Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 04. 2024. 00:00 >> 16:40

Ditari 29.04.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Sholz: Është koha që Mali i Zi të anëtarësohet në BE

Kryeministri, Millojko Spajiq, ka takuar sot kancelarin gjerman Olaf Sholc, në Berlin. Në konferencën për shtyp pas takimit, Sholz tha se është koha  që anëtarësimi i Malit të Zi në BE, të realizohet dhe se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

"Ardhja juaj konfirmon se ne jemi partnerë të ngushtë. Është koha që anëtarësimi të realizohet, sepse premtimi për anëtarësim është bërë më shumë se 20 vjet më parë. Perspektivat për Malin e Zi janë të mëdha dhe asnjë vend në rajon nuk po zbaton reforma të tilla dhe ky përkushtim ndaj reformave është i rëndësishëm”, theksoi kancelari gjerman.

Ai thotë se Mali i Zi duhet t'i marrë vetë të gjitha vendimet.“Kjo vlen edhe për reformat e mëtejshme në fushën e drejtësisë, të cilat duhet të zbatohen shpejt”, thotë Scholz.

Ai theksoi vendosmërinë e Gjermanisë për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

"Këtu përfshin procesin e Berlinit, i cili është motori i bashkëpunimit rajonal. Ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë atë. Më vjen mirë që me këtë rast do të takoj sërish kryeministrin Spajiq, dhe që mund të vazhdojmë bisedimet që filluam sot. Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkanin dhe një ndërtues i urave në rajon”, tha Sholz.

Kujtojmë se Spajiq, ndodhet për një vizitë pesëditore në Gjermani dhe deri më tani ka biseduar me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, Ministrin Federal të Ekonomisë Robert Habek, si dhe me përfaqësues të Bundestagut.

Në platformën e vizitës së Spajiqit, në Gjermani, thuhet se takimet me kolegët gjermanë janë një mundësi për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pa rezervë që ai vend i jep rrugës së zhvillimit të Malit të Zi, si në arritjen e synimeve të politikës së jashtme ashtu edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe investues.

 

Mali i Zi duhet të përfitojë nga momenti pozitiv dhe të jetë anëtari i radhës i BE-së

Presidenti Jakov Millatoviq, priti në një vizitë lamtumire të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Me atë rast, presidenti theksoi se Mali i Zi, mbetet fuqishëm i përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, që është synimi kryesor i politikës së jashtme të vendit tonë.

Ai theksoi se duke zbatuar reforma të gjera sociale dhe politike, vendi ynë meritoi fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE dhe marrja e IBAR-it do të ishte një shtysë shtesë në rrugën tonë evropiane.

Ai vlerësoi gjithashtu se anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një mesazh për vendet e tjera kandidate që të këmbëngulin në reforma dhe se procesi i zgjerimit është ende i gjallë.

I dërguari special, Llajçak, siç raportohet, tha se për Malin e Zi ka një moment pozitiv në BE që duhet shfrytëzuar, duke shtuar se vendi ynë është në rrugë të mbarë për t'u bërë anëtari i ardhshëm.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të Presidentit në procesin e integrimeve evropiane dhe reformave demokratike në vendin tonë.

 

Orari shtatëorësh i punës deri në fund të vitit

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Mal të Zi, mund të pritet futja e orarit shtatëorësh të punës. Ajo tha se kompensimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen dhe tha se nuk do të ketë as heqje të tyre e as heqje të Fondit të pensionist dhe invalidor. Megjithatë, siç shtoi ajo, reforma e tij është e sigurt.

E pyetur nëse këtë vit do të vendoset orari punës 7-orëshe, ministrja Nishiq, në emisionin “Link” të Radio së Malit të Zi, tha: “Ajo që ka paralajmëruar kryeministri Millojko Spajiq, në fushatën parazgjedhore, do të ndodhë këtë vit”.

Ajo pohoi se nuk do të ketë heqje të Fondit të Sigurimit Pensionist dhe Invalidor dhe shtoi se askush nuk e ka përmendur asnjëherë heqjen e këtij Fondit dhe as që do të ndodhë kjo”, tha Nishiq dhe paralajmëroi se të gjitha vendimet në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të merren me pëlqimin e Këshillit Social.

Ajo, tha gjithashtu, se asnjë nga kompensimet sociale nuk do të hiqet dhe se do të jetë më i drejtë në të ardhmen.

“Ne jemi këtu për të përmirësuar standardin e qytetarëve tanë e jo për ta rrëzuar atë në asnjë mënyrë”, tha ajo.

 

Projektet e efikasitetit energjetik: Rreth 30 milionë euro për qytetarët dhe ekonominë

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vladimir Martinoviq, sot u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Nikolla Rovçanin se sa mjete i dedikohën qytetarëve dhe ekonomisë në një pjesë të projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë, Martinoviq thotë se janë rreth 30 milionë euro, ku njësi zbatuese është Eko-Fondi. Deputetja në Parlamentin e Malit të Zi, Simonida Kordiq, e pyeti ministrin Martinoviq, se çfarë masash nxitëse për zhvillimin e turizmit planifikon të aplikojë Ministria për të eliminuar efektet sezonale të kësaj dege të ekonomisë?

Martinoviq, ka kujtuar se me propozim të Ministrisë kompetente të Turizmit është duke u miratuar Programi vjetor i masave stimuluese në fushën e turizmit, i cili zbatohet që nga viti 2014 dhe në bashkëpunim me Organizatën nacionale të Turizmit të Malit të Zi.

Ai thekson se në fazën përfundimtare është edhe projektligji për ndryshime klimatike.

"Debati i përsëritur publik ka përfunduar. Raporti nga debati publik është gati, si dhe procesi i korrigjimeve përfundimtare në përputhje me komentet e marra. Së shpejti versioni përfundimtar i ligjit do të dërgohet në Komisionin Evropian për mendim." theksoi Martinoviq.

Në fazën e formimit është çështja e themelimit të strukturës menaxhuese të Parkut të natyrës“Kriporja e Ulqinit”, gjegjësisht shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që do të jetë në bashkëpronësi të Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit, tha Martinoviq.

Ai thotë se është bërë një hap përpara dhe Ministria e Financave më në fund ka marrë mendim për propozimin e kontratës për mënyrën e formimit të kësaj shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, të cilën e ka përgatitur Komuna e Ulqinit.

 

Kontrolli i aktakuzës kundër Stojanoviqit më 14 maj

Është shtyrë seanca për shqyrtimin e aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Shtetit ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Sllavko Stojanoviq.

Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për të parë shkresat e lëndës, deklaruan nga Gjykata e Lartë në Podgoricë.

Siç njofton TVMZ, shqyrtimi i aktakuzës është caktuar për më 14 maj.

Prokuroria Speciale e Shtetit, akuzon ish-shefin e policisë malazeze, Sllavko Stojanoviq, se ka mundësuar  kontrabandën e cigareve.

Përveç Stojanoviqit, është arrestuar edhe Igor Baqovic nga Nikshiqi, person i autorizuar në kompaninë e transportit.

Ndërkaq, Stojanoviq ka mohuar fajësinë para prokurorit.

 

Ka filluar dialogu për zgjidhjen e krizës në Shavnik

Në Kuvendin e Malit të Zi, sot ka filluar takimi i përfaqësuesve të partive politike për zgjidhjen e krizës në Shavnik. Ftesa për bisedë është dërguar nga bashkëkryetarja e Komisionit Parlamentar për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, Vaslija Çarapiq i cili ka theksuar se paqëndrueshmëria politike në atë komunë është pasojë e pamundësisë së përfundimit të zgjedhjeve lokale që kanë filluar në tetor 2022.

Nga partia Mali i Zi Demokratik, thanë se nuk kanë pritshmëri shumë të mëdha, por se duhet gjetur një zgjidhje. Opozita është dakord për dialog, me kërkesën për tërheqjen e vendimit për vendosjen e administrimit të detyruar në këtë komunë.

Deputeti demokrat Nikolla Rovçanin, tha për Radion e Malit të Zi, se nuk është optimist se si do të shkojnë bisedimet, por është i qartë se çështja duhet të zgjidhet për hir të reformës së mëtejshme të legjislaturës zgjedhore.

Ndërsa PDS, vazhdimisht ka theksuar gatishmërinë për bisedime, por edhe ka paralajmëruar se do të largohen nga komisioni nëse Qeveria nuk e tërheq vendimin për vendosjen e administrimit të detyruar.

 

Puna e Inspeksionit buxhetor me fillim të mbarë

Fillimi i punës së Inspeksionit buxhetor është premtues, thotë Marko Soshiq, nga Instituti Alternativa por, siç shprehet ai, duhet të forcohet në aspektin kadrovik. Ndonëse ka 11 vite që ekziston, Inspeksioni buxhetor ka filluar të kontrollojë përdoruesit e thesarit të shtetit vetëm dy muaj më parë. Mirëpo Soshiq thekson se inspeksioni buxhetor ka vetëm dy të punësuar, kështu që nuk duhet shpresuar shumë se ata mund të arrijnë kudo që të nevojitet dhe se ka nevojë për kuadro shtesë.

Soshiq, e konsideron ligjin për pagat në sektorin publik si ligjin më të rëndësishëm të planifikuar për këtë vit, sepse pret që miratimi i tij të sjellë rregull në këtë fushë. “Mali i Zi do të mund të tërheqë më shumë se 400 milionë euro nga programi i Planit të rritjes për Ballkanin perëndimore, por kjo do të varet nga projektet e mira dhe të përfunduara të Qeverisë së Malit të Zi”, tha Soshiq.

 

Kurti, ka rikonfirmuar angazhimin për zbatimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka rikonfirmuar Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar kryeministri Kurti në platoformën “X”.

 

Serbët në Veri të Kosovës, rezistojnë regjistrimin, por jo edhe ata në komunat në jug

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha se serbët në katër komuna në veri të Kosovës ende po rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në gjashtë komuna në jug të Ibrit, ku po “regjistrohen në mënyrë masive”. Lidhur me mospjesëmarrjen e serbëve të veriut në këtë proces, ai tha se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime për këtë temë me disa institucione ndërkombëtare.

 

Rama; “Synojmë cilësinë e turistëve, jo numrin”

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet të synojë turizmin masiv, por atë cilësor, duke krijuar një ofertë ku “rendësi nuk kanë numrat por cilësia e numrave”.

Për kryeministrin Shqipëria duhet të kthehet në një destinacion i atyre turistëve jo të lartë në numër por që shpenzojnë, dhe jo e turizmit masiv që shpenzojnë më pak.

Në Konferencën për Sigurinë për Turizëm, Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet të rrezikojë të ofrojë cilësi të ulët në turizëm, pasi në të kundërt do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve.

 

Presidenti kinez prej 5 deri më 10 maj, viziton Francën, Serbinë Dhe Hungarinë

Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Të dy vendet (Kina dhe Franca) kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik , tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian duke folur për udhëtimin e Xi në Francë.

"Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t'i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin botëror," tha Lin Jian në një konferencë të rregullt për media.

Ndërsa me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, zëdhënësi tha se Xi Jinping do bisedojë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe të diskutojë për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi.

 

A.Blinken;”Përparim i dukshëm në situatën humanitare në Gazë”

Shtetet e Bashkuara kanë parë "përparim të dukshëm" në situatën humanitare në Gazë gjatë javëve të fundit, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë.

Duke folur në Riad të Arabisë Saudite, Blinken tha se mënyra më efikase për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një armëpushimi.

Ai gjithashtu tha se Uashingtoni vazhdon përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e luftës në Gazë.

Blinken, mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin.

Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë.

 

Vazhdojnë protestat në universitetet amerikane

Protestat në mbështetje të palestinezëve në universitetet amerikane nuk treguan ndonjë shenjë ngadalësimi ndërsa u zgjeruan në mbarë vendin gjatë fundjavës. Ndërhyrjet e policisë dhe arrestimet vazhduan ndërsa studentët zotohen të vazhdojnë të qëndrojnë në tenda derisa të miratohen kërkesat e tyre.

Ndër kërkesat e studentëve janë që nga vendosja e një armëpushimi në luftën e Izraelit me Hamasin, thirrjet për universitetet që të shkëputen nga bizneset izraelite të përfshira me aktivitetet ushtarake dhe deri tek dhënia fund e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.

 

Të paktën pesë të vdekur pasi tornadot goditën pjesën qendrore të SHBA,

Dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive të veçanta që filluan të premten. Katër nga vdekjet kanë ndodhur në Oklahoma, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në dhjetëra qarqe.

Shërbimi Kombëtar i Motit  tha se një hetim paraprak kishte konfirmuar se disa nga tornadot e së shtunës kishin shpërthime mbi 136 milje në orë.Guvernatori i shtetit, Kevin Stitt, vizitoi gjithashtu qytetin dhe tha se dëmi atje ishte më i keqi që kishte parë në gjashtë vitet e tij në detyrë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden kishte folur me zotin Stitt dhe i ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë federale.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Në pjesën me të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme .

Temperaturat në orën 14: Ulqin 30, Podgoricë 28, Herceg  Novi 27, Bjello Pole 26, Cetinë, Beranë, Plevlë e Budvë 25, Tivar, Nikshiq e Shavnik 24, Andrievicë, Rozhaj e Petnicë 23, Kollashin 22, Guci 21, dhe në Zhablak 19 g.

Meteorologët paralajmërojnë se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 2 deri në 16 kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се