Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 10. 2021. 00:00 >> 17:23

Ditari 11.10.2021

11.10.2021

Këshilli social përkrah programin “Evropa tani”

Këshilli social në mbledhjen e sotme i ka dhënë besimin programit të quajtur “Evropa tani” . Ministri i financave ,Millojko Spajiq , ka theksuar se ky është hap i madh përpara kështu që të punësuarit , që në fillim të vitit të ardhshëm do të ndiejnë rritjen e rrogave , kurse punëdhënësit ngarkesa më të vogla për punë.

Të përkujtojmë se Spajiq kah fundi i muajit të kaluar ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do të heqen kontributet për sigurimin shëndetësor kështu që rroga minimale do të rritet në 450 , kurse ajo mesatare në 700 euro.

 

Çmimet e derivateve  prej sonte në mesnatë shtrenjtohen 3 deri në 6 cent

Të gjitha llojet e derivateve  prej sonte në mesnatë në Mal të Zi do të jenë më të shtrenjta 3 deri në 6 cent për litër, është kumtuar nga Ministria e investimeve kapitale .

Çmimet e eurodizel dhe të vajgurit prej në mesnatë do të shtrenjtohen 6 centë dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojnë 1.30 euro respektivisht 1.27 euro. Çmimet e benzinës eurosuper 95 dhe 98 prej në mesnatë do të rriten 4, respektivisht 3 centë për litër, kështu që gjatë 14 ditëve të ardhshme një litër eurosuper 95 do të kushtojë 1.43 euro , gjegjësisht 1.46 euro një litër eurosuper 98. Ndryshimi i fundit i çmimit të derivateve është bërë me 28 shtator kur u shtrenjtuan eurodizel dhe vajgurit.

 

Rritja e çmimit të karburanteve do të shkaktojë inflacion dhe shtrenjtime

Zëdhënësi i PSD, Mirko Staniq, ka vlerësuar se deri në fund të këtij viti çmimet e derivateve të naftës mund të arrijnë nivelin rekord që prej futjes së euros në Mal të Zi, gjë që do të shkaktojë rritjen e çmimeve dhe sulm në standardin e qytetarëve. Ai në konferencën për gazetarët me rastin e shtrenjtimit të 13 të çmimeve të derivateve në Mal të Zi prej fillimit të këtij viti, ka theksuar pritshmëri janë se çmimet deri në fund të vitit mund të arrijnë nivelin rekord  ç'prej futjes së euros në Mal të Zi para 20 vitesh. Kjo parti , ka theksuar Staniq , e ka përsëritur iniciativën për uljen e akcizave në derivate, mirëpo ajo tash 7 muaj qëndron në sirtarët e parlamentit dhe nuk është futur në rend të ditës. “Nëse urgjentisht nuk ulen akcizat , do të ndodh rritja e shpejt e çmimeve e të gjitha shërbimeve , andaj edhe rroga minimale do të shënojë një rënie prej 10%.

 

Abazoviq  të aprovojë qëndrimin e deputetëve të shumicës

Situata aktuale në skenën politike të Malit të Zi është e pa qëndrueshme , kanë vlerësuar liderët e Partisë demokratike popullore Millan Knezheviq dhe i Partisë punëtore Maksim Vuçiniq Ata i kanë bërë ftesë nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq që siç kanë shtuar ata , të tregojë përgjegjshmëri dhe të pranojë qëndrimin e 38 deputetëve të shumicës parlamentare. Knezheviq dhe Vuçiniq e kanë shqyrtuar sot krizën aktuale shoqërore dhe politike , si dhe rrjedhën e deritashme të bisedimeve brenda shumicës parlamentare me kryeministrin Krivokapiq për tejkalimin e krizës. Liderët e dy partive janë të pajtimit se asnjë kushtëzim personal dhe përpjekje të ngjashme nga viti i kaluar nuk do të jenë të pranueshme , sepse është e domosdoshme që kjo Qeveri të përforcohet me liderët e partive politike të cilat e duan një gjë të tillë.

 

Hyrja e FD në Qeveri do të shënonte fundin e rrugës evropiane të Malit të Zi

Hyrja e përfaqësuesve të Frontit demokratik në Qeveri do të shënonte fundin definitiv të rrugës evropiane të Malit të Zi, ka vlerësuar shefi i Klubit të deputetëve të PDS, Daniell Zhivkoviq , duke shtuar se nuk beson në rikonstruktimin e Qeverisë . Ai ka për gazetën “Pobjeda” ka deklaruar se beson se të gjithë partnerët perëndimor e kanë parë se në Mal të Zi është duke u realizuar projekti i shpërbërjes së shoqërisë shumë etnike përmes promovimit të ideologjive të mposhtura. Ai ka shtuar se nuk ka dilemë se përfaqësuesit e popujve pakicë , nëse do të ftohen të marrin pjesë në Qeveri, “si edhe gjithherë deri tani do të vendosen në mbrojtjen e interesave nacionale të shtetit”. Zhvikoviq ka vlerësuar se historia për rikonstruktimin e Qeverisë është vetëm poligon për pozicionim më të mirë dhe përpjekje për të marrë pjesën më të madhe të pushtetit. “Besoj se kthimi i mandatit dhe zgjedhjet e reja , është e vetmja rrugë e drejtë për të dalë nga kriza dhe me qëllim të krijimit të një shumice stabile politike”, ka theksuar Zhivikoviq.

 

Jellushiq: Qeveria duhet të propozojë më shumë ligje

Rikonstruktimi i Qeverisë është i mundshëm vetëm mbi modelin e ekspertëve jo partiak dhe ky është qëndrim principiel i Lëvizjes qytetare URA, ka deklaruar deputetja e kësaj partie Bozhena Jellushiq.

Ajo për Portalin e RTMZ ka theksuar se kjo është e vetmja zgjidhje e arsyeshme , duke pasur parasysh se formimi i Qeverisë mbi modelin e ekspertëve ka marrë përkrahjen e shumicës të opinionit malazeze pas zgjedhjeve të vitit  të kaluar , por edhe të opinionit ndërkombëtarë. Ajo konsideron se para sjelljes së disa vendimeve është e qartë se duhet të hartohet evoluimi i punës së Ministrive dhe i Qeverisë. Ajo ka shtuar se në veçanti duhet shqyrtuar fakti se sa ka qenë Qeveria transparente , respektivisht e hapur për qytetarët dhe në përgjithësi për opinionin. “Në fund , kryeministri dhe vetë ministrat duhet të shqyrtojnë se çka është punuar deri tani për të fituar një konkluzion definitiv”, ka vlerësuar Jellushiq.

 

Zgjedhjet janë opsioni më real për dalje nga kriza

Qeveria e pakicës ose Qeveria teknike e cila do të përgatis zgjedhjet e ardhshme do të jetë zgjidhja më e mirë për krizën aktuale politike , por edhe zgjedhjet e jashtë- zakonshme janë opsion për daljen nga situata aktuale , konsideron kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka. Duke folur për ftesën e kryeministrit për bisedime , Gjeka ka theksuar se kjo ka ndodhur përmes mesazheve , duke e vlerësuar atë si jo serioze. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ  ka kumtuar se qëndrimi i tyre është i qartë dhe për ta do të ishte e drejtë Qeveria teknike ose Qeveria e pakicës e cila do të përgatis zgjedhjet e ardhshme , “sepse kështu nuk funksionon asgjë dhe është vetëm vazhdim i agonisë”. Ai ka përkujtuar se menjëherë pas zgjedhjeve me 30 gusht të vitit të kaluar kjo parti ka pasur qëndrim të qartë duke pohuar se nuk është mirë të formohet  qeveria e tillë siç e kemi sot.

 

Të vendosur në avancimin më efikas të transformimit digjital

Ministria e administratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave është e përkushtuar në avancimi më efikas të programit të transformimit digjital ,  si dhe në ofrimin më të mirë të komunikimit , bashkëpunimit tej kufitarë dhe në shkëmbimin e të dhënave me rajonin, BE , sipërmarrjet dhe sektorin civil me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve. Këtë , me rastin e hapjes së Samitit të katërt digjital të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë  e ka kumtuar ministrja e Administratës publike dhe shoqërisë digjitale ,Tamara Srzentiq. Ajo ka theksuar se në këtë dikaster kanë paraparë një hartë ambicioze të rrugës e cila ka për qëllim përmirësimin e mënyrës së bashkëpunimit të personave me Qeverinë . Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunimin rajonal , Majlinda Bregu , ka theksuar se ky vit do të mbahet mend si vit i transformimeve në Ballkanin Perëndimor , duke shtuar se është realizuar me sukses romingu falas për shtetet e këtij rajoni. Drejtori rajonal i Organizatës botërore të shëndetësisë për Evropën , Hans Kluge, ka theksuar se principet e bazuara në hulumtimin e të dhënave janë kryesore për gatishmërinë në të ardhmen për pandeminë, reagimin adekuat dhe zbatimin efikas të mbrojtjes shëndetësore. Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor 2021 , mbahet si pjesë e procesit të Berlinit dhe si iniciativë e Këshillit rajonal për bashkëpunim , kurse rëndësia e samitit është vërtetuar edhe përmes planit 4 vjeçar aksionar , 2021-2024 për tregun e përbashkët rajonal. Mikpritës dhe organizuese e  Samitit të sivjetëm është Ministria e administratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave.

 

Punohet me intensitet në plotësimin e obligimeve nga kapitulli 33

Institucionet e Malit të Zi punojnë me intensitet në miratimin e standardeve evropiane dhe në forcimin e kapaciteteve administrative për futjen dhe zbatimin e rregullave procedurale të BE për planifikim , kontroll dhe raportimin mbi mjetet e veta , është vlerësuar në mbledhjen e mbajtur sot konsultative të grupit punues për kapitullin 33 – dispozitat financiare dhe buxhetore. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, shefja e grupit punues për këtë kapitull , Tanja Musteroviq , ka theksuar se deri në fund të vitit është paraparë realizimi i aktiviteteve të definuar me planin aksionarë të miratuar në prill të vitit 2019  duke shfrytëzuar kapacitetet ekzistuese të Institucioneve bartëse të aktivitetit. Anëtarët e grupit punues kanë bërë shkëmbimin e mendimeve lidhur me hartën e rrugës drejt plotësimit të masave përfundimtare dhe drejtë marrëveshjes për dinamikën e ardhshme të punës . Të theksojmë se grupi punues është themeluar me vendimin e Qeverisë me 16 shtator dhe numëron 18 anëtarë.

 

Edhe 6 viktima dhe 235 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona , kurse 235 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi.

Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 1561 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1992 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 343 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5326, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 135 mijë e 533 persona.

 

Albin Kurti në takim me shefin e UNMIK-ut, ja çfarë u diskutua

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, që është edhe Shefi i UNMIK, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Aty është përmendur se UNMIK mbështet forcimin e rendit e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Përfaqësuesi Special ka ripërsëritur se UNMIK vazhdon të ta mbështesë forcimin e rendit e ligjit, institucioneve demokratike dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit me mekanizmat e vendosjes në dialog”, thuhet në njoftim.

 

BE kritikoi Greqinë e Kroacinë

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për njoftimet për dëbime ilegale, ndonjëherë të dhunshme, të emigrantëve në kufijtë e BE - së, më në veçanti në Greqi dhe Kroaci, dhe apeloi të bëhet një hetim.

Ajo po kështu shprehu frikësime për një shpërdorim me fondet evropiane të cilat u janë dhënë shteteve-anëtare për mbrojtjen e kufijve të tyre. Fjalimi i saj vjen pasi mediat gjermane shpallën se disponojnë video të 11 kthimeve nga kufiri, të kryer nga policia kroate ndaj Bosnjës, si dhe një incizim sesi roja bregdetare greke i detyron emigrantët të kthehen në Detin Egje.

“Në mënyrë kategorike i mohojmë këto pohime. Kufijtë grek janë kufij të Bashkimit Evropian dhe ne veprojmë në kuadrin e ligjeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e tyre” tha ministri grek mbi migracionin Notis Mitarakis në përgjigje të akuzave. Ministri Kroat i punëve të brendshme Davor Bozhinoviç deklaroi se policia do të kryejë një hetim.

 

Gjermani, rifillojnë bisedimet intensive për krijimin e qeverisë

Bisedimet eksploruese ndërmjet tre partive që shpresojnë të formojnë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë rifilluan sot në Berlin, dy javë pasi social- demokratët mundën ngushtë konservatorët e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet federale të vendit.

Përfaqësuesit e social-demokratëve (SPD), të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, miqësorë ndaj biznesit, do të vazhdojnë të diskutojnë fushat e marrëveshjes dhe konfliktit të mundshëm.

Qëllimi është formimi i një koalicioni të ashtuquajtur “semafor”, i emëruar për ngjyrat e përdorura në Gjermani për të përfaqësuar të tre partitë, me kancelar Olaf Scholz të SPD-së.

FDP ka përsëritur qëndrimet e saj themelore përpara bisedimeve. Shefi i grupit parlamentar të FDP, Marco Buschmann, i tha ”Der Spiegel” se “linjat e kuqe” të partisë përfshijnë rritjen e taksave dhe zbutjen e rregullave të balancuara të buxhetit të Gjermanisë.

Sidoqoftë, ai tha se ishte optimist për shanset për t’u bashkuar me një koalicion qeveritar me SPD dhe të gjelbrit, sepse ndërsa ka “zona të fërkimit”, të tre partitë janë të etura për të qeverisur.

Takimet në nivele të ndryshme partie janë caktuar për pjesën më të madhe të javës .

 

Protesta masive në Poloni pas shqetësimeve për dalje nga BE-ja

Polakët që mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, kanë protestuar të dielën në gjithë shtetin, pas shqetësimeve se mund të largohen nga blloku evropian.

Më 7 tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka marrë vendim që, disa artikuj të ligjit të BE-së, nuk janë në përputhje me kushtetutën polake.

Organizatorët kanë mbajtur protesta në më shumë se 100 qytete e qyteza, dhe rreth 100,000 persona janë mbledhur vetëm në kryeqytetin polak, Varshavë.

Vendimi i gjykatës ka refuzuar parimin kryesor se ligji i BE-së ka përparësi ndaj legjislacionit kombëtar.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, e ka mbrojtur vendimin.

“Ne kemi të drejtat e njëjta sikurse shtetet tjera. Ne duam që këto të drejta të respektohen”, ka thënë ai në një postim në rrjetin social, Facebook, pas marrjes së vendimit.

Ai po ashtu ka insistuar se “vendi i Polonisë është dhe do të mbetet në familjen e kombeve evropiane” dhe partia e tij ka thënë se nuk ka plane për largim të shtetit nga ky bllok.

Politikanë opozitarë, aktivistë dhe artistë kanë dalë nëpër protesta.

Liderët në gjithë BE-në kanë kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë.

 

Iraku raporton për kapjen e një figure të lartë të IS-it

Një zëvendës i kreut të vrarë të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS) është zënë në Irak, ka thënë kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, përmes një postimi në Twitter më 11 tetor.

Ai ka thënë se Sami Jasim, anëtar i lartë i IS-it dhe zëvëndës i ish-liderit Abu Bakr al-Baghdadi, është zënë nga shërbimi irakian i inteligjencës.

Ai nuk ka ofruar hollësi tjera për të.

Baghdadi është vrarë gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë më 2019.

Jasim është në mesin e figurave të IS-it për të cilin Shtetet e Bashkura kanë ofruar shpërblim nëse ndalohet.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

    Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

      Temperaturat: H. Novi 20, Podgoricë, Tivar e Ulqin 19, Budvë 17, Nikshiq 15, Kollashin e Plavë 14, Cetinë, B. Pole , Beranë e Rozhajë 14, Guci 12, Shavnik 11, Plluzhinë 10, Plevle 8, dhe në Zhablak 7 g.

       Për nesër në jug dhe bregdet parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe gjatë pasdite me reshje të dobëta të shiut në viset e ulëta dhe të skllotës dhe borës në viset e larta malore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 20 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се