Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 07. 2024. 00:00 >> 18:24

Ditari 16.07.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

DY PERSONA HUMBEN JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU QË KA NDODHUR MBRËMË AFËR KRYTHËS

J. R nga Podgorica, 23 vjeçar dhe shoqëruesja e tij V. L. 23 vjeçare, po ashtu nga Podgorica, kanë humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë afër Krythës, në magjistralen Ulqin- Tivar. Siç njoftoi Qendra Operative e Drejtorisë së Policisë, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona. Qendra operative e Drejtorisë së policisë njoftoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa komunikacioni ishte ndërprerë për një kohë të gjatë për shkak të hetimeve të aksidentit. Ndryshe sot ka ndodhë edhe një aksident komunikacionit në bulevardin Peko Dapçeviq në Podgoricë. Siç njoftuan nga Qendra Operative e Drejtorisë së Policisë, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona. Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin pranë hotel “Keto”, për shkaqe ende të paqarta. Për momentin nuk ka detaje për të lënduarit, kurse policia po heton rastin.

FELTEN: MALI I ZI ËSHTË PËRSËRI NJË LIDER RAJONAL NË RRUGËN DREJT BE-SË

Mali i Zi është bërë edhe një herë lider rajonal në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), tha ambasadori gjerman në Podgoricë, Peter Felten, duke deklaruar se shpreson që Mali i Zi të ruajë dinamikën e re që po demonstron në përgatitjet për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për  gazetën Pobjeda, Felten i pyetur për të komentuar ndërhyrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në punët e brendshme të Malit të Zi, tha se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Nëse je “lider”, duhet të presësh gjithmonë që disa nga “pjesëmarrësit” e tjerë të garës jo vetëm ta shohin me admirim, por edhe me njëfarë pakënaqësie”, tha Felten.

Duke folur për marrjen e një Raporti pozitiv mbi Vlerësimin e Përmbushjes së  Standardeve të Përkohshme (IBAR), Felten tha se nuk është një "çmim" politik, por se dokumenton një vlerësim të ndarë nga të gjitha vendet anëtare. Siç tha ai, për të arritur të ashtuquajturat kritere të mbylljes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave, tani duhet punë e vazhdueshme, konsekuente, e palodhur në të gjitha fushat e Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të shumta shtetërore. Ai tha se Mali i Zi mori pjesë në mënyrë konstruktive në negociatat për tekstin me të cilin Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) vendosi Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të kryer në Srebrenicë. Siç tha ai, viktimat e krimeve të rënda të kryera në të kaluarën duhet të nderohen për shkak të vetë viktimave.

Ai vuri në dukje se në historinë e saj të fundit, Gjermania mban përgjegjësi për Holokaustin.

I pyetur se sa i vlerëson marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Gjermanisë dhe nëse Berlini do ta mbështesë Qeverinë e rikonstruktar , ku do të ketë edhe anëtarë të ish-Frontit Demokratik, ai u përgjigj se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe janë përmirësuar më shumë vitet e fundit. 

TË GJITHË PËR NDIHMË NË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË BANESAVE

Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi kanë vazhduar sot diskutimin për disa çështje të rëndësishme. Deputetët sot po debatojnë për Projektligjin për Fondin, “banesë për të gjithë”, projektligjin për ndryshime në Ligjin e punës, si dhe për projektligjin për ndryshime në ligjin për sigurimin pensionist dhe invalidor. Duke folur për projektligjin në fjale, deputeti i Lëvizjes qytetare URA, Millosh Konatar tha se mbi 40 mijë familje në Mal të Zi aktualisht nuk kanë banesë të tyre. Konatar tha se shumë nga bashkëqytetarët tanë dhe njerëzit në Mal të Zi, mbi 4000 prej tyre, e zgjidhën problemin e tyre përmes programit 1000+. Fatkeqësisht, thotë ai, ai program është anuluar sot, raporton Antena M.

FORCIMI I BASHKËPUNIMIT INDUSTRIAL, TREGTAR DHE POLITIK ME MALIN E ZI

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Marokut është takuar me ministrin e Industrisë së atij vendi Rijad Mezura, me ç'rast është biseduar për fusha të shumta potenciale të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Mezuro i dëshiroi mirëseardhjen Mandiqit, duke theksuar se Maroku dëshiron të forcojë bashkëpunimin e tij industrial, tregtar dhe politik me Malin e Zi.

Siç është njoftuar nga Kuvendi, Mandiq ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ku ka apostrofuar rezultatet e EEMZ.

“Kur bëhet fjalë për fushat me interes të përbashkët për Malin e Zi dhe Marokun, Mandiq theksoi rëndësinë e valorizimit të portit të Tivarit dhe rindërtimit të hekurudhës Beograd-Tivar, që do të nënkuptonte hapjen e Malit të Zi si një nga qendrat e rëndësishme të tregut në Ballkani”, thuhet në njoftim.

Mandiq konkludoi se me këtë vizitë ne po rinovojmë dhe forcojmë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Mbretërisë së Marokut, gjë që është në interes të vendeve tona.

RADOVANIQ: ËSHTË E RËNDËSISHME QË MALI I ZI KA MARRË IBAR-IN POZITIV

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes qytetare URA, Milleta Radovaniq, tha për Portalin e Radio Televizionit të Malit të Zi se është e rëndësishme që Mali i Zi ka marrë IBAR-in pozitiv dhe se është tregues se nuk ka mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për rrugën evropiane të Malit të Zi. Megjithatë, ai thotë se për shkak të mungesës së seriozitetit të shumicës parlamentare, një hap kaq i rëndësishëm arriti të harrohet vetëm për 48 orë, kur për shkak të mungesës së seriozitetit të shumicës parlamentare, u anulua vizita e kryetarit të Këshilli Evropian, Çarlls Mschel dhe u fshi paragrafi për Malin e Zi nga teksti i deklaratës së Këshillit Evropian. Notat protestuese dërguar Malit të Zi nga Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia pas miratimit të Rezolutës për Jasenovcin, Radovaniq i sheh si nota që rrezikojnë rrugën evropiane, sepse Bashkimi Evropian, sipas tij, e sheh politikën e fqinjësisë së mirë si jashtëzakonisht të rëndësishme si edhe sundimin e ligjit.

PËRKRAHËN PROPOZIMIN QË MIRKOVIQ TË JETË AMBASADOR NË SHBA

Këshilli Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë ka dhënë mendim pozitiv për propozimin e Qeverisë për emërimin e Jovan Mirkoviqit si ambasador të Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Qeveria propozoi që Mirkoviqi të emërohej si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i dalluar i Malit të Zi në SHBA me bazë rezidente, me seli në Uashington.

Mirkoviq në seancën e sotme të Këshillit mori mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të pranishëm të atij trupi parlamentar.

GJYKATA ADMINISTRATIVE SËRISH ANULOI VENDIMIN E QEVERISË PËR SHKARKIMIN E KURTIT

Gjykata Administrative përsëri anuloi vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Inspektorit kryesor të Agjencisë për Siguri Nacionale, Artan Kurti. Me vendimin e Qeverisë me 18 prill, Kurti është shkarkuar për herë të dytë nga detyra e kryeinspektorit të Agjencisë për Siguri Nacionale. Gjykata njoftoi se në vendimin e tyre i kanë vënë në dukje Qeverisë mangësitë e arsyetimit të vendimit kontestues. Përndryshe, Kurti ka paditur kryeministrin Millojko Spajiq, ku pretendon se kryeministri ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare kur e shkarkoi për herë të dytë.

JAKSHIQ STOJANOVIQ TË MBETET NË KRYE TË MASHI-IT

Nëntë organizata joqeveritare (OJQ) malazeze iu bashkuan peticionit të Sindikatës së Arsimit që Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjela Jakshiq Stojanoviq, të mbetet në atë pozitë.

Në reagimin e këtij grupi të OJQ-ve lidhur me shkarkimin e mundshëm të Jakshiq Stojanoviqit, thuhet se shoqëria malazeze ka pritur shumë gjatë që në krye të sistemit arsimor të jetë një person, i cili përveçse "nga klasa", di dhe  mundet të hartojë dhe zbatojë ndryshimet e pritura prej dekadash dhe t'i sigurojë ato në një periudhë të shkurtër kohore.

OJQ-ja tha se fakti që Jakshiq Stojanoviq fitoi besimin dhe mbështetjen e profesionit të arsimit është parakushti më i rëndësishëm për reformën arsimore që ka filluar, e cila do të bazohet në të drejtën elementare të çdo fëmije - për arsim cilësor.

RRJETI SHPËRNDARËS I RRYMËS ELEKTRIKE I GATSHËM PËR RRITJEN E NUMRIT TË KONSUMATORËVE GJATË SEZONIT TURISTIK

Rrjeti shpërndarës i rrymës elektrike është i gatshëm për rritjen e numrit të konsumatorëve dhe ngarkesave më të mëdha gjatë sezonit turistik veror, njoftoi CEDIS-i. Sipas përfaqësuesve të tij, ata kanë bërë të gjitha punët përgatitore dhe ndërhyrjet që në fillim të vitit, por edhe ato prioritare, në mënyrë që objektet të jenë gati për sezonin turistik veror. Nga CEDIS kumtuan se vera gjithmonë është sfidë kur bëhet fjalë për sistemin energjetik.

VUCIQ-MELLONI DISKUTUAR NË LIDHJE ME SITUATËN GJEOPOLITIKE, SITUATËN NË RAJON, BASHKËPUNIMIN DYPALËSH, SI DHE RRUGËN EVROPIANE TË SERBISË

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren italiane Gjorgja Melloni, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me situatën gjeopolitike, situatën në rajon, bashkëpunimin dypalësh, si dhe rrugën evropiane të Serbisë. Vuçiq tha se me Mellonin është rënë dakord për mbajtjen e një samiti të dy qeverive në Beograd deri në fund të këtij vit. Ai ritheksoi se Serbia e vlerëson shumë bashkëpunimin me Italinë, si një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik, ndërsa falënderoi Italinë për mbështetjen që i jep Beogradit në rrugën drejt BE-së.

KURTI: ANËTARËSIMI NË NATO, SYNIM I QARTË I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.

KONSTITUOHET PE-JA, METSOLA RIZGJIDHET KRYETARE

Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua sot. Ajo doli nga zgjedhjet që u mbajtën në të 27 vendet e Bashkimit Evropian nga data 6 deri më 9 qershor. Në krye të PE-së u rizgjodh maltezja Roberta Metsola, e cila do ta drejtojë këtë institucion edhe për dy vjet e gjysmë.Metsola vjen nga vendi më i vogël në BE. Ajo u zgjodh për herë të parë në janar të vitit 2022, pas vdekjes së paraardhësit të saj, David Sassoli. Për Metsolën votuan 562 përfaqësues evropianë. Kjo është përbërja e dhjetë e Parlamentit Evropian, i cili i ka 720 deputetë. Prej tyre, 54 për qind janë emra të rinj, ndërsa 39 për qind janë gra. “Na duhet të ngrihemi dhe të jemi gati. Në mandatin e fundit mësuam se e ardhmja nuk është asgjë tjetër veçse e paparashikueshme”, tha Metsola gjatë një fjalimi përpara deputetëve evropianë. “Kjo duhet të jetë një shtëpi që nuk mund të ketë frikë për të udhëhequr dhe për të ndryshuar. Ne kemi filluar, por nuk kemi mbaruar ende”, tha ajo. Metsiola bëri thirrje edhe për mbrojtje të fortë të sundimit të ligjit, mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, thjeshtësim të burokracisë dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave sociale.

NJË SULM ME DRON GODET NJË FABRIKË PAJISJESH ELEKTRIKE NË RUSI

Një sulm i Ukrainës me dron dogji një fabrike të pajisjeve elektrike në qytetin Korenevo të rajonit Kursk të Rusisë, bëri të ditur guvernatori i përkohshëm i rajonit, Aleksej Smirnov. Korenevo gjendet rreth 25 kilometra larg kufirit me Ukrainën. “Asnjë nga punëtorët nuk u plagos”, tha Smirnove. Ndërkohë ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 13 dron të Ukrainës gjatë natës së shkuar, përfshirë një dron mbi rajonin e Kurskut. Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.

BLINKEN: NUMRI I VIKTIMAVE NË GAZË, “NË MËNYRË TË PAPRANUESHME I LARTË”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha dy zyrtarëve të lartë izraelitë se numri i viktimave civile në Gazë është “në mënyrë të papranueshme i lartë”. Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një në një kamp refugjatësh. Në përgjigje, Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, i cili kontrollon Gazën - tha se është tërhequr nga negociatat për armëpushim. Blinken priti të hënën në Uashington dy zyrtarë izraelitë me ndikim - ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare, Tzachi Hanegbi - “për të shprehur shqetësimin tonë serioz në lidhje me viktimat e fundit civile në Gazë”, tha zëdhënësi i tij, Matthew Miller.“Numri i viktimave civile mbetet në mënyrë të papranueshme i lartë. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë të vrarë në këtë konflikt”, u tha Miller gazetarëve. Të shtunën, sulmet izraelite vranë më shumë se 90 njerëz në kampin Al-Mavasi në Gazë, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë.

TRUMP U PARAQIT I EMOCIONUAR NË KONVENTËN E PARTISË

Donalld Tramp bëri një hyrje triumfuese gjatë natës së parë të Konventës Kombëtare Republikane, ku prit me ovacion nga mbështetësit e partisë dy ditë pasi i shpëtoi një atentati. Ai do të pranojë zyrtarisht nominimin e partisë në një fjalim të enjten për tu përballur me presidentin demokrat Xho Bajden në zgjedhjet e 5 nëntorit. Kurse pavarësisht thirrjeve të tij të fundit për unitet pas atentatit ndaj Donald Tramp, presidenti i SHBA Xho Bajden nuk u përmbajt në një intervistë dhe akuzoi rivalin e tij republikan për retorikë nxitëse. Bajden e ka përshkruar vazhdimisht rivalin e tij si një kërcënim ekzistencial për demokracinë.

KRAHAS TË TEMPERATURAVE SHUMË TË LARTA, ENDE NUK KA RRITJE TË NDJESHME TË NUMRIT TË PACIENTËVE

Enti për ndihmë emergjente mjekësore i Malit të Zi njoftoi se edhe krahas të temperaturave shumë të larta, ende nuk shënoi rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve. Siç theksojnë ata, numri i të sëmurëve në Podgoricë dhe në komunat jugore është në rritje, por është në nivelin e vitit të kaluar. Përndryshe edhe sot është në fuqi meteoalarmi i kuq, andaj këshillohen qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse nga nxehtësia të rekomanduara nga mjekët. Nga Enti apelojnë që të respektojnë këshillat e mjekëve dhe të ruajnë shëndetin e tyre për shkak të temperaturave të larta që ndikojnë negativisht në organizëm.

NESËR MOT I NGJASHËM ME TË SOTMIN

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, në veri, vende-vende me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshueshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë 39 gradë, Bijello Pole e Andrievicë 36, Beranë 35, Kollashin, Herceg Novi , Cetinë, Rozhajë, Budvë e Petnjicë 34, Tivar e Guci 33, Ulqin 32 dhe në Zhablak 28 gradë.  

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në veri dhe viset e larta malore, vranësira lokale dhe reshje të mundshme lokale të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, në mbrëmje deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e ditës do të jetë prej 30 deri në 41 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се