Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 07. 2024. 00:00 >> 17:12

Ditari 10.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Deputetët shqyrtojnë Raportin e punës së avokatit të popullit

Në ditën e pestë të punës deputetët e Kuvendit të Malit të Zi diskutojnë për Raporti vjetor për punën e Mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2023 dhe Raportin për gjendjen e mbrojtjes së të dhënave personale dhe situatën lidhur me qasjen së lirë informacioneve për vitin e kaluar. Avokati i Popullit Sinisha Bjekoviq tha se është e papranueshme heshtja e administratës dhe theksoi se është konfirmuar se autoritetet shtetërore shpesh nuk u përgjigjen lutjeve dhe kërkesave të qytetarëve. Ai tha se situata e tillë është e paqëndrueshme dhe se duhet të kemi raport më proaktiv të organeve shtetërore.
Bjekoviq, veçanërisht paralajmëroi se gjuha e urrejtjes është e pranishme në media dhe në rrjetet sociale dhe se nuk është për t'u habitur që edhe më të rinjtë tanë janë të ekspozuar ndaj saj. Ai tha se duhet bërë më shumë në rrugën drejt BE-së, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale.


Ndërkohë, në ditën e katërt të mbledhjes së gjashtë të seancës së parë të rregullt në vitin 2024, deputetët përfunduan diskutimin për Raportin e Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor nga seanca kontrolluese me temë: “Statusi i përgatitjes së Plani Hapësinor i Malit të Zi dhe rregulloret ligjore në këtë fushë”; Projektligji për regjistrimin e bujqësisë për vitin 2024 si dhe projektligji për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërshtetërore.


D. Krapoviq; Rrjedhat e brendshme nuk do të ndikojnë në rrjedhat Euroatlantike të vendit

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës”, shprehu besimin se rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë, ku priten të përfshihen drejtpërdrejt edhe palët që kundërshtojnë NATO-n, nuk do të ndikojë në pozicionin e Malit të Zi si anëtar i besueshëm i Aleancës dhe as në aspiratat e tij për t'u anëtarësuar në Bashkimi Europian. Ai shprehu keqardhje për ashpërsimin e marrëdhënieve me Kroacinë pas miratimit në Parlamentin e Malit të Zi, të Rezolutës për gjenocidin në kampet Jasenovc, Dahau dhe Mathausen, përkundër reagimeve nga Zagrebi.
Megjithatë, Krapoviq theksoi se beson se “kjo do të tejkalohet shumë shpejt në periudhën e ardhshme”. Krapoviq, i cili po merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington si pjesë e delegacionit malazez, tha se anëtarësimi në aleancë është një "siguri e madhe" për Malin e Zi në kohë "të trazuara".


Senatorët amerikan, vlerësojnë përkushtimin në ruajtjen e stabilitetit të rajonit

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Xhen Shahin dhe republikani, Tom Tillis, shprehën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre pas një takimi që zhvilluan në Uashington me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanoviq, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme të tyre për Ukrainën dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.


J.MIllatoviq; Antifashizmi njëri ndër shtyllat kryesore në zhvillimin e shoqërisë

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, në prag të 13 korrikut, Ditës së shtetësisë, organizoi Forum- dialogun me temën, “Mali i Zi mes revizionizmit historik dhe antifashizmit evropian”. Antifashizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë malazeze, tha Millatoviq, duke shpresuar se fillimi i dialogut për temat që i tejkalojnë dallimet e përditshme politike dhe ideologjike, është me rëndësi vendimtare për ndërtimin e shoqërisë së lirë, demokratike dhe me perspektivë. Forumi, në të cilin po marrin pjesë akademikë, profesorë, biznesmenë, shkrimtarë, publicistë dhe intelektualë të dalluar, mbahet në Cetinë.


Presidenti Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Guci dhe në Kotorr

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka sjellë vendim për shpalljen e zgjedhjeve në komunat e Gucisë dhe Kotorrit. Sipas vendimit, zgjedhjet në komunën e Gucisë do të mbahen më 15 shtator 2024, ndërsa në komunën e Kotorrit më 29 shtator 2024. “Me caktimin e datës së zgjedhjeve, përveç afateve të përcaktuara ligjore, Presidenti ka pasur parasysh domosdoshmërinë e sigurimit të zbatimit cilësor të procesit zgjedhor, në veçanti kontekstin e kohëzgjatjes pa pengesa të sezonit turistik, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit, Jakov Millatoviq. 


Shteti duhet të nderojë viktimat dhe të shpallë Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit

Organizatat joqeveritare (OJQ) nga Mali i Zi, 76 prej tyre, kërkuan nga autoritetet malazeze që të shpallin Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe të sigurojnë shënimin e rregullt zyrtar të saj. Këto OJQ, në një deklaratë me rastin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, deklaruan se u bëjnë homazhe viktimave të gjenocidit të Srebrenicës dhe shprehin solidaritet me familjet dhe të mbijetuarit e tyre.
“Ne kërkojmë nga autoritetet që të shpallin Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe të sigurojnë respektimin e rregullt zyrtar të saj në përputhje me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Rezolutën e Parlamentit të Malit të Zi për gjenocidin në Srebrenicë nga viti 2021 dhe Deklarata e Parlamentit për pranimin e rezolutës së Parlamentit Evropian (PE) për Srebrenicën, nga viti 2009", kumtuan nga këto OJQ.
Ata, po ashtu, në deklaratë kërkojnë nga autoritetet malazeze që të gjejnë dhe ndjekin penalisht autorët dhe ndihmësit e tyre në krimet e kryera në Srebrenicë dhe krimet tjera të luftës.


J. Biden; SHBA të përkushtuara Aleancës së NATO-s

Presidenti Xho Bajden, iu drejtua mbrëmë udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe ka nënvizuar angazhimin me vendosmëri të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës derisa ai drejton Shtëpinë e Bardhë. Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden njoftoi mbi hapat madhor që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T.
Aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës.
“Ky është një moment kyç për Evropën, komunitetin transatlantik dhe për botën”, tha zoti Biden. Presidenti Biden e nderoi shefin e NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, me Medaljen Presidenciale të Lirisë.


Takime të rëndësishme të presidentes Osmani, gjatë qëndrimit në Washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjina të samitit të NATO-s në Uashington, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo sipas presidentes, jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.
Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Bllinken dhe me ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit, Xhejms O’Brajen i cili tha se SHBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën. O’Brajen poashtu theksoi se me presidenten Osmani kanë folur edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.


Mitsotakis; “ I pakënaqur për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së Prespës”

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se do ta ngrehë shqetësimin lidhur me mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës nga Qeveria e re maqedonase, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington.
Greqia dhe fqinji i saj arritën marrëveshje për emrin e shtetit, dhe Shkupi u pajtua që të ndryshojë emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut dhe Athina hoqi dorë nga vetoja për anëtarësimin e fqinjit të saj në NATO.
Presidentja e re maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova, gjatë inaugurimit të saj në maj, iu referua shtetit të saj si Maqedoni e jo Maqedoni e Veriut.


SHBA të gatshme t'u përgjigjen veprimeve anti-Dejton në Bosnje

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve ndarëse dhe kundër Marrëveshjes së Dejtonit të aktorëve lokalë në Bosnje e Hercegovinë, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Sarajevë.
Një ditë më parë, të martën, u publikua Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska (RS) – entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës - në Gazetën Zyrtare të këtij entiteti.
Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska parashikon përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve. Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i RS-së e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e RS-së.


Në PE, nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës

Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, që t’ia pezullojnë Hungarisë të drejtën e votës, për shkak të veprimeve të fundit të kryeministrit të këtij vendi, Viktor Orban.
Riho Terras, përfaqësues në PE nga grupi më i madh politik, Partia Popullore Evropiane, u dërgoi një letër të gjithë deputetëve evropianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre.
Të njëjtën do t’ia dërgojë edhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Shkak për këtë letër u bënë vizitat e Orbanit në Ukrainë, Rusi dhe Kinë, në ditët e para të këtij muaji. Orban u takua edhe me presidentin rus, Vlladimir Putin, në Moskë - veprim ky që u dënua nga të gjithë aktorët kryesorë të BE-së.
Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga 1 korriku.


Viktima të reja nga sulmet në Gazë

Zyrtarët palestinezë njoftuan se një sulm ajror i Izraelit në jug të Gazës vrau së paku 29 njerëz. Sulmi goditi mbi çadrat e familjeve të zhvendosura jashtë një shkolle në qytetin Abasan.
Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Incidenti ka ndodhur një jave pasi që ushtria izraelite urdhëroi civilët të evakuonin Abasan al-Kabira dhe zona të tjera të Kan Jounis lindore, duke bërë që dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin.


Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperatura në orën 14;
Podgoricë 38 gradë, Herceg Novi 37, Budvë 36, Ulqin 35, Nikshiq 34, Plevle e Bjello Pole 33, Tivar, Cetinë, Berane, Andrijevicë, Plluzhinë, Rozhajë e Petnjicë 32, Kollashin 31, Guci 30 dhe në Zhablak 28 gradë.
Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë.
Në veri, në pjesën e dytë të ditës, priten vranësira të ndryshueshme dhe reshje të mundshme lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e jugut. Temperatura e ditës do të jetë prej 29 deri në 39 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се