Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 07. 2024. 00:00 >> 18:07

Ditari 08.07.2024

Përgatiti, Gj. Dukaj

Deputetët debatojnë raportin për punën e Këshillit të prokurorisë

Sot ka filluar seanca e nëntë e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte një diskutim i unifikuar për Raportin për punën e Këshillit Prokurorial. Prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq, njoftoi se tre prokurorë janë shkarkuar nga detyra në gjykatat malazeze. Ndaj tyre ka filluar procedimi disiplinor”, ​​tha ai.
Markoviq, tha se në Mal të Zi, aktualisht punojnë 103 prokurorë. “Presim edhe 12 të tjerë të cilët do të caktohen deri në fund të korrikut. Presim që deri në fund të vitit plotësimi në gjykata të jetë 85 për qind”, shtoi ai, duke kujtuar se gjithsej janë zgjidhur 20 mijë lëndë në vitin 2023.


Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, i bëri thirrje Prokurorisë speciale të shtetit që të ndihmojë prokuroren aktuale e cila po punon në rastin e vrasjes së Dushko Jovanoviqit.
Deputeti i PDS-së, Andrija Nikoliq, pretendon se nuk beson në punën e paanshme të Prokurorisë Supreme.
"Unë pretendoj se ai ka një qasje selektive ndaj drejtësisë. Gjithçka ka rrjedhur nga ajo se si të largohet Milivoje Katnić pa e vënë re Brukseli dhe si të caktohet një prokuror politikisht i përshtatshëm pa e vënë re opinioni", tha Nikolić.
Deputeti i Lëvizjes Evropa tani, Darko Dragoviq, konsideron se problemi me kuadrot është pengesa më e madhe. Deputeti i Demokracisë së re serbe, Sllaven Radunoviq tha se “nëse ka një vend që ka nevojë për vetting, ai është Mali i Zi”.


Delegacioni i Kuvendit dhe Qeverisë, do të jenë në Srebrenicë, më 11 korrik

Nënkryetarja e Kuvendit Zdenka Popoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar, njoftoi se delegacioni i Kuvendit i kryesor nga ajo, do të shkojë në Srebrenicë.
"Në këtë mënyrë do t'i nderojmë të gjitha viktimat. Në Kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit do të merremi vesh se cilët deputetë do të shkojnë në Potoçare", tha Popoviq.
Ndërkohë, delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi do të marr pjesë në shënimin e Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë me 11 korrik.
Siç njofton Portali i RTMZ, Qeverinë do ta përfaqësojnë ministret; Angjella Jakishiq Stojanoviq, Naida Nishiq dhe Maida Gorçeviq si dhe sekretari shtetëror, Bojan Bozhoviq.


Partia Boshnjake; Kuvendi të shënojë në mënyrën e duhur 11 korrikun

Klubi i deputetëve i Partisë Boshnjake i ka dërguar sot një letër kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, duke pyetur se si do ta përkujtoj Kuvendi i Malit të Zi 11 korrikun, Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
“Duke pasur parasysh se më 17 qershor 2021, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën, ndër të tjera, 11 korriku u shpall Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, si dhe Rezoluta e paradokohshme në OKB-së e cila ka shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe për të cilën Mali i Zi votoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kuvendi i Malit të Zi, ka detyrimin të shënojë 11 korrikun - Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në mënyrën e duhur”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i klubit të deputetëve, Amer Smailloviq.


Ekipi ndër-resor, do të koordinojë aktivitetet ditore të sigurisë

Me iniciativën e ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq është formuar ekipi ndër resor me karakter operativ i cili, siç është paralajmëruar, do të koordinojë aktivitete në baza ditore me qëllim të mbajtjes së situatës të qëndrueshme të sigurisë, me theks të veçantë në komunat e Tivarit, Budvës dhe Cetinës. Sharanoviq, i propozoi Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, formimin e këtij ekipi, detyra kryesore e të cilit do të jetë grumbullimi i informacioneve, kryesisht të natyrës operacionale.“Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të Drejtorisë së policisë, Agjencisë së sigurisë kombëtare dhe Drejtorisë së inteligjencës dhe sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në kumtesë.


Ministrat Shimun dhe Vukoviq, të ftuar nga OBSH për shërbime më cilësore në shëndetësi

Ministri i shëndetësisë, Vojisllav Shimun dhe ministri i Financave, Novica Vukoviq, me ftesë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të vizitojnë Zyrën e kësaj organizate, e cila është përgjegjëse për financimin e sistemeve shëndetësore, me seli në Barcelonë.
Siç njofton Ministria e shëndetësisë, vizita është planifikuar në dy ditët e ardhshme. “Do të shqyrtohen nevojat e sistemit shëndetësor malazez dhe mundësia që me fondet ekzistuese, të ofrohet kujdes shëndetësor më cilësor dhe sa më efikas,” thuhet në kumtesë.


S.Sekulloviq; BE, do të kërkojë profesionalizëm dhe depolitizimin e policisë

Analisti politik e ish-ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviq, vlerësoi se gjendja aktuale në Drejtorinë e policisë mund të shihet si situatë me gabime të vazhdueshme nga pushteti ekzekutiv, ndërsa miratimi i zgjidhjeve të duhura nuk kishin bazë ligjore, gjë që konstatoi edhe Gjykata Administrative.
Përndryshe me vendim të kësaj gjykate, është rikthyer ish-drejtori i drejtorisë së policisë Zoran Bërgjanin, pas së cilës ushtruesi i detyrës, Aleksandar Radoviq ka dhënë dorëheqje. “Bashkimi Evropian nga ne do të kërkojë rezultate, profesionalizëm dhe depolitizim. Na pret një proces i ndërlikuar”, theksoi Sekulloviq.


Rezultate të jashtëzakonshme në sektorin e teknologjisë dhe informacionit

Sektori malazez i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është një nga degët më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë të ekonomisë dhe sipas të gjithë treguesve shënon rritje të vazhdueshme dhe rezultate të jashtëzakonshme, tha kryetarja e Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nina Drakiq.
Siç u njoftua nga Oda ekonomike, Drakiq tha se sektori i TIK-ut arrin rezultate të mëdha nga viti në vit. Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe grupi Korteks i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, organizuan prezantim të Analizës së sektorit të kësaj teknologjie përmes pasqyrimeve financiare për vitin e kaluar.


Sindikata do të propozojë lehtësime dhe3 paga më të mëdha për punët më të rënda

Unioni i Sindikatave të Lira do të propozojë rritjen e koeficientit të punës më të rëndë, i cili është i rëndësishëm për llogaritjen e regresit, pagesës për ushqim, por edhe për shpërblime jubilare, mëditje dhe ndihma të njëhershme.
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e kësaj Sindikate, Ivana Mihajlloviq tha se pret që dialogu me partnerët social të fillojë në vjeshtë dhe të finalizohet deri në fund të vitit, kurse kompensimet që kanë qenë të njëjta që nga viti 2010, të rriten.
Unioni i Sindikatave të Lira, siç tha ajo, propozon rritjen e këtyre kompensimeve tash disa vite, edhe pse në atë kohë nuk ishte nënshkruese e marrëveshjes.


Vazhdoi protesta e ish - punëtorëve të “Koshutës”

Edhe sot u zhvillua një tjetër bllokadë e ish-punonjësve të Koshutës së Cetinës, të cilët në shenjë proteste ndërpriten komunikacionin në aksin rrugor, Cetinë- Podgoricë, për shkak se nuk janë plotësuar ende kërkesat e tyre për lidhjen e stazhit të punës dhe pagesave tjera. Përfaqësuesja e punëtorëve Dijana Vujoviq tha se ende nuk kanë përgjigje nga Qeveria apo institucionet kompetente, por ta nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërkohë që edhe sot kanë ftuar kryeministrit Millojko Spajiq për të biseduar me ta që të arrijnë ndonjë marrëveshje.


“Marshi i paqes” në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Më shumë se 4 mijë pjesëmarrës u nisën sot nga Nezuku, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Ata planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari. “Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit.


Samiti treditor i Aleancës së NATO-s, në Washington

NATO do të zhvillojë një samit treditor në Uashington më datat 9-11 korrik, ku do të jetë edhe samiti i parë që përfshin Suedinë si anëtaren më të re të aleancës.
Samiti shënon gjithashtu 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ku sot përfshihen 32 vendeve.
Takimi vjen në një moment të rrezikshëm në historinë e NATO-së, me aleancën përballë një luftë në Evropë mes disa krizave globale.
Samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tre tema kryesore si mbrojtja e aleatëve, mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur veten dhe forcimi i partneriteteve globale të NATO-s, veçanërisht në Indo-Paqësorin.
Samiti do të jetë gjithashtu i fundit i Stoltenberg, pasi ai ia dorëzon këtë funksion kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte.


Forcat ruse sulmojnë spitalin e fëmijëve në Kiev

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin dhe disa qytete tjera në qendër të Ukrainës si dhe në rajonin lindor të Donjeckut.
“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më masive” në kryeqytetin ukrainas për 28 muaj të luftës në shkallë të plotë.


Koalicioni majtist është duke prirë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë

Koalicioni i gjerë majtist, Fronti i Ri Kombëtar, është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë të mbajtura dje, para aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, sipas parashikimeve fillestare.
Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.
Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.
Në mungesë të shumicës parlamentare, Franca rrezikon të futet në një krizë politike.


Orban dhe Jinping, bisedojnë për mundësinë e marrëveshjes për paqe në Ukrainë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, më 8 korrik, disa ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, për një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, që zemëroi disa udhëheqës të Bashkimit Evropian.
Sipas medias shtetërore kineze, Orban dhe Xi u takuan në Pekin në një prej rezidencave presidenciale.
Kina, që ka raporte të ngushta me Rusinë, ka promovuar një plan të saj të paqes me gjashtë pika, ndërkaq Orban ka nisur një “mision për paqe”, pasi shteti i tij mori udhëheqjen e Presidencës së BE-së në fillim të këtij muaji.


Sonte në QKI “Malësia, ekspozitë personale e Q. Qetkoviq

Sonte në galerinë e Qendrës për kulturë, Malësia në Tuz në orën 20 e 30 do të hapet ekspozita e katërt personale e autorit autodidakt Qemal Qetkoviq.
Punimet e Qemalit janë pamje në pjesët më unikale të mozaikut të gjerë natyrorë, por të luajtura në momente të veçanta.


Nesër, mot kryesisht i kthjellët, pasdite i ndryshueshëm

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende-vende me vranësira të pakta. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore
Temperaturat në orën 13: Podgoricë 36, Hrceg Novi, Nikshiq e Plevle 33, Kollashin, Cetinë, Berane, Bjello Pole e Andrievicë 32, Tivar, Ulqin, Budvë, Plluzhinë, Rozhaj e Petnicë 31, Guci 20, dhe në Zhablak 26 g.
Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, pasdite në pjesët kontinentale vranësira graduale dhe reshje e bubullimë lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në mbrëmje e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 25, kurse më e larta e ditës deri në 38 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се