Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 01. 2022. 00:00 >> 18:51

Ditari 19.01.2022

Ditarin e përgatiti Violeta Gjokaj

URA dhe opozita inicojnë ndryshimin e Qeverisë

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partitë opozitare kanë iniciuar sot shkarkimin e Qeverisë së 42-të të Malit të Zi. Siç thuhet në iniciativë, ata e konsiderojnë "një nga postulatet bazë të demokracisë moderne për të verifikuar mbështetjen e Qeverisë në Parlament". Iniciativa është publikuar në faqen e Kuvendit të Malit të Zi. Lëvizja qytetare URA nuk do të simulojë procese, nuk do të shpërdorojë dhe nuk do të vrasë vullnetin e shumicës së qytetarëve që duan stabilitet, reforma dhe rrugën drejt BE-së. Kjo është fillimisht një provë nëse koncepti i Qeverisë pakicë, të cilën siç thonë ata, ua propozuan të gjithë deputetëve, ka shumicën në parlament.“Ajo që pritej është që pas votimit të interpelancës për tre ministrat, vetë kryeministri  të niste një procedurë që do të iniconte çështjen e besimit në qeveri, por duke qenë se kjo nuk ndodhi, ne besojmë se çështja duhet të zgjidhet “, thuhet në deklaratë. Nisma erdhi pasi koalicioni Bardh e Zi bëri thirrje për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik.

Paralajmrimë i puçit klasik kushtetues

Me rastin e situatës aktuale politike në Mal të Zi qytetarëve u është drejtuar kryetari i Parlamentit e lider i Malit të Zi demokratik Aleksa Beçiq, i cili ka vlerësuar se gjatë ditëve dhe disa javëve të kaluara, siç ka theksuar ai, në skenë është tentativë e puçit klasasik kushtetues, cenimin e aktit më të lartë juridik e shkeljes së vullmnetit të qytetarëve dhe e të gjitha postulatëve të demokracisë. Beçiq ka përkujtuar se qytetarët me 30 gusht të vitit të kaluar kanë votuar për ndryshime e jo për tradhëti. Gjatë fushatës zgjedhore, siç ka theksuar,”të gjitha subjektet politike të cilat më vonë kanë forumuar shumicën parlamentar kanë kumtuar qartë se me PDS nuk do të pranojmë asnjë formë të kombinimeve pas zgjedhore”. Ai ka theksuar se është dyftyrësi politike që ata të cilët kanë refuzuar rikonstruktimin e Qeverisë , duke insistuar në Qeverinë e ekspertëve tani shprehin gatishmëri që së bashku me PDS të formojnë Qeveri politike.

Abazoviq të japë dorëheqjen nga Qeveria të cilën po rrëzon

Në emër të ministrave akteualë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit Dritan Abzoviq që të japë dorëheqje, sepse mendojnë se kjo do të ishte etike.“Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, për të cilën ai vetë foli pafundësisht, ne besojmë se është etike të jepet dorëheqja nga Qeveria të cilën po e rrëzon”, ka shkruar Millatoviq në Twitter.

Marrëveshja të arrihet brenda shumicës parlamentare

Marrëveshja për modalitetet për tejkalimin e krizës së thellë duhet të arrihet në shumicën parlamentare që u arrit në zgjedhje, kumtoi Demos. Ata përkujtuan se në të njëjtën ditë, pas iniciativës së koalicionit E bardha mbi të zezën, për formimin e Qeverisë së pakicës, thanë se Qeveria e re duhet të arrihet me dialog dhe me një marrëveshje korrekte në shumicën parlamentare.

Demos theksoi se duhet të respektohen të gjithë përbërësit e shumicës parlamentare. “Demos i mbetet konseguentë qëndrimit që i përgjigjet vullnetit të qytetarëve dhe rregullave të demokracisë parlamentare – që në shumicën parlamentare, e cila u arrit në zgjedhje, të arrihet një marrëveshje për mënyrat e daljes nga kriza e thellë", është theksuar nga kjo parti.

 

Nuk i takon Shteteve të Bashkuara të përcaktojnë përbërjen e Qeverisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk duhet të përcaktojnë përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi dhe do të punojnë me secilën Qeveri që është formuar në mënyrë demokratike, tha i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar. Ai  tha për Vijesti se Shtetet e Bashkuara do të punonin me çdo Qeveri të formuar në mënyrë demokratike në Mal të Zi për  të mbështetur rrugën e saj euro-atlantike. "Kjo përfshin anëtarësimin në NATO, përpjekjet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe përkushtimin e demonstruar ndaj vlerave të përbashkëta si lufta kundër korrupsionit", tha Eskobar. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje  me propozimin për të formuar një Qeveri të pakicës, ai tha se nuk i takon Shteteve të Bashkuara të përcaktojnë përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi."Shtetet e Bashkuara janë një partner afatgjatë i popullit të Malit të Zi dhe ne i dëshirojmë Malit të Zi atë që dëshiron shumica dërrmuese e qytetarëve të tij - një të ardhme të sigurt,  të cilën ky vend e meriton në mesin e vendeve të lira evropiane”, tha Eskobar.

Zgjedhjet janë një zgjidhje më e keqe se Qeveria e pakicës

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhje më e keqe se Qeveria e pakicës, tha drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq, dhe tha se nëse dëshirojnë do të ketë vende për disa ministra aktualë në Qeverinë e re. “Ne besojmë se është më keq që qytetarët të shkojnë në zgjedhje të parakohshme në këtë moment, por sa i përket Lëvizjes Qytetare URA, ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Mikiq për programin e mëngjesit të Televizionit të  Malit të Zi.Sipas tij, të paktën një gjysmë viti do të humbasë, e ndoshta edhe më shumë në fushatë, tensione, e më pas do të pasojnë muaj në formimin e Qeverisë së re. Ai tha se nëse nuk pranohet modeli i tyre i qeverisjes së pakicës, atëherë është plotësisht legjitime të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të gjendet një opsion pa URA të Lëvizjes Qytetyre dhe të kalohet partia në opozitë.

 

Delegacioni i BE-së do të ndjekë punën e Këshillit Prokurorial

Bashkimi Evropian (BE) pret që të gjithë anëtarët e Këshillit Prokurorial të veprojnë me konseguencë, në mënyrë që të ruhet pavarësia e Prokurorisë së shtetit, e cila përfshin respektimin e parimeve të neutralitetit politik dhe profesionalizmit,ka theksuar shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Kristina Oana Papa.

Në një letër që ajo i dërgoi ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit, Drazhen Buriq, ajo deklaroi se Delegacioni i BE-së në Mal të Zi do të vazhdojë të monitorojë punën e Këshillit prokurorial në kuadër të negociatave për anëtarësim.Popa përkujtoi se në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Malin e Zi theksonte se ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit, i cili hyri në fuqi në qershor të vitit të kaluar, nuk u përgjigj plotësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias lidhur me rreziqet e politizimit të Këshillit prokurorial.

Mundësi që Mali i Zi të afirmojë rrugën evropiane

 Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) është një mundësi e shkëlqyer për Malin e Zi që të afirmojë rrugën evropiane dhe të përmirësojë rezultatet në procesin e  integrimit evropian, thanë kryenegociatorja Zorka Kordiq dhe ambasadori francez Kristian Timonie.Kjo, siç u tha gjatë takimit, ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsi-onit, por edhe përmes politikave të tjera të rëndësishme sektoriale, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, agjendën e gjelbër dhe rininë. Timonie prezantoi prioritetet e presidencës franceze të BE-së, duke theksuar se administrata e këtij vendi është e përkushtuar për të rea-lizuar vendosmërinë e presidentit Emanuel Makron për ta bërë sa më të qartë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kordiq falënderoi ambasadorin për mbështetjen dhe praninë e fuqishme të Francës në Mal të Zi, duke konfirmuar se Zyra për Integrime Evropiane është e hapur për të gjitha format e bashkëpunimit dhe organizimit të ngjarjeve të përbashkëta gjatë presidencës.

 

Tetë viktima dhe 1.495 të infektuar

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 8 person kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 1. 495 kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 mijë e 27  të prekur nga Covid-19. Numri i ërgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2493, kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 11 mijë 689 përsona.

Aktualisht në Qendrën Klinike 40 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Lejohen këndet e lojërave, lokalet deri në mesnatë

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të mundësojë funksionimin e këndëve të lojërave për fëmijë në dy javët e ardhshme, nga data 20 janar deri më 3 shkurt, me certifikatë kovid dhe sigurimin e të paktën 10 m2 hapësirë për person dhe funksionimin e të gjitha lokaleve hotelierike deri në mesnatë, me kusht që të mos lejojnë muzikë me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe muzikantëve apo DJ-ve. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq. Galiq theksoi se në lokale lejohet vetëm muzika nga altoparlantët. Ai ka thënë se shkak për këto masa ka qenë zvogëlimi i numrit të pacientëve në javën e fundit, për 40 për qind. Megjithatë, duke pasur parasysh se numri i të infektuarëve të ri në baza ditore është ende i lartë, pavarësisht nga tendenca e përgjithshme e rënies, të gjitha masat e tjera mbeten në fuqi.

 

Paralajmërohen vizita të Lajçakut dhe Escobarit në Prishtinë e Beograd

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar dhe fillim të muajt shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja të dialogut.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel.

Të njëjtat nuk e kanë mohuar se në disa prej takimeve që Lajçak do të ketë në Prishtinë dhe Beograd, mund të jetë i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar.

Sipas burimeve në Bruksel, “akoma janë duke u përgatitur detajet e takimeve”.

Pritjet janë që Lajçak dhe Escobar të jenë në Prishtinë me 1 dhe 2 shkurt ndërsa më parë do të vizitojnë Beogradin.

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se presin që në dialog të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Ka pritje që një zgjidhje eventuale të gjendet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që zhvillohen në fillim të muajit prill.

Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar që të lejohen votimet për referendumin e Serbisë, të mbajtur të dielën, më 16 janar.

Blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe pas përfundimit të këtij referendumi.

Kryeministri serbe, Ana Bërnabiq pritet të vizitojë Brukselin javën e ardhshme, e cila ka paralajmëruar se do të kërkojë nga BE-ja që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet votimi në zgjedhjet e Serbisë.

 

Franca mban peng Kosovën për liberalizimin e vizave

Franca, e cila është duke e udhëhequr presidencën e BE-së, vazhdon të jetë ndër vendet skeptike duke mbajtur peng heqjen e regjimit te vizave për Kosovën.

Top News, duke cituar burime diplomatike nga Ministria e Jashtme franceze, thotë se edhe pozicioni i BE-së është se Kosova nuk i ka plotësuar efektive të gjitha 95 kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

Ndërkohë, Zyra e Komisionit Evropian thotë nga ana e tjetër se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjashtëmujori i presidencës franceze nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së pasi nga Parisi zyrtar vazhdojnë të deklarojnë se Kosova ende nuk i ka plotësuar në mënyrë të prerë kushtet e caktuara nga Brukseli.

Megjithatë, Franca do të organizojë një samit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj dhe Kosova do të jetë e përfshirë ngushtë në përgatitjen e këtij samiti.

Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet gjeografike të presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe do të jetë temë e një konferencë në qershor.

 

OBSH: Pandemia nuk është as afër fundit

Pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që varianti Omicron i koronavirusit ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta.

“Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo pretendimet se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, u ka thënë ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë.

“Mos u gaboni: Omicron është duke shkaktuar shtrirje në spital dhe vdekje, andaj edhe rastet më të lehta janë duke ngarkuar sistemin shëndetësor”, ka shtuar ai.

Varaitni Omicron i koronavirusit tani është dominant në shumë vende të botës, duke nisur nga Brazili e deri në Francë.

Të dhënat sugjerojnë se vaksinat ekzistuese për koronavirus janë më pak efektive në parandalim të infektimit me Omicron, në krahasim me variantet tjera, mirëpo dozat e vaksinave ofrojnë mbrojtje ndaj sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Ekziston shpresë se kombinimi i njerëzve të vaksinuar dhe pjesën tjetër që ka antitrupa nga infektimi me koronavirus, mund të rezultojë me një shkallë të atij që njihet si imunitet i tufës.

Kjo gjë ka rritur diskutimet nëse koronavirusi do të kthehet në endemi.

Michael Ryan, drejtor për Emergjenca në OBSH, ka thënë në një panel të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror se “ky virus mund të mos përfundojë kurrë”, sepse një virus i tillë “mund të bëhet pjesë e ekosistemit”.

 

SHBA rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën pas shqetësimeve për pushtim nga Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për të zgjedhur “rrugë diplomatike dhe paqësore”, teksa diplomati i lartë amerikan viziton Ukrainën, në kohën e shqetësimeve se Rusia mund të pushtojë këtë republikë ish-sovjetike.

“Unë besoj shumë fuqishëm se mund të mbajmë këtë çështje në nivel diplomatik dhe paqësor, mirëpo kjo gjë do të jetë në dorën e presidentit Putin”, ka thënë Blinken pas takimit me stafin e Ambasadës amerikane në Kiev më 19 janar.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan, ka thënë se administrata e presidentit Joe Biden ka miratuar muajin e kaluar 200 milionë dollarë shtesë si ndihmë për sigurinë në Kiev, duke thënë se Uashington mbetet “i përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e paketës së ndihmës.

Blinken është takuar në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për rritje të ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës në këtë “kohë të vështirë”.

Si përgjigje ndaj informatës për ndihma, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos furnizojë Ukrainën me armë, derisa situatën rreth sigurisë në Evropë e ka konsideruar “kritike”, ka thënë agjencia e lajmeve Interfax.

Më 20 janar, Blinken niset drejt Berlinit, për të biseduar me zyrtarë të Perëndimit rreth unitetit në këtë çështje.

Më 21 janar, diplomati i lartë amerikan do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Gjenevë.

 

Shpërthimi në Tonga 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur fuqinë e shpërthimit në Tonga, të shtunën e kaluar.

Sipas tyre, ai është 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard, tha për radion NPR se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megaton – 10 milionë tonelata, ekuivalent i TNT”.

Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.

“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm që nga shpërthimi i vullkanit indonezian Krakatau në 1883 dhe që shënoi mijëra viktima”.

Tri ditë pas shpërthimit, Tonga mbetet ende e shkëputur nga bota. Kabllot e komunikimit nënujor janë prerë dhe aeroporti është mbuluar me hi, duke penguar mbërritjen e fluturimeve të ndihmës në kryeqytetin Nuku’alofa.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët eri mesatare nga drejtime të ndryshme. Tempearaturat e shënuara në orën 13: Ulqin 13 ,Tivar e H. Novi 11, Podgoricë 9, Nikshiq 8, Cetin 6, Shavnik 5, Zhablak, Plluzhinë e Rozhajë 3, Beranë , B. Pole, Andrievicë e Guci 2, Kollashin 1 dhe në Plevle 0 gradë.

   Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pasditës, në jug dhe bregdet me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri dhe viset e larta  me skllotë dhe borë . Do të fryjë erë mesatare, në bregdetë deri e fotë nga drejtimet e jugut. Tmperatura e mëngjesit  prej -12 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 11 gradë celsius.   

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се