Žabljak
Oblačno
6.7 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
10.4 °C
Herceg Novi
Vedro
21.4 °C
Nikšić
Vedro
13.9 °C
Cetinje
Pretežno vedro
21.1 °C
Bar
Vedro
20.9 °C
Podgorica
Vedro
19.3 °C
Ulcinj
Vedro
17.7 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
11.2 °C

Lajmet

08. 02. 2018.   >>  17:37 0

Lajmet 08.02.2018

08.02.2018

Han prezanton strategjinë për zgjerim

Komisari për politikën fqinjësore evropiane dhe bisedimet për zgjerim Johannes Hahn do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Hahn nesër do tu drejtohet anëtarëve të Këshillave parlamentar për integrimet evropiane dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët. Siç është paralajmëruar nga delegacioni i Unionit Eevropian në Podgoricë,  Hahn do të takohet në Podgoricë me kryeministrin Dushko Markoviq dhe do tu drejtohet deputetëve në parlamentin republikan. Deputetet opozitarë, të URA-s, Partisë Socialdemokratike dhe Demokratët, siç i kanë vërtetuar Televizionit të Malit të Zi, nuk do të marrin pjesë në parlament. Nga Fronti Demokratik,  Televizioni i Malit të Zi akoma nuk ka marr përgjigje nëse ata do të marrin pjesë në takimin me Johannes Hahn.  Në takim, siç është kumtuar nga parlamenti, janë ftuar edhe përfaqësuesit e Klubeve të deputetëve, Ministrat për punë të jashtme dhe punët evropiane, Srgjan Darmanoviq dhe Aleksandar Andrija Pejoviq si dhe  përfaqësuesit  OJQ-ve relevante. Hahn do të transmetojë mesazhet nga strategjia për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, e cila para dy ditësh është prezantuar në seancën plenare  të Parlamentit Evropian në Strasburg. Nga parlamenti përkujtojmë se kryetari, Ivan Brajoviq gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në mëngjesin e lutjeve dhe zhvillon takime bilaterale me senatorët dhe Kongresmenët amerikan.

Prokuroria të shqyrtojë  efikasitetin e hetimeve  të sulmeve kundër gazetarëve

Qeveria e Malit të Zi i ka rekomanduar sot Prokurorisë kryesore të shtetit që të rishqyrtojë efikasitetin dhe veprimin e të gjitha hetimeve të sulmeve kundër gazetarëve dhe pronës së mediave të cilat gjenden në kompetencat e tyre, kurse Drejtorisë së policisë shqyrtimin e nëpunësve të vetë në këto hetime dhe të vërtetojë nëse ka pasur lëshime. Nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin ka theksuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar raporti i katërt për punën e Komisionit për përcjelljen e qëndrimeve të organeve kompetente gjatë hetimeve të rasteve të dhunës dhe të kërcënimeve kundër gazetarëve, vrasjes së tyre dhe të sulmeve kundër pronës së mediave. Ai pas mbledhjes u ka deklaruar gazetarëve se Qeveria e ka përkrahur Komisionin për media dhe ka shpreh gatishmërinë e plotë që ti plotësojë të gjitha rekomandimet që dalin nga kompetencat e sajë dhe në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Realizim i suksesshëm i projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar

“Mali i Zi realizon me sukses projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, në veçanti përmes suazës investuese në Ballkanit perëndimorë, në kuadër të cilit janë vazhduar dhe filluar nëntë projekte nacionale me vlerë mbi 13 milion euro”, është vlerësuar në mbledhjen e Këshillit për integrimet evropiane. Ministri i punëve evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq ka marr pjesë sot në punën e mbledhjes së Këshillit në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar informata për programet e përkrahjes të Unionit Evropian në Mal të ZI për vitin e kaluar. Siç është kumtuar nga ministria, Pejoviq ka theksuar se në vitin e kaluar është vazhduar me aktivitetet finale në projektet të cilat realizohen në kuadër të programit IPA 1 dhe me punët në përgatitjen dhe realizimin e një pjesë të projekteve nga programi IPA 2, deri në vitin 2020.

Përsëritet ftesa publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit

Këshilli parlamentarë për antikorrupsion ka shpallur ftesën e përsëritur publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të agjencisë për pengimin e korrupsionit. Anëtari i Këshillit zgjedhet në 4 vjet dhe mund të zgjidhet më së tepërmi dy herë. Anëtarë i Këshillit mund të jetë kandidati, i cili përveç kushteve të përgjithshme për punë në organet shtetërore ka kualifikim superior, shkallen e shtatë të nivelit të kualifikimit. Kandidati duhet të ketë 10 vjet përvoje pune  prej të cilave së paku 5 vjet në punët në fushën e luftës kundër korrupsionit ose në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ketë së paku tri preferenca për cilësi profesionale dhe punuese nga shoqëritë afariste, të personit tjetër juridik ose të sipërmarrësit tek i cili punon.

Zhugiq  takohet nesër me përfaqësuesit e bankave

Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq, do të bisedojë nesër për situatën në sektorin bankar me drejtoren ekzekutiv të Bankave të cilat afarojnë në Mal të Zi. “Takimi, si pjesë e komunikimit të rregullt ndërmjet Bankës Qendrore dhe Bankave Afariste, organizohet me qëllim të shqyrtimit të situatës në sektorin bankar dhe të diskutimit për propozimet për avancimin e tyre të mëtejmë”, thuhet në kumtesën e Bankës Qendrore. Gjatë takimit do të bëhet fjalë për sigurimin e kushteve për vazhdimin e uljes të kredive jo cilësore si dhe për zbatimin e përvojave më të mira për ruajtjen e sistemit stabil financiar.

Intensifikohet komunikimi rreth kandidatit të përbashkët

Opozita prej dje e ka intensifikuar komunikimin në kërkim për një kandidatë të përbashkët presidencial. Televizioni i Malit të Zi bëhet medie se liderët e Lëvizkes qytetare, URA-s dhe të Partisë Socialiste Popullore, PSP-së, Dritan Abazoviq dhe Vlladimir Jokoviq kanë biseduar mbrëmë me liderët e Frontit Demokratik, FD-së. Pritet që për detajet e bisedimeve ta njoftojnë sot pjesën tjetër të ashtuquajturës opozitë qytetare. Unitetin opozitar për momentin e pengon Partia Socialdemokratike me qëndrimin e vet se nuk do të përkrah kandidatin e FD-së. Në bisedime siç është paralajmëruar dje , nuk marrin pjesë Demokratët por i mbeten besnik qëndrimit se do të përkrahin kandidatin e përbashkët të opozitës. “URA e përshëndet vendimin e Aleksa Beçiq që të mos kandidohet në zgjedhjet presidenciale”, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi Negjelko Rudoviq. Nga ana tjetër Goran Danilloviq e ka ftuar Frontin Demokratik që të organizojë një takim të gjitha subjekteve opozitare parlamentare  brenda afatit sa më të shkurtër me qëllim të bisedimeve për kandidatin jopartiak presidencial. Për ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 15 prill.

Nuk ka vend për panik

Epidemiologu i institutit për shëndetin publik, Senad Begiq ka deklaruar se pas dy rasteve të reja të prekurve nga fruthi në Mal të Zi, nuk ka vend për panik. Ai në konferencën për gazetarët ka kumtuar se një situatë e tillë është pritur duke pasur para sysh situatën në rajon. Virusi është regjistruar tek një çift bashkëshortor, gjegjësisht tek dy persona të rritur. Njëri prej të cilëve nuk është i vaksinuar, kurse tjetri nuk ka të dhëna valide për vaksinim. Pacientët janë me parametra stabil vital, kurse nga virusi janë prekur gjatë qëndrimit të gjatë të përbashkët në Beograd. Për shkak të pasqyrimeve klinike dhe me qëllim të përhapjes së mëtejmë të virusit, ky çift është hospitalizuar.

Serbia duhet të merret vesh me Kosovën para anëtarësimit në BE

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Komisionari Hahn qëndroi dje në Beograd një ditë pasi që Komisioni Evropian publikoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor që parasheh afat deri më 2025 për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi, nëse përmbushin reformat dhe kushtet e domosdoshme. Hahn tha pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Bashkimi Evropian nuk do të importojë konflikte të pazgjidhura në mes të vendeve të reja anëtare. Kurse presidenti serb tha se para Serbisë ndodhen "male me pengesa" në negociatat me Bashkimin Evropian, duke vënë theksin tek çështja e Kosovës por edhe kufijve ne Bosnjë e Hercegovinën dhe Kroacinë. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur dhjetë vjet me parë, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Debakli në Bruksel

Dialogu Prishtinë- Beograd, i nisur në vitin 2011 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, deri më tani nuk e ka arritur një rezultat të tillë. Për më tepër, ky dialog e ka ndihmuar Serbinë të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e precizuar se deri në vitin 2025 mund të jetë pjesë e BE-së. Ndërsa Kosovën e ka lënë pa një afat të qartë për anëtarësim të mundshëm. Derisa Serbia e ka të qartë afatin e mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian e që është viti 2025, Kosovës me Strategjinë e Zgjerimit të BE-së nuk i është përcaktuar ndonjë afat i qartë kalendarik për anëtarësim të mundshëm. Rëndësi të madhe për avancimin e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në këtë union vlerësohet se ka dialogu i Brukselit. Por, pavarësisht kompromiseve të shumta të palës kosovare, shteti i Kosovës nuk ka përfituar nga dialogu në procesin e integrimit, shkruan sot gazeta e prishtinës, “Zëri”. Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë për ecurinë e deritanishme të dialogut të Brukselit, por sipas kësaj Zyre dialogu duhet të jetë i strukturuar dhe i afatizuar.

Nëse kalon versioni aktual i Demarkacionit, Haradinaj ta lë pushtetin

Derisa Fatmir Limaj po angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje që do të çonte në konsensus politik dhe ratifikim të Demarkacionit, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se drejtuesit e Qeverisë së tanishme nuk mund të shpëtojnë kaq lehtë dhe ta ratifikojnë Marrëveshjen e njëjtë, të cilën për tri vjet e refuzuan duke djegur, hedhur gaz lotsjellës e duke ia dëmtuar imazhin vendit. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po provon që të heq dilemat rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, që tashmë tri vjet mbetët çështja më bllokuesee këtij vendi. Numri dy i Qeverisë kosovare thotë se në marrëveshjen e Demarkacionit ekzistojnë pika ku lejojnë shqyrtim të mëtejmë të marrëveshjes aty ku ka nevojë, edhe pasi të ratifikohet. Limaj pretendon që ky propozim të çojë deri në arritjen e konsensusit që deri më tani është dukur i pamundur. Lidhja Demokratike e Kosovës është pro ratifikimit të Demarkacionit, por nuk po pajtohet me faktin që kjo çështje u përdor si kauzë politike dhe pengonte Qeverinë që mandatin e kaluar drejtohej nga LDK-ja, ndërsa tani që partitë si AAK e Nisma, pjesë e Qeverisë së tanishme, po shprehin gatishmëri për ta ratifikuar të njëjtën marrëveshje. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për “Gazetën Express” se nëse ndodhë kjo që po thotë zv.kryeministri, dhe që i bie se ratifikohet marrëveshja aktuale, atëherë dikush do ta paguaj për bllokadën e 3 vjetëve.

Vendet e Quintit mirëpresin tërheqjen e liderëve nga shfuqizimi i Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e shteteve të Quintit i mirëpresin deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë të Kosovës dhe zotimet e tyre se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara, Gjykatën Speciale. “Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre, kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për t'u integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën ua ka dërguar mediave Ambasada Amerikane në Prishtinë. Shtetet e Quintit patën reaguar ashpër pas një nisme të 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar- Gjykatën Speciale për krime lufte, e cila nuk ishte kundërshtuar as nga liderët më të lartë të shtetit të Kosovës. Tërheqja e liderëve nga nisma kundër Gjykatës Speciale pasoi reagimet ndërkombëtare dhe paralajmërimet për pasoja të ashpra ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta shfuqizojnë këtë gjykatë, si një prej obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës.                                

Haradinaj nis takimet në Uashington, takon zyrtarë të departamentit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washnington, të organizuar me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Në pritje morën pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, pastaj këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për siguri kombëtare, Herbert Raymond McMaster, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Laura Cooper, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, përfaqësues të misioneve diplomatike në SHBA dhe bashkatdhetarë.  Kryeministri Haradinaj tha në fjalën e tij se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të dhe kjo e bën më të veçantë lidhjen mes dy popujve. Ai tha se SHBA-të në krye të NATO-s ka shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës. “Është kjo një miqësi e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj. Në adresimin e tij, këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H R McMaster, duke i vlerësuar të arriturat e Kosovës në dhjetë vjetorin e pavarësisë, theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik që do të ulë shkallën e papunësisë. Ai tha se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës edhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj. 

Shkupi dhe Athina intensifikojnë bisedimet për emrin

Shkupi dhe Athina po intensifikojnë kontaktet diplomatike, me qëllim zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë. Për javën e ardhshme janë paralajmëruar dy takime të ministrave të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Dimitrov dhe Kotzias do të takohen në Sofje më 15 dhe 16 shkurt, në margjina të një takimi joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të vendeve kandidate. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë dje se javën e ardhshme do të mbahet po ashtu një takim i ri i shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz. Athina dhe Shkupi janë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Tetë kandidatë garojnë për president të Rusisë

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi më 18 mars. Lajmi u bë i ditur nga shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, në ditën e fundit të procesit të regjistrimit të kandidatëve. Në mesin e tyre është edhe presidenti aktual, Vladimir Putin. Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin pritet t'i fitojë zgjedhjet. Kandidatët e tjerë përfshijnë: Ksenia Sobchak, gazetare, Boris Titov nga Partia e Rritjes, Sergei Baburin nga Partia e Unionit Popullor, Grigory Yavlinsky nga Partia Yabloko, Vladimir Zhirinovsky, ultranacionalist, Pavel Grudinin nga Partia Komuniste dhe Maksim Suraikin, po ashtu komunist.

Putin, Erdogan diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini. Putin dhe Erdogan diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të tri vendeve, raporton agjencia ruse RIA. Sipas këtij burimi, Putin dhe Erdogan diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.

SHBA do zgjidhje paqësore me Korenë Veriore

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se Uashingtoni dëshiron të çmontojë paqësisht programin bërthamor të Koresë së Veriut, por paralajmëroi Phenjanin të mos e nënvlerësojë forcën ushtarake të SHBA-së. “Forcat tona janë të gatshme dhe kombi ynë është i vendosur”, tha Pence në një fjalim para trupave amerikane në bazën Jokota në Japoni. “Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të kërkojnë paqe. Ne do të përpiqemi për një të ardhme më të mirë, por ju instrumentet e pushtetit amerikan e dini se të gjitha opsionet janë në tavolinë”, i tha Pence audiencës. Dje Pence ka thënë se Uashingtoni së shpejti do të miratojë sanksionet e tij më të ashpra ndaj Phenjanit. Pas një viti retorikë të ashpër midis Phenjanit dhe Uashingtonit, tensionet në Gadishullin Korean janë ulur, pasi udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, ka thënë në fjalimin e Vitit të Ri se ai është i gatshëm për bisedime me Seulin. Që atëherë, Veriu ka rënë dakord të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore të Jugut me një ekip të kombinuar në hokej nga të dy anët.

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët  dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët mesatare, në veri vende vende e fortë, nga drejtimet perëndimore.                              

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Bjello Pole 12 gradë, Tivar, Herceg Novi, Budvë e Plevle 11, Podgoricë e Ulqin 10, Beranë 8, Cetinë, Nikshiq e Plavë 6, Kollashin e Rozhaj 5 dhe në Zhablak 2 gradë.

Për nesër pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 14 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se