Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 01. 2015. 17:36 >> 17:39

LAJMET 26.01.2015

26.01.2015

Shtyhet seanca e parlamentit

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit te Malit të Zi ,në të cilën është dashtë të debatohet për disa ligje gjyqësore  ,është shtyrë për me tre shkurt . Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq ka sqaruar  se mbledhja është shtyrë sepse trupat punues nuk i kanë kryer punët lidhur me propozim ligjet  për të cilat është dashtë të fillojë sot debati . Në rendin e ditës të mbledhjes së parë të jashtëzakonshme janë propozim ligjet për prokurorin e shtetit dhe prokurorin special , për Gjyqin kushtetues, propozim ligji  për Kolegjin gjyqësor si dhe propozimi i ndryshimeve të kodit penal. Gjatë debateve në mbledhjet  e këshillave punues të parlamentit më se tepërmi ka pasur polemikë lidhur me dispozitat se kush e propozon prokurorin special. Qeveria ka propozuar që atë , pas shpalljes së konkursit ta zgjedh  Kolegji i prokurorisë , kurse kryeprokurori i shtetit Ivica Stankoviq përpiqet  që ai ti propozojë kolegjit të prokurorisë prokurorin special.

Pagesa e taksave në prodhimet e duhanit  është në nivel të ulët

Këshilli për ekonomi , financa dhe buxhet  ka përkrah ndryshimet e Ligjit për taksat në disa shërbime me interes të përgjithshëm si dhe për përdorimin e prodhimeve nga duhani  si dhe në pajisjet ektroakustike dhe akustike , pagesa e të cilave , siç është vlerësuar , duhet të jetë më e lartë. Ministri i financave ,Radoje Zhugiq ka theksuar në mbledhjen e këshillit se fjala është për masën e karakterit të përkohshëm e cila zgjat dy vjet. Deputeti i PSP e kryetar i Këshillit  Aleksandar Damjanoviq  ,ka theksuar se është mirë  që taksat janë hequr për rrymëmatësit duke iu përgjigjur kështu  dëshirës së shumicës së qytetarëve. Deputeti i PSD  Zoran Jeliq, konsideron se deri tani pagesa e këtyre taksave ka qenë në nivelin tejet të ulët , në veçanti kur është fjala për taksat në prodhimet e duhanit duke pasur para sysh se praktikisht  në të gjitha objektet lejohet pirja e duhanit. Këshilli ka përkrah edhe propozimin e ndryshimeve të Ligjit për kontributet  për sigurimin e obligueshëm social me të cilat ndryshohet shkalla e kontributeve  për sigurimin shëndetësor për 0.5 për qind.

Pa shqetësim në Ambasadën malazeze në Prishtinë

Përfaqësuesi diplomatik i Malit të Zi ne  Kosovë Radovan Milaniq ka vlerësuar sot se “nuk ka arsye për panik” për shkak të gjuajtjes me gurë të Ambasadës Malazeze në Prishtinë gjatë protestave të së shtunës. Diplomati malazez ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mbeten të mira.

Milaniq ka thënë për gazetën Pobjeda, se Ambasada është e kënaqur me qëndrimin e policisë e të Qeverisë së Kosovës ndaj incidentit dhe ka përkujtuar se policia menjëherë ka bërë shikimin e vendngjarjes dhe se pastaj është bërë kërkim falja e shprehja e keqardhjes nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi.

Jasaviq ka kërkuar  dëgjimin e Medenicës dhe Markoviqit lidhur me rastin Shqekiq

Mali i Zi pozitiv ka kërkuar seancën kontrolluese dëgjimore të kryetares së Gjyqit suprem Vesna Medenica dhe kryeministrit të drejtësisë Dushko Markoviq  për shkak të humbjes të dhënave  në rastin e vrasjes së inspektorit  Sllavolub Shqekiq. “Enigma  për humbjen  e materialit hetimor të ish dëshmitarit të mbrojtur Zoran Vlahoviq , në rastin e vrasjes së inspektorit  Sllavolub Shqekiq  duhet të zgjidhet. Opinioni duhet ta dijë se si ka humbur  ky material dhe kush është përgjegjës. Përgjigjen në këtë pyetje Mali i zi pozitiv do ta kërkojë në dëgjimin kontrollues të kryetares së Gjyqit suprem , kryetare e atëhershme e kolegjit gjyqësor  Vesna Medenica dhe të ministrit të drejtësisë Dushko Markoviq”, ka kumtuar  deputetja  e  Malit të Zi pozitiv Azra Jasaviq. Të theksojmë se inspektori  Shqekiq është vrarë në vitin 2005 dhe as pas 9 vitesh  akoma nuk ka aktvendim përfundimtarë gjyqësor.

Edhe dy muaj në paraburgim

Mjekëve të spitalit të përgjithshëm në Bjello Pole  Zvonko Puletiq, Hakia Tahiroviq  dhe Tomisllav Jeremiq  ,do tu vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj, ka vendosur sot Gjyqi i lartë në Bjello Pole. Të theksojmë se  kundër Puletiq , Tahiroviq dhe Jeremiq, në vazhdim  janë procedurat hetimore  për shkak të dyshimit të veprës penale  kundër  shëndetit të njeriut  pas  infektimit të 5 foshnjave në spitalin e Bjello Poles njeri nga të cilët ka vdekur në Podgoricë. Për këtë vepër penale  parashihet dënimi me burg prej dy deri në 12 vjet.

 

Filloi gjysme vjetori i dyte

Sot  ka filloi gjysmë vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Pas pushimeve dimërore, ata sot sërish u kthehen në bankat e shkollës për të vazhduar mësimin në vitin  shkollor rrjedhës.

Nga shkollat fillore dhe të mesme, kanë paralajmëruar se janë realizuar të gjitha përgatitjet e  duhura në vazhdimin e procesit edukativo- arsimor.

Fillojnë përgatitjet për takimin Mustafa-Vuçiq

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) për përgatitjet rreth takimit të radhës në mes të kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ajo ka bërë me dije për “Epokën e re” se qëllimi i vizitës së saj është edhe vlerësimi dypalësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. “Në takimin e radhës të kryeministrave të të dyja shteteve në Bruksel do të diskutohet për disa aspekte. Së pari, do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të deritashme. Më pas do të jenë temat e drejtësisë dhe të shuarjes së strukturës së ashtuquajtur ‘Mbrojtje Civile’”, ka thënë Tahiri. Sipas saj, pajtimi për këto tema mes dy shteteve është arritur edhe më herët, por ka munguar zbatimi i marrëveshjeve për këto fusha. Raundi i ri i dialogut të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i pari pas zgjedhjeve nacionale në Kosovë, do të mbahet më 9 shkurt. Në takimin e parë mes Mustafës dhe Vuçiqit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka drejtuar deri më tani dialogun politik me Serbinë. Takimi i fundit në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është mbajtur 31 mars të vitit të kaluar.

Kryeministri Mustafa takon ambasadorët e Quint-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë. Sipas një kumtese të lëshuar nga qeveria, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët, kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryeministri Mustafa, sipas njoftimit, e ka ripërsëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë. Kryeministri Mustafa bëhet me dije se i ka falënderuar ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.

 

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Jabllanoviqin dhe Trepçën

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, kanë iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për të bërë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me rekomandim shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe ligjit për ndërmarrjen “Trepça”.Sipas burimeve të KosovaPress-it, nënshkrime kanë dhënë edhe deputetë të pozitës.

 

Ministri i Poposki ne Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati priti sot në një takim zyrtar homologun e tij maqedonas, Nikola Poposki, ku pas përfundimit të takimit, të dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Ministri Ditmir Bushati u shpreh se dialogu politik me Maqedoninë është në rrugë të mbarë duke pasur parasysh dhe vizitat në nivel të lartë si vizita e kryeministrit Edi Rama, e kryetari të Kuvendit, Ilir Meta, e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe disa ministra të tjerë në Maqedoni. Bushati ka theksuar se me homologun e tij maqedonas, Nikola Poposki kanë rënë dakord për një qasje të përbashkët për sa i përket menaxhimit të rezervave ujore dhe monitorimin e integruar të liqenit të Prespës, Ohrit dhe lumit Drin, ku për këtë ka dhe një kuadër të plotë ndërkombëtar ligjor që detyron si Maqedoninë ashtu edhe Shqipërinë që ta respektojë.Ndersa Poposki ka theksuar se është biseduar për rritjen e qarkullimit tregtar dhe qarkullimit të njerëzve, në si dhe kompletimin e të gjithë infrastrukturës për sa i përket Korridorit 8. Poposki pritet të zhvilloje takime zyrtare edhe me Presidentin Bujar Nishani dhe Kryeministrin Edi Rama.

 

Syriza dhe Grekët e Pavarur pajtohen për koalicion

Partia e ekstremit të majtë në Greqi, Syriza ka arritur sot marrëveshje me një parti të krahut të djathtë, për formimin e qeverisë pas fitores në zgjedhjet e së djeshme. Partia e Grekëve të Pavarur ka njoftuar sot se do ta mbështes liderin e Syriza, Alexis Tsipras, që të jetë kryeministër i Greqisë pasi partia e tij është radhitur e para në zgjedhjet që janë mbajtur dje. Tsiparis ka premtuar se do t’i rinegocijoj marrëveshjet e ndihmës për Greqinë. Kjo është hera e parë që një anëtar i eurozonës, udhëhiqet nga një parti që refuzon masat shtrënguese të imponuara nga BE-ja. Sipas 99 për qind të votave të numëruara deri më tani, Syriza ka fituar gati 36 për qind të votave me çka i ka siguruar 149 vende në parlamentin prej 300 vendesh. Grekët e pavarur kanë fituar rreth 4 për qind të votave me çka i kanë siguruar 13 vende. Të dy partitë kanë ngjashmëri përveç qëndrimit të tyre të kundërt rreth kushteve me të cilat Greqia e ka pranuar ndihmën ndërkombëtare dhe ka shpëtuar nga falimentimi në vitin 2010.

Kobani pranë çlirimit nga militantët e IS-it

Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, janë pranë marrjes së kontrollit të plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut dhe zyrtarët kurdë kanë thënë se grupi ekstremist është gati të dëbohet nga qyteti. Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

 

Gjermania kërkon nga Kremlini që t’i frenojë rebelët

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, thotë se Rusia duhet t’u jap një urdhër të qartë separatistëve në lindje të Ukrainës lindore në mënyrë që të mos ketë përpjekje nga ana e rebelëve pro-rusë që ta marrin nën kontroll qytetin strategjik Mariupol. Teksa i ka përmendur viktimat e dy javëve të fundit si rezultat i përshkallëzimit të dhunës në lindje të Ukrainës, Steinmeier ka thënë se po mbaron koha për ta implementuar marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk, më 5 shtator. Paralajmërimet nga Gjermania vijnë në kohën kur janë intensifikuar luftimet në lindje të Ukrainës dhe atë pas deklaratës së njërit prej liderëve pro-rus, i cili është zotuar se do ta marrin nën kontroll tërë krahinën. Gjatë sulmeve të së premtes dhe të shtunës nga ana e rebelëve në Mariupol, janë vrarë 30 njerëz. Steinmeier ka thënë sot se ofensivat nga ana e rebelëve në Mariupol, përbën një ndryshim të situatës dhe Perëndimi sipas tij, duhet të reagoj. Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen të enjten për të diskutuar në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë pas përkeqësimit të situatës në lindje të Ukrainës.

 

Në Filipine vriten të paktën 43 policë

Autoritetet në Filipine kanë njoftuar sot se së paku 43 policë janë vrarë gjatë një përleshje me rebelët myslimanë, gjatë operacionit për arrestimin e dy të dyshuarve të profilit të lartë për terrorizëm. Autoritetet kanë njoftuar se beteja ka shpërthyer pasi policia ka hyrë në qytetin Mamasapano që kontrollohet nga grupi islamik Fronti çlirimtar (MILF).Policia ka hyrë në qytetin e kontrolluar nga militantët pa i njoftuar këta të fundit konform një marrëveshje të armëpushimit që ekziston. Humbja nga ana e autoriteteve të Filipinës është më e madhja e kohëve të fundit. Zyrtarët nuk kanë njoftuar për numrin e rebelëve të vrarë.Sipas marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2014, 10 mijë anëtarët e grupit militant janë pajtuar për t’i dhënë fund dekadave të rebelimit. Tensionimi i situatës në Filipine pati ndodhur për shkak të një ligji që iu jep myslimanëve të drejtën e vetëqeverisjes në disa provinca. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë gjatë disa dekadave të rebelimit.

Nesër mot i vranët dhe me të reshura lokale

Në viset jugore  sot  ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët kurse në veri i vranët ,por i thatë. Frynë erë mesatare ,vende- vende e fortë veri lindore. Temperaturat: Budvë 16, H. Novi e Tivat 14, Tivar 13,  Podgoricë 12, Ulqin 11,  Cetinë 8, Nikshiq 7, B. Pole, Beranë e Shavnik  2 , Plluzhinë ,Mojkovac ,Plavë e Rozhaje 1  ,Plevle 0, Kollashin -1 dhe në Zhabjak -5 g.

           Për nesër në viset jugore dhe qendrore  parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta e lokale të shiut,  kurse në veri  kryesisht i vranët dhe me reshje të mundshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare ,vende vende e fortë  veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 13 g. C.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се