Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 07. 2024. 00:00 >> 17:23

Ditari 25.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Mandiq, Knezehviq dhe Beçiq, persona të padëshiruar në Republikën e Kroacisë  

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, ka njoftuar sot Malin e Zi në një shkresë drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, se Kroacia ka shpallur kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, deputetin Millan Knezheviq, dhe zëvendëskryeministrin, Aleksa Beçiq, të padëshiruar në atë vend për shkak të veprimeve sistematike në prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë dhe "abuzimit të vazhdueshëm të Kroacisë për qëllime të brendshme politike".

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe çështjet Evropiane, shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi, vendosi të injorojë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”.

 

Mandiq, kërkon nga Qeveria që të mos ndërmarr masa reciproke   

Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, ka njoftuar në seancën e sotme të Kuvendit se i propozon Qeverisë që të mos ndërmarrë asnjë masë reciproke, për shkak të vendimit të Zagrebit zyrtar që të shpallë Mandiqin, pastaj zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq dhe liderin e Partia Popullore Demokratike  Millan Knezheviq, si persona non grata.

"Kjo është përgjegjësi e Qeverisë, jo e kryetarit të Kuvendit. Ajo udhëheq politikën e brendshme dhe të jashtme", shpjegoi Mandiq.

Ai vuri në dukje se Mali i Zi mbetet i përkushtuar marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka rikujtuar se pas miratimit të Rezolutës për Jasenovcin, ai ftoi një delegacion të Parlamentit kroat të vizitojë Malin e Zi.

"Ajo ftesë qëndron ende. Ata janë miqtë tanë dhe i ftoj të vijnë përsëri në Mal të Zi. Ne duam të bisedojmë dhe të sqarojmë të gjitha dyshimet," tha Mandiq.

 

Radman; Krocaia nuk dëshiron të bllokojë Malin e Zi në rrugën drejtë BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka komentuar vendimin për shpalljen persona non grata të Andrija Mandiqit, Alekse Beçiqit dhe Milan Knezheviqit, duke thënë se ata janë persona që kanë dëmtuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ai tha se Kroacia nuk dëshiron dhe nuk planifikon të bllokojë Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së.

"Bllokimi zakonisht nuk është vlerë evropiane, është një instrument që shmanget, por gjithmonë ka mekanizma të tjerë për të ndikuar në vendime të caktuara. Mali i Zi duhet të plotësojë disa kritere për të përfunduar disa procedura dhe këtu hyn Kroacia me kriteret tona, sepse ata duhet t'u përgjigjen ende disa pyetjeve të luftës.

Ka ardhur momenti që Mali i Zi t'i kthehet shtetit ligjor dhe vlerave pro-evropiane.

 

Beçiq dhe Knezheviq, reagojnë në vendimin e Zagrebit 

Pas vendimit të ministrisë kroate, ka reaguar kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiq dhe kreu i Partisë Popullore Demokratike,  Millan Knezheviq.

Beçiq, thotë se nuk është marrë me Kroacinë në daljet e tij publike, as nuk është deputet dhe se Kroacia e ka shpallur të padëshirueshëm, sepse anëtarët e partisë së tij kanë votuar për Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac.

Ai, thekson se ka edhe kryetarë të tjerë partiak që kanë votuar dhe janë anëtarë të Qeverisë kështu që, siç thotë ai, padyshim që nuk ka kritere.

Knezheviq shkroi në internet se “gjyshi i tij Millani, emrin e të cilit e mban, humbi jetën kot në ditën e Shën Gjergjit në vitin 1945, duke çliruar Karllovacin nga ustashët dhe nazistët. Duket se ata fituan dhe ne humbëm”, tha Knezheviq.

 

Opozita tërheq vërejtjen në pasoja të mëtejme    

Me këtë rast reaguan edhe partitë opozitare. Nënkryetari i PDS-së, Ivan Vukoviq tha se kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i Qeverisë, janë persona non grata në një shtet anëtar të BE-së. Ai thekson se Mali i Zi, anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, po përqeshet para botës nga të gjithë ju bashkë.

Lideri i socialdemokratëve, Damir Shehoviq, ka bërë të ditur se pas vetëm dy ditësh nga rikonstruimi, u shemb si një kullë letrash bindja për karakterin evropian dhe pajtues të Qeverisë.

 

Pritet shpallja e zgjedhjeve vendore në Podgoricë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pritet t’i shpallë sot zgjedhjet e  parakohshme në Podgoricë. Ai, është i detyruar ta bëjë këtë me ligj sepse Parlamentit vendor dje iu shkurtua mandati.

 Afati ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve është nga 60 deri në 100 ditë nga shpërbërja e Parlamentit. Zgjedhjet duhet të mbahen të dielën, ndaj dalja në vendvotim në Podgoricë do të duhej të organizohej në periudhën nga 29 shtatori deri më 27 tetor.

Ndërkohë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, vlerësoi se është mirë që kriza evidente politike që ka ekzistuar në kryeqytet është zgjidhur dhe se në demokraci askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet.

 

O.Injac; Qëllimi i vetëm ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Shkurtimi i mandatit të Kuvendit të Kryeqytetit, është një veprim i papërgjegjshëm i aktorëve politikë, tha sot në një konferencë për media kryetarja e Podgoricës, Olivera Injac.

"E gjithë kjo ka për qëllim të rrezikojë zhvillimin e Podgoricës. Nuk ka pasur vend për marrëveshje dhe qëllimi ishte shkurtimi i mandatit të Kuvendit dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme", tha ajo.

Injac, beson se është e herët të thuhet nëse Lëvizja Evropa Tani, do të dalë në zgjedhje vetëm apo në koalicion.

 

T’i shkurtohet mandati Kuvendit në komunën Berane

Ministria e Administratës Publike, urdhëroi shkurtimin e mandatit të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Beranës. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Millun Rmush, është dhënë një afat prej dhjetë ditësh për ta zbatuar këtë ose, siç u tha, pas skadimit të atij afati, Ministria e Drejtësisë do ta bëjë këtë dhe do të vendosë administrim të detyruar.

Në këtë mënyrë është mjaft e sigurt që në vjeshtë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në Berane.

 

KE; Shqipëria ka zbatuar reformë thelbësore në drejtësi

Shqipëria ka zbatuar një reformë thelbësore në drejtësi që nga viti 2016 dhe i gjithë sistemi i drejtësisë është ristrukturuar dhe verifikimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka forcuar llogaridhënien, thuhet në raportin e Komisionit Evropian mbi Shtetin e së Drejtës.

Sipas këtij komisioni, megjithatë vërehen mangësi në emërimet e anëtarëve jomagjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i konsiderueshëm i vendeve vakante për magjistratë-inspektorë përbën një sfidë.

Hapja e sistemit modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve ka qenë në pritje të gjatë. Mungesa e burimet financiare dhe njerëzore ndikojnë negativisht në cilësinë e drejtësisë.

Sfidat mbeten në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave dhe ngarkesën e madhe, ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar.

 

Netanjahu, në Washington, diskuton situatën në rajon

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndrojë të sot në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me presidentin Joe Biden, dhe nënpresidenten, Kamala Harris, e cila ka shprehur synimin e saj për të garuar për postin e presidentes. Këto takime do të zhvillohen në një moment të rëndësishëm për të tre politikanët. Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë – e para që kur ish-presidenti Donald Trump, përfundoi mandatin më 2020, vjen në kohën e rritjes së presionit ndaj tre udhëheqësve që të gjejnë një zgjidhje për luftën 9-mujore, që ka lënë mbi 39.000 të vdekur në Gazë.

 

Sulme me dronë në qytetet të shumta në Ukrainë

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët e lëshuar nga Rusia në territorin ukrainas në orët e para të ditës së sotme, thanë Forcat Ajrore. Dronët u shkatërruan mbi rajonet e Odesës, Hersonit, Mikolajivit, Kievit dhe qyteteve tjera, u tha në njoftim.

Sipas ushtrisë ukrainase, tre dronë “u zhdukën, pasi kaluan kufirin rumun”. Rumania, shtet anëtar i NATO-s, përmes një njoftimi tha se janë lëshuar mesazhe telefonike në qarkun Tulkea, që gjendet në kufi me Ukrainën, për të paralajmëruar publikun për rrezikun nga rrëzimi i mbetjeve të dronëve. Kjo është hera e dytë që Rumania lëshon një paralajmërim të tillë në ditët e fundit.

 

Putin dhe Asad, diskutojnë situatën në rajon

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Kremlin, njoftoi zyra për media e presidentit rus.

“Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj se si po zhvillohet situata në rajon në tërësi”, citohet t’i ketë thënë Putini, presidentit Assad. “Fatkeqësisht ka një tendencë drejt përshkallëzimit. Ne po e shohim këtë. Kjo po ashtu, vlen drejtpërdrejt edhe për Sirinë”, tha Putin, sipas njoftimit të Kremlinit.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura në orën 14; Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 33 gradë, Ulqin 32, Nikshiq e Cetinë 27, Berane e Plluzhinë 26, Plevle, Shavnik e Andrijevicë 25, Kollashin, Guci e Petnjicë 24, dhe në Rozhajë 22 gradë. 

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell, në veri me vranësira të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 35 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се