paraburgimit e kishin kërkuar avokatët e të akuzuarve.  Procesi gjyqësor do të vazhdohet të mërkurën në Gjyqin e lartë në ora 9.

 

Nuk u kthehen pasaportat Mandiqit dhe Knezheviqit

Këshilli gjyqësor i gjykatëses Suzana Mugosha ka refuzuar si të pabazë kërkesën e liderëve të Frontit Demokratik, Millan Knezheviq dhe Andria Mandiq që tu kthehen pasaportat për shkak të udhëtimit zyrtarë në Rusi. Në akt vendim, Mugosha ka sqaruar se akoma qëndrojnë shkaqet të cilat gjyqi i ka caktuar dhe e ka vazhduar masën e mbikëqyrjes. Të përkujtojmë se Mandiq dhe Knezheviq janë përfshirë me aktakuzën me rastin e përpjekjes së grushtshtetit. Ata kanë kërkuar nga Gjyqi i lartë që tu kthehen pasaportat që të mund të udhëtojnë për në Rusi me ftesën e zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm të Rusisë unike, Sergej Zheleznjak.

 

Mali i Zi do të kërkojë të mbajë euron

Mali i Zi në bisedime me UE do të kërkojë që të ruaj euron përmes modifikimit të kriteriumeve të Mastrihtit, të cilët nuk janë të zbatueshëm, siç është kriteriumi i kursit devizor, ka kumtuar këshilltarja e zëvendësguvernatorit për stabilitetin financiar në Bankën Qendrore të Malit të Zi Milica Kilibarda. “Shpresojmë që ky kriterium të zëvendësohet me një tjetër i cili duhet të plotësohet”, ka deklaruar Kilibarda për gazetën “Vijesti”, e cila është edhe shefe e grupit punues për kapitullin 17 – Unioni monetar evropian. Komisioni Evropian në raportet e veta ka theksuar se Mali i Zi ka futur njëanshëm euron në vitin 2002. Kjo është bërë me pëlqimin në heshtje të zyrtarëve evropian.

 

Caktim elektronik i vizitës te mjeku i zgjedhur

Pacientët në Mal të Zi prej sot do të mund të caktojnë vizitat tek të gjithë doktorët e zgjedhur përmes faqes së veçantë të internetit ose aplikimit celular. Drejtori i Fondit për sigurimin shëndetësor Sead Çirgiq ka theksuar se është hapur portali i veçantë i këtij institucioni për caktimin elektronik i cili për momentin është duke u testuar. Qasja në portal do të jetë e mundur përmes Uebit ose aplikimit celular. Që pacientët të mund të kenë qasje në servisin online do të duhet që ti drejtohen mjekut të zgjedhur për të fituar fjalëkalimin.

 

Haradinaj fillon punën si kryeministër

Kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pritja e Haradinaj në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit. Ndërkaq, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës ka kërkuar që institucionet të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Aty thuhet po ashtu se BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit.

BE-ja kërkon nga Qeveria e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës. Haradinaj takimin e parë në postin e kryeministrit e realizon me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Qeveria Haradinaj është zgjedhur të shtunën në mbrëmje për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Qeveria e re e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit. Mbledhja e Qeverisë fillon në orën 18:00.

 

Bëhet renditja e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, qoftë për kryetar komune apo për këshilltar në kuvendet komunale. Nga partitë kryesore politike, Lëvizja Vetëvendosje është renditur me numrin 10, Partia Demokratike e Kosovës me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës - 47, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 50, Nisma për Kosovën- 31, Aleanca Kosova e Re- 34 dhe Lista Serbe numrin 29.

 

Rama paraqiti në parlament programin e qeverisë së re

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraqiti sot para parlamentit programin e qeverisë socialiste për katër vitet e ardhshme. Në qendër të këtij programi ai renditi rritjen ekonomike, kujdes më të madh social për fëmijët dhe të moshuarit, investime në shkolla e spitale dhe bashkëpunim ekonomik më të mirë me vendet fqinje. Rama i bëri thirrje opozitës që të bëhej pjesë e disa reformave me rëndësi që lidhen me ekonominë, sistemin gjyqësor, integrimin europian, shkollimin e fëmijëve dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë, imazhin e Shqipërisë në botë. “Çështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se sa ato që na ndajnë”, - iu drejtua ai deputetëve të opozitës, duke kërkuar që kundërshtimet e saj të mos jenë “fluturake e mediatike”, por të jenë konstruktive dhe dobiprurëse për qytetarët. Kryeministri Rama bëri thirrje që në parlament t'u jepej fund grindjeve të kota e të zhurmshme dhe të gjithë palët të përqendrohen tek nevojat e qytetarëve. Në politikën e jashtme ai theksoi si të shkëlqyera marrëdhëniet me SHBA, gatishmërinë për një bashkim doganor me Kosovën dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pas seancës se kjo seanca dhe fjalimi më bosh, që ishte dëgjuar më parë gjatë paraqitjes së programit qeverisës.

                

Norvegjia sot voton në zgjedhjet parlamentare

Norvegjezët po hedhin votat e tyre në zgjedhjet parlamentarë që do të jenë vendimtare, nëse ky vend në katër vitet e ardhshme, do të udhëhiqet nga koalicioni i partisë së djathtë tashmë në ikje, apo nga opozita. Një sondazh me opinionin publik, sugjeron se pritet garë shumë e ngushtë në mes të koalicionit të partisë konservatore të kryeministres, Erna Solberg dhe partisë opozitare laburiste të udhëhequr nga Jonas Gahr Store. Kjo nënkupton se disa parti të vogla në vend, mund të kenë rol kyç si partnerë koalicioni në qeverisjen e vendit. Koalicioni i përbërë nga konservatorët e Solsbergut dhe partia Progress, që është kundër imigrimeve, kanë qenë në pushtet që nga viti 2013. Konservatorët dhe laburistët pajtohen në shumë çështje, duke përfshirë edhe kërkimin e naftës në Arktik, politika të kufizuara të imigrimit, dhe lidhje të ngushta me Bashkimin Evropian. Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.

 

Britania do të votojë për një projektligj të rëndësishëm për jetësimin e Brexit

Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar se qeveria e kryeministres britaneze, Theresa May, është e bindur se do të dalë fituese në votimin e projektligjit që do të mbahet sot ose nesër, ka thënë zëdhënësi i kryeministres. Ky projektligj është pjesë e rëndësishme e legjislacionit të Brexit, ka shtuar ai. Parlamenti do të votojë projektligjin rreth Brexit-it, hap ky që i mundëson Britanisë të kalojë në fazën tjetër të largimin nga BE, në fazën e ligjbërjes. I pyetur nëse qeveria është e bindur për rezultatin e votimit të këtij projektligji, ai tha “Po, e kemi thënë se është një projektligj i rëndësishëm për shkëputje të lehtë nga Brexit, si në fushën e biznesit, ashtu edhe për gjithë vendin, dhe ne inkurajojmë të gjithë anëtarët e parlamentit të mbështesin këtë projektligj”.

  

K. Veriore u kërcënohet Shteteve të Bashkuara

Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhembjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”. Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike. Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit.

 

Për të parën herë Trump e kryeson përkujtimin për 11 Shtatorin

Presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë do ta kryesoj përkujtimin për 11 Shtatorin, që është një ngjarje ceremoniale e cila zakonsiht është jopartiake, me të cilën përkujtohen 3 mijë njerëzit e vrarë, kur rrëmbyesit e aeroplanëve e goditën Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të mbajnë një moment të heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës në Nju Jork, që ishte koha kur aeroplani i parë i kishte goditur Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore, më 11 Shtator të vitit 2001. Presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, do të marrin pjesë në ceremoninë në Pentagon, e cila udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe gjenerali Joseph Dunford, që është shef i shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, planifikon që ta përfaqësoj administratën Trump gjatë përkujtimit të sotëm në Shamksville të Pensilvanisë.

 

Irma e goditi bregun perëndimor të Floridës

Uragani Irma, megjithëqë me intensitet të dobësuar në kategorinë 2, ka sulmuar përgjatë bregdetit perëndimor të Gjirit të Meksikës në Floridë, me të reshura të mëdha dhe me shpejtësi të erërave prej 210 kilometrash në orë. Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur se së shpejti do ta vizitoj Floridën, për t’i parë dëmet e shkaktuara nga uragani Irma, i cili në mënyrë shkatërruese ka kaluar nëpër Karaibe, kur e kishte kategorinë 4 dhe 5.

Mbrëmë vonë, kategoria u zvogëlua në nivelin 2. Gjatë ditës së djeshme, ky uragan e ka goditur vendin Florida Keys, që është një arkipelag i popullarizuar për turistët në pjesën jugore të shtetit Florida. Kompanitë e shërbimeve thonë se më se 3 milionë njerëz në këtë shtet janë pa rrymë elektrike. Nga Irma janë vrarë 24 vetë në gjithë Karaibet, para se të arrinte në Floridë, ku nuk është raportuar për fatalitete nga kjo stuhi.

 

Numri i të vrarëve nga tërmeti arriti në 90 vetë

Ministria e brendshme e Meksikës ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga tërmeti në rajonet jugore të këtij vendi ka arritur në 90 vetë. Ekspertët e sizmologjisë thanë se tërmeti i para katër ditëve e kishte epiqendrën nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.2 shkallë. Deri tash, shumë njerëz nga territoret e prekura nga tërmeti, po vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiellin e hapur, meqë frikësohen se më tepër ndërtesa mund të shkatërrohen, për shkak të disa dridhjeve më të vogla të tokës. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka regjistruar afro 60 dridhje pas tërmetit madhor, që ishin me intensitet prej 4.5 shkallë ose më tepër.

 

Edhe nesër mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme, vende vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë mesatare, vende vende e fortë e drejtimeve të jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Beranë 31 gradë, Plevle 28, Podgoricë 27, Ulqin, Plavë e Rozhajë 26, Tivar, Bijello Pole e Budvë 25, Herceg Novi 24, Nikshiq e Kollashin 22, Cetinë 20 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se