Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 07. 2024. 00:00 >> 17:27

Ditari 12.07.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

U liruan të gjithë nga akuza në rastin e njohur si “Grusht shteti”

Liderët e ish FD-së, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq dhe të tjerë u liruan nga akuza në rastin e njohur si "grusht shteti".

Vendimin e ri e ka marrë trupi gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq.

“Nuk kishte asnjë provë se të pandehurit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, ka thënë Radoviq në shpjegimin e aktgjykimit.

Vendimi liroi shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të qeverisë në Mal të Zi.

Po ashtu u liruan edhe liderët e ish-Frontit Demokratik - Presidenti aktual i Parlamentit të Malit të Zi Andria Mandiq, deputetët Millan Knezheviq dhe Mihaillo Çagjenoviq, si dhe gjenerali në pension i xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiq dhe shtatë shtetas të tjerë serbë që u arrestuan në ditën e zgjedhjeve me 2016.

Gjykatësi Radoviq tha se për të shpallur dikë fajtor duhet të ketë siguri në fakte, por në këtë rast një gjë të tillë nuk ka, transmeton RSE.

"Armët nuk kanë hyrë kurrë në Mal të Zi. Pajisjet që është dashur të përdoren për hyrjen me forcë në Kuvend nuk janë futur në Mal të Zi dhe pretendimi se njësitë speciale është dashur të qëllojnë në policinë malazeze nuk është vërtetuar", tha Radoviq.

 

PDS: Vendim i turpshëm për rastin e “grusht shteti”

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, sipas të cilit të gjithë të pandehurit në procedurën e “grusht shtetit” u shpallën të pafajshëm, është i turpshëm dhe paraqet një tjetër provë se gjyqësori është komprometuar dhe instrumentalizuar për të arritur qëllimet politike të shumica aktuale parlamentare e urdhëruesve të tyre. Ngjarja e sotme, siç thanë ata, dëshmon se përveç prokurorisë, gjyqësori në Mal të Zi ka humbur konturet e pavarësisë dhe se përfaqëson dorën e zgjatur të qeverisë dhe se vendimet nuk merren në sallën e gjyqit, por në qarqet e qendrat e pushtetit politik jashtë vendit.

 

Mandiq inicioi idenë e restaurimit të kapelës së Njegoshit në Llovqen

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka iniciuar sot idenë për restaurimin e kapelës së Njegoshit në Llovqen, duke thënë se jemi mjaft të pjekur si shoqëri dhe komunitet për të realizuar, siç thotë ai, këtë ide fisnike, e cila do të çojë në pajtim dhe bashkimin e njerëzve.

Sot, në një ceremoni në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë, me rastin e dhënies së çmimit të Trembëdhjetë korrikut, Mandiq kujtoi se ideja për restaurimin e kapelës së Njegoshit në Llovqen është iniciuar nga Mitropolia malazez bregdetare dhe mitropoliti i atëhershëm Amfillohije.

"Në Llovqen do të ndërtohet e jo të rrënojmë. Po dërgojmë mesazh se vendi i Malit të Zi do t'u përshtatet të gjithë qytetarëve dhe do të ketë vend për të gjithë, ashtu si në Llovqen", shtoi Mandiq.

 

Kapela në vijën e kuqe të Llovqen

Kryetari i Komunës së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, i tha kryetarit të Kuvendit Andria Mandiq se Llovqeni është simboli më i madh malazez, Olimpi malazez dhe vertikalja e Malit të Zi të përjetshëm.

"Mandiq, do të ndërtosh në Llovqen ashtu siç e mbajte fjalën "vitin e ardhshëm në Prizren". Mos luani me zjarrin, sepse ai plan nuk do të kalojë kurrë. Jeni munduar shumë, mendoni se mundeni, sepse ne jemi " paqësore" , por ka një vijë të kuqe për çdo gjë", ka thënë Gjurashkoviq.

" Keni pushtuar kishat tona, po përpiqeni të vendosni superioritet e një shteti tjetër në komunat në të cilat jeni pushtet, tani do të sulmonit edhe Llovqenin?! E keni gabim Mandiq! Nuk do të jetë e mundur!", ka thënë Gjurashkoviq.

 

Qeveria amerikane i dhuroi Gjykatës së Apelit pajisje me vlerë 160 mijë euro

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke, ka vizituar Gjykatën e Apelit të Malit të Zi dhe kryetares së kësaj gjykate, Mirjani Popoviq, i ka dorëzuar një donacion nga Qeveria e SHBA-së, përmes Byrosë për Luftën kundër Trafikimit Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). në vlerë prej 160.000 eurosh, kanë njoftuar nga ajo gjykatë.

Siç thanë ata, donacioni përbëhet nga pajisje audio/video konferencash për sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit të Malit të Zi, pajisje të cilat Qeveria e SHBA-së i ka dhuruar kësaj gjykate si një nga partnerët kryesorë gjyqësorë dhe përdoruesit e zyrës së INL.

Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për të përmirësuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Gjykatës së Apelit të Malit të Zi dhe zyrës së INL për të gjitha projektet me rëndësi për forcimin e efikasitetit dhe transparencës së punës së kësaj gjykate.

 

Osmani: Hera e parë që Kosova përfshihet në Samitin e Aleancës së Shpresës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të Aleancës së Shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar presidentja Osmani.

Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

“Në përfundim të Samitit, presidentja Osmani ka biseduar me presidentin Biden,  të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës”, thuhet në komunikatë.

 

Biden e paraqet veten si mbrojtës të NATO-s dhe Ukrainës, pas gafës në samit

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë konferencës për media pas përmbylljes së samitit të NATO-s në Uashington më 11 korrik, bëri të ditur përpjekjet e tij për të ndërtuar partneritet për kundërshtimin e pushtimin rus të Ukrainës që nga viti 2022 dhe tha se ai do të vazhdojë ta mbajë “NATO-n të fortë”. Gjatë fjalimit hapës prej tetë minutash, që shpesh dukej si një fjalim fushate në kohën kur marrja e mandatit të dytë presidencial është vënë në pikëpyetje, Biden u mburr me veprimin e tij të hershëm për të paralajmëruar botën se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj dhe me ndërtimin e një koalicioni partnerësh për ta kundërshtuar këtë pushtim.

 

Orban takohet me Trumpin pas samitit të NATO-s

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, u takua në Florida me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të samitit të NATO-s në Uashington. Takimi me Trumpin ka të ngjarë të shqetësojë edhe më shumë aleatët e Budapestit, teksa Orbani zemëroi homologët e tij evropianë pasi u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar .Orban, politikan i krahut të djathtë, shteti i të cilit gjatë këtij muaji mori udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ka qenë mbështetës i zëshëm i Trumpit dhe po u takua me kandidatin republikan për president në mars. “Diskutuam për mënyrat se si të arrijmë paqe”, tha Orban përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi të takimit me Trumpin. Lideri hungarez e përshkroi vizitën e tij si “mision për paqe” sa i përket luftës në Ukrainë.

 

Raportohet për 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Sulmet izraelite kanë vrarë edhe 32 persona në Rripin e Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Luftime janë raportuar nga veriu deri në jug të territorit, teksa bisedimet po vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha më 12 korrik se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Po ashtu, mediat e Hamasit kanë raportuar për “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të Rripit të Gazës, përfshirë në Qytetin e Gazës në veri, në kampin e refugjatëve Nusirat në pjesën qendrore të territorit, dhe në Han Junis dhe Rafah në jug.

 

 

Të paktën 65 persona rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu ka goditur dy autobusë pasagjerësh sot në Nepal, transmeton Anadolu. Incidenti ka ndodhur në rrethin Chitwan, rreth 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku rrëshqitja e dheut ka rrëmbyer autobusët drejt lumit Trishuli. Një nga autobusët që transportonte 41 persona po udhëtonte nga Katmandu në Gaur, ndërsa autobusi tjetër me 24 pasagjerë po udhëtonte nga Birgunj në Katmandu. Tre nga pasagjerët në autobusin që udhëtonte për në Gaur kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga automjeti. Chitwan është një nga 77 rrethet e Nepalit në cepin jugperëndimor të provincës Bagmati.

Vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit tropikal. Sipas meteorologëve temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe për disa ditë dhe do të jenë mbi 40 gradë celsius. Ngjashëm është në pjesën më të madhe te Ballkanit, ku temperaturat janë në rritje. Na presin ditë dhe netët shumë të nxehta.

 

Raportohet për 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Sulmet izraelite kanë vrarë edhe 32 persona në Rripin e Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Luftime janë raportuar nga veriu deri në jug të territorit, teksa bisedimet po vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirim të pengjeve.

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha më 12 korrik se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Po ashtu, mediat e Hamasit kanë raportuar për “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të Rripit të Gazës, përfshirë në Qytetin e Gazës në veri, në kampin e refugjatëve Nusirat në pjesën qendrore të territorit, dhe në Han Junis dhe Rafah në jug.

Ushtria izraelite tha të premten se trupat po vazhdojnë operacionet në Rafah, afër kufirit me Egjiptit.

“Gjatë ditës së fundit, trupat kanë eliminuar një numër terroristësh gjatë luftimeve dhe sulmeve ajrore dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e terroristëve në rajon”, u tha në deklaratën e ushtrisë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се