Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 07. 2024. 00:00 >> 18:46

Ditari 17.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Në aksionin e sotëm të policisë speciale janë arrestuar disa persona 

Sot në mëngjes ka filluar aksioni ndërkombëtar i koduar “Gjenerali”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.

Nga kjo Prokurori kanë njoftuar se aksioni i sotëm ndërkombëtar kundër krimit të organizuar u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë amerikane FBI dhe DEA. Siç njofton portali i Radiotelevizionit të Malit të Zi, bëhet fjalë për aksion ndërkombëtar kundër kontrabandës së kokainës.

Ndërkohë, siç njofton ky portal, gjatë këtij aksioni është arrestuar Viktor Dreshaj nga Tuzi. Kurse portali Libertas shkruan se në këtë aksion policor ndërkombëtar janë arrestuar edhe 17 persona tjerë në mesin e të cilëve janë edhe Vaso Uliq, Marinko Preleviq dhe Vukan Çokoviq.

Deputetët debatojnë propozim-ligjin për punë

Deputetët në Kuvendin e Malit të Zi, vazhduan seancën me diskutimin për Ligjin për punë, i cili është propozuar nga klubi i deputetëve të Partisë Socialiste Popullore dhe CIVIS.

Sipas propozimit të tyre, me ndryshime do të shkurtohet kohëzgjatja e kontratave të punës me afat të caktuar nga 36 në 24 muaj.

Sipas propozuesve, me këto ndryshime synohet krijimi i kushteve që punonjësit të fitojnë statusin me afat të pacaktuar për një periudhë më të shkurtër.

Deputeti i PSP-së Bogdan Bozhoviq, në emër të propozuesit tha se motivi kryesor për propozimin e ndryshimeve janë të gjithë të punësuarit në Mal të Zi, por fokusi është kryesisht tek të rinjtë.

Millatoviq në samitin e Bashkimit politik Evropian, në Londër

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq do të marrë pjesë nesër në samitin e Bashkimit politik Evropian, i cili mbahet afër Londrës. Siç është njoftuar nga kabineti i presidentit malazez, samiti do të tubojë rreth 50 liderë evropianë, të cilët do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet Evropa sot, nga lufta në Ukrainë deri te migrimin ilegal dhe bashkëpunimi për siguri.

Millatoviq, me kryetarin e Këshillit Evropian, Çarlls Mishell, do të jenë bashkëkryetar të tryezës së rrumbullakët, “Mbrojtja dhe sigurimi i demokracisë”, thuhet në njoftim nga kabineti i presidentit malazez.

Popa; “Mali i Zi, të ruaj hapin pozitiv drejtë BE”

Mali i Zi duhet të ruajë hapin pozitiv në rrugën evropiane, përmes mbështetjes më të gjerë politike për reformat kryesore nga agjenda evropiane, tha kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

Ajo e tha këtë, gjatë takimi lamtumirës me zëvendëskryeministrin malazez, Aleksa Beçiq. Popa, siç njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, është shprehur e kënaqur për bashkëpunimin disavjeçar, shumë korrekt dhe të suksesshëm që ka pasur me zëvendëskryeministrin Beçiq.

Sllovenia dhe BE, mbështesin integrimin e vendeve të BE

Ministri slloven i Mbrojtjes Marijan Sharec deklaroi se është i bindur se Mali i Zi dhe Kroacia do të gjejnë zgjidhje të përbashkëta lidhur me çështjet e hapura në interes të stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

 Ai tha se Sllovenia dhe Bashkimi Evropian, mbështesin integrimin e vendeve të rajonit në BE. Në pyetjen nëse miratimi i Rezolutës për Jasenovcin mund të kërcënojë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe të dëmtojë rrugën evropiane të Malit të Zi, ai tha se beson se është në interes si të Malit të Zi ashtu edhe të vendeve anëtare të BE-së, që Mali i Zi t'i bashkohet familjes evropiane.

Universiteti i Malit të Zi anëtar prestigjioz i rrjetit ndërkombëtar UNIKA 

Universiteti i Malit të Zi është bërë anëtar i rrjetit prestigjioz ndërkombëtar UNIKA, i cili bashkon 53 universitete nga 40 kryeqytete të Evropës, njoftuan nga Universiteti. Siç njoftojnë nga ky universitet, ky rrjet ofron platformë bashkëpunimi, shkëmbim ideve dhe praktikave më të mira mes anëtarëve, me qëllim të përmirësimit të arsimit të lartë në Evropë. “Si anëtare e rrjetit UNIKA, Universiteti i Malit të Zi do të përmirësojë prezencën e vet në zonën evropiane të arsimit të lartë, në përputhje me strategjinë e ndërkombëtarizimit për periudhën 2021-2026”, thuhet në njoftim nga ky institucion i lartë arsimor.

Hapet linja  detare  Ankona - Tivar

Anija “AF Mia”, me sukses u ankorua në portin e Tivarit, që ditëve në vazhdim do të lundrojë dy herë në javë nga Ankona në Tivar. Në këtë mënyrë, siç ishte paralajmëruar, filloi bashkëpunimi i suksesshëm që është rezultat i negociatave disamujore të Qeverisë dhe kompanive “Barska pllovidba” dhe “Adria Ferri”. “Efikasiteti dhe bashkëpunimi u vërtetua edhe me faktin se linja e tragetit është e hapur për këtë sezon turistik”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

Në pritje të heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së paku gradualisht, kjo nuk ka ndodhur ende.

Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës - përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë - duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.

Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi Qeveria e Kosovës ka instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në fund të majit të vitit 2023.

Rekomandimin për heqjen e masave e ka dhënë në qershor përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke e arsyetuar atë me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre.

Vendet fqinje ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Aeroplanë e helikopterë nga vendet e Ballkanit dhe Turqia kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar zjarrfikësit, të cilët kanë disa ditë që po luftojnë një seri zjarresh në pyje. ”Mjetet e dërguara nga Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, u vendosën nga shërbimet e urgjencës për të ndihmuar në luftimin e zjarreve”, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Qindra hektarë pyje u dogjën  në disa rajone të Maqedonisë së Veriut kurse autoritetet kishin identifikuar 12 zjarre aktive në pyje në këtë vend. Vala e të nxehtit ka përfshirë rajonin e Ballkanit që prej javës së kaluar dhe pritet të zgjasë edhe disa ditë të tjera.

Amerikanët druajnë se vendi i tyre po rrëshqet në kaos 

Amerikanët druajnë se vendi i tyre po rrëshqet në kaos, pas përpjekjes për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, zbuloi një sondazh i kryer nga agjencia e lajmeve, Reuters, dhe kompania e kërkimeve, Ipsos.

Trump, i cili do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër presidentit aktual, Joe Biden, u plagos gjatë një tubimi në Pensilvani, më 13 korrik.

Sondazhi dyditor zbuloi se ai gëzon një epërsi të lehtë në mesin e votuesve të regjistruar, me 43 për qind mbështetje, kundrejt Bidenit me 41 për qind.

Por, 80 për qind e votuesve - përfshirë demokratë dhe republikanë - thanë se pajtohen me deklaratën se “vendi po del jashtë kontrollit”.

Irani ka mohuar përzierjen në sulmin ndaj D.Tramp

Irani hedh poshtë si "të qëllimshme" dhe "të njëanshme" raportet e mediave amerikane për përfshirjen e Teheranit në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump , thanë sot zyrtarë të Ministrisë së Jashtme iraniane.

Republika Islamike "refuzon me forcë çdo përfshirje në sulmin e fundit me armë kundër Trump dhe i konsideron këto pretendime si qëllime të njëanshme politike", tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.

Më parë, edhe delegacioni iranian në OKB i kishte quajtur akuzat e drejtuara ndaj Teheranit "të pabaza" dhe "dashakeqe".

Irani është zotuar vazhdimisht të hakmerret për vrasjen e Qassem Soleimani, komandantit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane në janar 2020, nga ushtria amerikane.

Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Dmitro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia.

Ai, tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë.

Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar, raportojnë agjencitë e lajmeve. Njëri prej sulmeve goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur. Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Jonis. Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit në Gazë, përfshirë një më 13 korrik në kampin e refugjatëve, Al Mavasi, ku u vranë më shumë se 90 njerëz.

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta dhe me të reshura lokale. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14: Podgoricë 38 gradë, Nikshiq, Bjello Pole e Andrievicë 35, Plevle, Beranë, Rozhajë e Petnjicë 34, Tivar, H. Novi, Kollashin, Budvë e Guci 33, Ulqin 32, Plluzhin 30 dhe në Zhablak 28 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Pasdite, në pjesët kontinentale dhe viset veriore, pritet vransim gradual dhe reshje të shiut e bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 28, kurse më e larta e ditës prej 28 deri në 40 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се