Žabljak
Vedro
0.9 °C
Pljevlja
Vedro
9.2 °C
Herceg Novi
Vedro
12.5 °C
Nikšić
Vedro
12.9 °C
Cetinje
Vedro
19.4 °C
Bar
Vedro
15.0 °C
Podgorica
Vedro
17.7 °C
Ulcinj
Vedro
15.9 °C
Kolašin
Vedro
8.9 °C

Lajmet

20. 02. 2019.   >>  16:32 0

Lajmet 20.02.2019

20.02.2019

Nesër, seanca e jashtëzakonshme e parlamentit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të diskutohet për propozim konkluzionet me rastin e aferës "Koverta" do të mbahet nesër. Mbledhjen e parë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti e ka caktuar kryetari i parlamentit, Ivan Brajoviq, në bazë të iniciativës të Partisë Socialdemokratike dhe të cilën e kanë nënshkruar 28 deputetë opozitarë.

Për miratimin e rendit të ditës është dashtë të ketë përkrahjen e 41 deputeti.

PDS, ka paralajmëruar se do ta përkrah propozimin sepse, siç kanë theksuar, nuk i shmangën asnjë debati, edhe për kundër faktit se tema e propozuar është tendencioze dhe për përfitime ditore politike.

Fronti Demokratik, ka paralajmëruar se do të marr pjesë në seancën e nesërme , kurse Demokratët dhe URA, gjithnjë vazhdojnë të bojkotojnë punën e Parlamentit, bojkot ky që zgjat që nga viti 2016.

Kreministri kërkon ndalimin e ndërtimit të kopshtit në Tivar

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka kërkuar nga Drejtoria e punëve publike që të anulojë marrëveshjen për ndërtimin e kopshtit në oborrin e gjimnazit në Tivar dhe lokalitetin ekzistues ta rregullojë me mbjelljen e 90 pishave të reja. Duke iu drejtuar qytetarëve të Tivarit , Markoviq, ka përkujtuar se duke identifikuar problemet e kapaciteteve të pa mjaftueshme në institucionet parashkollore në Mal të Zi , qeveria e mëparshme me Bankën Evropiane për zhvillim, në dhjetor të vitit 2013, ka nënshkruar kontratën për aranzhmanin kreditor me vlerë ë10 milion euro, për ndërtimin e 7 kopshteve . Ai, me këtë rast ka theksuar se ka kërkuar nga Drejtoria e punëve publike që të anulojë kontratën për ndërtimin e kopshtit. Ministria e arsimit në bashkëpunim me kredituesin do ti riorientojë 2 milion e gjysmë euro për ndërtimin e një objekti të tillë në një qytet tjetër ku ekziston dokumentacioni i gatshëm dhe atje ku ekziston pëlqimi për interes të përbashkët, ka theksuar Markoviq.

Partia "Zgjedhim Tivarin", ka përshëndetur vendimin e Markoviq

Partia "Zgjedhim Tivarin" ka përshëndetur vendimin e kryeministrit, Dushko Markoviq, që të ndërpriten punimet në ndërtimin e kopshtit në këtë qytet , kurse lokaliteti, aq sa të jetë e mundur, të kthehet në gjendjen paraprake. Këshilltarët e kësaj partie do të përpiqen për organizimin e bisedimeve me përfaqësuesit e iniciativës qytetare për një lokalitet më të mirë për ndërtimin e kopshtit të ri në Tivar. Nga kjo parti kanë theksuar se është evidente se bisedimet me qytetarët dhe dëgjimi i kërkesave të tyre është rruga më e mirë në politikë . Siç kanë theksuar, duke i dëgjuar dëshirat e qytetarëve, kjo parti në mbledhjen e Kuvendit komunal të Tivarit, ka votuar pro iniciativës qytetare kundër ndërtimit të kopshtit në lokalitetin e paraparë me planin detaj urbanistik nga viti 2009.

Shteti është përgjegjës për sigurinë e mjekëve.

Organet shtetërore kanë përgjegjësi të veçantë të mbrojnë sigurinë e punëtorëve shëndetësorë, ka vlerësuar nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin. "Absolutisht është e pa pranueshme çdo formë e dhunës kundër punëtorëve shëndetësor dhe për këtë arsye të gjitha organet e shtetit mbajnë përgjegjësi të veçantë që pjesëtarëve të profesionit të mjekut tu garantojnë sigurinë e plotë ", ka theksuar Pazhin, në takimin me përfaqësuesit e sindikatës të doktorëve të mjekësisë të Malit të Zi. Pazhin, ka theksuar se rastet e dhunës ndaj të cilave tërheq vërejtjen sindikata e doktorëve të medicinës imponon detyrimin e shoqërisë që me vendosmëri të mbrojë dinjitetin dhe sigurinë e mjekëve dhe të personelit medicinal. Ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë Nikolla Janjusheviq, i cili ka marr pjesë në këtë takim, ka shprehur gatishmërie e plotë të policisë që në komunikim me institucionet shëndetësore dhe me sindikatën e doktorëve të medicinës, të vendoset mekanizmi i asistencës edhe më të madhe të nëpunësve policor në të gjitha rastet e rrezikimit të sigurisë së punëtorëve shëndetësor.

Gjyqi Suprem, refuzon kërkesën e avokatëve të mbrojtjes

Prokurori supreme e shtetit e ka refuzuar si të pa bazë kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e kyeprokurorit të shtetit, Ivica Stankoviq, dhe të prokurorit kryesor special të shtetit, Milivoje Katniq. Të përkujtojmë se avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar dje përjashtimin e Katniq dhe të Stankoviq për shkak të, siç kanë vlerësuar ata , njëanshmërisë së tyre. Kryeprokurorja e shtetit pas shqyrtimit të kërkesës, leximit të shkresave dhe të lëndëve dhe pas shikimit të emisionit Fjalëkryqi, Prva TV, e ka refuzuar si të pa bazë kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e kryeprokurorit, Ivica Stankoviq dhe të prokurorit kryesor special të shtetit, Milivoje Katniq, njofton TV i Malit të Zi. Mbrojtja ka kërkuar që Katniq të përjashtohet nga procesi për shkak të pjesëmarrjes në emisionin që "të akuzuarit për përpjekje terrorizmi duhet të shpallen fajtor në bazë të dëshmive". Mbrojtja konsideron se Katniq, në këtë mënyrë, e ka shkelur ligjin dhe konventat dhe ka ndikuar në vendimin e gjyqit.

Mali i Zi përkrah migrimet e sigurta dhe të rregulluara

Mali i Zi, si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe si shtet në procesin negociues për anëtarësim në BE, në vazhdimësi bënë përpjekje që ti forcojë suazat institucionale dhe të përkrah migrimet e sigurta dhe të rregulluara, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq. Ai, në konferencën e procesit të Budapestit në Stamboll, ka theksuar se migrimet si njëra ndër sfidat më të mëdha të sigurisë globale kërkojnë përgjigje unike, të bazuar në besimin dhe bashkëpunimin më të madh. Duke folur për bashkëpunimin me shërbimet partnere në rajon dhe në Evropë, Nuhoxhiq, ka theksuar se Mali i Zi realizon bashkëpunim intensiv rajonal dhe ndërkombëtarë policorë si dhe bashkëpunimin me agjencitë e BE përmes shkëmbimit të nevojave dhe praktikave më të mira.

Drejtoria e policisë vepron drejtë përmirësimit të barazisë gjinore.

Drejtoria e policisë ndërmerr aktivitete të shumta me qëllim të përmirësimit të barazisë gjinore dhe në Mal të Zi është shënuar progres i madh në këtë fushë, si në kuptimin ligjor ashtu edhe në atë kulturologjik, ka vlerësuar drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, në konferencën botërore të grave në sektorin e sigurisë e cila po mbahet në Budvë.

Ai, ka theksuar se barazia gjinore në sektorin e sigurisë është njëra ndër vlerat esenciale të BE dhe të NATO-s , andaj policia e Malit të Zi ndërmerr aktivitete të shumta me qëllim të përmirësimit të barazisë gjinore.

Drejtori i drejtorisë së policisë ka theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtarë është njeri ndër prioritetet dhe se në misionin paqësor në Qipro, çdo herë dërgohet nga një nëpunëse policore dhe është paraparë që në periudhën e ardhshme kjo shifër të rritet.

 

Mediat të raportojnë profesionalisht për aferat

Shoqata e gazetarëve profesionist të Malit të Zi, u ka bërë ftesë kolegëve që në mënyrë profesionale të raportojnë për aferat dhe të mos harrojnë se duhet ti shërbejnë interesit të opinionit. Sekretarja e përgjithshme e kësaj Shoqate, Milla Rdulloviq, ka vlerësuar se si edhe në aferat e mëparshme, gazetaria ka dështuar në aferën "Koverta" dhe Atllas, duke harruar se cila është detyra e tyre. Ajo, ka shtuar se politikanët dhe pronarët e medieve nuk guxojnë të pengojnë punën profesionale të gazetarëve ose si gjyqtar suprem të vërtetojnë se kush është gazetarë i mirë e kush jo .

"Roli i mediave nuk është vetëm të publikojnë letrat e kriminelëve ose tajkunëve të dyshimtë që tua lajë biografinë dhe të ndikojnë në organet gjyqësore dhe policore . Mirëpo, nëse në mesin e tyre gjenden edhe individ të cilët kanë fituar miliona në bashkëpunim me pushtetin dhe tani publikisht flasin për këtë, opinioni ka të drejtë që këtë ta dëgjojë, ka theksuar Radulloviq

 

H.Thaçi; njohja reciproke , çelësi i marrëveshjes Kosovë- Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se të gjithë e dimë mirë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.

“U bënë 20 vite nga përfundimi luftës dhe Kosova e Serbia nuk kanë arritur ende marrëveshje. Mbi një shekull kemi pasur armiqësi Kosovë-Serbi, unë besoj se ka ardhur koha që t’i lëmë armiqësitë mbrapa”, tha presidenti Thaçi sot në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Thaçi tha se SHBA do të kenë rol vendimtar në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, raporton RTKlive. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se njohja e reciproke do të jetë çelësi i marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai, ka thënë se më tepër se një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që kemi si shtet, nga e cili në masë të madhe varet qëndrueshmëria afatgjate e Republikës së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në OKB, NATO dhe Bashkim Evropian.

Pacolli, ftonë në marrëveshje për taksat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i bëri thirrje spektrit politik në Kosovë për një takim të përbashkët ku do të diskutohej çështja e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjes.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, duke përshirë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, që të kenë parasysh "kërkesat e miqve ndërkombëtarë për heqjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës".

Ai ka shkruar se partnerët e koalicionit duhet të jenë së bashku e jo të ndarë. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe të hënën ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa që u është vënë produkteve serbe dhe të Bosnjes, nuk do të hiqet për sa të jetë ai në krye të Qeverisë së Kosovës.

R.Lajiq; Mallrat nga Serbia përmes rrugëve alternative në Kosovë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar të mërkurën se mallrat nga Serbia mund të hasen në gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Ai ka rikujtuar se zyrtarët në Serbi kishin tërhequr vërejtjen për rritjen e kontrabandës menjëherë pasi që Prishtina zyrtare kishte vendosur masën e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”, është shprehur Lajiq.

Sipas tij një forme tjetër e plasimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, është kur ato dërgohen në Maqedoni, ripaketohen dhe shkojnë në tregun e Kosovës si mallra nga Maqedonia.

Ai ka përmendur se si pasojë e taksës për tre muaj, Serbia ka humbur 90 milionë euro.

Gjashtë migrantë të dyshuar për lidhje me terorizëm gjatë këtij viti në BH

Gjashtë migrantë afganë, të dyshuar për lidhje me terrorizëm dhe trafikim të qenieve njerëzore janë ndaluar në Bosnje-Hercegovinë këtë vit, ka njoftuar Shërbimi i këtij shteti për Çëshje të Jashtme.

Të gjashtë personat, janë në mesin e 25,000 migrantëve dhe refugjatëve, kryesisht nga Pakistani, Afganistani, Iraku dhe Irani, që kanë hyrë në Bosnjë nga viti 2018, pasi Hungaria dhe Serbia kanë mbyllur kufijtë e tyre.

Pesë prej migrantëve dyshohet se kanë lidhje me terrorizëm, derisa i gjashti supozohet se mund të ketë kryer krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore, ka thënë ky Shërbim.

Sipas një deklarate të kësaj agjencie, të gjashtë personat përbëjnë “kërcënim për rregullin dhe sigurinë publike” andaj do të dëbohen nga shteti.

 

Shpresa të vogla për marrëveshje lidhur Brexit

Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të vizitojë sot Brukselinë.

“Nuk ka lëvizje të mjaftueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ai shtoi se, edhe pas pothuajse dy vjet bisedimesh, "nuk e di se çfarë duan miqtë tanë britanikë".

"Në Parlamentin britanik, gjithmonë ka vetëm një shumicë kundër, nuk ka kurrë shumicë për", tha Jean-Claude Juncker.

Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos "bllokohet" në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në.

Maduro, bllokon kufijtë në Venezuelë

Forcat e armatosura të Venezuelës janë pozicionuar në kufijtë e vendit për të ndaluar incidentet e mundshme, tha ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino.

Ai tha se ushtarët dhe oficerët ushtarakë "vazhdojnë të mbesin besnik" ndaj presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

“Opozita duhet të kalojë mbi trupat e vdekur nëse dëshiron të përjashtojë Maduron dhe të formojë qeverinë e re” tha Padrino.

Rreth 50 vende nga mbarë bota e kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm.

Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

 

Nisin hetimet rreth planit bërthamor të SHBA në A.Saudite

Shtetet e Bashkuara janë duke nxituar për të bartur tekonologjinë sensitive të fuqisë bërthamore në Arabinë Saudite, është thënë në një raport të ri të Kongesit të SHBA-së. Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, ka nisur një hetim pas shqetësimeve të lidhura me një plan të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Mbretëri.

Informatorët i kanë thënë panelit se një gjë e tillë do ta destabilizonte Lindjen e Mesme, duke fuqizuar prodhimin e armëve bërthamore. Sipas raportit, kompanitë e lidhura me presidentin kanë shtyrë përpara këto transfere. Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me zhvilluesit e fuqisë bërthamore në Shtëpinë e Bardhë më 12 shkurt, për të diskutuar ndërtimin e centraleve në kombet e Lindjes së Mesme, përfshirë Arabinë Saudite. Arabia Saudite ka thënë se dëshiron të ketë fuqi bërthamore në mënyrë që të zgjerojë burimet e energjisë. Mirëpo sipas mediave amerikane, shqetësim përbën fakti se edhe rivali i Arabisë Saudite, Irani, ka ambicie bërthamore.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthejllët dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: H. Novi 17 gradë, Podgoricë e Tivar 15, Budvë e Nikshiq 14, Ulqin e Rozhaj 13, Cetinë, Kollashin, Shavnik, B. Pole e Beranë 12, Plavë, Plevle e Plluzhin 10, dhe në Zhablak 6 g.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 18 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se