Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 11. 2025. 00:00 >> 19:25

Ditari 12.11.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Policia e Beranës i ka dorëzuar vendimin mitropolitit Metodie për konfiskimin e përkohshëm të monumentit kushtuar komandantit çetnik Pavle Gjurishiq

Policia e Beranës i ka dorëzuar vendimin mitropolitit Metodie për konfiskimin e përkohshëm të monumentit kushtuar komandantit çetnik Pavle Gjurishiq. Siç raporton korrespondentja e Transmetuesit publik, në vijim e sipër është kontrollimi i ambienteve të manastirit Gjurgjevi stupovi. Gjykata Themelore në Beranë ka urdhëruar konfiskimin e përkohshëm të monumentit nga ambientet dhe objektet e tjera që janë pjesë përbërëse e manastirit, pasi, siç është njoftuar nga gjykata, objekti mund të shërbejë si provë në procedimin penal kundër të akuzuarit Vujadin Dobrashinoviq për veprën penale të ngritjes së paautorizuar të monumentit.

 

Radoje Zvicer, u dënua me 16 vjet burg

Para Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë shqiptuar dënimet me burg për anëtarët e “klanit të Kavaçit” me një total prej 64 vjetësh për trafikim kokaine. Ky është dënimi i parë për Radoje Zvicerin, i cili është dënuar me 16 vjet burg. Igor Bozhoviq dhe Sllobodan Kashqellan janë dënuar me nga 13 vjet burg secili, ndërsa Millan Vujotiq dhe Dragan Knezhević me nga 11 vjet heqje lirie secili. Të rikujtojmë se, Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka konfirmuar aktakuzën kundër anëtarit të klanit Igor Bozhoviq, të cilin  Prokuroria speciale i akuzon për pjesëmarrje në trafikimin e 743 kilogramëve kokainë, e cila u zbulua dhe sekuestrua në gusht të vitit 2020 në portin holandez të Roterdamit.

 

Oficerët e Interpolit të Podgoricës, me ndihmën e oficerëve të policisë së Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjen e Njësisë Speciale të Policisë, kryen sot, nga Greqia në Mal të Zi, ekstradimin e shtetasve malazezë Gj.Gj. (26) dhe S.K. (35)

26 -vjeçari Gjorgje Gjukiq dhe 35-vjeçari Stevan Kraleviq nga Podgorica, për të cilët Mali i Zi kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar “të kuq”, u ekstraduan sot nga Greqia në vendin tonë. Policia njofton se bëhet fjalë për “anëtarë të një grupi kriminal të nivelit të lartë”. Ekstradimi u realizua nga Interpoli i Podgoricës, me asistencën e policisë shqiptare dhe me angazhimin e Njësisë së Veçantë të Policisë.

 

Pasuria shtetërore duhet të mbetet në pronësi të shtetit

Pasuria shtetërore duhet të mbetet në pronësi të shtetit dhe të shërbejë interesit publik, është deklaruar nga kabineti i presidentit Jakov Millatoviq, duke theksuar se ndryshimet e propozuara në Ligjin për statusin e pasardhësve të dinastisë Petroviq- Njegosh përbëjnë një qasje të papërgjegjshme ndaj resurseve shtetërore. Nga zyra e Millatoviqit u theksua gjithashtu se këto ndryshime dhe plotësime të ligjit përbëjnë vazhdimësi të praktikës së zvogëlimit të resurseve shtetërore dhe të “shpenzimeve të pakujdesshme në dëm të qytetarëve”.

 

Kuvendi miratoi Propozimin për zgjedhjen e Millan Popoviqit si anëtar të Senatit të të Institucionit Shtetëror të Auditimit

Kuvendi miratoi Propozimin për zgjedhjen e Millan Popoviqit si anëtar të Senatit të të Institucionit Shtetëror të Auditimit, si dhe propozimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në mekanizmin e NATO-s për ofrimin e ndihmës dhe trajnimeve të sigurisë për Ukrainën. Më parë, shumica parlamentare në Komitetin për Ekonomi kishte propozuar një kandidat për Senatin e  Institucionit Shtetëror të Auditimit që nuk ishte i interesuar për këtë pozicion, pasi MiLlan Popoviqi, pas tërheqjes së kandidaturës së Predrag Radunoviqit, kishte dërguar një email ku deklaronte se nuk dëshiron më të marrë pjesë në këtë proces. Gjatë seancës, opozita pyeti qeverinë për qëllimet e saj në lidhje me këtë zgjedhje, ndërsa qeveria u përgjigj se beson se Popoviqi gjithsesi do të marrë shumicën e votave.

 

Komisioni për sistemin politik, gjyqësor dhe administratë miratoi me 7 vota pro projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të huajt

Komisioni për sistemin politik, gjyqësor dhe administratë miratoi me 7 vota pro projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të huajt, të propozuar nga Qeveria. Ligji i ri parashikon paraqitje elektronike të kërkesës për qëndrim dhe punë, kritere më të rrepta për sipërmarrësit dhe drejtorët e kompanive të huaja, krijimin e Sistemit të Informacionit për Vizat, mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave mbi vizat, si dhe procedura të thjeshtuara për lëshimin dhe rinovimin e lejeve për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për gjendjen civile Dragan Dashiq sqaroi se ligji i ri parashikon kufizime të rrepta për qëndrimin e të huajve, duke përfshirë kërkesën që ata të kenë kompani aktive, të paguajnë rregullisht taksat dhe të punësojnë të paktën një qytetar malazez. Sipas projektligjit, të huajt që marrin leje qëndrimi përmes themelimit të kompanive në Mal të Zi mund ta zgjasin qëndrimin për veten dhe familjen vetëm nëse firma punëson të paktën tre persona me kohë të plotë, nga të cilët të paktën një është qytetar malazez.Në ndërkohë, gjatë aksionit me emrin e koduar “Stranac”, policia anuloi qëndrimin e gjashtë të huajve, nisi procedurat për ndërprerjen e qëndrimit të përkohshëm për dy të tjerë, detyroi largimin e dy personave dhe dëboi dy të tjerë. Në total, policia ndërmori 49 masa represive ndaj të huajve dhe ngriti 27 kallëzime për shkelje.

 

Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka pranuar ankesat e mbrojtësve të Drazhen Vojvodiqit dhe Novica Gjikanoviqit

Gjykata e Apelit e Malit të Zi, pas mbledhjes së këshillit gjyqësor, ka marrë vendim me të cilin ka pranuar ankesat e mbrojtësve të Drazhen Vojvodiqit dhe Novica Gjikanoviqit, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Vidak Vujoviqit. Me këtë vendim është rrëzuar aktgjykimi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë dhe çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Drazhen Vojvodiq ishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe ishte dënuar me 40 vjet burgim, ndërsa Novica Gjikanoviq ishte shpallur fajtor për ndihmë autorit të krimit dhe ishte dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

 

"Hyrja në Bashkimin Evropian për Malin e Zi është, kushtimisht, si një çështje jete a vdekjeje", thotë gazetari evropian Marjan Sharec

"Hyrja në Bashkimin Evropian për Malin e Zi është, kushtimisht, si një çështje jete a vdekjeje", thotë gazetari evropian Marjan Sharec në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sharec thekson se vullneti politik në Podgoricë është thelbësor, por se ka forca, brenda vendit dhe në rajon, që nuk e duan suksesin e stij. "Shumë nuk duan që Mali i Zi ti bashkohet UE,  madje edhe në vetë Malin e Zi, në Serbi dhe veçanërisht në Moskë. Anëtarësimi në Bashkim është një çështje gjeostrategjike, një çështje e mbijetesës të një shteti të vogël të pavarur", thotë ai. Ai thotë se Mali i Zi është në një pikë kthese dhe se, në këtë mandat, janë shanset reale për anëtarësim dhe janë të hapura vetëm për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sharec kundërshton fuqimisht idenë e një periudhe prove dyvjeçare për anëtarët e rinj, duke e quajtur atë një "fyerje" për Malin e Zi dhe thekson se rregullat duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Mali i Zi, i cili ka negociuar me BE-në për më shumë se 13 vjet, hapi të gjithë kapitujt e negociatave dhe mbylli përkohësisht shtatë. Kështu raporti i këtij viti i Komisionit Evropian u vlerësua si "më i miri deri më tani" për Malin e Zi. Megjithatë, në kapitujt kryesorë (sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe efikasiteti i gjyqësorit) u morën treshe. Nëse do të vlerësonim vendet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian sot, besoj se shumë pak prej tyre do të merrnin vlerësimin më të lartë, dhe për këtë arsye rezultatet duhet të shihen në një kontekst më të gjerë. Në përgjithësi, ky është një raport i mirë për Malin e Zi. Theksoj se qëllimi për të gjithë ne është që Mali i Zi të jetë anëtari i ardhshëm i BE-së dhe ne duhet të kemi një pamje globale, theksoi Sharec.

 

Hill përfundon dëshminë

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për të tretën ditë me radhë vazhdon dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katërt i mohojnë akuzat.Hill kishte qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë.Gjatë dy ditëve të dëshmisë, Hill tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se nuk kishte dëgjuar se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme.I fundit nga trupi gjykues që i parashtroi pyetje Hillit ishte gjykatës Christoph Barthe. Ai kërkoi nga Hilli të shpjegonte se si ishte e mundur që Thaçi, që Hill tha se nuk e dinte nëse ishte themelues i UÇK-së, të merrte një rol kaq të madh në Rambuje dhe më pas në Qeverinë e përkohshme të Kosovës. Hill tha se për këtë s’ka shpejgim, por mendon se Thaçi s’ishte vendimmarrës. “S’kam shpjegim, por kam mendime. Një nga to është, mbase nuk ishte aq i fuqishëm sa shikohej nga jashtë. Sepse çdo vendim që merrte ai vinte si rezultat i shumë konsultimeve pararendëse. Përshtypja ime është që ai ishte një bashkëbisedues i besueshëm, por nuk ishte vendimmarrës. Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai na tha se nuk mund të pajtohej lidhur me atë që ishte bërë në Rambuje, si  shembull na tha që nëse pajtohej pa u konsultuar kur të kthehej do ta vrisnin. Një vendimmarrës nuk e bën një koment të kësaj natyre. Unë e kam kuptuar se ai ishte i besuar për të mbledhur informacione. Atij i besohej të parashtronte argumentet e UÇK-së, por nuk ishte i besuar në vendimmarrje, nuk i ishte lënë në dorë vendimmarrja”, tha Hill.

 

Turqia thotë se s’ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit ushtarak

Të 20 personat që gjendeshin në aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, kanë humbur jetën, thanë sot autoritetet turke, një ditë pas incidentit.“Bashkëluftëtarët thanë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve.Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin. Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë.Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit.Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.Disa video të rrëzimit të avionit – të verifikuara nga Radio Evropa e Lirë – kanë qarkulluar në rrjetet sociale, njëra prej të cilave tregon trupin e avionit dhe fragmentet e tij që bien në tokë në pjesë të ndara.


Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të votojnë sot për rihapjen e Qeverisë

Përpjekjet për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të Qeverisë amerikane po shkojnë drejt fundit, pasi sot pritet të zhvillohet një votim final. Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli fitore në këtë përballje politike me demokratët.Dhoma e Përfaqësuesve me gjasë do të votojë sot për projektligjin për shpenzime për të zgjidhur mosmarrëveshjen gjashtëjavore, pasi tetë demokratë u ndanë nga partia, duke mbështetur këtë projektligj.Gjatë fjalimit për Ditën e Veteranëve, Trump lavdëroi kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, John Thune. “Urime juve dhe Johnit dhe të gjithëve për këtë fitore të madhe”, tha Trump. “Po e rihapim vendin tonë – nuk është dashur kurrë të mbyllej”, shtoi ai. Më vonë, Trump tha se pret që Dhoma, e kontrolluar nga republikanët, të miratojë projektligjin për financimin e Qeverisë deri në janar. “Vetëm njerëzit që e urrejnë vendin tonë duan ta shohin atë që të mos rihapet”, tha ai për ESPN.

 

Nesër mot me diell

Sot mban mot kryesisht i kthjellët, në veri vende-vende me vranësira mesatare. Fryn erë e lehtë deri e mesme, kryesisht e drejtimeve të jugut. Temperaturat në orën 13: në Budvë 21, Tivar e Ulqin 19, Podgoricë 18, Herceg Novi, Cetinë e Rozhajë 17, Nikshiq 16, Zhablak e Guci 14, Plluzhinë 13, Beran e Shavnik 12, Plevle 11 dhe në Kollashin, Bjello Pole e Andrievicë 10 gradë.

Për nesër parashihet mot i kthjellët, me vranësira të përkohshme të pakta deri mesatare. Në veri, në mëngjes, nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 21 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се