Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 07. 2024. 00:00 >> 18:53

Ditari 23.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Deputetët debatojnë propozimet për rikonstruimin e Qeverisë

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, filluan diskutimin lidhur me propozimin për  rikonstruimin e Qeverisë së Millojko Spajiq, në të cilën do të përfshihen edhe Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike dhe Partia Boshnjake. Kryeparlamentari, Andrija Mandiq, në fillim të seancës prezantoi propozimet e kryeministrit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe shkarkimin e ministrave të mëparshëm.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Millojko Spajiq, tha se tani do të kemi shumicën historike, që është dëshmi se Mali i Zi do të jetë i qëndrueshëm dhe se vendi do të jetë në gjendje t'i përkushtohet temave më thelbësore; integrimit, ekonomisë dhe politikës sociale. “Kjo Qeveri, është garant e stabilitetit dhe pjekurisë. Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiq. Ai i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive, duke theksuar se tre vitet e ardhshme janë vendimtare për integrimin evropian të Malit të Zi, por edhe për reformat ekonomike. Ai theksoi se “Evropa Tani 2” është vetëm fillimi.

Millatoviq; Mali i Zi, viktimë e papërgjegjësisë dhe tregtisë politike

Mali i Zi, sot është viktimë e tregtisë dhe e papërgjegjshmërisë më primitive politike, të cilën kryeministri Millojko Spajiq e demonstron vazhdimisht në udhëheqjen e vendit, tha presidenti Jakov Millatoviq.

Ai, në rrjetin social “X”, ka shkruar se pikërisht kur menduam se asgjë nuk mund të na befasojë, sot jemi dëshmitarë të një tjetër mashtrimi dhe fyerjeje ndaj mendjes së shëndoshë të qytetarëve të Malit të Zi.

“Para të gjithë akterëve shoqërorë në Mal të Zi, tani kemi një betejë për shtet të denjë dhe të drejtë, për një shtet qytetarë dhe evropian, në të cilin suksesi i secilit individ do të varet vetëm nga kompetencat dhe rezultatet e arritura”, theksoi Millatoviq.

Vendimi njëzëri për zgjerimin e Qeverisë

Lëvizja Evropa tani, në mbledhjen e Këshillit qendrorë, ka miratuar njëzëri vendimin për zgjerimin e Qeverisë së 44, e cila do të jetë inkluzive, stabile dhe evropiane, kumtuan ata. Qeverinë e këtillë, siç thonë ata, do ta votojnë afër dy të tretat e deputetëve e që është përkrahja më e madhe nga jetësimi i sistemit shumëpartiak në Mal të Zi.

“Njëkohësisht, me participimin në pushtetin ekzekutiv të koalicionit Për të ardhmen e Malit të Zi, dhe përfaqësuesve të popujve pakicë, vendi ynë ndodhet në prag të ndryshimeve historike. Ky është kusht që, më në fund, ti kthehemi të ardhmes dhe përmbajtjeve të cilat vendin tonë do ta afrojnë Bashkimit evropianë. Kjo është shans unike për gjeneratën tonë dhe shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

Mali i Zi, do ta dëshmojë se në çdo aspekt është i pjekur për anëtarësim të plotë në BE”, thuhet në kumtesë.

Këshilli miraton propozimin për marrjen në pyetje të Miliq dhe Brgjanin

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar kërkesën e disa anëtarëve për marrjen në pyetje të drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare, Boris Miliq dhe drejtorit të Drejtorisë së policisë, Zoran Bërgjanin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviq, i cili e paraqiti kërkesën tha se në media keni pasur rastin të njiheni me informata të rëndësishme lidhur me faktin për përgatitjen e atentatit ndaj ish presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kryetari i Komisionit, Miodrag Llakoviq, u shpreh se kjo temë është diskutuar në Këshillin për siguri nacionale, por seancat kanë shkallë të caktuar të sekretit. Propozimi për dëgjimin e Miliq dhe Bërgjanin u miratua njëzëri.

Përmes marrëveshjes me Eksim bankën, janë kursyer 6. 8 milion euro

Falë hexhing marrëveshjes, bazuar në marrëveshjen e kredisë në dollarë midis Exim bankës kineze dhe Malit të Zi, për ndërtimin e pjesës prioritare të autostradës Tivar - Bolare, të realizuar në janar të këtij viti, Mali i Zi arriti që në buxhetin e vitit 2024, të kursejë shumën prej 6, 8 milionë eurosh, njoftoi Ministria e financave.

Këto kursime kontribuojnë ndjeshëm në stabilitetin financiar të vendit dhe në menaxhimin më efikas të borxhit publik, gjë që mundëson planifikim dhe ndarje më të mirë të fondeve buxhetore për projekte të tjera zhvillimore. Përndryshe deri më 22 korrik të këtij viti, Malit të Zi i ka paguar Exim bankës kineze 223,24 milionë dollarë kështu që borxhi aktual është 688,50 milionë dollarë, ose 633.57 euro, njoftuan nga kjo ministri.

75 milion euro kompensime për ish punëtorët e “Radoje Dakiq”

Ministria e Financave, në bazë të gjashtë vendimeve gjyqësore të dorëzuara nga Zyra përfaqësuese e Malit të Zi në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, ka paguar gjithsejtë 4,75 milionë euro në emër të ish-punëtorëve të fabrikës “Radoje Dakiq”.

 “Nga kjo shumë, 100 mijë euro janë derdhur në depozitë të Gjykatës Themelore, deri në përfundim të procedurës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Gjithashtu, siç u njoftua, kjo ministri deri tani ka paguar 1,55 milionë euro për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të kompensimeve të dëmeve jomateriale.

M.Shushkiq; S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në Podgoricë

Këshilltari i koalicionit "Për të ardhmen e Podgoricës", Mitar Shushkiq beson se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në Podgoricë duke shtuar se problemi më i madh është se presidenti, Jakov Millatoviq, kontrollon Lëvizjen për Podgoricën.

Në anën tjetër, deputeti i Socialdemokratëve në Kuvendin e kryeqytetit, Millosh Mashkoviq, mendon se zgjedhjet e parakohshme janë më se të nevojshme sepse pushteti në Podgoricë nuk funksionon dhe nuk ka mundësi të mbajë pozitën e saj.

Seanca e Kuvendit të Kryeqytetit është caktuar për nesër.

Do të përforcohen kontrollet në qendrat më frekuente

Drejtoria e qarkullimit rrugor do të intensifikojë kontrollet inspektuese deri në fund të sezonit turistik veror, kumtoi Ministria e komunikacionit dhe detarisë. Të gjithë inspektorët do të shpërndahen në qendrat më të frekuentuara turistike në veri dhe jug, për të parandaluar shkeljet e ligjit.

Nëse është e nevojshme, do të organizohet bashkëpunimi edhe me inspektoratin turistik, në kuadër të cilit do të kryhen inspektime të përbashkëta të objekteve turistike, regjistrimi i vendbanimit dhe çështje të tjera përkatëse, kumtuan nga kjo ministri.

Kurti: Vendimi i BE, dekurajues për integrimin e serbëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Ky vendim, sipas tij, është “edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”.

Por, shtoi Kurti, “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”. Kurti i bëri këto komente për gazetarët, gjatë përurimit të disa hapësirave të rinovuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

P.Stano; Rihapja e urës së Ibrit, çështje e dialogut Prishtinë-Beograd

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se rihapja e urës së Ibrit është çështje e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut.

“Bisedimet janë duke vazhduar edhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”,deklaroi Stano, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi poashtu se të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për për urën e Ibrit, duhet të zbatohen plotësisht.

Duhet përkujtuar që tema e hapjes së urës së Ibrit është ngritur si diskutime dhe në takimin e javës së kaluar që kryeministri Albin Kurti pati me ambasadorët e QUIN-it në Kosovë.

Kurti madje ka deklaruar se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt

BE, ndryshon vendin e mbajtjes së takimit të radhës të ministror 

Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, në vend se në Budapest, si një goditje “simbolike” ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj krye më vete sa i përket Ukrainës, tha shefi i diplomacisë të bllokut, Josep Borrell.

Ndryshimi i lokacionit për takimin e 28-30 gushtit paraqet goditje ndaj reputacionit të Hungarisë, e cila javë më parë mori kryesimin e presidencës të Bashkimit Evropian.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Orban – që është aleati më i ngushtë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka në BE – ka akuzuar BE-në se ka “politikë pro luftës”, duke vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin.

Ai vazhdimisht ka vendosur pengesa ndaj përpjekjeve të Brukselit për të ndëshkuar Kremlinin dhe për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

J.Biden; “Tërheqja nga gara presidenciale vendim i duhur për t’u bërë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se vendimi i tij për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje, ka qenë “gjëja e duhur për t’u bërë”.

Biden i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me ndihmësit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike.

Këto ishin të parat prej tij, prej se u tërhoq nga gara më 21 korrik.

Ai i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, e cila tani duhet të sigurojë nominimin e partisë si kandidate për presidente.

Ai tha se ekipi ka punuar “me shpirt” për ta ndihmuar atë që të qëndronte në detyrë edhe për një mandat të dytë, por shtoi se “nuk do të shkojë askund” dhe se do të mbetet “plotësisht i angazhuar” në fushatë.

“Shpresoj që ju t’i jepni Kamalës një pjesë të zemrës dhe shpirtit tuaj, që ma keni dhënë mua”, u tha Biden përfaqësuesve të fushatës.

Kryeministrja Sh.Hasina, fajëson kundërshtarët politik për trazirat në vend

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, fajësoi kundërshtarët e saj politikë për trazirat vdekjeprurëse në këtë vend.

Për pasojë, tha ajo, “është detyruar” të vendosë shtetrrethim.

“Unë nuk e kam dashur këtë. Do ta heqim sapo të përmirësohet situata”, tha Hasina.

Komentet e saj vijnë një ditë pasi Gjykata e Lartë e Bangladeshit hoqi shumicën e kuotave për vendet e punës në Qeveri, të cilat shkaktuan përleshje të dhunshme në të gjithë vendin, tash e sa javë.

Më shumë se 150 persona humbën jetën në përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit tani bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministres Hasina.

Por, ajo fajësoi Partinë Nacionaliste të Bangladeshit dhe atë Xhemat-e-Islami - të dyja në opozitë - duke u zotuar se Qeveria e saj do të punojë “për t’i shtypur militantët dhe për të krijuar një mjedis më të mirë”.

Hamasi, nënshkruan marrëveshje me organizatat rivale palestineze

Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje në Pekin me organizatat e tjera palestineze, për të punuar së bashku për “unitetin kombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i cili priti zyrtarin e lartë të Hamasit, Musa Abu Marzuk, të dërguarin e Fatahut, Mahmud al-Aloul, dhe emisarë nga 12 grupe të tjera palestineze, tha se ata kanë rënë dakord për të krijuar një “qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar”, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

Njoftimi vjen më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës në enklavën e Gazës - të kontrolluar nga Hamasi.

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi, mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14: Herceg Novi 38 gradë, Podgoricë 37, Ulqin e Budvë 36, Cetinë e Bjello Pole 33, Tivar, Nikshiq, Berane e Andrijevicë 32, Shavnik 30, Kollashin, Plluzhine e Petnjicë 29, Rozhaje e Guci 28, Plevle 27 dhe në Zhablak 23 gradë. 

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, vende vende me të reshura të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, në mbrëmje e fortë e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej 12 në 27, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се