- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
25. 11. 2025.
00:00 >> 17:58
Ditari 25.11.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
APK: MILO GJUKANOVIQ SHKELI LIGJIN
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përcaktuar se ish-Presidenti malazez Millo Gjukanoviq ka paraqitur raporte të pasakta dhe të paplota në agjenci, pasi nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme me vlerë më shumë se 10,000 euro. Sipas vendimit të sotëm të APK-së, prona në fjalë është një koleksion i vlefshëm orësh.
Agjencia njoftoi se nuk i pranon pretendimet e Gjukanoviqit se këto ishin dhurata nga një periudhë më e hershme, sepse nuk ka prova për këtë, dhe as nuk ekzistonin modele të tilla sipas gjetjeve të ekspertit.
KUVENDI: JOVANOVIQ U ZGJODH GJYQTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE, VUÇINIQ DHE RADOVIQ PA SHUMICËN E NEVOJSHME
Sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Malit të Zi. Në rend të ditës ishte votimi për tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka propozuar Mirjana Vuçiniq, ndërsa Komisioni Kushtetues ka kandiduar Jovan Jovanoviq dhe Mirjana Radoviq. Në fund, Kuvendi i Malit të e ka zgjedhur zgjodhi Jovan Jovanoviqin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatet Mirjana Radoviq dhe Mirjana Vuçiniq nuk morën shumicën e nevojshme të votave. Për kandidatin Jovan Jovanoviqvotuan 50 nga 54 deputetë të pranishëm votuan për kandidatin. Asnjëri prej kandidatëve nuk mori shumicën prej dy të tretash në raundin e parë të votimit para një muaji në Kuvendin e Malit të Zi. Për zgjedhjen e Vuciniqit votuan 16 deputet, ndërsa 44 abstenuan. Zgjedhjen e Jovanoviqit e mbështeten 44 deputetë, një ishte kundër dhe pesë abstenuan. Për Radoviqin votuan 44 deputetë, një ishte kundër dhe pesë abstenuan.
DITA NDËRKOMBËTARE E LUFTËS KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast nis fushata "16 Ditë Aktivizëm", e cila i kushtohet dhunës digjitale, një formë e dhunës me bazë gjinore që përfshin ngacmimin online, përndjekjen, shantazhin, keqpërdorimin e privatësisë dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grave dhe vajzave. Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson se zgjidhja qëndron në reagime të fuqishme dhe në mbajtjen e autorëve përgjegjës për veprimet e tyre. Fushatës "16 ditë aktivizëm" i është bashkuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Ata porositën se dhuna ndaj grave nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, dhe se çdo akt dhune do të sanksionohet. U bëhet apel grave që përjetojnë çfarëdo forme dhune ta raportojnë atë duke telefonuar në numrin 122 ose përmes aplikacionit mobil "Policia CG".
KOMUNA E TUZIT: PADI NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË MALIT TË ZI
Komuna e Tuzit ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative të Malit të Zi, së bashku me një propozim për caktimin e masës së përkohshme, me qëllim anulimin e vendimit të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore të datës 18 nëntor, me të cilin është lëshuar leja ndërtimore për ndërtimin e vaskës së pestë sanitare. Ky vendim është marrë duke bërë shkelje të rënda të procedurës dhe me zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Ministria e ka zhvilluar procedurën duke u nisur nga supozimi i pasaktë se lokacioni në fjalë ndodhet në territorin e Podgoricës, edhe pse pa diskutim ndodhet në Komunën e Tuzit. Në procedurën administrative nuk janë përfshirë shërbimet tona kompetente, dhe as nuk është kërkuar ndonjë pëlqim i vetëm i parashikuar me ligj nga vetëqeverisja lokale. Një veprim i tillë përbën shkelje të rëndë të kompetencave, ndërhyrje në pavarësinë e administratës lokale dhe injorim të përkatësisë territoriale të përcaktuar qartë, e cila mund të verifikohet lehtësisht përmes dokumentacionit dhe evidencave zyrtare - tha Lindon Gjelaj, kryetari i Komunës së Tuzit.
EKIPI OPERATIV SHQYRTOI MASAT PËR TË PËRMIRËSUAR NDËRVEPRIMIN NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Ekipi Operacional për Monitorimin e Zbatimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Këshilltari i Zëvendëskryeministrit për Sistemin Politik, Gjyqësorin dhe Kundër Korrupsionit, Vlladan Raiceviq, mbajti seancën e 17-të, në të cilën u diskutuan masat kryesore strategjike për të përmirësuar efikasitetin e shkëmbimit të të dhënave midis institucioneve, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Ata theksojnë se theks i veçantë iu vu masave që lidhen me ndërveprimin, sepse arritja e shkëmbimit automatik të të dhënave midis institucioneve të sistemit do të kontribuojë në zbulimin dhe parandalimin më efikas të korrupsionit. Në takim, siç deklarojnë ata, u diskutuan hapat specifikë të nevojshëm për të përmirësuar ndërveprimin, si dhe sfidat që mund të lindin gjatë zbatimit. "Gjithashtu, u konsiderua nevoja për të siguruar burime për zbatimin me sukses të këtyre masave. U identifikuan të gjitha institucionet përkatëse të përfshira në luftën kundër korrupsionit me qëllim krijimin e koordinimit më të mirë, si dhe një kuadri të përbashkët ligjor dhe operativ që do të përcaktojë se si institucionet duhet të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë informacion dhe burime", thuhet në deklaratë.
VENDIMI PËR MEDENICËN DHE VLLAHOVIQ MILLOSAVLEVIQ MË 2 DHJETOR
Me fjalët përfundimtare të prokurorëve specialë Vukas Radonjiq dhe Jovan Vukotiq, si dhe të mbrojtjes dhe të pandehurve, sot në Gjykatën e Lartë në Podgoricë përfundoi gjykimi i Vesna Medenica, ish-kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, dhe Milica Vllahoviq Millosavleviq, gjyqtares së Gjykatës Tregtare të Malit të Zi.
Gjyqtari Branisllav Llekoviq caktoi vendimin e shkallës së parë për 2 dhjetor.
Prokurori special Radonjiq i kërkoi gjykatës t'i shpallë të pandehurit fajtorë dhe t'i ndëshkojë ata sipas ligjit.
Për gjyqtaren Vllahoviq Millosavleviq, prokurori i kërkoi gjykatës ta dënonte atë me një vit burg, ndërsa për Medenicën kërkoi tre vjet burg.
AKSIONI PËR DREJTËSI SOCIALE: NË LLOGARINË E ELEKTROEKONOMISË NË FILLIM TË VITIT KANË QENË 49 MILIONË EURO
Gjendja totale në llogaritë e Elektroekonomosë së Malit të Zi në fillim të këtij viti ishte 49,6 milionë euro, ndryshe nga viti 2020, në fillim të të cilit gjendja totale në llogaritë ishte 4,5 milionë euro, sipas të dhënave të Aksioneve për Drejtësi Sociale. Siç theksojnë në këtë OJQ, të dhënat tregojnë se në janar të vitit 2020 kompania energjetike në llogaritë rrjedhëse dhe valutore kishte 4,5 milionë euro, ndërsa në fillim të vitit 2021 - 11,3 milionë. Në janar të vitit pasues 2022 në llogari kishte 23,6 milionë euro, në fillim të vitit 2023 ky shumë ishte 38,2 milionë, ndërsa në fillim të vitit të kaluar 2024 ishte afër 48 milionë, që të arrinte në 49,6 milionë në fillim të këtij viti. Në të njëjtën kohë, Elektroekonomia ende mban një kredi të nënrenditur në Bankën e Parë, në të cilën është edhe aksionare, ndërsa të dhëna të ndara të Aksioni për drejtësi sociale tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e pagesave për blerjen e qymyrit transferohet përmes Bankës së Parë", thuhet në njoftim. ..........
PËRFUNDOI KREVA E PUNËTORËVE TË RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS
Ka përfunduar dita e dytë e grevës së punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës, te cilat kanë vazhduar të kërkojnë nga qeveria dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mjetet për paga për muajin e kaluar. Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë para Qeverisë dhe Kuvendit në ditët në vijim.
PUNONJËSIT E TRAFIKUT URBAN TË PRISHTINËS KANË NISUR PROTESTA
Edhe punonjësit e Trafikut Urban të Prishtinës kanë nisur protesta për të kërkuar përgjegjësi nga Komuna për borxhet e grumbulluara ndaj ndërmarrjes. Përfaqësuesi i sindikatës, Ilmi Gashi, ka bërë thirrje që Komuna të marrë masa konkrete për shlyerjen e detyrimeve financiare, dhe ka kërkuar falje nga qytetarët për ndërprerjen e shërbimeve të transportit. Qytetaret e Komunës së Prishtinës as sot nuk do te kenë transport publik. Linjat e autobusëve të trafikut Urban dhe operatoreve private kanë vazhduar pezullimin e punës, duke protestuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
RUSIA SULMON SËRISH KIEVIN, TEKSA RAPORTOHET PËR BISEDIME SHTESË PËR PAQE
Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona, teksa zyrtarët amerikanë raportohet të jenë në Abu Dabi në takime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas, në përpjekje e sipër për të arritur një marrëveshje, bazuar në propozimin amerikan për paqe. Propozimi fillestar është kritikuar nga Ukraina dhe Perëndimi, duke u përshkruar si tejet i favorshëm për Moskën. Sulmet e 25 nëntorit, si pasojë e të cilave është raportuar edhe për 13 të plagosur, janë më të fundit të Moskës në qytete e qyteza banimi - sinjal që pavarësisht rikthimit të përpjekjeve për të arritur armëpushim apo marrëveshje për paqe, Moska beson se është në epërsi. Punëtorë ukrainas të emergjencave kanë luftuar me zjarret në disa rajone në kryeqytetin ukrainas, teksa kanë bërë përpjekje për t'i shpëtuar njerëzit, apo për t'i identifikuar kufomat, pas sulmeve të nisura në orët e hershme të mëngjesit. Ukrainasit e dërmuar veçse po përballen me dimër të vështirë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e energjisë.
SULMOHET ESKORTA E NJË ZYRTARI JEMENAS, PESË TË VRARË
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet që kishin në shënjestër një anëtar të lartë të qeverisë së Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa zyrtarët kanë nisur një hetim për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët. Persona të armatosur qëlluan mbi autokolonën e një udhëheqësi provincial jemenas të hënën, duke vrarë të paktën pesë oficerë sigurie dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas autoriteteve. Sulmi kishte në shënjestër guvernatorin e Taizit, Nabil Shamsan, në një rrugë që lidh qytetin jugperëndimor me pjesën tjetër të vendit, tha zëdhënësi provincial Mohamed Abdel-Rahman. Ai shtoi se dy nga sulmuesit u vranë gjatë përplasjes së armatosur. Në një deklaratë, zyra e guvernatorit tha se forcat e sigurisë dhe ushtria po punojnë për të sjellë para drejtësisë ata që qëndrojnë pas sulmit. Asnjë grup deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë, raporton euronews. Kryeqendra e provincës, e quajtur gjithashtu Taiz, ka qenë një fushëbetejë ku rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani dhe milicitë e mbështetura nga partia islamiste 'Islah' luftojnë kundër njëra-tjetrës, si dhe kundër fraksioneve të tjera të përfshira në luftën civile të Jemenit.
AEROPORTI I BRUKSELIT ANULON 110 FLUTURIMET E NESËRME
Aeroporti i Brukselit do të anulojë 110 fluturime të së mërkurës për shkak të mbajtjes së një greve mbarëkombëtare. Ky anulim është nga numri total prej 203 fluturimesh hyrëse të ditë së nesërme. Sipas raportimeve të mediave belge, zëdhënësi i aeroportit ka theksuar se stafi i sigurisë dhe të shërbimit tokësor të aeroportit do të marrë pjesë në grevë, e cila po mbahet në shenjë proteste ndaj planeve të kursimit të qeverisë. Greva ka prekur transportin publik në pothuajse të gjithë shtetin dhe ka nisur të hënën.
U DORËZUAN ÇELËSAT E BANESAVE PËR TË PUNËSUARIT E RTMZ-SË
Kryetari i Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi , Veselin Drleviq, dorëzoi sot çelësat e banesave që 90 punonjës të Transmetuesit Publik i kanë marrë me kushte të favorshme. Banesat për të punësuarit e RTMZ-së ndodhet në lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë. Në godinën pesëkatëshe ndodhen 24 garsoniera, 42 banesa njëdhomëshe dhe 24 banesa dhe dhomëshe. Të kujtojmë se për ndërtimin e kësaj godine, drejtori i përgjithshëm i RTMZ, Boris Raoniq, më 28 nëntor në vitin 2022 nënshkroi kontratën me vlerë tre milionë e 387 mijë euro me kryesin e punimeve "Roaming Montenegro" nga Nikshiqi. Gurithemeli u vendos më 6 prill të 2023-tës.
NESËR MOT I NDRYSHUESHËM
Në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, në viset e larta dhe në bregdet, vende-vende e fortë jugore dhe juglindore. Temperaturat e shënuara në orën 13:Ulqin 20, Tivar e Kotorr 18, Budvë, Tivat e Herceg Novi 17, Podgoricë 16, Beranë 14, Bijello Pole , Plevle e Rozhajë 13, Cetinë 12,Shavnik e Andrievicë 11, Nikshiq e Plluzhinë 10, Kollashin 9 e Zhablak 5 gradë. Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, vende-vende me reshje të mundshme shiu, kryesisht paradite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga jugu. Temperatura e mëngjesit nga 2 deri në 13, ndërsa më e larta e ditës nga 5 deri në 17 gradë.
Коментари0
Остави коментар