Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 07. 2024. 00:00 >> 16:37

Ditari 24.07.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

SEANCA E KUVENDIT TË KRYEQYTETIT: NISMA PËR SHKURTIMIN E MANDATIT TË PARLAMENTIT VENDOR DHE SHKARKIMIN E KRYEBASHKIAKËS INJAC

Po mbahet seanca e Kuvendit të Kryeqytetit, ku po diskutohet nisma për shkurtimin e mandatit të parlamentit vendor dhe shkarkimin e kryebashkiakës Olivera Injac.
Anëtarja e Lëvizjes për Podgoricën, Nagja Lilaniq, ka kërkuar që pika e parë e rendit të ditës të jetë iniciativa për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Kryeqytetit, për të cilën votuan këshilltarët.


Të kujtojmë se, deputetët e Lëvizjes për Podgoricën kanë bërë të ditur se do të votojnë shkurtimin e mandatit të Kuvendit, por se nuk do të mbështesin shkarkimin e Injac.

 


RIKONSTRUIMI I QEVERISË ËSHTË NJË ÇËSHTJE E BRENDSHME E MALIT TË ZI

"Është thelbësore që forcat politike të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë konstruktive për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm për përparimin në reformat që lidhen me BE-në në të gjitha fushat". Rikonstruimi i Qeverisë është një çështje e brendshme e Malit të Zi, ka porositur Komisioni Evropian. "Ne paralajmërojmë fuqishëm se jemi kundër çdo vendimi që mund të kërcënojë rrugën strategjike të vendit drejt BE-së, e cila mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve malazezë," tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

 


KE: VONESA E EMËRIMEVE NË GJYQËSOR NDIKOI NË SISTEMIN GJYQËSOR


Vonesat e konsiderueshme në emërimet në gjyqësor kanë ndikuar në sistemin gjyqësor në Mal të Zi, megjithëse e vetmja gjë për të bërë është zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas Raportit të Komisionit Evropian (KE) për gjendjen e sundimit të ligjit në vendi.
KE publikon çdo vit një raport për gjendjen e sundimit të ligjit në shtetet anëtare dhe Bashkimin Evropian (BE) në tërësi, dhe këtë vit për herë të parë u analizua edhe situata në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Raporti analizon katër fusha kyçe për sundimin e ligjit - gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, pluralizmin dhe lirinë e medias, si dhe kontrollin institucional.
Në pjesën e Raportit të KE-së për Malin e Zi, thuhet se sistemi gjyqësor i Malit të Zi po kalon një fazë intensive të reformave, duke përfshirë rishikimin e disa ligjeve, me qëllim të harmonizimit të mëtejshëm me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
KE vëren se promovimi dhe zbatimi i etikës dhe standardeve profesionale midis gjyqtarëve dhe prokurorëve është ende një sfidë në Mal të Zi.

 

KP për zgjedhjen e natareve të APK-se: Lista me pesë kandidatë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit përcaktoi listën me pesë kandidatë me më shumë vota. Kandidatët janë Mlladen Tomoviq, Sllavica Mirkoviq, Dragana Shukoviq, Pavlle Çupiq dhe Aleksandra Vukashinoviq,i është konfirmuar Portalit të RTVMZ-së. Siç bëhet me dije, të gjithë kandidatët kanë marrë katër nga pesë votat e anëtarëve të Komisionit.

 

DRAKIQ: BIZNESMENËT E MIRËPRESIN ULJEN E PARALAJMËRUAR TË KONTRIBUTEVE

Kryetarja e Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nina Drakiq, tha se biznesmenët e mirëpresin uljen e paralajmëruar të kontributeve, e cila do të kontribuojë në uljen e kostos së punës për punëdhënësit. Siç tha ajo, Oda Ekonomike deri në fund të javës do të shqyrtojë se si do të ndikojnë masat e përcaktuara me draft strategjinë fiskale në biznesin e tyre, pas së cilës do të kërkojnë takim me kryeministrin Millojko Spajiq.

 


MALI I ZI MUND TË VAZHDOJË TË LLOGARISË NË MBËSHTETJEN E SINQERTË TË FRANCËS


Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq u takua me të dërguarin e sapoemëruar të mbrojtjes të Republikës së Francës në Mal të Zi, kolonelin Valeri Sans. Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Francës në Mal të Zi, Ana-Mari Maske, si dhe i dërguari i mbrojtjes në largim, kolonel Nikolla Kusijer .
Krapoviq i njoftoi të pranishmit për prioritetet e sektorit të mbrojtjes malazeze, të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me përmbushjen e obligimeve nga agjenda e NATO-s, si dhe me modernizimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Malit të Zi, për të cilat, siç theksoi, më shumë është menduar se një e treta e buxhetit të mbrojtjes të këtij viti. Ambasadorja Maska vuri në dukje se dëshira për të forcuar marrëdhëniet në fushat me interes të përbashkët është e dyanshme. Ajo tha se Mali i Zi mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e sinqertë të Francës në rrugën drejt arritjes së qëllimeve të politikës së jashtme dhe shprehu kënaqësinë e saj me Raportin e miratuar së fundmi për përmbushjen e standardeve të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave – IBAR, me çka Mali i Zi u njoh për rezultatet e arritura në procesin e reformave të përgjithshme.

 


NJË MATERNITET I RIKONSTRUKTUAR NË QSK BERAN


Ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun hapi sot maternitetin e rikonstruktuar me repart neonatologjik në Qendrën Spitalore Klinike në Beran, vlera e punimeve, që përfshinte rikonstruksionin e ndërtimit, përshtatjen dhe blerjen e pajisjeve të reja, kap shifrën rreth 90 mijë euro. Pas vizitës në hapësirën e re, Shimun tha se ishte i kënaqur me mjedisin e ri në të cilin gratë shtatzëna dhe gratë qe lindin nga Berani dhe qytetet përreth nga veriu do të kenë kushte dhe shërbime moderne në nivel të qendrave mjekësore evropiane.
Ai theksoi se përkushtimi strategjik i Qeverisë është investimi në shëndetësi dhe arsim dhe se të gjitha projektet në vijim do të kenë mbështetjen e plotë të kryeministrit Millojko Spajiq.
Drejtori i QSK Beran, dr. Millorad Magdalliniq, tha se është i kënaqur me mbarëvajtjen e institucionit që drejton dhe se pas angio sallës dhe të pjesës së re të poliklinikës, të cilat u hapën në prill, materniteti i ri do të jetë një tjetër në serinë e investimeve të planifikuara dhe të përfunduara në këtë objekt shëndetësor.
Ndërkaq, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dr. Vuk Kadiq, vlerësoi menaxhmentin e institucionit dhe paralajmëroi mbështetje për të gjitha projektet që QSK Beran ka planifikuar dhe për të cilat dëshiron të aplikojë.

 


ZJARR I MADH NË MALIN E GORICËS


Një zjarr i madh është aktivuar mbrëmë rreth orës 21:00 në malin e Goricës në Podgoricë, pasi në afërsi të pyllit me pisha në këtë kodër janë ndezur fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu shpejt dhe përfshiu pemë të shumta halore. Nënkryetari i Kryeqytetit, Lluka Rakçeviq, ka njoftuar mbrëmë vonë se të dyshuarit për shkaktimin e zjarrit janë arrestuar dhe dorëzuar në prokurori.

 


OSMANI NË TAKIM ME HOVENIER: HEQJA E VIZAVE PËR SERBËT ATAKON INTEGRIMIN


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur shqetësimin e saj ndaj ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për largimin e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta ilegale serbe.“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t'ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, njofton Presidenca e Kosovës. Tutje bëhet e ditur se pjesë e diskutimit ka qenë pjesëmarrja e Osmanit në Samitin e NATO-s dhe takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, duke i cilësuar si hapa konkret drejt koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të. Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut.

 


KURTI KËRKON TË MOS MADHËROHET FATON HAJRIZI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e madhërojnë Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi. “I ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”, tha Kurti në një mbledhje të Qeverisë së tij, të mbajtur të mërkurën. Ditëve të fundit, llogari të ndryshme në rrjetet sociale kanë shpërndarë shkrime për Hajrizin dhe fotografi të tij, të shoqëruara me epitete të ndryshme, si “hero” dhe “trim”. Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, konfirmoi këtë javë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

 


NJË TËRMET GODET SHQIPËRINË


Një tërmet prej 4.6 shkallësh të Richterit goditi Shqipërinë në orët e para të ditës së sotme.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte në Detin Adriatik - rreth 35 kilometra nga Durrësi.
Sipas burimit të njëjtë, thellësia e dridhjeve ishte 6.1 kilometra.
Raporte për dëme materiale nuk ka.
Dridhjet janë ndier edhe në vendet përreth.
Rajoni i Ballkanit, përndryshe, është zonë tërmetesh.
Në vitin 2019, nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, kanë humbur jetën 51 njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
Ky tërmet ka shkaktuar dëme në vlerë prej afro një miliard eurosh.

 


RRËZOHET NJË AVION NË NEPAL , HUMBIN JETËN 18 PERSONA

Të paktën 18 pasagjerë humbën jetën pasi një avion u rrëzua në Nepal.
Sipas autoriteteve vendase, katër presona, përfshirë kapitenin e avionit , u shpëtuan dhe u dërguan në dy spitale të ndryshme.
Megjithatë, tre nga pasagjerët iu nënshtruan lëndimeve të tyre në Spitalin Universitar Tribhuvan.
Avioni "u rrëzua gjatë ngritjes" në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në kryeqytetin Katmandu.
Të gjithë pasagjerët ishin punonjës të "Saurya Airlines" dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror për "inspektim teknik".
Ushtria nepaleze drejtoi operacionet e shpëtimit që janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit.

 

 

SË PAKU DY PERSONA TË VRARË NGA SULMET RUSE NË UKRAINË

Sulmet me granata dhe raketa të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës lanë së paku dy persona të vrarë, plagosën disa dhe dëmtuan infrastrukturën në portin e Danubit, Izmajill, njoftuan zyrtarët rajonalë.
Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës, tha se dronët rusë goditën zonën e portit të Danubit, Izmajill, i cili është i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.
Kiper tha se sulmi dëmtoi disa instalime të portit dhe shkaktoi flakë, të cilat i shuan zjarrfikësit.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.

 

 

HARRIS DHE TRUMP ME SULME VERBAL NDAJ NJËRI-TJETRIT

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në këtë vend do të jenë zgjedhje midis një ish-prokuroreje dhe një “krimineli të dënuar”.
Me këtë të fundit, kandidatja e pritur për presidente nga Partia Demokratike iu referua kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump.
Një ditë më herët u bë e qartë se ajo ka mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, për t’u nominuar kandidate për presidente.
Presidenti aktual, Joe Biden, i dha asaj mbështetje, pasi vetë u tërhoq nga gara për rizgjedhje më 21 korrik.
Ndërsa Trump reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi se “Kamala Harris gënjen” dhe “shkatërron gjithçka që prek”.

 

 

NESËR MOT I NDRYSHUESHËM

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët, në pjesët kontinentale vende-vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende-vende edhe e fortë nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Ulqin 34, Podgoricë e Budvë 32, Tivar 30, Bera 27, Andrievicë e Shavnik 26, Nikshiq 25, Cetinë, Bijello Pole e Rozhajë 24, Plluzhinë, Petnjicë, e Guci 23, Zhablak 19, Kollashin 18 dhe në Plevle 17 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell, me vranësira të herëpashershme, ndërsa në veri me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell dhe kryesisht mot thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëngjesit nga 11 deri në 27, kurse më e larta ditore prej 20 deri në 35 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се