Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

14. 07. 2017.   >>  17:00 0

Lajmet 14.07.2017

14.07.2017

Në Podgoricë gjatë natës së kaluar u regjistruan 34 zjarre 

Zjarri në lagjen e Podgoricës Rogame gjithnjë është aktiv ,është kumtuar nga Shërbimi i mbrojtjes. Komandanti i këtij shërbimi, Andria Çagjenoviq ,ka deklaruar për agjencinë MINA se situata në rajonin e kryeqytetit,sa u përket zjarreve ,sot është relativisht e qetë. Aktiv është vetëm zjarri në Rogame ku gjenden dy ekipe të zjarrfikësve të cilat e kontrollojnë këtë lokalitet ,ka shtuar ai. Sipas fjalëve të tij,zjarrfikësit e Podgoricës gjatë 24 orëve të fundit kanë pasur 52 intervenime.

Pas puçit qëndron GRU e Rusisë

Shërbimi informativ ushtarak rus GRU dhe bashkëpunëtoret e tij janë të përzier drejtpërdrejt në organizimin e grushtshtetit në tentativë  ,qëllimi i të cilit ka qenë që të vendoset qeveri mike e Rusisë dhe të pengojë  rrugën e Malit të Zi në NATO ,ka deklarua nënkryetari ekzekutiv i Këshillit të atlantikut ,Dejmon Villson. Ai ka theksuar se ekspertet e tyre për forenzikën digjitale kanë hartua “rast të bindshëm” lidhur me përzierjen e Rusisë e që para së gjithash ka të bëjë me lidhjet e të dyshuarit Eduard Shishmakov me GRU-në. Siç transmeton Vijesti  ,dje  në këshillin e NATO-s  është organizuar dëgjimi  mbi përpjekjet e grusht shtetit  në Mal të Zi dhe për pos nënkryetarit Villson kanë folur edhe ambasadori në SHBA-a Nebojsha Kallugjeroviq,Janush Bugajski  nga Qendra për analizën e politikës evropiane  dhe Lisa Sojer  Stamp nga Qendra për studimet strategjike dhe ndërkombëtare. 

Mali i Zi dëshiron rritje ekonomike

Mali i Zi i është përkushtuar rritjes ekonomike,zhvillimit teknologjik ,arritjes së standardeve në fushën e menaxhimit integrues të kufijve ,si dhe zgjidhjes së çështjes të migrimeve dhe azilit, ka vlerësuar drejtorja e përgjithshme për asocimin në UE në Ministrinë e punëve evropiane,Jellena Burzan. Ajo ka marrë pjesë në takimin e drejtorëve të përgjithshëm për punët e UE të vendeve anëtare dhe të vendeve kandidate për anëtarësim ,i cili është mbajtur në Talin  në kuadër të kryesisë estoneze me Këshillin e UE. Sic është kumtuar,në këtë takim janë prezantuar prioritetet e kryesisë gjashtë mujore estoneze të cilat përfshijnë ekonomi të hapur dhe inovuese evropiane ,Evropën e sigurt dhe të digjitalizuar përmes qarkullimit të lirë informatave ,përmes motos “Uniteti përmes baraspeshës”.Ajo ka përshëndetur rezultatet e Samitit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,  i cili para dy ditësh është mbajtur në Trieste. 

Bashkëpunim i mirë në sferën e mbrojtjes

Mali i Zi dhe Rumania  zhvillojnë bashkëpunim të mirë në sferën e mbrojtjes ,ka vlerësua ministri malazez i mbrojtjes  ,Predrag Boshkoviq. Ai, gjatë qëndrimit në Bukuresht ,ka deklarua se takimi me kolegun rumunë është rast i mirë për përcaktimin e kahjeve të duhura për përparimin e mëtejmë të bashkëpunimit ,para se gjithash duke pasur parasysh pozicionet strategjike të dy vendeve. Boshkoviq ka biseduar me ministrin rumun të mbrojtjes Adrian Tutuian  dhe me sekretarin shtetëror ne ministrinë e punëve të jashtme për ceshtjet strategjike dhe bilaterale  në rajonin euroatlantik, Georg Ciambao. Vizita zyrtare e Ministrisë malazeze të mbrojtjes  realizohet në kohën  e mbajtjes së manovrave  mjaftë të rëndësishme “ Saber Guardian 2017”,në të cilën  merr pjesë edhe njësia e Ushtrisë së Malit të Zi në nivelin e togut të këmbësorisë e që njeheni është pjesëmarrja e parë e Ushtrisë së Malit të Zi në një manovër të NATO-s në rolin e anëtarit.

Procedura duhet respektuar

Zoran Vujiciq, nga Aleanca qytetare e ka tërhequr kandidaturën për anëtar të Komisionit zgjedhor të shtetit para se  Këshilli administrativ të deklarohet për të ,ka deklaruar kryetari i këtij trupi kuvendor  Luigj Shkreli ,duke shtuar se duhet të respektohet procedura gjegjëse. Vujiciq ,si përfaqësues i sektorit civil dhe Universitetit e ka tërhequr kandidaturën për anëtar te KZSH përmes arsyetimit  se Shkreli e ka zvarritur një kohë të gjatë procedurën e emërimit. Mbledhja e Këshillit administrativ në të cilën është dashtë të miratohet vendimi për zgjedhjen e Vujiciqit ishte caktuar për me 26 maj ,por ishte shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Në ndërkohë ky Këshillë është takuar edhe tri herë të tjera,por zgjedhja e anëtarit të KZSH nuk ka qenë në rend të ditës . 

Nis debati publik për projekt ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në pajtim me Rregulloren për procedurën dhe mënyrën e kryerjes së debatit publik për përgatitjen e ligjeve, nisi debatin publik për projekt-ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe u dërgoi ftesë publike qytetarëve, institucioneve profesionale dhe akademike, organeve qeveritare, kryeqytetit, dhe komunave në Mal të Zi, shoqatave profesionale, partive politike, sindikatave, këshillave të pakicave, komuniteteve fetare, OJQ-ve, mediave dhe organizatave të tjera të interesuara, komuniteteve dhe individëve që të marrin pjesë dhe të angazhohen në debate publike për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, thuhet në kumtesën e dërguar nga kjo Ministri. Komentet dhe sugjerimet mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, siç na thanë nga kjo ministri, mund ti dergoni ne adresën e kësaj ministrie, pra të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave (Rimski trg 46, 81000 Podgorica), ose në postën elektronike të drejtorit të drejtorisë për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike pranë kësaj ministrie, zotëri Leon Gjokaj (e-mail: leon.gjokaj@mmp.gov.me). Konsultimi publik është hapur prej me 10 korrik dhe do të jetë i hapur deri më 04 shtator të këtij viti.

Sheiku Abdullah bin Zajed  do të vizitojë Malin e Zi

Ministri i punëve të jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar i Emirateve te bashkuara arabe ,sheiku Abdullah bin Zajed bin Sulltan All Nahijan do të qëndrojë të hënën  për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Sic është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme,përveç takimit me shefin e diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq,ministri Abdullah bin  Zajed  do të bisedojë edhe me kryeministrin Dushko Markoviq.

Daçiq: Kosova mbetet kusht për hyrjen e Serbisë në BE 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi për mediat serbe se gjithë punën e aktivitetin tonë politik për integrim në BE na kushtëzohet me ecurinë e dialogut me Kosovën. Ai shtoi se insiston që BE të bëjë të qartë dinamikën e procesit të integrimit në BE.“Inisitoj në atë, sepse BE ka nisur bisedimet për buxhetin për periudhën pas vitit 2020, prandaj është e nevojshme të sqarohet se a planifikohet mjete për hyrjen të ndonjë vendi në BE”, theksoi ministri Daçiq. Ministri Daçiq, veç tjerash, përmendi dhe çështjen e dialogut me Kosovë, për çka, sipas tij, padrejtësisht i është vënë si prag Serbisë në hyrjen në BE, transmeton RTK. Ndërkaq, i pyetur për Maqedoninë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, theksoi se Beogradi zyrtar gaboi që njohu Maqedoninë sipas emrit kushtetues me ç’rast kemi nervozuar Greqinë, ndërkohë që Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës, .Në fund, ministri Daçiq theksoi se BE duhet  të thotë qartë se çfarë planifikon me Serbinë.

Cipras, Borisov, Vuçiq: stabilizimi i Maqedonisë dhe zgjidhja e emrit 

Greqia, Bullgaria dhe Serbia konsiderojnë se është i domosdoshëm stabilizimi i situatës së brendshme politike në Maqedoni, si dhe vazhdimi i dialogut për gjetje të zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për çështjen e emrit, konkluduan në takimin e djeshëm bilateraë në Selanik kryeministri grek, Aleksis Cipras, kolegu i tij bullgar, Bojko Borisov dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.Kjo, sipas tyre, do ta hapë perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Mediumet greke dhe bullgare sot transmetojnë se Cipras në konferencën e përbashkët për shtyp me Borisov dhe Vuçiq ka theksuar se Greqia dhe BE-ja i vazhdojnë përpjekjet për eurointegrim të Ballkanit, por se vendet aspirante duhet t'i përmbushin kushtet e domosdoshme. Në kontekst të situatës në Maqedoni, Cipras foli për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes dhe stabilitetit në vend. Theksoi se me rëndësi është të zhvillohet dialog dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin me emrin, që, siç theksoi, është parakusht për mbështetje të Athinës në rrugën e Shkupit drejt BE-së.

Haradinaj ka caktuar 100 detyrat e qeverisë së tij

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i cili beson se ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, tanimë është në fazën e finalizimit të programit qeverisës.

I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj tashmë ka caktuar 100 detyrat e qeverisë së tij. Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, ka thënë të premten për lajmi.net se është punuar shumë në harmonizimin e programit qeverisës i cili është në fazën përfundimtare. Koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit synon që shumë shpejtë ti formojë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet parlamentare. Madje zyrtarë të këtij koalicioni janë shprehur se kanë siguruar mbi 61 vota, aq sa janë të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re.

Hoxhaj: Njohja e pavarësisë së Kosovës, pajton kosovarët me serbët

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Këto deklarata Hoxhaj i ka bërë gjatë një interviste për ‘Deutsche Welle’, duke shtuar se Prishtina është e interesuar për ‘fillimin e fazës së fundit të dialogut’ me Beogradin e cila do të çojë deri te njohja e pavarësisë, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës çon në një proces të pajtimit në mes shoqërisë serbe dhe asaj kosovare.

Erdogani do të vizitojë Kosovën menjëherë pas formimit të Qeverisë

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka thënë sot se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të vizitojë së shpejti Kosovën. Këtë deklaratë, Kiliç e bëri gjatë një konference për media me rastin e shënimit të një vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi. Kiliç tha se duhet të pritet që Kosova të formojë institucionet e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe më pas një vizitë e Erdoganit mund të ndodh menjëherë.

Sulm me armë zjarri në Jerusalem

Është raportuar se tre persona janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjve në Jerusalem. Autoritetet kanë thënë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur. Dy personat që janë lënduar janë në gjendje të rëndë. Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si “Porta e Luanit” në Jerusalem. Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anuluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa. Nga shtatori i vitit 2015, sulmuesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë. Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë sulmues ose do të bëheshin të tillë.

SHBA do të deklarohet për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet që javën e ardhshme të vërtetojë se Irani është duke respektuar marrëveshjen bërthamore që ka me fuqitë botërore, pavarësisht kritikave të Trumpit për këtë marrëveshje, kanë raportuar mediat amerikane. Departamentit të Shtetit i është kërkuar që të informojë Kongresin më 17 korrik, nëse Irani vazhdon të veprojë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015. Kjo marrëveshje kërkon nga Teherani të frenojë aktivitetet e tij nukleare në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Trump pati premtuar gjatë fushatës së tij presidenciale se do të prishë atë që ai e ka cilësuar si “marrëveshjen më të keqe të bërë ndonjëherë”.Mirëpo gjatë detyrës së tij si president, administrata e tij ka deklaruar se përveç Iranit, edhe SHBA duhet të respektojë këtë marrëveshje.

Arrestohet një person pas sulmeve me acid në Londër

Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar një person të moshës së re, pas disa sulmeve me acid në verilindje të Londrës, nga të cilat një person është lënduar rëndë. Policia ka thënë se sulmet kanë nisur në orët e vona të së enjtes. Dy burra në një motoçikletë kanë gjuajtur acid drejt ngasësit të një motoçiklete tjetër dhe më pas i kanë marrë mjetin, ka thënë policia. Katër sulme të ngjashme janë raportuar brenda 90 minutave. Policia ka thënë se e kanë ndaluar një person të dyshuar dhe janë duke hetuar mundësinë që rastet të jenë të lidhura.

Edhe nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë ere e dobët deri mesatare ,vende vende e fortë veriore dhe perëndimore. Temperaturat në orën 14:Podgoricë 37,Ulqin e Herceg Novi 35,Budvë 34,Cetinë e Nikshiq 31,Biello Pole,Beranë ,Shavnik e Plavë 28,Plevle ,Plluzhinë e Rozhajë 26,Kollashin 25 dhe në Zhablak 21 gradë. Edhe për nesër paradite parashihet të mbaj mot kryesisht me diell ,kurse pasdite,ne viset qendrore dhe veriore  vranësim gradual me reshje e bubullimë lokale. Do të fryjë erë mesatare ,vende vende e fortë nga drejtimet e veriut .Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 24 ,kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 35 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se