Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 05. 2024. 00:00 >> 17:24

Ditari 06.05.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Predrag Zenoviq - është momenti i duhur që vendi të bëjë hap të madh drejt Bashkimit Evropian

Kryenegociatori i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq tha për Televizionin e Malit të Zi se është momenti i duhur që vendi të bëjë hap të madh drejt Bashkimit Evropian dhe se kësaj here nuk do ta humb rastin. Çdo vit, Bashkimi Evropian feston Ditët e Evropës në Mal të Zi. Ende nuk e dimë se kur do ta bëjmë ne këtë në Bashkimin Evropian. Është e qartë vetëm se për gati dy dekada kemi dëgjuar mesazhe kryesisht optimiste. Hapi i parë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së është IBAR-i, i cili pritet në qershor. Kur bëhet fjalë për rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, në opinion shpesh mund të dëgjohen mesazhe se për vendin tonë është e hapur e ashtuquajtura, Dritarja e mundësive.

Gjuriq - nëse ka një amendament nga Qeveria e Malit të Zi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Srebrenicën, duket si larja e ndërgjegjes

Shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, tha se nëse ka një amendament nga Qeveria e Malit të Zi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Srebrenicën, duket si larja e ndërgjegjes. Ai tha se ishte larje e ndërgjegjes, që të mos i duket publikut malazez “se janë kundër Serbisë vëllazërore”. "Serbia do ta shqyrtojë raportin që lidhet me këtë rezolutë dhe do ta marrë parasysh situatën dhe do të deklarohet se cili raport është miqësor, kë mund ta konsiderojmë mik e kë partner. Do të luftojmë për miq të rinj, por do të bëjmë disa ndryshime", tha Gjuriq për Televizionin Pink, transmeton Pobjeda.

F.Ivanoviq - Mali i Zi udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta

Në drejtimin e politikës së jashtme, Mali i Zi udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta, e jo të të tjerëve, tha ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq.Këtë ai e ka thënë për Vijesti, duke reaguar ndaj deklaratës së shefit të diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, i cili tha se nëse Qeveria e Malit të Zi dorëzon amendamente në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Srebrenicën, duket si “larje e ndërgjegjes”, pasi para opinionit në Mal të Zi do të dukej "se janë kundër Serbisë vëllazërore". “Me urimet me rastin e marrjes së detyrës së rëndësishme të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, i dëshiroj Gjuriqit punë të suksesshme, gjithashtu e kuptoj që në ditët e para të mandatit të tij mund të ndodhin edhe lëvizje të nxituara, siç ndodhi mbrëmë, kur komentoi informacione jozyrtare në lidhje me tekstin e Rezolutës së OKB-së për Srebrenicën”, tha Ivanoviq.

Ibrahimoviq pyet kryeministrin nëse Mali i Zi do të mbështeste Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës

Kryetari i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq pyet kryeministrin Millojko Spajiq nëse Mali i Zi do të mbështeste Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtë pyetje Ibrahimoviq do t'ia bëjë Spajiqit në seancën e Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit, e cila do të mbahet këtë të enjte. Ai përkujtoi se Rezoluta është bashkë-sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Turqia, Britania e Madhe dhe 25 vende të tjera, përfshirë Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe kreu i Socialdemokratëve, Damir Shehoviq konsideron se Qeveria, në vend të taktikave të pahijshme, duhet të deklarohet qartë për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.

Snezhana Jonica - edhe pas paralajmërimeve të mëdha për ndryshime pas vitit 2020, ende nuk i kemi ligjet për Qeverinë dhe Kuvendin

Ish-deputetja Snezhana Jonica thekson se edhe pas paralajmërimeve të mëdha për ndryshime pas vitit 2020, ende nuk i kemi ligjet për Qeverinë dhe Kuvendin.Edhe pse është bërë diçka në këtë drejtim, ajo beson se edhe kjo qeveri, si edhe ish-regjimi 30-vjeçar, nuk do të kufizojnë me ligj mënyrën e funksionimit të vet. Sipas fjalëve të saj, të dy ligjet është dashur të punohen në mënyrë komplementare dhe kështu nuk do të mund të përshtaten individëve apo grupeve politike, theksoi Jonica.

Ish-punëtorët e fabrikës “Koshuta” kanë protestuar sërish sot dhe kanë bllokuar rrugën Cetinë- Podgoricë

Ish-punëtorët e fabrikës “Koshuta” kanë protestuar sërish sot dhe kanë bllokuar rrugën Cetinë- Podgoricë. Komunikacioni ishte ndërprerë deri në orën 15:00 dhe është paralajmëruar se të enjten do të tubohen përsëri. Ata presin që kryeministri t'i takojë për të biseduar dhe të dakordohen për modelet e pagesës së rrogave të prapambetura dhe stazhit të punës. Përfaqësuesja e ish-punëtorëve, Dijana Vujoviq, tha se do të vazhdojnë me protestat dhe se nuk do të heqin dorë derisa dikush nga Qeveria t'i pres për bisedime. “Nëse deri të të enjten nuk do të kemi përgjigje, do të mblidhemi përsëri para ndërtesës së Qeverisë në Podgoricë”, tha Vujoviq.

Të krishterët ortodoksë sot kremtojnë ditën e dytë të Pashkëve

Të krishterët ortodoksë sot kremtojnë ditën e dytë të Pashkëve, duke marrë pjesë në meshat e shumta për të shënuar festën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Liturgjia qendrore e Pashkëve u mbajt në kishën e Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë. Në liturgji morën pjesë presidenti i vendit Jakov Millatoviq, kryeministri Millojko Spajiq dhe një numër i madh i anëtarëve të Qeverisë, si dhe të pushtetit vendor. Redaksia në gjuhën shqipe e Radio Televizionit të Malit të Zi të gjithë besimtarët uron me rastin e kësaj feste duke u uruar bekim, paqe dhe lumturi në familje. Gëzuar Pashkët ortodokse.

 

Sot shënohet përvjetori i 619 i lindjes të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Sot shënohen 619 vjet nga lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.Skënderbeu konsiderohet si një nga figurat më të shquara në historinë e shqiptarëve dhe si themelues i shtetit shqiptarë. Skënderbeu udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

 

Osmani: Vizioni dhe synimi i Aganit, integrimi euroatlantik

Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka përkujtuar vrasjen e akademik Fehmi Agani, nga forcat e regjimit Serb më 6 maj të vitit 1999, dorën e djathtë të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. “Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit. Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtimi jonë i vazhdueshëm si dhe kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, ka shkruar Osmani në facebook .

Petar Petkoviq - Kurti po më pengon të vizitojë Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti po e pengon atë që të vizitojë Kosovën, duke shkelur sipas tij, marrëveshjet për vizitat zyrtare. Petkoviq e konsideroi ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë, për të marrë pjesë në liturgji për Pashkë, si të papranueshme. Ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë shpjegim për ndalimin dhe se emaili përmbante vetëm një fjali ku thuhej se atij i ndalohej vizita. Kjo nuk është hera e parë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.


Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbështetën rezolutën e propozuar nga Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Deklarata, e cila shpreh mbështetje për miratimin e rezolutës, u soll në takimin dyditor të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili përfundoi të dielën në kryeqytetin e Gambisë, Banjul. Për miratimin e saj votuan 57 vende anëtare të Organizatës, në të cilën Bosnje e Hercegovina ka statusin e vëzhgueses. Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata më e madhe pas Kombeve të Bashkuara, dhe anëtarët e saj përfshijnë vende nga katër kontinente. Propozimi përfundimtar për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB, njoftoi ambasadori i Bosnjës në OKB, Zllatko Llagumxhija.

 

Departamenti amerikan ka mohua shkarkimin e Gabriel Eskobar

Departamenti amerikan i Shtetit mohoi që Zëvendës Ndihmës Sekretari për Evropën dhe Euroazinë dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, të jetë shkarkuar nga detyra, duke deklaruar se ai në kuadër të ndryshimeve të rregullta, do të marrë funksion të ri. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka theksuar se deklaratat e redaktorit të portalit Frontllajn, Vudi Xhimshiti janë të rreme dhe se Eskobar nuk është larguar nga detyra.

Presidenti kinez arrin në Francë, takohet me presidentin Macron

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka arritur në Francë, ku po takohet me homologun e tij, Emmanuel Macron dhe zyrtarë të BE-së.Presidenti i Kinës Xi është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanual Macron. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursurla Von der Leyen, do të marrë pjesë në diskutimet trepalëshe. Udhëheqësit do të diskutojnë për disbalancat tregtare mes Evropës dhe Kinës, si dhe luftën në Ukrainë dhe aftësinë e mundshme të Kinës për të ndikuar në Rusi. Pabarazitë aktuale në aksesin në treg nuk janë të qëndrueshme dhe duhet të adresohen", ka thënë Von der Leyen në një deklaratë, duke e quajtur marrëdhënien e Evropës me Kinën "një nga më komplekset, por edhe një nga më të rëndësishmet". "Evropa nuk mund të pranojë praktika të tilla shtrembëruese të tregut që mund të çojnë në de-industrializim në Evropë," ka theksuar ajo. Në një deklaratë të lëshuar pas mbërritjes së tij në Paris, Xi vlerësoi lidhjet midis dy kombeve. Xi tha se lidhjet midis Kinës dhe Francës ishin "një model për komunitetin ndërkombëtar të bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm midis vendeve me sisteme të ndryshme shoqërore".

 

Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah

Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake, njoftoi një transmetues izraelit. Radioja e Ushtrisë tha se evakuimet janë përqendruar në disa qarqe periferike të Rafahut, nga të cilat të evakuuarit do të dërgohen në tendat në Khan Jounis dhe Al Muvasi. Më herët, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafahut që të lëvizin “drejt një zone të afërt humanitare”. Ushtria tha se do të përdorë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime në media “për të inkurajuar lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”. Izraeli beson se në Rafah strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Rreth 2.500 persona u arrestuan në demonstratat, në mbështetje të Palestinës

Rreth 2.500 persona u arrestuan në demonstratat në mbështetje të Palestinës që u mbajtën në universitete në të gjithë SHBA-në, transmeton Anadoll.Demonstratat në mbështetje të Palestinës pritet të vazhdojnë pavarësisht ceremonive të diplomimit të planifikuara të mbahen javën e ardhshme në universitetet në SHBA.Tensioni shpërtheu dje në Universitetin DePaul në Chicago mes studentëve që mbështesin Palestinën dhe protestuesve kundërshtues.25 mbështetës palestinezë u arrestuan në demonstratën e mbajtur në Universitetin Virgina në Charlottesville të shtunën.Në Universitetin South California , policia e Departamentit të Policisë së Los Angeles largoi studentët mbështetnin Palestinën dhe hoqi kampin e Solidaritetit me Gazën në kampus.


Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Rusia sulmoi rajonin Sumi të Ukrainës me dronë dhe artileri gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës dhe administrata ushtarake e rajonit verilindor.Rajoni u granatua tetë herë, shkroi administrata në Telegram, duke shtuar se nuk ka raporte për viktima.Forcat Ajrore thanë se kanë rrëzuar 12 nga 13 dronët e nisur nga Rusia në drejtim të infrastrukturës energjetike në Sumi.Administrata rajonale tha se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë përkohësisht në rajonet Sumi, Romni dhe Okhtirka.Më 17 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, ka thënë se që nga fillimi i vitit 2024, “trupat ruse kanë granatuar rajonin e Sumit më shumë se katër mijë herë”.Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se në shënjestër të sulmeve të saj janë objektivat civile.


Përmbytje të forta në Brazil

Të ngjashme me një gjendje lufte janë përshkruar skenat nga Brazili jugor ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar 78 të vdekur dhe 115,000 të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.Qytete të tëra përfunduan nën ujë, ndërsa mijëra njerëz u rrethuan nga uji, për shkak të ditëve me shi të rrëmbyeshëm.Pas asaj që një klimatolog e quajti “një koktej katastrofik” të ndryshimeve klimatike dhe efektit të stuhisë “El Nino”, më shumë se 3,000 ushtarë, zjarrfikës dhe shpëtimtarë të tjerë po përpiqen të arrijnë banorët, të cilët në shumë raste ishin të bllokuar pa furnizime bazë si ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.Presidenti i Brazilit, Lula premtoi se qeveria do të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme për rindërtimin.

 

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira të dobëta, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e jugut.
Temperaturat në orën 14: Bjello Pole e Beranë 24, Podgoricë 23, Budvë, Tivar, H. Novi , Ulqin e Plevle 22, Rozhajë e Petnicë 21, Kollashin e Andrievicë 20, Cetinë e Shavnik 19, Nikshiq e Guci 18 dhe në Zhablak 15 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Ne veri, paradite janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme, vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 15 kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 25 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се