- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
15. 06. 2015.
18:06 >> 18:22
LAJMET 15.06.2015
15.06.2015
Bashkëpunimi rajonal dhe integrimet Evropiane, prioritete të politikës shtetërore
Mali i Zi angazhohet që Ballkani Perëndimor të bëhet faktor i përforcimit të stabilitetit Evropian dhe të ardhmes më të qartë evropiane për të gjitha vendet anëtare të iniciativës të Evropës Qendrore e të cilat nuk janë ende në BE, ka deklarua ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq.
Ai duke marrë pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të kësaj iniciative e cila po mbahet në Ohër të Maqedonisë, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe Integrimet Evropiane si prioritete të politikës së jashtme malazeze, duke shtuar se iniciativa e Evropës Qendrore është kornizë e rëndësishme për plotësimin e obligimeve nga agjenda rajonale dhe Evropiane.
Informimi i mirë i opinionit i rëndësishëm për integrimet në NATO
Opinioni i mirinformuar ka rëndësi të madhe për integrimet e NATO-s, e kjo është e mundshme vetëm me informata që janë lehtë të qasshme, gjë që mediet duhet t’i sigurojnë, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, Jan Viting. Ai në konferencën rajonale “Raportet e shërbimeve të informimit dhe medieve në procesin e integrimeve euroatlantike, që ka filluar sot në Petrovac, ka përsëritur se Mbretëria e Bashkuar përkrahë plotësisht dhe pa rezervë Malin e Zi në rrugën e tij euroatlantike. Viting ka vlerësuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s është treguar si sukses i madh, duke i kontribuar jo vetëm prosperitetit dhe sigurisë, por edhe demokracisë dhe sundimit e ligjit.Ai, po ashtu ka theksuar se vlerat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s janë të identike, dhe se procesi i integrimeve euroatlantike kontribuon për ndarjen e vlerave të përbashkëta midis partnerëve. Ai ka theksuar se opinioni i mirinformuar ka rëndësi të madhe, gjë që nuk mund ta kemi pa informata të qasshme, të sakta dhe të kuptueshme dhe në këtë drejtim roli i medieve është jashtëzakonisht i madh.
Shtajnaker, apelon në qytetarët të mos udhëtojnë ilegalisht për në Gjermani
Ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi, Gudrun Shtajnaker, ka apeluar edhe një herë në qytetarët e Malit të Zi që të mos udhëtojnë ilegalisht në Gjermani dhe që të mos tentojnë që në mënyrë jo legale të kërkojnë punë, sepse, siç ka thënë ajo, këtë nuk do ta arrijnë me siguri. Është e vështirë të jepen të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve tuaj nga veriu i Malit të Zi të cilët kanë udhëtuar për në Gjermani duke tentuar që atje të gjejnë punësim, edhe pse publikisht flitet për disa mijëra individ. Ajo në intervistën dhënë gazetës beogradase ,,Danas,,ka pohuar se Gjermania ka investua shumë në zhvillimin e Malit të Zi, ka zhvilluar master planin për turizmin në vitin 2008 dhe ka marrë pjesë në hartimin e planit hapësinor, ka thënë Shtajnaker ,duke shtuar se këto janë dokumentet themelore për zhvillimin ekonomik.
Prej sot deri më 19 qershor paraqitja e dokumentacionit për regjistrim
Regjistrimi në vitin e parë të shkollave të mesme fillon sot dhe do të zgjasë deri më 19 qershor. Ministria e arsimit në muajin prill ka shpallur konkursin për regjistrimin e 8 mijë e 480 nxënësve në klasën e parë të shkollës së mesme për vitin shkollor 2015/2016. Kandidatët për regjistrim në klasën e parë të shkollës së mesme duhet të kenë fletëparaqitje në konkurs dhe dëftesat origjinale të tri viteve të fundit të shkollës fillore.
Rang lista e kandidatëve do të publikohet në tabelën e shpalljeve të shkollës, më së voni deri më 22 qershor të vitit 2015, është kumtuar nga ministria.
Rritet çmimi i benzinës për dy centë
Çmimi i benzinës në Mal të Zi prej mesnatës do të jetë më i shtrenjtë dy centë për një litër, është njoftuar nga Ministria e ekonomisë. Eurosuper 98 oktanësh, gjatë dy javëve të ardhshme, do të ejtë 1.38 euro, kurse eurosuperi 1.34 euro. Eurodizeli edhe më tej do të kushtojë 1.19 euro. Ndryshimet e fundit të çmimeve të karburanteve janë bërë më 19 maj, kur gazoili ishte shtrenjtuar për një centë. Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të karburanteve harmonizohen çdo të dytën të hënë, në varësi nga ndryshimet e çmimeve të derivateve të naftës në tregun ndërkombëtar dhe të raportit valutor të euros dhe dollarit amerikan.
Vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjen e statusit të kompanisë
Punëtorët e minierës së boksitit të Nikshiqit protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë dhe të Gjykatës ekonomike sepse, siç thonë ata, organet kompetente shtetërore nuk kanë filluar ta zgjidhin situatën në këtë ndërmarrje. Kryetari i Sindikatës së pavarur të Minierës së Boksitit, Borisav Bojanoviq i ka thënë Agjencisë MINA biznes se organet kompetente janë informuar mbi protestën para ndërtesës së Qeverisë dhe Gjykatës ekonomike. Është e çuditshme dhe brengosëse që askush nga kompetentët nuk reagon, në mënyrë që të zgjidhet situata për të cilën sindikata dhe të punësuarit kanë gjetur zgjidhjen më të mirë që e ka ofruar kompania Neksan. Sindikata zyrtarisht ka kërkuar takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe të marrë pjesë në punën e Këshillit kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet. Kompania Nexan për pronën e Minierës së boksitit ka ofruar 4.4 milionë euro dhe 600 mijë euro të tjera për programin social të të punësuarve, me kusht që të marrë koncesionin për eksploatimin e mineralit në Zhupë të Nikshiqit, ku gjenden minierat e boksitit.
Nesër në Vjenë, takimi i kryetarëve të OE të vendeve të rajonit
Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë, dhe e përkrahur nga Oda Ekonomike Evropiane dhe Oda Ekonomike e Austrisë, të martën më 16 qershor në Vjenë mbahet takimi I kryetarëve të Odave Ekonomike të rajonit në kuadër të përgatitjeve për takimin e Vjenës në nivelim më të lartë i cili do të mbahet më 27 gusht dhe do t’i kushtohet Ballkanin Perëndimor.
Në takim do të bisedohet lidhur me krijimin e kushteve sa më të mira për bashkëpunim në mes të subjekteve ekonomike në vendet e regjionit veç e veç dhe në tërësi dhe të arrihet deri të një plan akcional të aktiviteteve të përbashkëta të vendeve të regjionit, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës , Safet Gërxhaliu.
Ai ka theksuar se ky takim do të jetë edhe një kontribut konkret procesit të Berlinit të udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në takim marrin pjesë kryetarët e Odave Ekonomike të rajonit si dhe përfaqësuesit Odës Ekonomike të Austrisë, Gjermanisë dhe në rolin e mysafirit të veçantë kryetari i Odës Ekonomike të Turqisë.
Këtë javë vendimi lidhur me Gjykatën speciale
Presioni i madh ndërkombëtar ka mbështetur për “muri” Kuvendin e Kosovës, i cili pritet që këtë javë ta përmbyllë çështjen e votimit të Gjykatës Speciale, që do të trajtojë krimet e supozuara të luftës së UÇK-së. Amendamentet kushtetuese bashkë me Projektligjin për Gjykatën Speciale pritet të jenë këtë të enjte, më 18 qershor, në rend dite para deputetëve të Parlamentit për miratim, shkruan Zëri.
Partnerët e koalicionit, PDK-LDK, bashkë me minoritaret ka përgatitur terrenin për t’i siguruar 2/3 e votave të deputetëve për “bekimin” e Gjykatës Speciale, në të kundërtën në rast se legjislativi dështon, atëherë i hapet rruga KS-së të OKB-së që të krijojë një Tribunal për Kosovën.
Britania dorëzon propozimin e rezolutës për Srebrenicën
Misioni i Britanisë në Kombet e Bashkuara ia ka dorëzuar Serbisë propozimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila me gjasë do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 7 korrik, ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Thuhet se qëllimi i rezolutës është pajtimi, por në atë tekst në 20 vende përmendet gjenocidi dhe vetëm një herë pajtimi”, tha Daçiq.
Ai më tutje është shprehur se “Serbia tashmë ka treguar përkushtim për dënimin e krimeve të luftës, por qeveria e Serbisë do të udhëhiqet me interesat shtetërore e kombëtare kur kemi të bëjmë me këtë temë”, tha Daçiq në konferencën e rregullt me gazetarë në Beograd.
Sipas tij, ende nuk janë kryer konsultimet me shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe se pritet që ato të mbahen gjatë javës së ardhshme, përcjell rel.
Sot në Ohër, po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të CEIT
Maqedonia si vend kryesues me Iniciativën e Evropës Qendrore (CEI), sot në Ohër do të jetë nikoqire e takimit ministror të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare në CEI-t.
Në takimin do të marrin pjesë ministra të punëve të jashtme, zëvendësit e tyre dhe përfaqësues të ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Moldavisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë, Hungarisë, Italisë, Sllovenisë dhe Ukrainës.
Krahas tyre është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sekretariati i IEQ-së, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, Këshilli i shteteve baltike.
BB parashikon 3.5% të rritjes ekonomike në Shqipëri në vitin 2015
Gjatë këtyre tre viteve do të ketë rritje ekonomike për Shqipërinë. Ky është parashikimi i Bankës Botërore, sipas të cilës rritja ekonomike për këtë vend do të jetë 3.5 % gjatë vitit 2015.
Ndërsa, me po këto ritme do të jetë edhe rritja ekonomike edhe në vitet 2016 dhe 2017.
Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, përmirësimi i rritjes ekonomike do të jetë i ngadaltë dhe i bazuar në aktivitetet private.
Banka Botërore i sugjeron qeverisë shqiptare që të thellojë reformat, në mënyrë që të nxisë rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende të reja pune. Rritja ekonomike në Shqipëri do të mbështetet nga aftësitë e sektorit privat.
Ndërkohë, ekonomitë e vendeve të Europës Juglindore do të mbeten delikate si pasojë edhe të katastrofave natyrore.
Shpallet tenderi për gazsjellësin TAP
Gazsjellësi TransAdriatik- TAP shpalli këto ditë hapjen e tenderit për pjesën inxhinierike, prokurimin, ndërtimin dhe instalim të pjesës detare të projektit si tubacion nënujor me diametër 36 inç në detin Adriatik mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore me gjatësi rreth 105km. Sipas burimeve zyrtare të TAP-it, punimet do të përfshijnë realizimin e projektit në vend-dalje dhe vend-hyrje në Shqipëri dhe Itali bashkë me mikro-tunelin nënujor, instalimin në pjesën detare, ndërhyrjet në fundin e detit, instalimin i kabllos me fibër optike si dhe aktivitetet e paratestimit dhe kontrollit. Ndërtimi i pjesës detare të tubacionit është planifikuar të nisë në vitin 2017. TAP pritet të nisë së shpejti punën për ndërtimin e rrugëve dhe urave ku do të kalojë tubacioni në Shqipëri, pasi ndërtimi i tyre përbën hap vendimtar në përgatitjet për ndërtimin e tubacionit, të parashikuar që të nisë në vitin 2016. Gjurma e gazsjellësit TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë dhe vende të tjera.
Dështojnë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes
Kanë dështuar të arrijnë marrëveshje Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë, në raundin e fundit të bisedimeve për t’i dhënë fund bllokadës ekonomike. Komisioni Evropian njofton se “dallime të mëdha” vazhdon të ketë edhe pas bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel më 14 qershor. Bashkimi Evropian dëshiron që Greqia të shkurtojë shpenzimet për 2 miliardë dollarë, në mënyrë që të sigurojë marrëveshje me kreditorët, që më pas të mund të zhbllokojë fonde për shpëtim. Greqia do të përballet me falimentim nëse deri në fund të muajit qershor nuk paguan këstin prej 1.5 miliard eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri grek, Janis Dragasakis ka thënë se propozimi i qeverisë së tij, ashtu siç kërkohet, mbulon deficitin fiskal. Ai ka shtuar se BE-ja dhe FMN-ja dëshirojnë akoma që vendi t’i ulë pensionet, gjë që Athina zyrtare kurrë nuk do ta pranonte.
SHBA mbështesin rritjen pranisë ushtarake në Evropën Lindore
Polonia thotë se po negocion me Shtetet e Bashkuara mundësinë e vendosjes përgjithmonë të armëve të rënda amerikane brenda kufijve të saj, si pjesë e një plani për të rritur praninë në Evropën Lindore dhe shtetet baltike për të penguar agresionin e mundshëm rus.
Nëse miratohet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe presidenti Barak Obama, Shtetet e Bashkuara do të vendosin automjete dhe më shumë se 5.000 trupa në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Rumani, Poloni dhe ndoshta Hungari, që të gjitha vende të ish-sferës sovjetike. Kjo do të jetë hera e parë që SHBA vendos një prani të tillë ushtarake në rajon që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dhe është pjesë e planit të aleancës ushtarake të NATO-s për të zhvilluar forca të shpejta për të penguar çdo ndërhyrje të mëtejshme ruse pas aneksimit vitin e kaluar të gadishullit të Krimesë, si dhe një sinjal se SHBA do të vihet në mbrojtje të aleatëve të saj të NATO-s në Evropën Lindore.
Ditë zie për viktimat e vërshimeve në Gjeorgji
Gjeorgjia sot ka ditë zie për shkak të vdekjes së 13 personave pas vërshimeve të mëdha në kryeqytet.Shiu i madh filloi të bie më 13 qershor, duke bërë që lumi Vere të dalë nga shtrati dhe të vërshojë rrugët e Tbilisit, duke marrë me vete disa ndërtesa dhe vetura dhe duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike.
Të zhdukur raportohet se janë 24 njerëz.Presidenti i vendit, Giotgi Margvelashvili, ka premtuar se procesi i rindërtimit të pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.
Kryengritësit akuzojnë kurdët për spastrim etnik
Më shumë se dhjetë fraksione opozitare dhe grupe militante në Siri kanë akuzuar milicinë kurde në këtë vend se është duke kryer “spastrim etnik” kundër myslimanëve sunitë dhe turkmenëve në veri të vendit. Njësitë për Mbrojtjen e Popullatës Kurde , ka hedhur poshtë vendosmërisht akuzat. Luftëtarët kurdë kanë zaptuar më shumë se 200 fshatra dhe qytete në verilindje të Sirisë që nga muaji maj dhe tani gjenden afër qytetit të kontrolluar nga Shteti Islamik, Tal Abyad, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë.
Të 15 grupet, duke përfshirë këtu edhe lëvizjen e fuqishme ultrakonservatore Ahrah al-Sham, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se spastrimi është përqëndruar më shumë në verilindje të Sirisë, në provincën Hassakeh dhe në qytetin Tal Abyad, të banuara kryesisht me kurdë.
Shënohet 800 vjetori i Magna Cartas
Mbretëresha Elizabetë II po udhëheq ceremoninë e shënimit të 800-vjetorit të Magna Cartas, dokumentit qenësor të të drejtave të njeriut në Britaninë e Madhe.
Kryeministri britanik, David Cameron, i është bashkuar sot mbretëreshës në Runnymede, afër Londrës, aty ku në vitin 1215, Mbreti John u takua me baronët e pakënaqur dhe nënshkroi një listë të të drejtave të njeriut.
Magna Carta, që në latinishte do të thotë Karta e Madhe, konsiderohet dokument themeltar i ligjeve angleze dhe lirive civile.
Neser, mot i kthjellët, pas ditës vrasim gradual
Në viset jugore dhe qendrore mban mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri me vranësira të pakta deri mesatare.
Temperaturat në orën 13: Podgoricë 30 grad,Ulqin 29, Herceg Novi e Tivar 28, Plevle e Nikshiq 26, cetinë 25, Kollashin 24 dhe në Zhablak 22 gradë.
Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, gjatë ditës me vranësirave të dobëta deri mesatare, pasdite vende-vende me kushte për të reshura të përkohshme të shiut.
Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 33 gradë.
Коментари0
Остави коментар