- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
26. 11. 2025.
00:00 >> 16:58
Ditari 26.11.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Sutler: mosvotimi për gjyqëtar një mundësi e humbur në një kohë vendimtare
Vota e djeshme në parlament, kur u zgjodh vetëm njëri nga tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ishte një mundësi e humbur në një moment vendimtar për Malin e Zi, tha kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Johan Satler. Satler u tha gazetarëve përpara Qendrës Klinike të Malit të Zi, kur iu kërkua të komentonte faktin se vetëm Jovan Jovanoviq mori shumicën e nevojshme nga tre kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, se i vjen keq për atë që ndodhi në Parlament, domethënë për atë që nuk ndodhi. Ai tha se të gjithë aktorët e përfshirë ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e mbushjes së Gjykatës Kushtetuese."Kjo është një mundësi e humbur në një moment vendimtar për Malin e Zi, sepse disa javë më parë publikuam një raport vjetor mbi progresin e Malit të Zi, i cili ishte shumë inkurajues dhe përmbante një thirrje për të mbushur vendet në Gjykatën Kushtetuese", tha Satler. Ai tha se presin bashkëpunimin e të gjithë aktorëve politikë. "Ajo që prisnim ishte që të gjithë aktorët politikë të bashkëpunonin pavarësisht dallimeve politike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, gjë që nuk ndodhi", tha Satler. Duke folur për hapat e ardhshëm, ai tha se presin që të gjithë aktorët të ulen së bashku, të mendojnë dhe të gjejnë një zgjidhje që mund të zbatohet shpejt. "Sepse muajin tjetër, një tjetër gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të dalë në pension. Që të mund të ecim përpara, presim që kjo situatë të zgjidhet", tha Satler.
B. Boshkoviq - Kapitulli 4 në negociatat e Malit të Zi me Bashkimin Evropian duhet të mbyllet në mesin e dhjetorit
Kapitulli 4 në negociatat e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), i cili synon të mundësojë lëvizjen e lirë, të thjeshtë dhe të sigurt të kapitalit pa barriera administrative, duhet të mbyllet në mesin e dhjetorit, njoftoi kreu i grupit të punës negociuese, Bojana Boshkoviq. Ajo shpjegoi se Kapitulli 4 - Liria e lëvizjes së kapitalit i referohet transaksioneve që lidhen me paratë dhe instrumentet financiare midis vendeve, dhe këto transaksione lidhen me investimet dhe tregtinë. "Në këtë kontekst, llojet e lëvizjeve të kapitalit mund të jenë investime të drejtpërdrejta. Ato janë investime në kompani, firma, pasuri të paluajtshme në vende të tjera. Ato mund të jenë investime portofoli. Ato janë investime në letra me vlerë, d.m.th aksione ose obligacione. Dhe ato mund të jenë marrëveshje krediti dhe kredi, domethënë, ato janë kredi të miratuara nga bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare", tha Boshkoviq në një intervistë për agjencinë Mina-business. Kur u pyet se cilat ishin sfidat kryesore gjatë procesit të negociatave, Boshkoviq shpjegoi se Kapitulli 4 ishte një nga të paktat ku nuk kishte sfida të veçanta sistemike. Ajo kujtoi se Mali i Zi miratoi Ligjin për Transaksionet Rrjedhëse dhe Kapitale me Vendet e Huaja në vitin 2005, i cili liberalizoi plotësisht të gjitha transaksionet rrjedhëse dhe ato kapitale, tha Boshkoviq.
Millatoviq - është krijuar një defiçit shumë i madh strukturor buxhetor
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka theksua se është krijuar një defiçit shumë i madh strukturor buxhetor, si dhe nëse rritja ekonomike nuk rritet, do të jetë e nevojshme të futen taksa të reja për të mbushur arkën e shtetit. Nëse ekonomia malazeze vazhdon të rritet me rreth tre përqind, që është ajo që do të jetë këtë vit dhe aq sa parashikohet nga projeksionet makroekonomike të Qeverisë për vitet në vijim, dhe rritja e ekonomisë së Bashkimit Evropian (BE) mbetet në 1.2 përqind aktuale, Mali i Zi do të arrijë standardin e BE-së brenda 37 vjetësh. Nëse përshpejtojmë dhe nëse rritja është në nivelin prej pesë deri në gjashtë përqind, kjo periudhë arritjeje reduktohet në 15 vjet. Këtë e tha presidenti në leksionin "Mali i Zi duhet të përshpejtojë" që mbajti sot në Fakultetin e Ekonomisë në Podgoricë. Ai theksoi se institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë ulur parashikimet e rritjes së ekonomisë malazeze për këtë vit - Komisioni Evropian nga 4.2 në 3, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga 3.7 në 3.2, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga 2.9 në 2.6 përqind, dhe se inflacioni po përshpejtohet dhe do të jetë dukshëm më i lartë se rritja reale ekonomike këtë vit, theksoi Millatoviq.
Prokuroritë e Malit të Zi dhe Sllovenisë kanë nënshkrua një Memorandum për forcimin e bashkëpunimit
Prokuroritë e Malit të Zi dhe Sllovenisë kanë nënshkrua një Memorandum për forcimin e bashkëpunimit. Siç thuhet në njoftim, përveç Markoviqit, Kryeprokurori Special Vladimir Novoviq dhe Prokurorja e Shtetit Jelena Gjaletiq patën mundësinë të shkëmbenin përvoja dhe praktika të mira me prokurorët sllovenë, në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të diskutonin përmirësimin e bashkëpunimit. Prokurori i Lartë i Shtetit i Malit të Zi, Millorad Markoviq, dhe Kryeprokurorja e Shtetit e Republikës së Sllovenisë, Katarina Bergant, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, një dokument që hedh themelet për një funksionim më modern, efikas dhe të hapur të prokurorive të të dy vendeve. Kjo u njoftua nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit."Duke nënshkruar Memorandumin, Mali i Zi dhe Sllovenia konfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e standardeve profesionale, përmirësimin e luftës kundër krimit dhe zhvillimin e sistemeve moderne prokuroriale të transformuara dixhitalisht, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve moderne të informacionit", thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i një personi mashkull u gjetë në det mëngjesin e sotëm në plazhin Slovenska në Budvë
Trupi i pajetë i një personi mashkull u gjetë në det mëngjesin e sotëm në plazhin Slovenska në Budvë, rreth njëqind metra larg Qytetit të Vjetër. Policia nuk kishte më shumë informacion në lidhje me këtë rast për momentin. Është kryer një hetim dhe, siç thanë ata, trupi është dërguar për autopsi, pas së cilës do të dihet shkaku i aksidentit.
Aktakuzë kundër F. J , për shkak të veprës penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike
Prokuroria e Lartë e Shtetit në Gjykatën e Lartë në Podgoricë ka ngritë aktakuzë kundër F. J , për shkak të veprës penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike. “Aktakuza e ngarkon të pandehurin F.J. se më 9 shtator 2025, në Podgoricë, ka poseduar në mënyrë të paligjshme lëndën narkotike kokainë me një masë prej 38 gramësh të paketuar në tetë pako PVC, e cila iu gjet të pandehurit gjatë një kontrolli nga oficerët e policisë, me qëllim shitjeje”, njoftoi PLSH.
Policia ka arrestua L.K. (51) për shkak të dyshimit se mbrëmë ka shkaktuar një zjarr
Policia ka arrestua L.K. (51) për shkak të dyshimit se mbrëmë ka shkaktuar një zjarr që u përhap në tetë ndërtesa banimi pranë shkollës "21. Maj" në Podgoricë. Ju kujtojmë se mbrëmë rreth orës 20:00 u raportua për një zjarr të madh në rrugën Çetvrte proleterske, kështu 12 zjarrfikës me gjashtë automjete luftuanë me zjarrin. Zjarri shpërtheu në një ndërtesë të braktisur dhe u përhap në të tjerat. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Administrata e Policisë thotë se brenda një kohe të shkurtër ata hodhën dritë mbi veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe arrestuan të dyshuarën. “Policia ndërmori një sërë aktivitetesh urgjente dhe informoi prokurorin e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë për incidentin, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe urdhëroi kryerjen e një hetimi në prani të ekspertëve për zjarre, shpërthime dhe aksidente, për të mbledhur informacionin e nevojshëm mbi rrethanat e këtij incidenti”, tha Administrata e Policisë.
Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar “me mjete të forta” nga persona të panjohur. Petrit Fejza nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se punëkryesi në këtë kanal e ka raportuar dëmin më 25 nëntor dhe hetuesit tani janë duke punuar për të zbardhur rastin. Najloni i dëmtuar në bajpasin e kanalit të Ibër-Lepencit. Fejza tha se “vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 3.000-4000 euro”. “Dje është lajmëruar nga punëkryesi që najloni që është duke punuar është dëmtuar. Është një pjesë e najlonit që është shtruar kanali dhe është dëmtuar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë kryer vendshikimin. Është hapur rasti dhe hetuesit janë duke punuar në këtë drejtim”, tha ai. I pyetur se me çfarë mjetesh të forta konkretisht dyshohet të jetë shkaktuar dëmi, ai tha se “nuk kemi më shumë informacione”. Raportimet për dëme në këtë kanal vijnë pothuajse një vit pasi në Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë, ndodhi një shpërthim. Për shpërthimin e 29 nëntorit të vitit 2024, Kosova e fajësoi Serbinë, por Beogradi i mohoi akuzat. Kosova e konsideron shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit si akt terrorist.
Izraeli nis një operacion të ri në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite njoftoi sot për një operacion të ri “kundër terrorizmit” në veri të Bregut të okupuar Perëndimor. Ushtria dhe shërbimi i brendshëm i sigurisë thanë përmes një deklarate të përbashkët se “nisëm të operonim si pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit në zonën e Samarisë së Veriut” – duke përdorur termin biblik izraelit për një pjesë të Bregut Perëndimor. Ndërkaq, në një përgjigje për AFP-në ushtria izraelite tha se operacioni është i ri dhe nuk është pjesë e operacionit të saj kundër terrorizmit që nisi në janar të këtij viti, i cili kryesisht shënjestron kampet e refugjatëve palestinezë. Dhuna në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967, është rritur që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, duke nxitur luftën në Gazë. Dhuna nuk është ndalur pavarësisht armëpushimit të brishtë që është në fuqi në Gazë që nga 10 tetori.
Trump thotë se do ta dërgojë Witkoffin në Moskë për t’u takuar me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po dërgonte emisarin e tij të posaçëm, Steve Witkoff, në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vlladimir Putin, lidhur me një marrëveshje të paqes me Ukrainën, të cilën Kievi thotë se është i gatshëm “ta shtyjë përpara”, teksa disa pika “të ndjeshme” janë ende duke u shqyrtuar. Pas një dite me diplomaci të vrullshme, që përfshiu takime mes delegacioneve në disa vende në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, u duk se po rritej momentumi drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Plani fillestar i Paqes me 28 pika, që është hartuar nga SHBA-ja, është përsosur me kontributin shtesë nga të dyja palët dhe kanë mbetur vetëm disa pika të mospajtimeve”, shkroi Trump në rrjetet sociale më 25 nëntor. “Me shpresën për finalizimin e këtij plani të paqes, e kam udhëzuar të dërguarin tim të posaçëm, Steve Witkoff, që të takohet me presidentin Putin në Moskë, dhe në të njëjtën kohë, sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, do të takohet me ukrainasit”, shtoi ai.
BE konfirmon mbështetjen për Ukrainën – Kremlini kritikon ndërhyrjen e evropianëve në planin e paqes
Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, asgjë për Evropën pa Evropën.” Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare në Strasburg në lidhje me qëndrimin evropian mbi planin e paqes për Ukrainën, duke rikonfirmuar mbështetjen për Kievin .“Çdo marrëveshje ka të bëjë me krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, paqe që ndalon këtë konflikt dhe nuk mbjell farën për konflikte të reja në të ardhmen, që ka të bëjë me sigurimin e një arkitekture sigurie të fortë dhe të qëndrueshme për kontinentin tonë, një arkitekturë që mbështetet nga një Evropë e fortë, një NATO e fortë dhe një partneritet i fortë transatlantik. Dhe kjo është ajo që ne do ta mbrojmë së bashku me Ukrainën dhe aleatët tanë, në çdo hap të rrugës”, u shpreh Von Der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian tha se negociatat mbi planin amerikan kanë filluar të hedhin themelet për një zgjidhje të mundshme për t;i dhënë fund luftës, por paralajmëroi se Rusia nuk po tregonte shenja se e do vërtet një gjë të tillë.“Po. Situata është e paqëndrueshme dhe është e rrezikshme, por unë besoj se ka edhe një mundësi për të bërë përparim të vërtetë. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ndaluar vrasjet, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet, për të kthyer fëmijët dhe për të ribashkuar familjet. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ofruar siguri të qëndrueshme për atë vend dhe për kontinentin tonë në tërësi.” , tha Von Der Leyen.
Nesër mot i vranët dhe me shi
Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht i vranët dhe pa të reshura. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13: Tivar 16 gradë, H. Novi e Budvë 15, Podgoricë e Ulqin 14, B. Pole 12, Plevle, Beranë e Petnicë 11, Nikshiq, Cetinë, Shavnik, Andrievicë e Guci 10, Plluzhinë 9, Kollashin e Rozhajë 8 dhe në Zhablak 6 gradë.
Edhe për nesër, në jug pritet të mbajë mot i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri me skllotë dhe bore. Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -2 deri në 12 kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 15 gc.
Коментари0
Остави коментар