- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
07. 05. 2015.
18:14 >> 18:23
Lajmet 07.05.2015
07.05.2015
M.Gjukanoviq; Prioritet i politikës shtetërore, të marrë ftesën për nëtarësim në NATO
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, prej dje qëndron për vizitë në Berlin. Ai, sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në këtë vend ka folur në Këshillin gjerman për politikën e jashtme në temën “ Synimi Evropianë nga Ballkani Perëndimor – përvoja e Malit t Zi” , me çrast ka pohuar se prioritet parësorë i politikës shtetërore të Malit të Zi është të marr ftesën për anëtarësim në NATO duke shtuar se qeveria nuk e ka zgjedhur NATO-n që të jetë kundër Rusisë ose kundër ndokujt tjetër , por për shkak të vlerave të aleancës. Kjo është ideja jonë kryesore, ka pohuar Gjukanoviq. Anëtarësimi i Malit të Zi nuk është i rëndësishëm vetëm për ne dhe sigurinë tonë si dhe për të ardhmen më të sigurt evropiane por , siç ka thënë Gjukanoviq, edhe për Ballkanin dhe mesdheun në tërësi. Kryeministri i Malit të Zi ka pohuar se Ballkani askurrë në historinë e vetë nuk ka qenë më i integruar në Evropë se sot dhe as vend më stabil dhe më i mirë për jetë dhe biznes.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit, Rainer LInder, me këtë rast ka theksuar mbështetjen e fuqishme të këtij asociacioni për Malin e Zi dhe zhvillimin e tij ekonomikë duke shtuar se Mali i Zi posedon potenciale të mëdha zhvillimore tërheqëse për afaristët nga Gjermania , për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të reja. Ndërkaq dje pas dite, kryeministri Gjukanoviq, ka biseduar me shefin e diplomacisë gjermane Frank Vallter Shtajnmajer, me ç rast është vlerësuar bashkëpunimi gjithnjë e më i mirë mes dy vendeve.
Kryediplomati gjerman, ka pohuar se Gjermania e përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka premtuar se personalisht do të angazhohet që Mali i Zi deri në fund të vitit të marr ftesën për anëtarësim. Kreu i qeverisë Gjukanoviq, e ka falënderuar ministrin Shtajnmajer, në mbështetjen gjermane në promovimin e stabilitetit demokratik të Malit të Zi dhe të rajonit. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e bazuar në integrimin rajonal ka pohuar Gjukanoviq, dhe ka paralajmëruar se Mali i Zi do ti plotësojë obligimet e veta në rrugën e integrimeve në UE, dhe ka shprehur besimin në anëtarësimin e shpejtë në NATO.
Manifestimi qendror me rastin e Ditës së fitores kundër fashizmit
Manifestimi qëndror me rastin e Ditës së fitores kundër fashizmit do të mbahet të shtunën në sheshin e Republikës, në Podgoricë. Në solemnitet do të flas presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili është edhe kryetar i Këshillit koordinues për shënimin e këtij jubileut. Po ashtu, është paralajmëruar se do të flasin edhe përfaqësuesit Lidhjes së luftëtarëve të Luftës Nacional çlirimtare të Malit të Zi. Në solemnitet i cili do të fillojë në ora 20 e 30 minuta, do të shfaqet materiali dokumentar nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të marr pjesë edhe orkestra simfonike .
Ambasadori i Rusisë në Podgoricë, Andrej Nesterenko, ka theksuar më parë ë se Vujanoviq me ftesën e presidentit rus Putin, ka vërtetuar se do të marr pjesë në shënimin e 70 vjetorit të fitores kundër fashizmit në Moskë, mirëpo pas mbledhjes së Këshillit koordinues ka sjell tjetër vendim. Nga Kabineti i presidentit Vujanoviq, është kumtuar se ai nuk mund të injorojë shënimin e 70 vjetorit të fitores kundër fashizmit në shtetin e vetë dhe të marr pjesë në shënimin e këtij jubileu në Rusi.
Në vitin e kaluar është arritur progres në lëmin e të drejtave të njeriut
Në Mal të Zi, në vitin e kaluar është shënuar progres në sferën e të drejtave të njeriut , mirëpo situata akoma nuk kënaq ka theksuar avokati i popullit, Shuqko Bakoviq . Ai duke prezantuar raportin vjetorë për punën e këtij institucioni ka theksuar se në vitin e kaluar Institucioni i avokatatit të popullit ka marr 687 lëndë, respektivisht ankesa në punën kurse procedura ka përfunduar për 94.46 për qind të rasteve.
Zëvendës shefi i misionit të OSBE në Mal të Zi, Den Rodfort, ka vlerësuar se nga njëra anë institucionet kanë realizuar progres të madh kur është fjala për e të drejtave të njeriut , por , siç ka theksuar ai ka mbetur mjaft që nuk mund ta kryejnë në sigurimin e respektimit të barabartë dhe të plotë të principeve në këtë fushë.
Ai ka theksuar se misioni i OSBE do të vazhdojë të ofrojë përkrahje institucioneve malazeze në plotësimin e detyrimeve nga kjo fushë. Zëvendësja e avokatit të popullit, Zdenka Peroviq, ka prezantuar raportin vjetor të mekanizmit nacional për parandalimin e torturës detyrë e të cilit është që të vizitojë të gjitha vendet në të cilat ekzistojnë ose mund të gjenden individ të burgosur dhe të cilëve u është kufizuar qarkullimi .
Përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes dhe të ushtrisë në stërvitjet në Beograd
Përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes dhe të ushtrisë së Malit të Zi marrin pjesë në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare logjistike “LOGEX 15” e cila realizohet prej 4 deri në 15 maj në Beograd. LOGEX 15 është stërvitje e cila realizohet nën patronazhin e Shtabit të bashkuar të ushtrisë së SHBA, si dhe të ministrive të mbrojtjes të Danimarkës, Britanisë së Madhe, Çekisë dhe Francës, përmes të cilës bëhet aftësimi i kuadrove për shtruarjen e detyrave logjistike në nivelin operativ.
Pjesëmarrës të stërvitjes përveç Malit të Zi janë edhe Shqipëria, BH , Kroacia, Finlanda, Maqedonia, Moldavia, Suedia dhe Serbia. Është kumtuar se stërvitja realizohet përmes punës në shtab dhe reparte S-4, të komandës së brigadës tokësore shumnacionale e cila dërgohet në mision.
Garçeviq i ka demantuar pohimet e qeveria ka fshehur rezultatet e hulumtimeve
Koordinuesi nacional për NATO-n, Vesko Garçeviq në deklaratën për Portalin Analitika ka demantuar se qeveria i ka fsheh hulumtimet e opinionit publikë mbi përkrahjen e anëtarësimit në NATO duke theksuar se disa herë për hulumtimet e realizuara në fund të marsit dhe në fillim t6ë prillit ka folur për mediat.
Gazeta DAN ka publikuar sot në tekstin “Qeveria fsheh hulumtimet sepse ka rënë mbështetja për në NATO” se rezultatet e hulumtimit të opinionit publikë për 0përkrahjen e anëtarësimit në aleancë të cilin në fund të marsit dhe të fillim të prillit i ka porositur ekipi komunikues për NATO-n askurrë nuk janë publikuar sepse ato kanë treguar se përkrahja e qytetarëve për anëtarësimin e Malit të Zi me këtë aleancë ushtarake ka rënë dukshëm. Garçeviq , ka theksuar me këtë rast se për këtë sondazh publikë ka folur disa herë në media.
S.Numanoviq; Çështja e moralit është e lidhur me ligjin
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq ka theksuar se askush nuk duhet të gjykojë para vendimit të organeve shtetërore dhe tu mundësohet të kryejnë punën e vetë lidhur me përgjegjësinë eventuale në rastin e ndërrimit të targave në automobilin e tij zyrtarë.
Në pyetjen nëse pas reagimeve të shumta me opinion lidhur me këtë rast nuk ndihet mirë , ai ka shtuar se çështja e moralit është lidhur me ligjin.
Siç ka theksuar kjo është çështje e organeve shtetërore të cilët hetojnë shkrimet e mediave dhe i luti gazetarët që të mos paragjykojnë dhe ti lëjojnë organet e shtetit të kryejnë pjesën e vetë të punës .
S. Miliq, do të marr pjesë në solemnitetin jubilar në Moskë
Kryetari i PSP, Srgjan Miliq, do të qëndrojë në Moskë prej 8 deri me 12 maj ku do të marrë pjesë në solemnitetin jubilar me rastin e 70 vjetorit të fitores kundër fashizmit dhe në paradën ushtarake e cila do të mbahet me 9 maj në Sheshin e Kuq në Moskë. Siç është kumtuar nga PSP, gjatë vizitës zyrtare në Moskë, Miliq, do të bisedojë me përfaqësuesit e jetës publike ekonomike dhe politike të Federatës Ruse.
Edhe kjo vizitë e kryetarit të PSP në Moskë, paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe konstruktiv të PSP të Malit të Zi me përfaqësuesit e partive politike dhe të qeverisë së Federatës ruse me qëllim të përparimit të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale të Malit të Zi dhe Rusisë , thuhet në kumtesë.
Markoviq, dënon sulmin ndaj korrespondentes së gazetës Dan
Kryetari i Komisionit për hetimin e sulmeve kundër gazetarëve Nikolla Markoviq ka dënuar sulmin kundër pronës së korrespondentes së gazetës Dnevne Novine, nga Kollashini, Zorica Bullatoviq, dhe ka kërkuar nga organet kompetente që ti ndërmarrin të gjitha masat ligjore dhe të zgjidhin këtë vepër penale.
Sot rreth orës 1 e 30 minuta të mëngjesit një person i panjohur ka shkatërruar automobilin e saj i cili ishte parkuar para shtëpisë.
Nuk është ndalur procesi i zgjerimit të BE
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk është ndalur, edhe pse shprehja e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, se nuk do të ketë zgjerim në këtë mandat ka qenë shprehje e realitetit.
Kështu ka thënë të mërkurën në Bruksel Johanes Hahhn, komisioner evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, duke folur në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), të ndihmuar nga landi i Baden Wuertenbergut.
Në këtë konferencë morën pjesë disa ministra të jashtëm të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe disa deputetë të Parlamentit Evropian.
U prezantuan edhe rezultatet e hulumtimeve të opinionit në rajon nga të cilat shihet se në disa vende ka rënie të besimit për suksesin e procesit të anëtarësimit të tyre në BE, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk ka ndonjë tregues për rënien e trendit të azilkërkuesve
“Shqiptarët nuk kanë asnjë shans për azil në Gjermani. Megjithatë ata largohen turma- turma nga vendi i tyre”.
Kështu shkruan e përditshmja e njohur gjermane, Welt, që ka parë një raport të Zyrës Federale për Emigrantët.
Raporti thekson se deri më tani nuk ka ndonjë tregues për rënien e trendit.
“Për shkak të situatës së pandryshueshme të vështirë ekonomike dhe sociale në Shqipëri, presim që edhe në të ardhmen të vazhdojë vala e lartë e emigrimit”, thuhet në raport.
Pikërisht për këto arsye, kjo zyrë ka rritur parashikimin për numrin e azilkërkuesve deri në 450 mijë.
Deri më tani parashikimi ishte për 300 mijë.
Sipas të dhënave, që akoma nuk janë të plota, 20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil.
Presidneti Nishani, fiton medaljen e nderit në Nju Jork
Me një ceremoni në Nju Jork, Presidentit Bujar Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Wallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë parasysh rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.
Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Në vitin 1945, ai u rrëmbye nga sovjetikët për të mos u parë më.
Fondacioni u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum.
Pas ceremonisë së çmimit u shfaq filmi dokumentar Besa në një sallë të mbushur plot.
OSBE; Protestat në Shkup të mos shëmtohen nga dhuna
Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth, përmes një komunikate me shkrim, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me protestat e djeshme para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë në Shkup.
“E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në vend”, tha Breth, dhe ka shtuar se “megjithatë, protestat e këtilla nuk duhet të shëmtohen nga dhuna”.
Ai njëherësh u ka bërë thirje autoriteteve të vendit, të gjithë aktorëve politikë, si dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, të tregojnë maturi, të sillen me përgjegjshmëri dhe të përmbahen nga shpehja e çfardo lloj dhune.
Ushtria siriane dhe Hzbollahu, kanë rimarr në kontroll një zonë në Siri
Ushtria siriane dhe luftetarët e Hezbollahut e kanë rimarrë në kontroll një zonë malore në Siri, përgjatë kufirit me Libanin, raporton Reuters sipas deklaratës së një zyrtari të Hezbollahut.
Përgjatë luftimeve, sipas këtij zyrtari, janë vrarë dhjetëra kryengritës nga dega e Al Kaidës e quajtur, Fronti Nusra.
Rajoni i Assal al Uard, është një pozitë strategjike prej të cilës mund të kontrollohen qytezat kufitare ku Hezbollah është i pranishëm. Luftetarët nga Hezbollahu, që përkrahet nga Irani janë duke luftuar përkrah ushtrisë siriane në luftën civile të Sirisë.
IS kërëcënon me sulme SHBA
Autoritetet amerikane janë duke hetuar disa kërcënime të reja në një ueb-faqe, që përdoret nga militantët e Shtetit Islamik (IS).Këta të fundit kanë kërcënuar me sulme në Shtetet e Bashkuara.Policia e Nju Jorkut ka thënë se është duke vlerësuar një kërcënim për të vrarë Pamela Gellerin, shefe e Iniciativës Amerikane për Mbrojtje të Lirisë, e cila ka organizuar fundjavën e kaluar një garë për vizatimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Autoritetet, megjithatë, kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë vërtetësinë e kërcënimeve, të cilat janë shfaqur në këtë ueb-faqe.
Mesazhet e tilla mund të postohen nga simpatizues të Shtetit Islamik, por jo edhe nga vetë grupi militant.
Netanyahu, formon koalicionin qeveritar
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka formuar koalicionin e ri qeveritar, shtatë javë pasi partia e tij Likud ka fituar zgjedhjet. Marrëveshja është arritur më pak se një orë para afatit të mesnatës. Netanyahut i është dashur mbështetja e partisë së djathtë, Bayit Yehudi, për t’i dhënë atij 61 ulëset e nevojshme. Netanyahu, i cili për herë të parë është bërë kryeministër në vitin 1996, pritet të marrë tani mandatin e katërt. Lideri i partisë Bayit Yehudi, Naftali Bennett, ka kërkuar udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë në këmbim të mbështetjes së tij.
Britania voton sot në zgjedhjet e përgjithshme
Miliona njerëz votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar. Kutitë e votimit në rreth 50,000 qendra u hapën në orën 7:00, sipas kohës lolale. Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.
Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë, edhe pse mbeten ende punë për t’u bërë. Ai ka thënë se konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet e së enjtes. Ed Miliband, në anën tjetër, ka thënë se është optimist për perspektivat e Laburistëve dhe se beson që publiku do të bëjë gjykimin e duhur. Nick Clegg ka premtuar se liberal-demokratët do të ofrojnë stabilitet dhe dinjitet.
Sondazhet sugjerojnë se asnjëra parti nuk do të fitojë ulëse të mjaftueshme për një shumicë absoulute.
Neser, mot me diell
Sot në Mal të Zi man mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullim.. Fryhnë erë mesatare deri e fortë veriore dhe perëndimore.
Temperaturat: Ulqin 28 gradë, H. Novi 27, Tivat 25, tivar e budvë 24, Plevle 22, Pogoricë 21, Cetinë 20, Nikshiq e Plluzhinë 19, b. Pole e Shavnik 18, Beranë 17, Zhablak e rozhaj 16, Kollashin 15 dhe në Plavë 13 g.
Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperatura e e mengjesit prej 5 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 30 g. C.
Коментари0
Остави коментар