Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 07. 2024. 00:00 >> 18:35

Ditari 18.07.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Spajiq: Paga mesatare do të jetë 1000 euro

Qeveria prezantoi strategjinë fiskale të Programit Evropa Tani 2. Kryeministri Millojko Spajiq, tha që pagat mesatare së shpejti do të jenë një mijë euro, kurse paga minimale do të jetë mesatarisht 700 euro. Programi ET2 tani i referohet rreth 300 mijë punonjësve në Mal të Zi. Të gjithë pensionistët, përveç atyre me minimale, do të kenë një rritje me një page mesatare deri në 60 euro që nga janari 2025. Spajiq gjithashtu theksoi që Fondi pensionist-invalidor nuk do të shuhet, dhe se pensionet do të paguhen si më parë.

Millatoviq: Mali e Zi nuk guxon të rrezikoj sistemin pensionist

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq shkroi në rrjetin social X se Mali e Zi nuk guxon të rrezikoj sistemin pensionist i cili është ndërtuar me dekada . Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë për një qasje të përgjegjshme. Popullizmi ekonomik është në kundërshtim me zhvillimin e qëndrueshëm të Malit të Zi", tha ai.

Konatar: Paga minimale nuk do të jetë 700 euro

Gjërat po bëhen seriozisht të rrezikshme - ulja e kontributeve të pensionit do të ketë një pasoja të këqija ,shkatërruese dhe afatgjata për financat e Malit të Zi, tha anëtari i Lëvizjes qytetare URA, Millosh Konatar. Ai e tha këta sot, para se të prezantohet programi "Europa Tani 2". "Ata çka dimë deri tano për programin ET2 është se s’ka asnjë rritje e pagës prej 25 për qind; paga minimale nuk do të jetë 700 euro; nuk kemi 7 orë pune," shkroi Konatar në rrjetin X. Ndërkaq, Konatar pret që nëse nuk ndodh ndonjë befasi, deputetët duhet të miratojnë projekt -ligjin për fondin “banesë për të gjithë”, i cili do t'i lejojë qytetarët të blejnë një banesë me çmim prej 900 euro për metër katror.

Investimet e huaja gjatë vitit të kaluar arritën në 856.9 milion euro

Sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, investimet e huaja gjatë vitit të kaluar arritën në 856.9 milion euro. Ata gjithashtu theksojnë se Mali i Zi kishte njërin prej raporteve më të lartë të borxhit publik ndaj PBB -së kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky raport u ul në dy vitet e fundit, dhe falë rritjes së fortë dhe shlyerjeve gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, ai ra nga 105 për qind në 2020 në krahasim me rreth 60.2 për qind. Në raport thuhet se Mali i Zi gjithashtu ka bërë përparim duke luftuar me problemet e sundimit të ligjit, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar.


Millatoviq: Forcimi i institucioneve është i domosdoshëm për mbrojtjen e demokracisë

Sot, Mali i Zi përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme, theksoi presidenti malazez Jakov Millatoviq, duke thënë se është e nevojshme të forcohen institucionet për të mbrojtur demokracinë në vend .Millatoviq, siç njoftoi kabineti i tij, bashkëkryesoi panelin “Mbrojtja dhe Sigurimi i Demokracisë” me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili u mbajt në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Thuhet se për herë të parë Malit të Zi iu dha nderi të drejtojë një nga panelet në atë ngjarje të rëndësishme politike. Në fjalën e tij, Millatoviq theksoi se parimet e demokracisë, të cilat sollën prosperitet, paqe dhe drejtësi, janë të kërcënuara nga shumë drejtime dhe se është detyrë e liderëve dhe shtetarëve që t'i mbrojnë ato parime me vendosmëri. Ai theksoi se demokracia nuk është vetëm një sistem menaxhimi, por një pasqyrim i vlerave kolektive, të cilat dëshmojnë përkushtim ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Millatoviq tha se Mali i Zi po përballet me sfida nga brenda dhe jashtë. Ai tha se brenda vendit ka rritje të popullizmit ekonomik, nacionalizmit, gërryerje të besimit në institucionet publike dhe përhapje të dezinformatave.“Ndërsa në të njëjtën kohë, ne hasim në manovra gjeopolitike që synojnë të minojnë institucionet tona demokratike”, tha Millatoviq. Sipas tij, është e nevojshme të forcohen institucionet për të mbrojtur demokracinë në Mal të Zi.

Institucionet të përshpejtojnë miratimin e dokumenteve të planifikuara

Institucionet malazeze, pas marrjes së një raporti pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR), duhet të përshpejtojnë punën për miratimin e dokumenteve të planifikuara, të cilat do të demonstrojnë vendosmërinë e shtetit për të përmbushur të gjitha obligimet nga agjenda evropiane, u vlerësua në seancën e Qeverisë. Qeveria, siç njofton Ministria e Çështjeve Evropiane (PE), sot ka diskutuar për statusin e zbatimit të Programit për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) 2024-2027, gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, u miratuan një numër i madh i dokumenteve juridike dhe strategjike, të cilat në një masë të madhe e ofrojnë Malin të Zi në Bashkimin Evropian, tha ministrja për çështje Evropiane, Maida Gorçeviq në seancën e sotme të qeverisë. Ajo tha se po mbyllin kapitujt e negociatave, por çfarë është më e rëndësishmja, se gradualisht po prezantojnë standardet evropiane dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

 
Damir Mandiq është marrë në pyetje për kontrabandën e 2.5 tonëve kokainë

Millo Bozhoviq, Damir Mandiq, Vjekoslav Lambuliq dhe Radovan Pantoviq, pas marrjes në pyetje herët në mëngjes në Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT), në kuadër të operacionit “Gjenerali”, janë dërguar në burgun e Spuzhit. Kujtojmë se Mandiq ishte i vetmi i dënuar në rastin e vrasjes së Dushko Jovanoviqit dhe akuzohej për bashkëpunim.
Autoritetet në Malin e Zi, në bashkëpunim me Europolin dhe shërbimet e FBI-së dhe DEA-së amerikane, arrestuan të mërkurën nëntë persona të dyshuar për kontrabandë të rreth 2.5 ton kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi në tetor 2020 dhe qershor 2021, ndërsa gjashtë të dyshuar të tjerë janë ende duke u kërkuar, thanë prokurorët.

 

Veloviqit i është ndërprerë paraburgimi, ai duhet të qëndrojë në banesë

Ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviqit i është ndërprerë masa e paraburgimit. Këtë informacion për Portalin tonë e ka konfirmuar avokati Nikolla Martinoviq. Vendimi është marrë në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës dhe do të zbatohet edhe masa e qëndrimit të detyrueshëm në banesë. Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë u arrestua më 24 korrik 2023, me dyshimin për nxjerrje të sekretit zyrtar.

 

Spajiq nesër do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Kryeministri Millojko Spajiq do t'u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare nesër në Kuvend, në mbledhjen e veçantë kushtuar Orës së Kryeministrit, e cila do të fillojë në ora 14:00.
Deputeti socialdemokrat, Nikolla Zirojeviq do ta pyes Spajiqin se si i komenton deklaratat e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq, i cili inicioi ndërtimin e kapelës në Llovqen, e cila, tha ai, ndan thellësisht shoqërinë malazeze dhe potencialisht mund të çojë në një përkeqësim serioz. të marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike në Mal të Zi.
Lideri i iniciativës qytetare kroate, Adrijan Vuksanoviq, interesohet se si i vlerëson Spajiq marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë gjatë mandatit të tij.
Kryetari i Lëvizjes Qytetare të URA-s, Dritan Abazoviq, do ta pyesë Spajiqin nëse ai qëndron pas sulmeve të organizuara ndaj shefit të Departamentit të Policisë Speciale Predrag Shukoviq dhe kryeprokurorit special Vladimir Novoviq, siç la të kuptohet ministri i Drejtësisë Andrej Milloviq.

Krapoviq: Mali i Zi përpiqet për ruajtjen e rendit ndërkombëtar

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq ,ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar për mbrojtje të Republikës Popullore të Kinës, kolonelin Cao Jiafeng, në kuadër të vizitës së tij inauguruese në Ministrinë e Mbrojtjes.
Krapoviq, siç thuhet në njoftim, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve konstruktive ekonomike, si një fushë në të cilën Mali i Zi dhe Kina mund të forcojnë më tej marrëdhëniet e ndërsjella. Duke dhënë një pasqyrë të kontekstit më të gjerë të sigurisë dhe sfidave gjithnjë e më komplekse me të cilat përballemi, Krapoviq tha se vendi ynë përpiqet fuqishëm për ruajtjen e rendit ndërkombëtar dhe sundimit të ligjit, si dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve që ndajnë të njëjtat vlera.
Duke folur për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në këtë pjesë të Evropës, duke theksuar se Mali i Zi do të mbetet i përkushtuar në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe në promovimin e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.
Koloneli Cao tha se do të përpiqet të japë një kontribut konstruktiv gjatë mandatit të tij për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kinës në aspektin e bashkëpunimit dypalësh.


Tryeza e rrumbullaket: Xhorxha Meloni – Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku do marrë pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Gjithashtu janë organizuar dhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkë-drejtohet nga Xhorxha Meloni dhe kryeministri Rama.

 
Osmani në Mbretërinë e Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Sipas njoftimit, Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës

Një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë - qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën - në orët e para të ditës së sotme , ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për këtë rast dhe që organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione. Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.

Von der Leyen rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është zgjedhur edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.
Për t'i dhënë edhe një mandat pesëvjeçar von der Leyen votuan 401 eurodeputetë. Asaj i duheshin 360 vota nga 719 deputetë në Parlamentin Evropian. Ky institucion ka 720 ligjvënës, por një eurodeputet katalanas ende nuk ka marrë mandatin.
Von der Leyen fitoi mandatin e dytë për 41 vota më shumë sesa kërkohen. Ky numër votash është më i lartë krahasuar më 2019, kur ajo fitoi vetëm 9 vota më shumë sesa kërkohen.
Para votimit, von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian.


 Izraeli dërgon tanke në veri të Rafahut

Forcat izraelite kanë goditur sot në qendrën e Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 81 palestinezë dhe janë plagosur 198 të tjerë, si pasojë e sulmeve izraelite.
Në Rafah, ku mjekët kanë thënë se dy persona janë vrarë në një sulm ajror, forcat izraelite kanë hyrë me tanke në pjesën veriore dhe më pas janë tërhequr mbrapsht, një taktikë që e kanë përdorur forcat izraelite edhe nëpër zonat tjera para se të nisnin ofensiva më të mëdha. Ushtria izraelite ka thënë se trupat ushtarake janë duke kryer “operacione precize në zonën e Rafahut”.Sipas saj, forcat izraelite kanë eliminuar atë që e kanë konsideruar qelizë terroriste.

Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Gjermania është duke planifikuar që gati të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, prej rreth 8 miliardë eurove në rreth 4 miliardë, sipas një drafti të buxhetit të miratuar nga Qeveria. Ministri i Financave, Christian Lindner, ka thënë se financat për Ukrainën “janë të sigurta për të ardhmen” për shkak të një skeme të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për të krijuar një fond prej 50 miliardë dollarëve prej interesit të marrë nga asetet e ngrira ruse. Gjermania është e dyta – pas Shteteve të Bashkuara – për ndihmën ushtarake që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së pushtimit rus, më 2022.Më 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është rreth 7.5 miliardë euro. Ky shkurtim fondi është bërë në kohën e rritjes së shqetësimeve në Ukrainë, por edhe në mesin e aleatëve evropianë që Shtetet e Bashkuara mund të ndalin tërësisht ndihmën, nëse kandidati i republikanëve, Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ndonëse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të zvogëlohet, buxheti i Gjermanisë për mbrojtje për vitin 2025 do të rritet për 1.3 miliard euro në 53 miliardë euro.

Shtatë të vdekur nga zjarri në qytetin Nicë të francës

Tre fëmijë, dy gra dhe një burrë kanë vdekur e 30 të tjerë kanë pësuar nga thithja e tymit nga zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshëm, që përfshiu një bllok banesor në Nicë të Francës. Të gjithë viktimat ishin anëtar të një familjeje. Shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë dhe një tinejxher si pasojë e një zjarri që përfshiu katet e sipërme të një blloku banesor në qytetin e Nicës në Francë në orët e para të ditës së sotme . Kryebashkiaku I këtij qyteti ka thënë se kanë pamje të cilat tregojnë qartë se zjarri është shkaktuar nga derdhja e benzinës nëpër shkallë nga persona që kishin veshur bluza me kapuç. “Zjarri ka nisur në katin e shtatë, u ka thënë gazetarëve Damnien Martinelli prokurori I qytetit. Kam nisur hetimet për vdekjet e shkaktuara nga zjarrëvënia e qëllimshme, ka thënë Martinelli.

Nesër mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë

Në pjesët jugore të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të pakta deri plotësisht i vranët, vende- vende me reshje te shiut dhe bubullimë. Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë 40, Herceg Novi 38, Ulqin 37, Cetinë e Bijello Pole 35, Tivar 34, Nikshiq e Beranë 33, Andrievicë e Petnjicë 32, Guci 31, Rozhajë 30, Plluzhinë 29, Plevle 28, Kollashin 27 dhe në Zhablak 19 grade.
Edhe për nesër pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë . Gjatë ditës, në zonat kontinentale zhvillimin i mundshëm i vranësirave, vende, vende me shi ose bubullima, kryesisht, në zonat veriore dhe qendrore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit nga 12 deri në 26, kurse më e larta e ditës nga 26 në 39 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се